Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Përgjithësisht, gratë, ashtu si edhe burrat, qajnë ose nga hidhërimi i madh, ose nga një ndjenjë e thellë gëzimi. Duke qenë pjesë përbërëse të qenies njerëzore dhe shoqërisë që formohet prej tyre, burrat dhe gratë, djemt dhe vajzat i kanë shumicën e tipareve të përbashkëta, por kanë edhe disa dallime, jo vetëm fizike, por edhe psiko-emocionale.
Nga studiuesit pranohet dhe nga jeta është provuar se gratë dhe vajzat janë më të ndjeshme kundrejt fenomeneve natyrore dhe, sidomos, njerëzore e shoqërore.
Po, pse qajnë gratë?
Ka shumë shkaqe që sjellin shpërthimet emocionale, por tema e këtij shkrimi ka të bëjë vetëm me njërin prej tyre. Fjala është për gratë qajnë për pushtet. Në të vërtetë, ashtu si shumë burra, edhe shumica e grave nuk kanë qarë kurrë për pushtet dhe, madje, disa prej tyre as që i merakos çështja e pushtetit.
Për shumicën e grave çështjet politike kanë rëndësi vetëm lidhur me mbarëvajtjen e jetës shoqërore të vendit, me sigurinë e jetës e shëndetit dhe me zgjerimin e mundësive ekonomike të familjes, ndërsa ambicjet e tyre politike, dëshirat për pushtet vetjak janë thuajse mosekzistuese.
Dy nga gratë e politkës tonë, znj. Albana Vokshi dhe znj. Jozefina Topalli shfaqën emocione politike të shkallës më të lartë në një largësi kohore prej nëntë vitesh. Të dyja u emocionuan thellë dhe derdhën lotë politikë. E para qau në vitin 2013 kur partia që ajo i përkiste humbi pushtetin dhe idhulli i saj politik, Sali Berisha njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ndërsa e dyta qau para pak ditësh kur idhulli i përbashkët politik, Sali Berisha njoftoi rikthimin si drejtues i partisë.
Lotët e të parës ishin lotë dhimbjeje, lotë për pushtetin e humbur dhe mbylljen e rubinetit të privilegjeve që ai sjell, lotë për largimin nga drejtimi i vendit të atij që e kishte marrë znj. Vokshi nga hiçi dhe sjellë në majat e pushtetit dhe begatisë materiale.
Lotët e të dytës, znj. Topalli ishin lotë gëzimi, lotët e njeriut që ka qenë dikur thuajse askushi, është ngritur në majat e pushtetit e të mirëqenies vetjake e familjare dhe, më vonë, është mënjanuar brendapërbrenda familjes politike, duke humbur pushtetin politik, duke ruajtur pushtetin dhe mirëqenien ekonomike vetjake e familjare, por duke ruajtur si hije prestigjin si figurë politike.
Lotët ia solli ringjallja e saj politike, risjellja në skenën politike nga ai që e kishte ngritur dikur dhe e kishte vënë më pas në hije për t’ia lënë gjjithë shkëlqimin “diellor” një tjetër beniamini politik që e “preu në besë”, siç ai vetë kishte bërë sa e sa herë kur ia kishte lypyur nevoja.
Të dyja këto gra politike i bashkon përkatësia partiake, idhujtaria e njëjtë politike, përfitimet e dikurshme nga pushteti i partisë dhe i idhullit, besnikëria e verbër ndaj udhëheqësit politik, mungesa e ideve dhe idealizmit dhe përkrahja pa kushte dhe pa parime e çdo veprimi, fjalimi apo sjelljeje të idhullit të tyre politik, edhe kur ai ndërtonte, por edhe kur shkatërronte, kur ai propagandonte parime ndjellëse, por edhe kur shqiptonte fjalë, shprehje dhe kërcënime paqeprishëse, të turpshme e të neveritshme.
Ato e kanë ndjekur, miratuar dhe brohoritur idhullin edhe kur ai mbante fjalime zëlarta dhe hipokrite për lirinë e demokracinë, por edhe atëherë kur ai rrihte, burgoste apo vriste gazetarë dhe kundërshtarë politikë apo manipulonte e dhunonte procese zgjedhore. Ato e respektojnë, nderojnë dhe adhurojnë ende sot, megjithëse është përbuzur nga shumica dërmuese e shqiptarëve dhe është shpallur si person non-grata nga SHBA si dhunues e pengues i demokracisë dhe frymëzues e nxitës i korrupsionit shtetëror.
Këto dy gra politike nuk janë parë asnjëherë të qajnë kur u mbytën në det 81 shqiptarë që kërkonin t’i iknin kaosit të shkaktuar nga keqqeverisja e idhullit dhe e partisë, as kur u vranë afërsisht tridhjetë shqiptarë të pafajshëm nga korrupsioni i qeverisjes së tyre në Gërdec apo kur u vranë katër të tjerë drejtpërdrejt nga regjimi i idhullit të tyre dhe në prani të tij. Në sytë e tyre nuk janë parë lotë as për shkak të humbjes së dhjetëra jetëve nga tërmeti i 2019, as nga ekzistenca e mijëra familjeve që marrin bukën e fëmijëve me lista, apo nga humbja e mijëra jetëve shqiptare për shkak të drogës, prostitucionit apo krimit të rrugës.
Lotët në sytë e njerëzve janë shprehje e përjetimeve të thella emocionale të lotëlëshuesve dhe përjetimet emocionale shkaktohen dhe varen nga karakteri, personaliteti dhe morali i përjetuesit. Shikoni çfarë i hidhëron dhe i gëzon aq shumë njerëzit saqë t’iu sjellë lotë në sy dhe kështu do të pikasni personalitetin e secilit.
Çuditërisht, nuk ekziston asnjë dëshmi apo provë që ndonjëra nga gratë politike të diktaturës komuniste të ketë derdhur lotë as në vitin 1944 kur erdhën në pushtet dhe as në vitin 1990 kur vendosën t’i thonë lamtumirë pushtetit, por kemi dëshmi të shumta të lotimit nga gratë antikomuniste, si atëherë kur erdhën në pushtet, edhe kur e humbën atë, por edhe tani që iu rizgjuan dëshirat dhe shpresat për rikthim të pushtetit.
Gratë e sipërmendura, ashtu si kundërshtaret e tyre politike që e shpallin idhullin e tyre politik si “Skënderbeu i Dytë”, janë qenie politike pa ideale dhe të verbëra përballë realitetit, të pandjeshme ndaj së drejtës dhe cinike kundrejt parimeve.
Një nga tiparet kryesore të berishizmit ka qenë dhe mbetet dy- dhe shumëfytyrësia, sjellja sipas parimit të përbuzur nga Fishta: “Mundohu me u dukë gjithmonë ç’ka s’je, ma e mirë se duka s’ka gja mbi dhe!”. Përrallat që na jepen falas prej 32 viteve sikur PD-ja u krijua dhe u ngrit mbi ideale, i ka rrëzuar përdhe realiteti, sjelljet dhe qëndrimet e kupolës së saj drejtuese dhe, në veçanti, të “themeluesit” të saj.
Partia Demokratike ishte thjesht një konglomerat njerëzish të pakënaqur, të inatosur dhe të revoltuar nga gjendja e rëndë ekonomike e vendit dhe nga trajtimi i padenjë i një pjese të shoqërisë shqiptare nga regjimi i kohës. Nëse krijimi dhe propaganda e saj ishin të justifikuara, sjelljet e saj kanë qenë përgënjeshtrimi më i plotë i pretendimeve të saj të rreme.
Gjatë jetës së saj 32 vjeçare, kupola drejtuese e kësaj partie i ka shkelur disa herë, me vetëdije dhe synime të qarta parimet demokratike që i propagandonte me zjarr sa për sy e faqe, me qëllim joshjen e shqiptarëve për të siguruar miratimin e pushtetit të vet tribal dhe anadollak nga shumica e votuesve.
E vërteta është se Partia Demokratike është partia e Sali Berishës, një parti antidemokratike që përmban në thelbin e mendësisë, moralit dhe sjelljes së saj pikërisht moralin berishist. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse shumica e bazës dhe votuesve të saj rendën pas “Babës” kur erdhi puna të ndahej shapi nga sheqeri. Ata nuk i kanë bashkuar kurrfarë idealesh e parimesh, por thjesht dhe vetëm interesa egoiste vetjake, materiale e financiare.
Në thelb, secili anëtar i “tufës” është një Berishë në miniaturë. Nëse Sali Berisha ka vrarë kundërshtarë politikë dhe është betuar se do të vrasë “cilindo që do t’i afrohet zyrës” së tij, lotuesja Topalli e kritikonte Sali Berishën në vitin 2005 “pse nuk iu dha plumbin protestuesve të 1997”, heshtte në janar 2011 kur Berisha iu dha atyre plumbin, dhe i bashkëngjitej thirrjes së idhullit të saj në vitin 2017 “për rrëmbimin e armëve kundër qeverisë”.
Ky është morali i saj dhe i tyre. Nuk është aspak faji ynë pse lexojmë kartën morale të shkruar nga këta vetë.
Për arritjen e privilegjeve dhe plotësimin e interesave të cekura më lart dhe të tjera ata kanë qenë dhe janë të gatshëm të shkelin çfarëdo parimi moral dhe, pastaj, politik. Kanë kaq kohë që flasin për “masakër elektorale” të pushtetit aktual, por janë këta dhe këto që kanë marrë pjesë shpirtërisht dhe fizikisht në dhunimin mbarëkombëtar të procesit zgjedhor të 26 majit 1996, në manipulimin e votimeve të 2009 dhe atyre lokale të 2011 në Tiranë, në votimet për kryetar dhe Kryesi brenda partisë së tyre, që kanë brohoritur rizgjedhjen e Berishës si kryetar partie edhe atëherë kur “garonte” me Pjetër Arbnorin dhe nuk i lejoi atij asnjë përfaqsues në komisionet brendapartiake të votimit.
Janë këta dhe shumë të tjerë që manipuluan votimet për zgjedhjen e Bashës si kryetar partie, madje duke pohuar nëpër tryeza kafeneshë se “kemi votuar nga 4-5 herë”, apo rasti më i fundit para një jave kur, në praninë e lotueses Vokshi, u zgjodh Edi Paloka si drejtues i forumit partiak nën britmat “shkruaj 300 vota se i rregullojmë pastaj…”.
Hipokrizia e themeluesit të institucionit të dhunimit të votimeve brendapartiake dhe ndërpartiake, e minuesit të demokracisë Sali Berisha vazhdon ende sot kur thërret: ” Ai që pranon votën e lirë është i mirëpritur dhe nuk ka asnjë lloj intimidimi “.
Po të kishin pasur ide dhe ideale, parime dhe dinjitet, një numër jo i vogël figurash drejtuese të asaj partie nuk do të ishin larguar si “disidentë” ndër vite dhe pastaj, pasi partia dhe drejtuesi i saj kishin degraduar akoma më shumë dhe ishin zhytur akoma më thellë në korrupsion, paligjshmëri e krim, ata të ktheheshin në “gjirin e partisë” sipas motos legjendare, shumë domethënëse dhe po aq të turpshme se “As ne nuk e dimë pse jemi prishur me Sali Berishën”.
Bataku moral dhe politik në të cilin noton vendi ynë prej kaq kohësh ka bërë të mundur që Sali Berisha të jetë fizikisht i lirë dhe berishizmi të rishfaqet si pretendues për pushtet dhe me guximin e marrjes përsipër të shpëtimtarit të vendit. Përveç mëkateve të shumta të të huajve, fajtorët kryesorë jemi ne dhe kryesisht kundërshtarët politikë të Saliut.
Po të kishin pasur ideale, fisnikëri dhe përgjegjësi kombëtare, ata do t’i kishin mbledhur me kohë provat e shumta të krimeve po aq të shumta të non-grata-sit dhe nuk do të kishin nevojë sot për vajtime e lotë krokodili dhe as për thirrje të dëshpëruara politike drejtuar SPAK-ut.
Mirëpo, duket qartë se akuzat dhe kundërakuzat i kanë interesuar klasës politike shqiptare për aq kohë sa besojnë se iu shërben pushtetit të tyre dhe jo drejtësisë për popullin, duke vërtetuar kështu konkluzionin e vjetër të politologëve se në kapitalizëm krimet e mëdha dhe krimet e të pushtetëshmve shërbejnë thjesht si armë e përkohshme për pushtet, ndërsa gabimet dhe fajet e të vegjëlve mjaftojnë për groposjen e të ardhmes së tyre.
—–
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
I nderuari Viktor!
Kur do mbarojne se shkruari vetem me konstatime,kur kjo gje as na ka prure ndonje te mire,por as qe ka per te na prure gje me pas!
Perkundrazi,duke u marre perhere me konstatime,ju indirekt i keni thene popullit shqiptar:-Ja ky eshte fati yne,ulni koken!
Ndaloni skicat letrare per lotet e krokodileve djathtas e majtas,se te gjithe kane qene dhe jane SHUSHUNJA ,qe i kane pire gjakun popullit,deri sa arriten te na derdellitin se “kush merr 126 euro ne muaj,nuk eshte i varfer”!
Cfare presim me nga kjo klase politike dhe kjo diktature antipopullore?
Ndryshoni kursin tuaj te botimeve ne se nuk keni interesa te tjere pervecse interesave te popullit!
Nuk besoj se ka sot shqiptar qe te mos kete fiksuar ne koke mendimin se KLASA POLITIKE E KETYRE 32 VJETEVE NE SUNDIM,KA DESHTUAR TE NDERTOJE DEMOKRACINE DHE SHTETIN LIGJOR!
Sot shqiptaret jane te SHTYPUR DHE TE SHFRYTEZUAR EGERSISHT dhe u jane shkelur te DREJTAT dhe LIRITE E NJERIUT!
Filloni dhe shkruani se CFARE DU&HET BERE,qe te shporret e gjithe klasa politike antishqiptare e te krijohet nje klase e re politike me parti te reja jo me emra kryetaresh,por qe te perfaqesojne shpirtin dhe hallet e popullit!
Ballafaqoni realitetin se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor ne SHBA me realitetin mesjetar ne Shqiperi,qe populli te mesoje dhe te kuptoje se prej 32 vjetesh ketu nuk eshte ndertuar kapitalizmi,por DIKTATURA OTOMANE e kohes se perandorise turke!
Jam gati t’i faktoj nje per nje te gjitha sa po shkruaj!
Po cfare duhet te bej Viktori sipas teje? Te rrembej kallashin?
Asgje nuk jane dy pika lot te Jozit a Vokshes, para bubullimes qe leshoi shoqe Spiropali “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21” mu aty ne sheshin me emrin e Heroit, e qe u be shkak qe nga e shkarkuar per pa aftesi si Drejtoreshe Doganash nga Rama, po nga Rama te katapultohej ne krye te Velinave te PS.
Te dyja mbeten askushi.
Nuk jane gra bre,keto dy qenie por jane kucka te verbra,qe hyjnizojne deri ne histeri,lokun injorant dhe te eger te kulles Sali,qe ka pushtuar vendin dhe u ka hedhur ketyre qenie llokma te majme.pushteti dhe prona,qe te lehin dhe kafshojne per te.
Dhe ato qajne ose terbohen,kur i humbin ato,apo jane ne prag te rrimarjes.
Vokshi per me teper eshte specie e kulles,dhe si e tille eshte e lidhur verber vec mbas emrit te pronarit te kulles dhe te asnje morali tjeter.
Kurse topallja,qe derdh lote si nje ushtar i Korese se veriut,per udheheqsin e madh Kim,u zgjodh,nga ky i fundit,per efekt garniture fetare(katolike),bashkuar me tipin e saj te nje kone te terbuar,atje ku e ndersen hazreti Sali.
Por dhe ajo nga ana tjeter,nenen ja u leroi deri ku nuk mban me, posteve qe morri,si shperblim:
Cdo gjurme lirie te opozites ne kuvend,u asgjesua deri me nje, nen klithmat dhe zhargonin e rruges se topalles.
Dhe sapo dilte nga kuvendi,merrte rrugen e Rinasit,per te shetitur gjithe vendet e Botes,shumica pa qene fare nevoja
.Familjen e vajzes e sistemoi me apartament ne Paris,paguar nga shteti,sorollopin e saj neper ambasada dhe konsullata shqiptare.Dhe skllevrit arnautas vec paguanin per kete raja-hanem.
Dhe me pas Sali si Sali,me i djallezuar se dhe vet djalli,i dha shqelmin kesaj kone besnike dhe zgjodhi qenushin luli,qe lehte vec me fjalet e tij,qe vec te tjerave ishte krahinar i tij dhe faleshin ne te njejten xhami.
Topallja pa din dhe iman,vazhdon te nxjerre lot,ne kembet e saliut,se mos historia flet si dikur.
Mirpo Saliu,nuk i hedh as syte topalles,me date e ´´tana e skadume´´,ku dhe mender nje parti sapo e krijoi e shoji.
Dhe shkrimtari i madh anglez William Thackeray,vet do te thoshte,jo panair i kotesive,por panair i ndyresive.
Autori i këtij shkrimi ndër vite tanimë, është njëri ndër pak analistët objektivë që ka ky vend.
Por kjo analizë e tij, duhet studiuar, e jo thjesht duhet lexuar.
Për një arsye shumë më përtej, materialit që radhitet.
Viktor Malaj në analizën e vet, bën grafinë dhe autopsinë e shoqërisë shqiptare, e jo thjesht të dy “llojeve të ndryshme” të femrave lotuese që na paraqet; të femrave “të djathta”, e të femrave “të majta”.
Çështja është shumë më tepër sesa kaq. Është në përmasat e plota shpirtërore, mentare dhe funksionale të këtij grumbulli njerëzish, që ne mëtojmë ta mbiquajmë edhe “shoqëria” shqiptare.
Nëse i besojmë rolit të Nënës në ngjizjen, në rritjen dhe në edukimin e pasardhësve të brezave, atëherë mjafton kjo analizë, që jo vetëm të shohim realitetin në sy, por edhe të parashohim të “ardhmen e ndritur”, me pjellat dhe stërpjellat e tyre.
Do të thotë shumëkushi:-“Po ja, e paska thënë Fishta, thelbin e “shqiptarizmës”…
Po ja, që nuk mjaftonte kjo. Së pari sepse shqiptarët thuajse nuk e njohin veprën e Fishtës.
E së dyti, sepse autori na e sjell të pastër grafinë e mushkërive(NË 3D) të shoqërisë shqiptare, për sot e për në të ardhmen…
PËRGËZIMET E MIA, AUTORIT!
Për ato dy gra nuk mund të shkruhej më shumë. Por si gjithmonë që ka një të tillë, fenomeni është më i shtrirë. Për të mos përmendur kohën e ‘komandantit’ kur qarjet e grave nga gëzimi apo dhe hidhërimi ishin proverbiale. Po duke qëndruar tek objekti i shkrimit, Viktori ka harruar (jo se nuk e di!) dhe lotët e Majlinda Bregut në oborrin e PD ditën që idhudhi dhe mentori i saj, Saleh Berisha në qershor 2013, deklaroi ‘dorëheqjen’ e tij si kryetar i partisë. Sigurisht që krahasimi i Majlindës me dy të mësipërmet qëndron shumë larg, por lotët, sidomos për një përbindësh, kanë të njëjtën simbolikë.
Kam ndeshur dhe me gra nëpunëse të ministrive, që mbanin varur në qafë futur në një bizhu formë zemre foton e Fatos Nanos, aso kohe kryeministër dhe kur thuhej nonjë fjalë për të, por që nuk u pëlqente, ngrinin kapakun e bizhusë dhe puthnin fotografinë e tij të futur te ‘zemra’., afër zemrës. Epo të vërteta apo shtirje, për gratë (seksin e dobët), të gjitha këto janë gjithsesi të përligjura. Po disa burrave si t’ua bëjmë!!! Jo për lotët, por për sjellje ca më keq ndaj padronëve.
Bravo z. Malaj! Tek gazeta Dita, Ju, Islami, Shehu, shquheni për mençuri, dituri, ekuilibër politiko-social dhe patriotizëm të shkallës së lartë. Respekt!
Fantastike je, o Viktor Malaj, ne analizen psikologjike dhe psiqike qe u ben ketyre dy femrave, simbol te antipodit femror, se femra ka ardhe ne kete bote qe ta zhvilloje, zbukuroje dhe lumturoje njerezimin. Keto jane lakuriq fare para syve tane qe shikojme dhe ato qe ke shkruar ti, jane piktura ideale qe u ke bere. Kur ne te kuptojme qe demokracia dhe shteti ligjor nuk mbeshtet per te egzistuar tek qeveria qe vete dhe vjen , por te sistemi gjyqesor, tek prokuroret dhe gjykatesit, atehere Jozefina dhe Albana do qajne, por jo ne meçliz, por do fshihen se mos i shajne dhe peshtyjne ne fytyre njerezit, qofte dhe ata antishqiptare qe i mbeshtesin ne pamjen e jashteme se çfare bluajne nga brenda, puna e tyre. Prandaj, ti e ke qendisur bukur qe s’ka ku te shkoje, por une anoj nga krahu tjeter qe duhet te çporrim Arben Krajen me çfare egziston, mundesisht edhe nga Lalezi apo ndonje vend tjeter se po na behet nje kriminel i dyte pas Sali Sheqeres. Akoma do degjojme pordhet qe rremben bran Sali Sheqerja?! Koha mbaroi dhe duhet tu themi qytetareve te ndershem e hallexhij: bashkohuni me ne te shkojme te permbysim prokurorine dhe gjykatat qe egzistojne sot dhe te heqim dore nga ajo shprese se ata mund te na shpetojne demokracine dhe lirine tone ne Shqiperi. Ata jane kriminele njesoj si idhulli lotshkares Jozefina dhe Albana. Sa me shpejte, do perfitojne niperit se bijte tane e henger nga Sali Sheqerja!
Lulzim Basha eshte BURRI i PARAKOHSHEM,i politikes Shqiptare.E kam thene kete qe 10 vjet me pare kur e flaku per zhelesh ZAGAREN Gjysepine nga Politika shqiptare.
Pse them I PARAKOHSHEM.
Sepse ambjenti politik shqiptar eshte ende i PAPJEKUR.
Eshte i papregatitur te bashkohet me boten e Lire Demokratike.I do lyderat kafshe heroike si Sali me Azem hajvanin,ose Delenxhij DEKLARATIVE si Edvin llustraxhiu,qe i nanuris me akrrobaci lloqesh dhe ushqen kete milet me luge te zbrazet..
Basha shporri nga politika bushtrat e Saliut,,QE KAFSHONIN.. Jo vetem qeni kafshon,.Kafshon edhe Bushtra,,madje me me egersi..Kjo ysepina me kete bullendren qe qsajne,,nuk kane kafshuar vetem ne emer te padronit Sali,por kane kafshuar edhe prona,Ta shtrydhesh bullendren ,nxjerr nafte.Kjo tjetra ka vila dhe resorte ne Vende turistike,ka paguar edhe damazet e te bijes si DIPLOMATE.As Nexhmija nuk guxoi ta beje Asllan Rusin dipomat,por i futi nje Abses,e thau si bujashke,gjithe ate Stallone.Keto e kane perdorur pushtetin si CIFLIK,prandaj qajne.
EKE GABIM DUHET TE THOSHE KUR QAJN KURVAT HAJDUTE
Plotesisht dakort me ju zoti Viktor Malaj!I ke kaluar ne skaner qe te dyja keto ikona te ndyra te asaj partie antidemokratike qe qellimisht maskohet prej 30 vjetesh me emrin “demokratike”.E ke percaktuar bukur se cdokush nga ata qe i jane grumbulluar Non Grates se Plakut Mere afer eshte nje “Berishe i vogel ne miniature” dhe sipas gustos se atij kane marre persiper te luajne rolin qe ai u ka dhene.Edhe xhuzi,sic e thua me te drejte ,eshte nje Sali i dyte,por thjesht ata qe e percaktuan fatin e kesaj bande nuk i dhane rolin kryesor kesaj fycke turfulluese me gjysem truri,sepse po te kishte rolin kryesor thenia e saj lapidar si krie@are parlamenti “kapeni per zhelesh kete…dhe nxirreni jashte” do ishte me e eger se veprimet e banditit snajperist ish president ne 21 janar dhe jo vetem.Kurse Vokshi eshte nje egoiste dallaverexheshe qe me urdher te Baces Sali mund te beje cdo gje qe mund te imagjinohet per te…Dhe te gjithe me radhe nga Tritani…tek Ristani e Bylyku apo Kerrici me ore mijera eurosh.Jane te gjithe nje turi e nje prerje ,sepse sic thote populli thuaj me ke rri,te te them se kush je! Dhe ketu nuk ben perjashtim me i modhi i bandes,Paloqja ,pa le Noke UDB-ashi.Kurse barsoleta e dites se “nuk ka prova per Berishen e Meten’ e hedhur ne treg nga Arben Kraja ditet e fundit eshte si njje bombe,eshte shokuese,eshte si ajo skena e filmit “Duel i Heshtur” kur aktori i shquar Ndrek Luca i thote Rikard Larjes se cuditur “Po ajo ishte loje…dhe shkrihej se qeshuri.!”Te njejtin rol po luan dhe Arben Kraja ,”shpresa ” e shqiptareve per drejtesi.Na thote neve te vobekteve e te varferve qe besojme ose me mire besonim se SPAKUA do u vinte hekurat ketyre “trimave kriminele”duke na thene serbes serbes”Po kjo eshte nje loje!vertet ore vulehumbur kerkoni qe une t’a kruaj me shefin tim ,Ilir Meta e me bosin e mafies shqiptare,Salih Serb Berisha?Me gjithe mend e keni?Bjerini ju bjerini!”Dhe kete ua perplas ne fytyre prokuroreve te nderuar te KLP-se qe edhe ata si Rikard Llarja ne filmin ne fjale cuditen me paturpesine e ketij edepsezi,duke shtuaqrse ata s’kane asnje mundesi te hedhin nje sy ne punen e tij!Trimi i Metes e Berishes!Dhe,njesoj si A.Llalla premton se do beje drejtersi (kuptohet jo per ata te dy),vetem se do e beje drejtesine per keta horra kriminele,por kur te largohet qe andej,sepse sa te jete atje eshte betuar te mos levize as gishtin e vogel te kembes!Fatkeqesi,por ky eshte realiteti,i cili po vertetohet cdo dite e me shume!
Po, lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes, popullin. E kjo pasoje e pa ndeshkueshmerise te krimeve makabre e superkorrupsioneve ne vite. Nese do t’kishte drejtesi keta e shume te tjere si keto do te ishin duke pa filxhon ne shpine pa qera. Dal nga dale po troket drejtesia, vera do t’jelle sihariqet e shume deshiruar, skenaret e peshtire do t’marrin ndeshkimin e merituar nga drejtesia.
Lote krokodilesh, per te mashtruar e shqyer prene e rradhes, popullin. Dalngadale po vjen vera shume perj tyre do ti shohim ne tv duke hedhur falle ne shpine pa qera te blere nga leket e krimit e te korrupsionit.
Vktor!
Shume drejt por ke harru nji gje ,shprehur nga sovrani popull:
‘Armiku me i rrezikshem eshte ai qe s’duket’!Edhe Berisha aqe me teper Topallja e Vokshi si thithe lope gjak femijesh shqiptare duken,bejne MUUUUUU,por si t’ua bejme atyre ErMajlindave te ‘ministrise’ se Integrimit ne Shishtufine qe per 30 vjet n me nje ‘ministri’ qe nga Buxheti i Bathores harxhonte plot 200 MILION me nja 200 òuperlina pa tru ne kafka po me bythet me silikon ku òfrynin KOQET misionaret e BE-se !?
A e ke vene re se pikerisht keto po na prezantohen si kandidate per P R E S I D E N T….!?
Ish prostituta dale nga e njejta bordello i ‘parlamentit’ te LESHIT te Topallit Dodave,DadoveshQInave e spiroP…e te na hiqen si te VIRGJERA te Evropes !?
E dinte Fishta zoti Victore qe te tradhetosh (traitor angl) Besen Greke te Lisus (Sot e quajture Lezhe nga armiqte e Kastriotit) e ashtuquajtura Beselidhja e Lezhes eshte tradhetia e Kombit Greko-Ilyre dhe Epirit?
E dinte Fishta qe Kanun eshte fjale Greke e Epiroteve qe do te thote Vendos “shqip”.
E dinte Fishta qe Kastrioti dhe Epiri ishte pjese e Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos per 11 shekuj dhe u be mercenare i Papucit te Vatikanit?
E dinte perse luftoi Pirrua i Epirit?
Per Magna Grecian e pushtuar nga Roma fashiste.
E dinte Fishta qe Vend (land angl) Lindja e Jeorgios Kastriotis quhej Emathia (sot Mat)?
Per cfare “Kombi” flet o Victor!
Po kush e ka.
Eduardi (Edi),Salihu,Enveri, Mah-Mutet Mehmet shqip, Abdullahet Abdyl shqip,Hamzate,Fatosi (Fate angl) do te thote Fat,apo Iliri nga Skrapari etj.
As Emrin nuk e ke Skiptare o Victor.
Me mire ishte Fitore se keshtu e ka kuptimin ne Glosan (gluhe nga Camet e Thesprotise) e Latineve.
Kryesore eshte qe e gjithe kjo qe po ndodh me Saliun mbeshtetet nga kori i zhabave apo i kukumjackave! Keta jane politikane tip Tritan preshi apo edhe Noka qe Berisha u ka dosje,qofte femra te perdorura si Josi,Albana apo pata si shefja e komunikimit Garo apo Evi! Cfare po ndodh! Cfare po ndodh me Gazetare dhe televizione dhe analiste te shitur,perverse, pjese e llumit te zhabave te Saliut? E uurjne Ramen se nuk u ka dhene leje ndertimi dhe urrejtja e fshatarit malok eshte me e forte se c’do ndjenje tjeter! Ylli Shkullaku,Sejamini,Bushati,Abilekaj jane pjese e korit te kukuvajkave berishiane, SPAK i ndruhet Saliut dhe militanteve te tij malesore! Vrasesit dhe hajdutet po manipulojne demokratet dhe shqiptaret! Nuk e kuptoj se si Amerika hesht!
Ok V.Malaj.Më vjen të qesh.Lotët e 2 militanteve berishisteve Topalli e Vokshi tregojnë se sa thellë është futur fryma Saliste në PD e cila do edhe 100 vjet të tjera të shkulet nga kjo rrymë banditeske për Vjedhje e Vrasje në 32 vite duke filluar nga 2 prilli 1091 Shkodër e 21 prill 2021 në Elbasan me mbi 20.000 të vrarë,mbi 200 në Tropojë.
-Mesaduket këto 2 lotesha nuk do tërhiqen nga Rruga përçarëse e S.Berishës edhe pse Ai është futur në listën e zezë Amerikane dhe që nuk do bëhet kurrë KryeMinistër në këtë vënd.Ato dhe shumë të tjerë si Ato do të shkojnë pas tij deri në vdekje.
-Këto 2 zojna qajnë ndërsa mua më vjen të kesh me lot sot dhe nuk qafa as unë dhe as bashkShortja në 26 maj 1996 ora 24,00 kur B. Gazidede e A.Shehu me urdhër të Sb më futën në burg për votat që na vodhën për të mbajtur S.Berishën në Pushtet.
-Është fatkeqsi e madhe që PS ndonse për S.Berishën ka 101 fakte Vjedhje e vrasje ka qëndruar indiferente të paktën këto 9 vite të fundit në Pushtet.
-Ndonse drejtësia e RE,SPAK nuk jep shpresë për arrestimin e peshqve të mëdhenj me në krye Sb & Im,Edi Rama u kujtua von për të folur për SPAK.. dhe se S.Berisha tashmë nuk pyet më as për Edi Ramën dhe as për DASH.Ai do zbatoi klithmën për revolucion të përditshëm pas zgjedhjes në 22 majit kryetar i PD.
-Dhe SHBA do ketë 2 vatra lufte e destabilizimi: Në Ukrainë dhe Shqipëri.
-Vetëm Zoti e shpëton Shqipërinë nga Sb..!
-FLM DITA,V.M
Si keto te dyja dhe shume te tjera sduhen te dalin ne driten e diellit per rrugacerite qe kane bere. Nje vjedhje, nje korrupsion, eshte baraz me imoralitet.
Si keto lloj grash jane plot rruget e europes. A thua se jane dikushi. Ato svlejne asnje grosh.
Tju vije turp per cfare kane bere.
Nuk e meritojne te merremi e te harxhojme kohen me to.
Race e ndyre.
Akoma keni shprese te vini dore mbi pasurite e popullit. Ju duhet te ishit prapa hekurave. Cti besh qe SPAKU dhe institucionet e tjera te drejtesise kane frike dhe nga te vdekurit. Hajduti hajdutin e mbron. Eshte neveri te mendosh jeten mbi pasurite e vjedhura. Edhe per mashkullin nuk shkon vjedhja, por sidomos per seksin femer eshte shume e ulet. Por keto palaco nuk duan tja dijne, kerkojne pushtet per tju kthyer zanatit te vjeter. Ptu.
Po lotët e BUJAR KAPXHIUT , ç’far lotësh janë o Viktor , gëzimi apo hidhërimi ?!!!
Erdogan, e paske marre eksiq dozen e jashteqitjes, qe merr gjithmone!
PO QAN XHOZI NGA GEZIMI
A THU PRAP TROKITI FATI
ME FUT DUART NE TEPSI
DUKET PRAP PO VJEN SAHATI
POR CE DO SE KENDOI GJELI
XHOZIN NGA GJUMI E ZGJOI
GAZI NE BUZE I NGRIU
PADASH GJUHEN E KAFSHOI
PO QAN XHOZI NGA GEZIMI
A THU PRAP TROKITI FATI
ME FUT DUART NE TEPSI
DUKET PRAP PO VJEN SAHATIf
POR CE DO SE KENDOI GJELI
XHOZIN NGA GJUMI E ZGJOI
GAZI NE BUZE I NGRIU
PADASH GJUHEN E KAFSHOI
Jozefina ka vjedh tan shkodren, edhe hotelin e ka ne razem, kurse vokqit i ka ik interesi tek barnat se kishte perqindje e vet. Keto jan gjakpirsa dhe lot krokodili.
Mos u merr me grate! Le qe keto jane burra, te shklyjne per zhelesh. Keto ngjajne si hallua e Mato Grudes, e duan tym kullen e Fizeve. Por jane lule ne krahasim me grate e 5-6 burrave me pushtet, qe s’ndihen fare por blejne banka dhe mjelin lopen me gjithe lekure. Djathtas dhe majtas. Te tere merreshin me Saliun, qe beri cfare deshi Liria. Edhe ky trimi i rradhes e ben qeverine sic do zonja qe s’ndihet fare.
“Çuditërisht, nuk ekziston asnjë dëshmi apo provë që ndonjëra nga “gratë politike” të diktaturës komuniste të ketë derdhur lotë as në vitin 1944 kur erdhën në pushtet dhe as në vitin 1990 kur vendosën t’i thonë lamtumirë pushtetit…”
Ik ere mos u tall…
Po mirë mër shoku letrashitës, po ajo “PENICILINA” që derdhi lot krokodili pasi humbi zgjedhjet në qershorin e 2013-ës, a nuk ishte dëshmi e gjallë se edhe ish-shërbëtorët e devotshëm të diktaturës kanë po të njëjtat antivlera, morale apo njerëzore qofshin, njëlloj sie “DIZENJATORET” qaramane të garave rally në Dubai?