Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Pas shpalljes “non-grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga qeveria amerikane, ambasadorja e atij vendi u prononcua disa herë lidhur me “pastërtinë e parlamentit të ardhshëm”, prononcime që arritën kulmin me takimin e saj me z. Lulzim Basha dhe median duke u shprehur hapur se Sali Berisha nuk duhet të jetë deputet i Parlamentit të ardhshëm ose, së paku, nuk duhet të jetë pjesëtar i Grupit Parlamentar të PD-së.
Për kundërshtarët politikë të Sali Berishës, dhe për shumë shqiptarë që nuk pajtohen me modelin anakronik, të pakulturuar, të dhunshëm dhe ligjshkelës që ai përfaqson, këto prononcime diplomatike pa diplomaci sjellin gëzim dhe shpresë. Megjithëse jam prej atyre shqiptarëve që ka bindjen e patundur se, për shkak të së kaluarës së tij politike, të largët dhe të afërt, të mbushur me vulgaritet dhe brutalitet antiligjor si në komunikim edhe në veprimtari praktike, z. Berisha do të duhej ta kalonte në burg jetën e tij pas vitit 1997, ndihem shumë keq kur shoh ndërhyrjet e përsëritura të superfuqisë botërore për ta nxjerrë atë nga skena politike. Ndihem keq për dy arësye: sepse për 30 vjet ne si popull nuk kemi mundur ta eleminojmë tërësisht nga politika një figurë të tillë groteske dhe dëmsjellëse dhe, së dyti, sepse aftësitë tona shtetformuese dhe shtetfunksionuese, si dhe integriteti ynë shtetëror janë kaq poshtë saqë bën të nevojshëm angazhimin ndërkombëtar dhe lejon ndërhyrjen e huaj në problemet e brendëshme në atë shkallë saqë ulë prestigjin tonë përpara botës.

Siç dihet, shpallja e dikujt “non-grata” është një akt politik që mund të ketë shkaqe të ndryshme. Në themel të shpalljes si të tillë të S. Berishës qëndrojnë dy argumente (të paktën, deri tani kaq dimë): përdorimi i postit zyrtar për korrupsionin familjar dhe të bashkëpunëtorëve të tij, dhe veprimet e tij minuese për zhvillimin demokratik të vendit. Në thelb, këto dy konkluzione hedhin tërësisht në erë figurën e tij politike dhe përputhen me bindjen e jo pak shqiptarëve- ku bëj pjesë edhe unë- se S. Berisha përfaqson një figurë politike të rreme dhe kriminale, veprimtaria politike e të cilit nuk ka qenë e motivuar prej idealesh dhe e udhëhequr prej parimesh por, thjesht dhe vetëm, ka shfrytëzuar momentin historiko-politik të ndryshimit të sistemeve politike për të përmbushur ambiciet e veta sunduese të maskuara me parulla joshëse demokratike.
Në reagimin e tij dhe të “zyrës avokatore” politiko-mediatike që i vjen në ndihmë shohim se ata e shmangin me kujdes konkluzionin amerikan se Berisha nuk ka qenë sjellësi i demokracisë apo “promotor i saj”, siç pohon pa u merakosur për mungesën e dinjitetit vetjak Tritani, ish-zëvendësi i tij në parti e qeveri, por ka qenë minues i demokracisë. E shmangin përmendjen dhe kundërshtimin e këtij argumenti pasi e kanë të qartë që shqiptarët kanë jetuar dhe përjetuar me dhjetëra akte antidemokratike, antiligjore dhe kriminale të kryer nga qeverisjet berishiste apo falangat politiko-ordinere të tij, nën frymëzimin, drejtimin dhe mbrojtjen e tij. Ai dhe ata i referohen gjithnjë vetëm anës korruptive të shkaktuar, mbështetur apo mbrojtur nga qeverisjet e tij dhe ai vetë, anë që iu ka mundësuar familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij përfitime të paligjshme dhe iu ka siguruar paprekshmëri ligjore. Ata këmbëngulin këtu, duke kërkuar “prova, dokumente dhe fakte”, përndryshe gjithçka është e sajuar dhe bazohet “në raportet e armiqve të mi… Edi Rama dhe Xhorxh Soros”.
Duke iu referuar konkluzionit amerikan se Berisha ka qenë minues i demokracisë, nuk na lejohet të lundrojmë në detin e paanë të filozofimeve, interpretimeve dhe abstragimeve por t’i shohim dhe gjykojmë gjërat konkretisht. I quajturi sistem demokratik ka disa parime që nuk janë vetëm politike, por edhe juridike të sanksionuara në konventa ndërkombëtare. Për të përcaktuar sa demokratik është sistemi politik i një vendi dhe për të konkluduar nëse një individ politik është promotor apo minues i demokracisë, nuk kemi njësi të tjera matëse veçse t’iu referohemi zbatimit apo moszbatimit në praktikë të këtyre parimeve.
Rrjedhimisht, duke ditur se respektimi i pluralizmit politik; zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme; marrja dhe dorëzimi i pushtetit në mënyrë paqësore dhe vetëm nëpërmjet proceseve zgjedhore; ngritja e një sistemi profesional dhe apolitik të drejtësisë; lejimi dhe respektimi i shtypit dhe medias së lirë, i grumbullimeve dhe protestave të ligjshme; respektimi i pronës private, konkurrencës të lirë dhe të ligjshme, si dhe lufta serioze kundër krimit e korrupsionit përbëjnë shtyllat orientuese të sistemit, atëherë ne e kemi më të lehtë dhe më të qartë përcaktimin e natyrës së sistemit dhe vlerave apo antivlerave të atyre që na kanë drejtuar dhe na drejtojnë.
Duke pasur parasysh sa më sipër, pa pritur vlerësimet e të huajve, duhet ta kemi vetë të qartë se nuk mund të konsiderohet demokratike një qeverisje dhe as “promotor i demokracisë” një udhëheqës politik që falsifikojnë apo dhunojnë procese zgjedhore (si ato të 1996, 2009, 2011), rrahin e burgosin gazetarë e djegin redaksi gazetash, burgosin e rrahin, madje edhe vrasin kundërshtarë politikë, vendosin gjendjen e jashtëzakonshme dhe rizgjidhen presidentë nën këtë gjendje dhe vetëm me votat e partisë së tyre, organizojnë konfrontime të armatosura të gjysmës së popullësisë së vendit kundër gjysmës tjetër dhe planifikojnë përdorimin e artilerisë, aviacionit dhe LHL kundër popullsisë civile, sulmojnë, djegin e pushtojnë komisariate policie dhe institucionet qendrore të shtetit (1998) apo lejojnë hapur trafiqet e naftës, armëve, drogës etj. dhe mbrojnë zyrtarët e tyre kur kryejnë krime dhe korrupsion. Këto dhe shumë akte të tjera i ka kryer Sali Berisha dhe çeta e tij politike prandaj shtypi anglez i marsit 1997 e shpallte qeverisjen e tij “regjim gangsterësh”, ndërsa shtypi gjerman i shkurtit 1998 e konsideronte Sali Berishën “si kryetar shteti rezultoi një katastrofë, ndërsa si shef i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”.
Pse duhet të presim të na i thotë këto gjëra qeveria amerikane apo cilado qeveri e huaj kur ne i dimë dhe pjesa më e shëndoshë moralisht dhe kombëtarisht e popullit tonë i ka përjetuar këto fenomene me keqardhje, dhimbje dhe trishtim?! Historia politike e Sali Berishës ka qenë dhe mbetet histori e mashtrimit, trillimit dhe hipokrizisë sepse ka propaganduar sa askush parimet e shtetit demokratik dhe i ka shkelur si pak kush ato. Edhe në konferencën e fundit për shtyp ai pohoi me demagogji se “PD u themelua mbi parimin e respektimit të të drejtave të njeriut…”, por ballafaqimi i këtyre parimeve me sjelljet dhe veprimet e tij dhe shpurës politike që e ndjek i nxjerr ata armiq të këtyre parimeve.
Sa i përket argumentit tjetër amerikan që lidhet me përkrahjen dhe mbrojtjen e korrupsionit familjar dhe të bashkëpunëtorëve politikë, Berisha, dhëndri i tij dhe tufa e idhujtarëve pa krena kërkojnë provat, përndryshe ata citojnë Çurçillin që thoshte “E vërteta është e padiskutueshme/ Ligësia mund ta sulmojë/ Injoranca mund ta përqeshë/ Por, në fund ajo mbetet aty”. Po, kjo është e vërtetë. E vërteta mbetet aty por jo “e vërteta” subjektive, idhujtare dhe privilegjuese, por e vërteta që flet vetë. Privatizimet e qindra objekteve sociale, dhënë me çmime qesharake aktivistëve apo zyrtarëve partiakë; trafiqet galopante të naftës dhe armëve; pranimi i dhuratave qindra mijëra euro (në formë studiosh) nga biznesmenë përfitues tenderash dhe trafikues droge; angazhimi i familjarëve në privatizime dhe ndërtime korruptive dhe krijimi prej tyre i kompanive ndërmjetësuese (seksere) që përfitojnë miliona euro nga tenderat që qeveritë berishiste iu aprovojnë “të konsultuarve” prej këtyre kompanive; ndërhyrjet e fshehta dhe të hapura që merrnin në mbrojtje bashkëpunëtorët në qeverisje (rastet Meta dhe Basha); pengimi i hapur dhe i pranuar i drejtësisë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 etj.etj. nuk janë asgjë tjetër veçse favorizime të korrupsionit dhe krimit.
Duke parë se Sali Berisha ka qenë jo vetëm frymëzues dhe regjizor i shumicës së krimeve të lartpërmendura, por ai, në vend që të zinte mend e të pendohej duke u larguar përfundimisht nga skena politike, ka vazhduar dhe vazhdon të bëjë moralizuesin, udhëzuesin, shpifësin, përçarësin dhe nxitësin e kaosit politik, qeveria amerikane vendosi t’i thotë ndal dhe, ndoshta, kështu shpresonte t’i jepte goditjen e fundit për ta larguar përfundimisht nga ndikimi politik në Shqipëri. I ashtëquajturi ligj i dekriminalizimit, me të cilin Berisha, Basha dhe PD krenohen se janë nismëtarë, ka larguar nga politika dhe punët shtetërore individë që kanë rrahur apo plagosur bosët e tyre në emigracion pasi nuk i paguanin, dhe janë larguar nga politika vetëm pse nuk e kanë deklaruar këtë fakt, pra si gënjeshtarë. Ndërkohë, individë politikë si Berisha, Basha e të tjerë majtas e djathtas, që mbajnë mbi shpinat e tyre krime monstruoze dhe akte korruptive gjigante vazhdojnë të përcaktojnë të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Ligjërisht, Berishën dhe askënd tjetër nuk mund ta pengojë të hyjë në Parlamentin shqiptar as qeveria amerikane dhe as KQZ pasi e ka çertifikuar si deputet. Largimi nga politika mund të vijë ose nga dorëheqja e tij, ose nga ndonjë proces penal që kërkon heqjen e imunitetit. Kërkesa amerikane që Berisha të largohet nga Parlamenti dhe PD të distancohet prej tij, qoftë duke mos e pranuar në Grupin Parlamentar, është iluzive. Është e tillë sepse Sali Berisha ka bërë ato që ka bërë dhe është sjellë ashtu si e njohim edhe për faktin se morali dhe pjekuria politike e partisë që ka drejtuar ka qenë e atij niveli të mjerë që nuk e ka penguar të “shijë në lëmë”, madje e ka ndihmuar, frymëzuar dhe mbrojtur kudo e për gjithçka. Figurativisht, kur themi Berisha nënkuptojmë PD dhe anasjelltas. Shumica e anëtarëve dhe figurave politike të asaj partie janë Berishë të vegjël që ndajnë me të të njëjtin moral dhe koncept për shtetin, demokracinë dhe të drejtën. Ashtu si Zogu dhe Hoxha, as Berisha nuk do kishte mundur të bënte çfarë ka bërë pa ndihmën dhe gatishmërinë e “bijve” politikë në parti. A duhet të besojmë ne se do të heqin dorë nga Berisha dhe berishizmi shpura e ish – zyrtarëve të tij partiakë dhe shtetëror, të cilët u bënë ” zegjinë ” duke mos qenë askushi, apo disa gra politikane, të cilat kur Sali Berisha dha dorëheqjen nga qeveria dhe partia, qanë me dënesë më shumë se të ishin njoftuar për vdekjen e bashkëshortëve të tyre ?!
T’i kërkosh L. Bashës të përjashtojë Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së është iluzion sepse ai është njëri prej bijve politikë më të denjë të Berishës. Nuk është thjesht çështja se po vihet në pozitë të vështirë. Jo! Ai e ka shpallur me kohë dhe me krenari se “ne i përkasim shkollës politike të Sali Berishës” dhe se “Berisha është një aset kombëtar, jo vetëm i PD-së por i demokracisë shqiptare”. Ai i detyrohet Berishës për gjithçka ka arritur në jetë pa kurrfarë mundimi dhe zotësie, duke e marrë nga një zyrtar i thjeshtë në Kosovë, duke e bërë deputet e ministër në tre dikasteret kryesore ku ka lënë gjurmë krimesh e nuk është ndëshkuar, duke e bërë kryetar partie pa ditur fare ç’është partia. As Basha dhe asnjë prej atyre që kanë konstitucionin moral si ai dhe detyrimet jetësore e politike ndaj “Babës” në këtë shkallë nuk do të mund ta bënin këtë akt. Po të vihet re me kujdes, as konkurrentët e tjerë për kryetar partie nuk iu kundërvunë hapur Berishës dhe berishizmit, ngaqë ata kanë ardhur me dëshirë aty megjithëse i njihnin bëmat partiake e qeverisëse, kanë qenë bashkëpunëtorë dhe, disa prej tyre, bashkëfajtorë në aktet antidemokratike e antiligjore të historisë qeverisëse dhe opozitare të asaj partie.
Ata, të gjithë e dinë mirë se rënia përfundimtare e Berishës është rënie edhe e mitit të rremë të PD-së si parti që “rrëzoi komunizmin, solli pluralizmin, vendosi demokracinë…” e të tjera broçkulla pa fund. Përpara zgjedhjeve të 25 prillit shpreha bindjen time se edhe në ato zgjedhje duhej rivotuar qeverisja aktuale, duke mundësuar kështu rënien e berishizmit dhe berishistëve në PD dhe përgatitjen e saj si alternativë e besueshme në zgjedhjet e 2025. Një gjë e tillë, fatkeqësisht, nuk ndodhi dhe, megjithë të metat serioze të qeverisjes aktuale, PD nuk duhet votuar për të qeverisur derisa të shkëputet solemnisht dhe praktikisht nga berishizmi.
Berisha dhe avokatët e tij të paktë sillen si burracakë në reagimin ndaj vendimit amerikan që e shpall “non-grata”. Është normale, e pritshme dhe e pranueshme që vendimi amerikan të kundërshtohet. Si çdo vend dhe qeveri tjetër e botës, edhe SHBA dhe qeveria e saj nuk janë të pagabueshëm, të pakundërshtueshëm dhe të pakritikueshëm, por të pretendosh se ti “vdes” nga dashuria për Amerikën dhe ta zhvlerësosh vendimin duke e quajtur komplot të një miliarderi amerikan që minon politikën amerikane tregon gënjeshtër dhe gjithkush të merr për trushkundur, qoftë edhe duke shtruar pyetjen: si është e mundur që politikën amerikane ta minojë një milardier dhe shteti më i fuqishëm i botës nuk ka fuqi t’i tregojë vendin, kur njerëz që guxojnë ta sfidojnë jo kaq rëndshëm i kërkon, i gjen dhe i asgjeson edhe në shpellat e Afganistanit?! Të shkosh edhe më tutje duke pretenduar se kjo ka ardhur nga fakti se ti, ashtu si administrata amerikane, je bërë pengesë për këmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës duke iu kunëdrvënë qëllimeve proserbe të një milardieri amerikan, kjo të bën edhe qesharak. Çfarë interesi ka një miliarder amerikan të këmbehen territore midis dy vendeve ballkanike? Si është e mundur që dy administrata të ndryshme amerikane shfaqen të pafuqishme dhe nuk i tregojnë vendin një miliarderi i cili njihet si mik i demokratëve dhe “armik” i republikanëve? Si mund të jetë kaq i fuqishëm Kryeministri i Shqipërisë z. Rama saqë qeveritë amerikane, pa i verifikuar “raportet” e tij paskan marrë vendime drastike zhvlerësuese kundrejt një “miku” të Amerikës? Si mundet që një politikan “pensionist” si Sali Berisha, që ka 8 vjet pa pushtet dhe ka në dispozicion vetëm “pisqollën” që e zbraz në WC dhe “qytetarin dixhital” që i jep zë “pisqollës” mundet të pengojë këmbimin e territoreve midis dy vendeve ballkanike?!
Natyrisht që nuk ka vend të kërkosh që të thuhet hapur e vërteta, se tek ai që ka dhënë prova paburrërie nuk mund të kërkosh burrëri, por shigjetat mund t’i drejtonte tek një tabelë më pak imagjinare se kjo me Sorosin. Kjo s’ka të bëjë fare me faktin nëse Soros apo Rama janë njerëz të ndershëm apo banditë. Është logjika e funksionimit të shtetit, sidomos atij perandorak, që nuk të lejon të besosh se dikush u shpallka “non-grata” aq lehtë dhe pa i shkelur në kallo perandorisë dhe jo “bijve” të saj shëtitës. Duke përdorur standarde të dyfishtë, në konferencën e tij të shtypit, Saliu nga njëra anë fajësonte “raportet e Ramës” që kanë bindur administratën amerikane të vendosë shpalljen e tij “non-grata”, ndërsa, kur erdhi puna tek anulimi që qeveria amerikane i bëri emërimit të zonjës Kalaveci si ambasadore në Tiranë, tha se “Emërimi i ambasadores Kalaveci u anulua jo nga lobimet e z. Basha, sepse kjo do ta bënte z. Basha të stërfuqishëm”. Po z. Rama a është i plofuqishëm?!
Jo! Qeveria amerikane e ka marrë një vendim të tillë pas shumë informacioneve mbi dy dhjetëvjeçarë rreth veprimeve dhe sjelljeve të S. Berishës dhe, për shkak të rolit të tij si “minues i demokracisë” në Shqipëri i ka dërguar pusullën që meritonte. Ai, edhe sot nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit dhe i quan “më të padenjat në historinë e një vendi të lirë” (i ka harruar ato të 1996, 2009, 2011), bashkëpunimin pozitë-opozitë e shpall si “dramën më të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve”. Nga njëra anë pretendon se “Opozita e shpëtoi Reformën në Drejtësi nga kapja” dhe, po aty shpall se “Reforma në Drejtësi ka dështuar sepse është kapur nga Rama dhe Soros”. Janë këto dhe qindra veprime e qëndrime të tij të mëparshme që kanë imponuar vendimin amerikan dhe jo ajo që thotë z. Mentor Nazarko se “SHBA do të shtyjë Ballkanin nga drejtimi integrues dhe, hëpërhë, Berisha është zgjedhur, fatkeqësisht, si shembull për t’u ndëshkuar për këtë politikë agresive të SHBA”-së.
Po të kishim qenë më të pjekur politikisht, më të përgjegjshëm kombëtarisht dhe më të moralshëm qytetarisht, modelin Berisha duhej ta kishim shpallur “non-grata” me kohë vetë ne shqiptarët dhe të mos prisnim të na thoshte bota ato që ne i dimë shumë mirë, por i kemi toleruar shumë keq dhe tepër gjatë. Statusi aktual i Berishës duhet të jetë një mësim i mirë edhe për disa bashkëpunëtorë apo kundërshtarë të tij politikë.
Zonja ambasadore në përpjekjet e saj duhet të ketë parasysh se Sali Berisha e ka parë dhe e sheh Partinë Demokratike si pronë të tijën personale. Kjo është e nevojshme që përballja me të të mos ketë kosto për vendin.

Z .Malaj…Superrrr!!!
Ku jane dy kukumjackat besnike te Saliut, Mireli e Rajmond Vlonjati? Ata jane te paret qe i hidhen topit nga grika per drakulen e shpelles se vicidolit.
Ca thua mer kurve e Ramutit? Lexo gjithe komentet e mia.
Kam thene qe Berisha nuk iken. Jo per ti bere qefin Berishes, po per ti hapur syte iidioteve qe ishte loja e veres e Ramutit. Ishte sa per te fshehur pisllekun qe po ben me Detin dhe me Minishengenin, dhe gjithe pislleqet e tenderave.
ne vend te mbushen gazetat me skandalet e Ramutit, mbushen me qenin e ngordhur Berisha.
Dhe, ne fund, te te pyes, cfare kuptimi ka pyetja jote, sepse me duket nje idiotesi e pakuptimte. Cdoje te thoje
Nuk eshte e drejte te konkludosh per aftesite shtetformuese te shqiptareve kaq negativisht.Ato nuk kane munguar dhe nuk do te mungojne asnjehere.tjeter gje te mendosh se ne dore te kujt ka rene shqiperia.Vazhdimisht njerez te shitur ne fusi antishqiptare kane bere pershesh.pra ndikimet e forcave te huaja me mbeshtetje ne elemente negative te politikes apo ekonomise shqiptare kane bere shteteformimin.kur ka patur pavarsi te vertete shteti shqiptar?Kur ka patur shtet te vertete ligjor shteti shqiptar?Pavarsisht nga gabimet qe mund te evidentohen,vetem ne kohen e “dulles”.kujt ti vije tharte,i kalon me nje gote uthull rrushi.Kush e pruri zogu ne fuqi?jugosllavia.kush e shkaterroi shqiperine pas 1990,mbase dhe pak me pare.Agjentura jugosllave,mes tyre edhe kosovare.por edhe te tjera agjentura.”Do ta BEJ shqiperine ,qe shqiptaret te jane ne manca sociale me gravate ne dore”-thoshte Rajersoni.”e kam bere shqiperine ne ate gjendje ,sa e pushtoj me shoqaten e gjahtareve”-thoshte Miloshevici ne parlamentin jugosllav.Dhe rrenimi i shtetit,shtetmbajtjes,shtetformimit filloidhe u kurorezua ne 1997.Jane po te njejten politikane qe rrenuan shqiperine pas 1990 deri sot.”parulle “Do ta bejme shqiperine si gjithe europa realizua.Shqiperia u be sic deshi europa.greku kerkon jugut.Nuk ka mbetur vend pa toponimo ne gjuhen greke,edhe per kufijte etnike shtrihej deri ne gjiri e Artes.”E pirros”,mbreteria e pirros eshte shqip dhe jo greqisht.pra grekerit kerkojne ate qe eshte e shqiperise.Dhe europa e quan “shtetformim” kete baterdi.Per veriut dihet.Flasin qarte shqipfolesit jashte kufijte.Por e keqja eshte se shqipfolesit politikane nuk kane kellqe,force ,karakter te marrin position shtetformimi.Aq sa ambasadoret ,sic bene amnistia e krimeve te 1992 -1997-1998,sot kerkojne te berne shtetformim si duan ata.Ose bej si them une ,ose nuk je gati per europe.Kerkohet si kriter drejtesie ,jo vendimi i gjukates per krimet e bera,por por e drejta per vize nga shba. Po ta lexosh mire zonja Kim,saliu del ne pension,jo para gjukates.Ose do te dale dhe vendimi do te jete :”krime te amnistuara”.Ndryshe do te merrem edhe ne cilesi e e deshmitarit ne gjyqin e Izet Haxhise.Dhe ma,shtetformim shqiptar,shtetformim i ambasadoreve.Me kujtohet dy kenge te nje kantautori italian qe nenkuptojne qarte nje ide-“te bashkohemi ne europe,por si italiane te vertete”.po ne,qe mburremi se kemi lene toponime shqipe,ose me origjine shqipe ne te gjithe europen?te mesojme shtetformim …
PD-organizatë terroriste maloke.
“Superb” per cfare…. qe ka harxhuar 3 ore verdallosje per te thene nje gje ne 2 paragrafe…… vere eshte… e mesa duket….. nen hijen e cadres…. i ka dhene tastieres se komputerit pa asnhe pedal……!! Shkurt, eshte superb vetem per abuzimin me kedo lexues klikues!!!
Analizë e qartë dhe e saktë por e mangët dhe jo integrale sepse në çdo vëndë duhet të flitet po aqë edhe për familjen e tij komplet si nëntoka e krimit e korrupcionit shantazheve e favoreve në Pd dhe në pushtet duke degjeneru edhe deri te likuidimet e njerëzve dhe qëllimi ishte një dhe i vetëm përfitimi material dhe pasurimi
Problemi eshte se ne Skiperi ka shume salinjer:
-Malokeria qe zbriten nga malet e pushtuan bathoret,hajduteria e te gjitha ngjyrave,kriminelet, vrasesit, perdhunuesit etj mund ti quash pa frike salnjer.
-Pra tere keto kategori shoqerore duan gjenerta per tu evoluar e te shndrohen ne qytetare te rinovuar.
-Si do t,ja beje Amerika me tere kete lukuni???
Nje sugjerim do te ishte qe Saliun ta kapte KoronaVirus dhe te mos lejohej te qarkullonte ne xhiro…
E drejtë shumë por kur shikon ende edhe intelektualë i thënshin që bëjnë be dhe janë gati të kacafyten po tu prekësh “babën” për një personazh kaq grotesk dhe kriminal si berisha atëhere e kupton se ky vend ka ende rrugë për të bërë. Cti bësh një personazhi tjetër po kaq grotesk por jo kriminal si pijaneci fatos nano që pati të gjithë mundësinë ta nxirrte jashtë loje më 1997 por e mbajti në politikë se ashtu i leverdiste për të qenë në pushtet ai dhe xhoana. Fatkeqësisht përvec mungesës së kulturës politike tek shqiptarët ne gbithashtu nuk kemi pasur asnjëherë burra shteti që të mendojnë fillimisht për vendin dhe jo për karriken e tyre. Prandaj jemi këtu ende pa institucione dhe vetëm me njësha berisha nano meta dhe tani së fundmi ky supet i korruptuari dhe i papërgjegjshmi edvin drama
Analiza eshte e sakte por eshte nje koncept shqiptar! Ne jetojme ne Europe, por jemi si ne vendet me te humbura te botes,pa shtet! S’kemi pasur kurre! Keto jane fjale gazetash dhe fjale pazari! Ka bere ate apo kete etj. Nuk ka guxim drejtesia dhe as Rama t’i pergatise dosjen dhe ta shpjere ne SPAK! Nuk ka prokuror qe mund te marre dosjen e Saliut! Nuk ka gjykates te nxjerre ne gjyq Saliun nga Vicidoli i Tropojes! Kane frike per vete dhe familjet e tyre! Banda e Saliut eshte me e rezikshme se vete krimi! Dhe kete Saliu nuk e krijoi vete, u ndihmua nga armiqte e Shqiperise! U ndertua armata terroriste fare prane Tirones! Eshte teori dhe praktike komuniste! Partia e Enverit me komunistet kane bere te njejten gje! Mbronin komandantin! Prandaj Saliun praktikisht mund ta denoje nje gjykate e huaj per krimet qe ka bere ne ate vend! Une nuk shikoj mundesi tjeter qe Lulja te ndaloje Saliun! Une nuk shikoj nje PD qe mund t’i thote JO Saliut! Saliu mbajti vetem plehrat ashtu sic eshte vete ne PD! Por nje gjykate shqiptaare mund ta largoje nga politika aktive me vendim gjyqi! Le t’i lutemi Zotit dhe te presim!
DITA: Si gjithmonë V.Malaj “qëllonë” në shënjë,por me “Saçme”.Populli thotë..” DERRI DO “PLUMBË”.Dhe i ndjeri NAMIK HOTI e ka thën saktë..”Sb nuk rrëzohet nga KALI pa e vrarë”.
-Më duket se DASH,Ambasadoria KIM..nuk i kanë parasysh këto thënie të popullit Shqipëtar,Megjithse po lëvizin të gjitha gurët për ti hequr nga QAFA 90 % të popullit për 30 vjet gurin e rëndë-Sb.
-Sb e ka ndar mëndjen: O fitore o vdekje.Megjthse e di se vdiq politikisht që në 19 Maji.Ai jo vetëm po rezistën,Por po lufton si në rrethim për të provuarë fuqinë e tij si e një të MARRI,Por po taton pulsin e Hale Atëve..brënda e jashtë vëndit,,Të militantëve të tij që ka investuarë për 30 vjet,etj dhe më në fund do shkoi si DASHI që udhëheq kopenë..ME GJITHË DELE NË HUMNERË.
-Amerika po pret që SPAK+BKH+GJKKO të kapin peshkun emadh që ua kanë nxjerrë në Breg.Por më kotë.Këta janë e njëjta gjë e Sb 92,veçse kanë ndryshuarë pagat dhe veturat.Asnjë nuk firmos kundër rrymës së Sb.Këtë e deklaroi ditë më parë ish Pres Alfred Moisiu..”Asgjë nuk po lëviz..”
-Gojët e liga thonë se.. Sb nuk e lënë të tjerët të iki,Pasi nuk e ka mbaruarë misionin e tij..djegjen përfundimisht të vlndit.
-Skenari Nr.1 u përgatitë në 26 prill nëse humbënin Zgjedhjet.Por DASH pruri NATON.
-Tashmë po djeg vëndin me zjarre nga militantët e paguarë,ku policia i arreston dhe KÇK i nxjerr me arrest shtëpie të flën me gratë..!
-Skenari pasardhës vjen nëse Sb+Im arrestohen.Në këtë rast do futen në lojë ata që prunë Sb në pushtet në 92 dhe e mbështetën 30 vjet sikur nuk ka bërë asgjë.Kjo u pa në 97 kur 3 ambasadorë të rëndësishëm ndaluanë arrestimin e tij,ndryshe do të priteshin ndihmat e ” PELIKANIT”.
-Që të shpëtoi shqipëria dhe PD,Amerika duhet të veproi vetë,në të kundërt reforma në Drejtësi që kanë investuarë shumë do të dështoi me “NDER”.
-Faktet që kërkon Sb dhe Kryetari SPAK-A.Kraja janë Aty,deri
101.Por shkodranit Kraja i janë mbledhur lëmsh gazrat nën llastikë.
-97 % e popullit ka besim te SHBA.
-Por,Mesaduket edhe Zonja KIM do iki si Donald LU,pa u arrestuarë peshku madhë.Kjo do të veniste shpresat e Shqipëtarëve totalisht.
-FLM DITA,V.M
Doli ky spiuni j shokeve, qe rapirtonte shoket ler mbeturina te ideologjise borgjeze, e sot eshte amerikan i thekur.
Fjalia: doli ky spiuni i shokeve…. nuk eshte shkruar nga une, por dikush tjeter qe abuzon me emrin tim. E turpshme.
O Gaqo, po luan me dy porta me duket ?!
Mendoj qe shqiptaret te reflektojne si duhet Me thjeshte e me qarte nuk mund te shkruhej i bazuar ne fakte .Rrespektoj gazetarin .e u bej thirrje shqipetareve te reflektojne ,se kane mbetur akoma me konceptin ,ha qyl e pi qyl duke lepire Salen e shoket e tija Kjo nuk eshte Demokracia .Rrespekt per gazetarin
ALL Albanian Politician in the LAST 30 YEARS ARE : ORGANIZED CRIME : CORRUPTED , KILLERS , THIEVES , NARCO-TRAFFICKERS , CRIMINAL ! ! ! ⚖⚖⚖
WE THE PEOPLE OF ALBANIA BELIEVE and TRUST , ONLY the GREAT ❤ AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ ! ! !
GOD BLESS DONALD ❤ LU ❤
GOD BLESS YURI ❤ KIM ❤
Amerikanet e kane ditur qe ne kohen e Mariza LINOS qe zgjedhja e SALIUT ishte nje gabim fatal per ecurine e demokracise ne shqiperi….por saliu si skile qe eshte arriti te depertoje ne disa sfera qe i dhane mundesine te mbijetoje kaq gjate ….FATKEQSI E MADHE per popullin shqiptar presidenti . … BAJDEN ka vendosur ta coje deri ne fund kete padrejtesi qe i eshte bere popullit shqiptar ne lidhje me demokracine…..dhe per kete duhet te zhduken nga sfera politike keta politikane si SALIU etj….ne mos me hir me pahir thote populli…..e dine vete ata si ja rregullojne qejfin ketij shkatruesi te cdo vlere ne shqiperi shpellar vicidoli ptuu……..race e keqe……..
Shumica e anëtarëve dhe figurave politike të asaj partie janë Berishë të vegjël që ndajnë me të të njëjtin moral dhe koncept për shtetin,
Nga viti1990 e deri ne 1992 PP qe sot eshte PS Pervec djegejes me tonelata te dekumentacioneve shume te vlefshme dhe te domosdoshme per shqiptaret, kjo parti kriminelesh ,kondrabanditesh , rrembyen te gjitha anijet , qysh nga barkat e vogla, peshkatoret e deri tek voporet 12 mije tonelata. Me keto anije filluan kondrabanden e droges,sidomos me anijet si Sazani, Butrinti Teuta dhe anijet prodhim vendi 500 toneshe.Te gjitha ,pa perjashtim te gjitha mirreshin me transport droge.
Ne mars te 1992 kur mori pushtetin PD punen e pare qe beri Bllokoi transportin e droges nepermjet policise detare dhe kontrolleve te rrepta , sekuestrimit te anijeve qe kapeshin ne flagrance.
Me ardhjen ne pushtet te PS qysh diten e pare te qeverisjes zhbllokuan duke zhdukur ligjin per bllokimin e gomoneve dhe filloi autostrada detare e transportit te droges, aq sa detyruan k/minis e Italise S Berluskoni ta therase K/minis e shqiperise F Nano te shkoje ne Itali dhe ti terheqe veshin duke e paralajmeruar.
Viti 1997 erdhi si pasoje e firmave piramidale te shpikura nga Sorosi dhe te zbatuara nga PS.
Depot e armeve u hapen ne muajin mars te 1997 ne mesnate nga oficeri enverist Selim Alimemaj ne Tepelene dhe te nesermen u hapen ne Vlore nga komunistet dhe oficert enveriste . Mbasi boshatisen te gjitha depot , pushtuan uren e Mifolit, ku vendosen 2 mitraloze te rende 12.7 Kjo gjendje zgjati deri ne muajin qershore kur Skender Gjinushi dha kushtrimin per te sulmuar Tiranen,atehere Kavaja hapi depon e pare ne Shqiperine e mesme dhe i hypin nje autobuzi disa kavajas dhe ndaluan tek Sheshi Flamurit dhe biseduan me vlonjatet duke i thene: ne qoftese doni vellavrasje mund te marshoni,por nga kavaja nuk do te mund te kaloni .
I nderuari Viktor!
Kam kohe qe pres me padurim,qe gazeta DITA te marre ne dore FLAMURIN e demaskimit te te gjithe klases politike shqiptare te ketyre 30 viteve,qe sa here kane qene ne pushtet NUK KANE QEVERISUR,por kane SUNDUAR kete popull!
Se qe nga Berisha dhe deri tek Rama sot te gjithe kreret kane ushtruar DIKTATURE duke rrenuar filizat e demokracise dhe shtetit ligjor ne vend!
Kemi 30 vjet,qe i gjithe shtypi merret me te kaluaren,me fantazmen e komunizmit etj,por kane heshtur se pse keto 30 vjet Shqiperia nuk ka DEMOKRACI dhe SHTET LIGJOR,se shqiptareve u eshte GRABITUR e drejta kushtetuese qe te jene “SOVRANE NE RSH”!
Sot qytetaret shqiptare shtypen dhe shfrytezohen nga pushteti qendror dhe vendor si te jene skllever,se nuk te degjon asnje rrogtar i administrates te zgjidhe ankesat e tua sipas legjislacionit,qofte sikur te ankohesh edhe tek kryeministri Rama!
Shembulli me kriminal i degradimit te demokracise dhe shtetit ligjor eshte kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj,qe nuk ka bere kurre pritje populli as ai vete,por as vartesit e tij,ndonese ne Bashki paguan me rroga milionere instanca gjigande te ashtuquajtura zyra e Ankesave,Drejtoria e Maredhenieve me Publikun,Drejtoria e Komunikimit me Qytetaret,Drejtoria Juridike,Drejtoria ne sherbim te Konsumatorit etj,etj,qe vetem me qytetaret apo konsumatoret nuk kane pune!
Ne te gjitha institucionet shteterore dhe vendore jane te punesuar qindra juristew,ekonomiste,financiere,por kur ankohesh per taksime te pa ligjeshme nga UKT etj askush nuk te argumenton sipas ligjit,por sipas “Maliqit”!
Ne rastin tim,keta sharlatane milionere nuk denjuan te zbatojne arsyetimet e KLSH,qe mua me dha te drejte ne ankesen time,ndersa kryeministri Rama,pasi e informova se “Bashkia e Tiranes nepermjet UKT grabit qytetaret me taksa te pa ligjeshme” ,m’u hakerrye se “UKT nuk varet nga qeveria”!
Ja,kete lloj shteti une e neveris pa fund dhe mallkoj ditet qe e kam votuar PS-ne per sa kohe eshte kryetar i saj antishqiptari Rama!
Sa per vete PS-ne,ajo tashme eshte nje KUFOME e pa varrosur,per deri sa nuk jane ne gjendje t’a shporrin Ramen nga PS-ja!
Rama eshte vetem nje KALE TROJE ne PS!
Shume e saket, te jesh ne krye te shtetit dhe te mos mbash pergjegjesi per vartesit dhe menyren e sjelljes se ketyre institucioneve ndaj problemeve qe shqetesojne popullin, kjo eshte paaftesi dhe te mos i thuash vehtes qe jame kryeminister. Rame e ka futur totalisht PS ne vorbullen e Sali Berishes, pra PS eshte ne sherbim te Sali Berishes dhe PD. Si ka mundesi qe ti si qeveri nuk bene asnje denoncim ne prokurori per korrupsion dhe kriminalitet Berishen dhe shpuren e tij qe e ndjek nga pas qe shkaterruan dhe vodhen gjithe shqiperine dhe kane vrare njerez te pa fajshem vetem e vetem se jane ne dijeni te bemave te tyre dhe protestojne kunder korrupsionit dhe keqqeverisjes?, por deklaron se shteti nuk fut njerez ne burg. Po qeveria Rama sa e paster eshte ndaj vjedhjes dhe korrupsionit dhe bashkepunimit me krimin dhe oligarket, njelloj si qeverisjet e Berishes eshte, ne mos me hajdute dhe e kriminalizuar. Pse nuk i denoncon keta para drejtesise por i mbron kur dikush tjeter i ka denoncuar? Cfare behet me keto koncesionet 35 – 99 vjet, kujt do i sherbejne keto qe kalojne moshen mesatare te nje brezi njeriu? brezave qe skane lindur akoma? Eshte kjo nje forme kolonializimi i pasurise kombetare? Shteti nuk fut njerez ne burg por i denocon keqberesit para drejtesise per zullumet e tyre. Po nuk e beri shteti kete kush tjeter mund ta beje? PS per mendimin tim duhet te heq sa me pare Ramen nga drejtimi i saj dhe qeverise dhe te zgjedh njerez te rinje te devotshem me kontribute ne PS, Rama ska asnje kontribut ne PS, ai ka vite qe e shkaterroj kete parti dhe kete vend. Nqse ky do jet k/minister dhe per kete mandat, ai e shiti gjithe shqiperine te te huajet me koncesione 99 vjet, pra e kolonializoj gjithe shqiperine. Kjo eshte alarmante dhe populli duhet te ngrihet sa nuk eshte vone. Partite PS-PD-LSI jane nje, banda hajdutesh dhe te korruptuara dhe te lidhura me krimin e organizuar kombetar dhe nderkombetar.
AKOMA MERENI ME KETE MASKAREN KOHA E KETI KA MBARUAR SHBA ESHTE E VONUAR DUHET TE KISHTE VEPRUAR VITE ME PAR DUAN SDUAN KETA DO I MARI KOHA ME VETE
MISIONI AMERIKAN I AMBASADORES KIM ESHTE VIJIM I ATIJ TE PARAARDHESES SE SAJ TE NDERUAR MARINZA LINO QE ARRITI TA PERMBYSE NGA PUSHTETI NDYRESIREN KRIMINALE SALI BERISHA POR JO TA ASGJESONTE POLITIKISHT DUKE E HEDH NE BURG SI NORIEGEN APO PINOÇETIN.
PO ME MIRE VONE SE KURRE. NGA SA PO DUKET NDYRESIRA KRININALE POLITIKE SALI BERISHA PO I AFROHET BURGOSJES DHE KALIMIT TE PJESES PLEQERORE TE JETES TEK 7 PENXHERET NE SHOQERI ME SHULLAZIN, IZET HAXHINE, ZAN ÇAUSHIN E BANDIT TE TJERE.
AFERIM SALI. MERRE SE KJO ESHTE PJESA E HISTORISE QE TE TAKON. BGA PASVETES DO KESH DHE MEKSIN, METEN, NANON, MAJKON, AGRON MUSARAIN, SHABAN TAPINE MEMINE, GENC RYLIN, VAN BODEN DHE EDI RAMEN ME KOMPANINE RILINDJA.
PER JU PO NGRIHEN BURGJET E RINJ. BEJI TE FALA ÇETES SE ZORZOPEVE.
Zonja Yuri Kim, mbas mbarimit të mandatit të zotit Donald Lu, u dërgua në Shqipëri për të përmbushur misionin amerikan, atë që ,të paktën për këto 10-15 vjëtët e fundit, shoqëria shqiptare nuk e bëri dot, edhe sepse ashtu si e ndërtuan shtetin ishkomunistët nuk do mundeshin, domethënë nuk mundën të bënin pastrimin e politikës nga mbeturinat e dikaturës. Më i pështiri dhe më i rrezikshmi ndër ta ishte Saleh Berisha, edhe pse në ato fillime postkomuniste, e pati mbështetjen e amerikanëve. Si duket në ato kohë ashtu u konvenonin edhe atyre llogaritë. Por, po ata, kur zullumi trashet përdorin shprehjen ‘Enough is enough!’-pra mjaft është mjaft, thënë më shqiptarçe ‘Boll më!”. Kanë siguruar hap pas, hapi ngjarje pas ngjarjeje jo sot/dje, por ndoshta një dekadë më parë se Berisha (berishizmi) është ende pengesë për zhvillimet demokratike në Shqipëri, që për shkak të një korrupsioni endemik ka frenuar dhe zhvillimin e ekonomik dhe institucional te vendit, menduan se rruga më e mirë do të ishte që pastrimi të fillonte nga reformimi i drejtësisë që në themel kishte dhe ka pandëshkueshmërinë e politikanëve dhe shtetarëve të lartë. Dhe e iniciuan këtë reforme, qysh në vitin 2015 me ambasadorin Lu, pa të cilin ajo as që do të ishte filluar, ndaj me kete ‘frike’, e morën vetë në dorë. Pengesat për sendërtimin e drejtësisë së re dhe çlirimin e saj nga kthetrat e politikës vendore qysh në fillimet e saj, sidomos nga dyshja Berisha – Meta, ishin drakoniane, të cilët më mirë se kushdo kuptuan dhe ndjenë rrezikun e tyre në rradhë të parë. Qysh atëhere dhe deri më sot problemet janë mjaft të qarta.dhebash ne kete moment kritik erdhi zonja Kim. Këmëngulja e saj për ta çuar deri në fund këtë mision e ka nxjerrë fare nga faza dyshen problematike dhe tufën që e ndjek pas.
Mbasi përfunduan zgjedhjet, (deri atëhere problem më vete ishte lënia e mandateve nga PD-LSI), me futjen e opozites ne institucione dhe largimin e saj nga rruga, dhanë goditjen më të madhe (fatale), sigurisht të planifikuar. Mandatën “non grata”, për monstrën Sali dhe shkarkimin e presidentit mafioz Ilir Meta. Kush mendon se këtë të fundit e ka shkarkuar Edi Rama apo parlamenti, minimalisht është naiv. Vetem kujtoni sesi parlamenti voti ndryshimet kushtetuese per reformimin e drejtesise, në 22 korrik 2016, me 140 vota pro e asnjë kundër, perfshire me shtrengim dhembesh edhe Berishen e Meten! E pashembullt në historine e parlamentarizmit ne vendet demokratike kudo ne bote. Dhe te gjithe e kuptojnë arsyen pse. Sigurisht “dajaku’ demokratik i zotit Lu. Pavarësisht ndrimit të administratave ne Uashington ne Janar 2021, ne jketo dy goditje siç i cituam me lart, u ndodh këtu si përfaqësuese e shtetit amerikan, zonja Yuri Kim. Është kjo arsyeja që i qëlloj kësaj të përballet edhe me ‘sulmin’ e pashembullt të klikës berisho-metiste. Por janë mjeranë, nuk kanë parë gjë akoma! Nuk lanë gjë pa thënë atehere edhe për zotin Lu, por ai nga administrata e sotme e zotit Xho Bajden, u ngrit edhe më në detyrë dhe jo pak, zëvendës Sekretar Shteti, ose siç i themi ne zv.ministër i Jashtëm i SHBA-ve Jo pak! Dhe i jo nje vendi si Shqiperia, por i shtetit më të madh dhe më të fuqishëm në botë, dhe qe sot fati na e solli te jete miku yne me i madh. Edhe më i mirë do të jetë shpërblimi për zonjën Kim, pavarësisht lehjeve të segmentëve ogurzinj të mafies politiko-mediatike në Shqipëri. Sidoqoftë të gjitha këto janë kuisjet e fundit të qenit kur i vjen ngordhja, i cili para këtij fundi vete dhe përmjer në derën e vakëfit. . Dhe në këtë rast për ne shqiptarët kuptohet se nga cilët përfaqësohet ky ‘vakëf’, pra vend i shenjtë..
Zhgenjim TOTAL nga ky kryeartikulli sotem qe fillon me titull bombastic dhe perfundon ne lutje per Lulkimen
.
Qe nga vjedhja e bashkise Tiranes ne votimet e 8 majit 2011 nga Arvizu-Basha pa deshiren time NUK KAM ME BESIM ne moralin e politikes amerikane per Shqiperine.
.
Ky veprimi I fundit I Kimes qe shkon te neo-naziskini Basha dhe gjasme e paralajmeron duke pertupur “kokoshka” qe
Eshte Amerika zyrtare qe duhet distancohet nga banda Kriminale B.M.B.
Lulzim Basha eshte Xhaferr Deva Junior…sepse kane vrare ne menyre Naziskine qytetare me duar ne xhepa..
.
Gabimin qe beri Amerika dje me Nazistin Xhaferr Deva ne vitet 50-60 dhe akoma e nderon si Hero duhet mos ta perserise me Neonazistin Basha..
.
Nese koloneli gjerman ne 1944 gjeti menyra dhe largoi Xhaferrin nga detyrat..perkundrazi te pakten 3 amb. amerikane Arvizu-Don Lu dhe Kimja e konsiderojne neonaziskinin Yll ne ngjitje.
.
Pse kjo politike antiamerikane e Amerikes ne Shqiperi duke perkedhelur neonaziskine??
.
Refuzoj te jem kavie eksperimetale si ju !!
MISIONI AMERIKAN I AMBASADORES KIM ESHTE VIJIM I ATIJ TE PARARDHESES SE SAJ TE NDERUAR MARINZA LINO QE ARRITI TA PETMBYSE NGA PUSHTETI NDYRESIREN KRIMINALE SALI BERISHA POR JO TA ASGJESONTE POLITIKISHT DUKE E HEDH NE BURG SI NORIEGEN APO PINOÇETIN. PO ME MIRE VONE SE KURRE. NGA SA PO DUKET NDYRESIRA KRININALE POLITIKE SALI BERISHA PO I AFROHET BURGOSJES DHE KALIMIT TE PJESES PLEQERORE TE JETES TEK 7 PENXHERET NE SHOQERI ME SHULLAZIN, IZET VAXHINE, ZAN ÇAUSHIN E BANDIT TE TJERE. AFERIM SALI. MERRE SE KJO ESHTE PJESA E HISTORISE QE TE TAKON. BGA PASVETES DO KESH DHE MEKSIN, METEN, NANON, MAJKON, AGRON MUSARAIN, SHABSN TAPINE MEMINE, GENC RYLIN, VAN BODEN DHE EDI RAMEN ME KOMPANINE OER JU PO NGRIHEN BURGJET E RINJ. BEJI TE FALA ÇETES SE ZORZOPEVE.
Familja Hakla e përballur me genocidin Berishian familja e Remzi Hoxhës familja Kërrnaja Muloosmani e shumë të tjera gabojnë nëse dosjen e adresojnë në SPAK adresa e vetme është gjykata për krime ndaj civilëve më Hagë aty e ka vendin Salihi aty e ka sivëllain e vet kryekriminelin Radovan Karaxhiq me të gjitha tiparet 99% të njejëta që nga frizurat surrati e deri te shkollimi ku duhet thanë se Karaxhiq gjyshen e kishte poashtu maloke shqipëtare
Tani po i japin fund maskarades me Berishen.
Tani u kujtuan qe Berisha eshte shtetas i lire ne shtetin shqiptar, dhe qe rilindasit e mbaruar te Ramut kermes se Vucict duhet te kuptojne qe ne Shqiperi duhet te vendoset shteti ligjor per te burgosur kriminelet, te Ramuti, Berisha, dhe gjitccka qe perfshihet ne mes te tyre.
Pa shtet ligjor nuk ka shtet Sovran, nuk ka popull sovran, nuk ka elemente te drejtesise.
Pra, merreni ate shpalljen e DASH e futeni ne ..parlament, dhe hapni shalet online sic keni gjate gjithe vitit ne komisionet e ligjeve. Ca me kapele, ca me aeroporte, dhe kaloni te gjithe nga bypassi i Belindes,
Per ne Beograd
Nje Mal me Krime ka ne kurriz Sali Kerma dhe Oborrtaret e Tij ,duke perfshire teresisht te gjithe familjaret dhe Rrethin e Tij.Per keto Bema duhet nje Proces i Madh qe te behet Shembull njehere dhe mire.
