Faqja që po “demaskon” imazhin e VIP-ve (FOTO)

Dita

Një faqe në “Instagram” ka vendosur që të “demaskojë” të gjithë personat e njohur për publikun, të cilët kundërshtojnë se kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Faqja që drejtohet nga disa persona anonim postoi disa fotografi, ku personazhet e ndryshme shfaqen njëherë para dhe pas ndërhyrjeve estetike të realizuara në fytyrë ose në trup.

Administratori i faqes duket se ka njohuri shumë të mira rreth ndërhyrjeve estetike, ndërsa ka specifikuar çdo ndërhyrje apo përdorim photoshop-i që mund të kenë bërë.

“Më mirë një gënjeshtër e bukur sesa një realitet i hidhur. Jemi faqe serioze, flasim vetëm me fakte!”, kanë shkruar në përshkrimin e llogarisë. Faqja mund të jetë hapur pa pritur një sukses të tillë, por brenda vetëm pak ditëve është përhapur duke siguruar rreth 6.000 pëlqime.

Ndërkaq shumë VIP-a janë ndjerë të kërcënuar duke i kërkuar në mesazhe private që t’i fshijnë fotografitë ose e kanë bllokuar.

DIM9wJdl

ajhfVTKl

3YBXy6ml

 

FJkhReql

7mngCW4l

Flu7gcul

ISU0ETbl

MEzpkKAl

P5tqx13l

SqoEFyrl

ug4u0x9l

WaFPa4bl

XCJ5x7Il

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *