Fantazmat e Bashkimit Europian

Ornela

 Takimi i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel fundjavën e shkuar, ndodhi në një kohë kur parimet themelore të kësaj bashkësie politike janë më në rrezik se kurrë më parë, sipas John Humphrys, një prej gazetarëve më veteranë të BBC.

Një tjetër samiti i mërzitshëm i Bashkimit Europian! Shumë cinik? Ndoshta, por çdo herë që liderët takohen na thonë  të presim vendime tepër të rëndësishme për çështje të rëndësishme dhe pothuajse gjithmonë na zhgënjejnë. Megjithatë, këtë herë, ka pasur çështje të ngutshme: është e vështirë të kujtohet një moment kur ëndrra e etërve themelues të aleancës evropiane para70 vjetësh është ballafaquar me kaq shumë sfida. Tentoj të imagjinoj ata themelues, që kanë vdekur prej shumë kohësh, duke parë tryezën e samitit nga qielli (ose ndoshta nga ferri) i rezervuar për politikanët dhe diplomatët.

Gjëja e parë që dyshoj se bënë ishte t’u binin shpatullave të njeri-tjetrit dhe me të drejtë. Ëndërruan ëndrrën e madhe: Fundin e luftës mes kombeve më të fuqishëm në një kontinent që ka pjellë konfliktet më të përgjakshme në historinë njerëzore. Dhe kjo ëndërr u bë realitet. Franca dhe Gjermania mund të kenë vështirësitë e tyre, por tani i diskutojnë në një tryezë diskutimesh, ose ndoshta në një darkë, me trokitjet e gotave të kristalit si muzikë në sfond dhe jo në një fushë beteje plot e përplot me kufoma dhe zhurma artilerish. 28 udhëheqësit ulen rreth tryezës, që nga Gjermania e fuqishme deri tek e vogla Maltë. Kufijtë e BE-së shtrihen nga plazhet perëndimore të Portugalisë deri në malet lindore të Bullgarisë. Ky është blloku tregtar më i madh i parë ndonjëherë. Ka flamurin e vet, himnin e vet dhe madje monedhën e vet. Gjithashtu ka një traktat që premton lëvizjen e lirë të njerëzve brenda kufijve të saj: marrëveshjen e Shengenit.

Imagjinoj ata vëzhgues fantazmagorik që bëjnë gjeste miratimi dhe pyesin, ndërsa rehatohen për të dëgjuar diskutimet e samitit, se çfarë mund të ndodhë me krijimin e tyre. Ajo që i motivonte, do të kujtonin, ishte besimi i tyre në një bashkim gjithnjë e më të ngushtë, dhe vizioni i tyre final: Shtetet e Bashkuara të Europës. Por shumë shpejtë buzëqeshja do t’u ngrinte, besimi se edhe një herë tjetër do të ishin dëshmitarë të një momenti historik me shumë mundësi do të zhdukej nga frika se kjo mund të ishte shumë më larg asaj që BE-ja mund të arrijë.

Ata kuptuan një shqetësim të thellë në mesin e burrave dhe grave që tani menaxhojnë Europën për shkak të krizave të shumta që janë bashkuar dhe kërcënojnë projektin e tyre të dashur. Është e vërtetë se rruga drejt kësaj pike të historisë së BE-së nuk ka qenë pa probleme, por pengesat kanë qenë relativisht të lehta. Nëse njerëzit e një vendi vendosin të votojnë për një masë të caktuar … nuk ka problem! Thjesht votojnë sërish. Nëse ky anëtar i tmerrshëm në anën tjetër të Kanalit të La Manshit thotë se nuk do të marrë pjesë as në marrëveshjen e Shengenit dhe as të ndryshojë paundin e tij për euron … të bëjnë çfarë të duan! Megjithatë, në këtë samit, ndërsa vëzhgojnë kryeministrin britanik që shfaqë sharmin e tij të zakonshëm, etërit themelues fillojnë të ndjejnë se çdo gjë mund të fillojë të shkojë shumë keq. Këtë herë, Britania nuk po kërcënon që të zgjedhë që të mbetet jashtë një marrëveshjeje të veçantë; Ajo po kërcënon të dalë nga Unioni. Populli britanik do të vendosë, jo politikanët, dhe kur është fjala për popullin, asgjë nuk është e garantuar. Së fundmi kam folur me politikanë nga disa vende të BE-së dhe të gjithë, pa përjashtim, më thanë se largimi i një prej anëtarëve më të fuqishëm të Unionit do të ishte një goditje shkatërruese.

Në çdo rast, vizitorët tanë të padukshëm në këtë samit ndoshta u ngushëlluan duke refuzuar të besojnë se diçka e tillë do të ndodhë. Me pëshpërima prej fantazmash do kenë thënë:  “Britanikët nuk do të hidhen në humnerë kur të jenë përballë kutive të votimit, apo jo?”. Dhe e vetmja përgjigje është: kush e di? Gjithsesi do ta kenë pasur më të vështirë të gjejnë ngushëllim, edhe më të voglin, kur dëgjuan liderët të flasin për ekonominë e Europës.