Parralla,serishmi perralla,
eshte fatkeqesi per nje popull qe mendon se ne boten politike,sidomos te asaj qe behet haptas amerika do tregoj se ka fugjine dhe ligjesine per te nderhyre ne jeten politike te nje shteti apo kombi.
Ah pas prapaskenave çdo gje eshte e mundur,sepse ka veprime dhe manovra politike qe duhet te behen jashte dhe larg opinionit publik per vete faktin qe mos te preket reytacioni apo imazhi i nje shteti “demokratik”,ne prapaskene thuren komplote,intriga dhe manovrime nga me te ndryshmet,edhe pse jo largimin apo pengimin e sales ne aktivitetin politik si anetar i PD-qise.
Pra,edhe njeher haptas amerika nuk nderhyn me keshilla apo propozime mbi kete apo person politik apo kushdo qofte tjeter.Kur u shpall sala person non grata nga amerika,per kuriozitet ju holla nje sy dhe perqrndrim si shtypit te shkruar por edhe programeve televizive me TEMEN:
çfare do te ndodhi me salen pasi u shpall non grata nga amerika?
E ne skenat televizive u hodhen me uri opinioni apo sigurie qe sala do futej ne burg,do hetohej per ta shpallur fajtor e me pas do denohej ne saje se,amerika e ka shpallur non grata,biles kishte ardhur dita qe shqipetarret me keta akt do shpetonin nga ferri Sali-qi.
Imagjinoni njerez te shkolluar dhe me kulture analize mbushen studiot televizive me çmendurine e opinioneve te tyre te zbukuruara dhe te gershetuara simbas mendive te tyre nga me mediokre por dhe po aq naive,e me keqia ishte se ato ishin boshe dhe pa vlere,pla flisnin per mos te thene azgje me bllaçitjiet e tyre si specialiste te kesaj fushe kritike politike apo fushe tjeter te analizes ne aktivitetin social te shoqerise shqipetare nen influencen e kesaj fraze magjike “NON GRATA”.
E me e keqjie ishte se askush nga gjenite e ketyre skenave apo studiove televizive nuk u perqendrua ne sqarimin dhe kuptimin e kesaj fraze,sepse dihet qe;
Non grata shpallet personi qe eshte i padeshiruar per shtetin dhe popullin Amerikan dhe dyshohet se mund te transformohet ne nje rrezik per shtetin Amerikan.
Pra amerika nuk shpalli sali-qine si armikun e amerikes,ata qe amerika i quan dhe i konsideron si armiqte e saj shkojne o ne burg (guatamo) ose qerrohen nga faqjia e dheut,si PABLO ESCOBAR.
Siç e thashe me siper amerika nuk nderhyn ne jeten shoqerore te nje populli apo ne aktivitetin politik qe ka ky popull nen kurrizin e tij,nga planifikimi qe i ben shteti ne fuqi,amerika ka problemet e veta me te cilat ka ligjet perkatese ne zgjidhjet e tyre,ka burimet e saja legjislative dhe kolektive si dhe me çfare tju beje balle.
Me shpallien non grata amerika çoi nje sinjal indirekt klases politike duke thene,neqoftese per mua sali-qia eshte i pa deshiruar,çfare eshte per ju dhe si duhet te reagoni dhe veproni mbi te ne saje te konstitucionit te juaj?
çfare masash dhe veprime duhet te beje shteti shqipetare,klasat politike ne shqiper per ti treguar popullit se asnje politikan apo perfaqeques politik nuk luan dot me drejtesine dhe me te drejtat e popullit.
Pra i takon popullit shqipetar,drejtesise shqipetare dhe klases politike shqipetare per te vene perballe pergjegjesise simbas krimeve apo abuzimeve qe ka bere SALI BERISHA.
Pse nuk reagon qeveria RAMA?!
Pergjigjie eshte e thjeshte qe,nje i zhytur ne llum ska se si te denoje nje te ndyre nga llumi.
Sa per aktivitetin e tij si deputet aktiv apo fiktif,saliu mund ta perdori,kur ne fakt si ish kryeminister i takon te largohet nga kontakti fizik me klasen e tij politike duke qene aktivist direkt apo indirekt ne jeten politike dhe aktualitetin shoqeror qe kalon shqiperia;
Spo marr shume shembuj me “figurat” politike te vendve te tjera qe mbas rolit te tyre si prezident apo kryeminister terhiqen dhe kalojne ne “animitetin” te jetes se tyre intime si person.
Baraku,klintoni,blair, sarkozi* hollande etj…
Ndersa sala se degjoi non grata e zuri lemeria dhe mendon se me imunitetin e tij politik si aktivit ne funksion i shpeton çfaredo lloj kercenimi ligjesor.
Kur ne fakt si aktiv dhe jo aktiv ne politike sala e gezon te plote imunitetin e tij ne saje te funksionit te larte qe ka pasur si kryeminister,pra si kryetar shteti me voten e popullit qe ka shpallur.
Tashti na del perralla;
“perse shteti Amerikan kerkon,bla,bla,bla…
Kjo eshte marrezi,çmenduri dhe injorance e pashpjeguar qe tregon klasa intelektuale qe implikohet ne analizen apo studimit te aktivitetit politik qe influencon pozitivisht apo negativisht ne jeten e nje kombi dhe nje populli e te pushtetit ne fuqi,infektohet direkt apo indirekt si aktiviteti politik apo ai jetesor i shoqerise shqipetare.
Ndaj perralla te tilla kane vetem nje ral dhe qellim,ate te mbushjies se popullit me injorance por edhe ta shperqendroje vemendjien dhe vigjilencen e tj ne fusha dhe tema pa vlere,pra populli nga me urgjentjia qe eshte aktuale per jeten e tij te merret me salin,edhe pse jam i bindur qe populli e ka harruar salin ne saje te famekeqesise qe i eshte shkaketuar ne saje te akteve te tija,dhe qe po gezon sot e kesaj dite.
Miresi,begati dhe perparesi popullit ne jeten e tij.
*pak para ca kohesh kryeministri rama ka bere nj foto me ish prezidentin francez zarkozin duke e quajtur mik me vlere dhe te vyer kur nderkohe sarkozi u denua me dy vjet burg,me apeilin ju ul nje vit,me akuzen e pergjimit dhe spiunimi masiv te tera shtresave shoqerore ne shqoqerine franceze qe me konstitucion ka te shpallur.
LIRI BARAZI VLLAZERI.
falenderoj kedo qe mund te lexoj keto linja duke ju uruar dite te mbare.
P.S
ka gabime ortografike sepse shkruaj me shpejtesi dhe nuk kthehem ne korigjimin(redaktimin)sepse jam qytetar dhe jo gazetar ne shprehjien e opinionit tim,sepse ai ka te beje vetem me mua si influence.
edhe njher miresi.
Amerika penuh dengan pemandangan dan tempat yg bagus untuk di kunjungi, tetapi Patung Liberty yg mewakili Amerika Serikat tidak seperti tempat lain. Simbol kebebasan di New York City ini di berikan oleh Prancis kepada rakyat Amerika pada tahun 1896.
Dari semua atraksi di New York City, ini adalah salah satu yg harus di lihat oleh setiap turis. Hal terbaik untuk di lakukan di Patung Liberty adalah naik ke mahkotanya dan menikmati pemandangan kota. Akses ke patung adalah melalui feri, yg juga menjadi sorotan kunjungan.