Sigurisht ka pasur një krizë të madhe disa vjet më parë e precipituar nga vendet e varfra që morën borxhe që nuk mund t’i paguanin,  por të gjithë mbijetuan. E ndërsa Greqia është realisht e falimentuar, përdor ende euron. Megjithatë, kam gjetur pak politikanë të gatshëm të thonë se kriza ka kaluar. A do të ketë fonde të mjaftueshme për të shpëtuar bankat dhe thesaret në qoftë se futen sërish në telashe, veçanërisht një vend si Greqia që ende po lufton dëshpërimisht për t’u rikuperuar? Mund të jetë vërtetë i përshtatshëm i njëjti sistemin ekonomik për vende të ndryshme si Gjermania dhe Greqia? Edhe një pyetje pa përgjigje.

Kriza e fundit me siguri bëri që shpirtrat vizitorë të rrudhosnin akoma më shumë ballin. Kjo është një krizë që ata e njohin personalisht. Ata panë lëvizjen masive të refugjatëve, që mbetën të pastrehë nga lufta, në ato vite të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore. Tani po ndodh sërish, në një shkallë edhe më të madhe. Dhe askush nuk di çfarë të bëjë në lidhje me këtë. Miliona njerëz po emigrojnë nga Siria, Afganistani, Libia, Somalia, kombe të shkatërruara nga lufta dhe terrori. Në fund të këtij viti, pothuajse një milion njerëz kanë zbarkuar në bregdetin e ishujve grekë, të dëshpëruar për të arritur në vendet më të pasura të BE-së drejt një jete më të sigurt dhe më të mirë.

Angela Merkel ka vendosur disa muaj më parë të hapë kufijtë e Gjermanisë dhe në fund të 2015, më shumë se një milion azilkërkues do të shkojnë në vendin e saj. Kriza e emigracionit ka konfrontuar kombet e BE-së. Sllovakia e ka çuar Brukselin para drejtësisë sepse refuzon të pranojë sistemin e kuotave. Gardhe me tela me gjemba po ngrihen sërish, duke lënë shenja në fytyrën e kontinentit, që do të lërë jashtë të huajt. Marrëveshja Shengen është në kaos total. Kufijtë e brendshëm që ishin të hapur, u mbyllën sërish. Qarkullimi i lirë i njerëzve, një nga parimet themelore të BE-së po sfidohet si kurrë më parë.

Pasi i dëgjuan të gjitha këto, shpirtrat e vëzhguesve tanë ndjehen shumë më keq se sa kur erdhën. Ata kthehen në shtëpinë e tyre qiellore për të shkëmbyer mendimet e tyre. Njëri prej tyre, Ëinston Churchill, ndoshta u kujtoi kolegëve të tij se njëherë parashikoi “një farë “Shtetet e Bashkuara të Evropës”” që Britania do të ndihmonte për ta krijuar.

Dhe kjo, pavarësisht nga pengesat dhe problemet që afrohen ka ndodhur. Jean Monnet, i njohur si “Babai i Europës”, ka evokuar fjalimin e tij që mbajti më shumë se gjysmë shekulli më parë. “Natyra e njeriut nuk ndryshon, por kur njerëzit dhe kombet pranojnë të njëjtat rregulla dhe të njëjtat institucione për t’u siguruar që ato aplikohen, sjellja mes tyre ndryshon”, ka thënë ai atëherë. “Ky është procesi i vetë civilizimit”. Shën Pjetri që sheh nga pas pohon me kokë. Ndërsa Shën Thomasi dyshues duket se është në siklet.

/DITA

Share This Article
3 Comments
  • Akoma vazhdon alibia mbi kufomen e shtrire ne morg !
    Bashkim Europian nuk ka e s’mundet te kete kurre ,
    sepse nuk mundet kurr te jetojne se bashku ne nji bashkesi ,
    kombe qe kane mentalitete komplet te ndryshme ne gjithcka .
    Gjermani do komandon gjithmon ,
    Francezi Lluksin,
    Italiani do femrat ,
    Spanjolli s’e di as vet cfar do ,
    Potrugezi shef me nji sy hap,
    dhe Greku qe gjithe kta te tjeret lart ,
    ta mbajne me buke .
    Be-ja ishte thjeshte nji mashtrime i mafies se bankave .

  • FAJIN NA E KA RAMA BERISHA META BASHA QE JANE TE KORRUPTUAR … SNA E KA FAJIN EUROPA …..VETEM GOMARI E NXJERRE GOMARIN NGA BALTA … DHE SHQIPERIA MUND TE PRESI 100 VJET EUROPA SJA HAP DYERT KORRUPSIONIT … SJANE BUDALLENJ …NUKE DUAN KOLOMBINE NE MES TE SHESHIT …

  • BE deshi te imitoje e pastaj te sfidoje USA! Por harroi nje fakt : USA u programua qe ne fillim si shumkombeshe e mbi te gjitha, shtetet e saj nuk kane komb te vetin asnje! Kurse BE deshi te fshije nocionin KOMB e ta zevendesoje me nje krijese groteske shumkombeshe. Fakti qe BE sot eshte fantazem e neser asgje, tregon se multietnia, baza e globalizmit, nuk funksionon. Ka deshtuar qe ne komunizem me internacionalizmin. Nje Komb, Nje Gjuhe, Nje Shtet, ky eshte normalitet e stabilitet bashke. Eshte provuar e ster provuar me Jugosllavine, Cekosllovakine, BRSS se nuk mbahen disa kombesi ne nje shtet apo shtete brenda nje bashkesie me urdhera nga lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *