Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fara e keqe e dasisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Fara e keqe e dasisë
Letrat e Lexuesve

Fara e keqe e dasisë

redaktor
Published May 15, 2015
Share
SHARE

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Citimi i dikujt tjetri në atë që duam të shprehim, është një pikë referimi në arsyetimin tonë. Po nisem nga një thënie e z.Konica.”Shqipëria nuk ka armik më të madh se sa vetë shqiptarët”. Me siguri që mua e Konicës do të na hidheshin “në fyt” për këtë “anti shqiptarizëm”. Por si e gjykoj unë realitetin aktual shqiptar dhe a i vërtetohen sot atij mendimtari të madh argumentet? Them se po. Gjysma e shqiptarëve akuzojnë gjysmën tjetër si pjellë e krimit. E gjithë Shqipëria e kriminalizuar?! E të mendosh se këtë e thonë shqiptarët. Dasia veri-jug. Edhe këtë e mbjellim po vetë e jo turku a greku. A ka të drejtë Konica? Del një zë shqiptari nga Maqedonia dhe përmend qeveritë “qelbësira” të Tiranës e Prishtinës që nuk bëjnë “detyrën” kombëtare. Po vetë ai me shqiptarët e shtëpisë së tij a po e kryejnë detyrën? Maqedonia është sot për sot shtet sovran dhe vetëm nënshtetasit e saj kanë të drejtën e veprimit direkt në vendosjen e fatit të tyre. A janë bashkë shqiptarët atje? Për të kaluar në detyrat e lagjes duhet të kesh kryer detyrat e shtëpisë. Shqipëria po edhe Kosova janë shtete që aspirojnë Europën. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kuptojnë se kjo aspiratë është e vetmja rrugë. Fillesa e saj vjen nga unifikimi i mendimit brenda vedit. Faza tjetër, ajo e udhëtimit europian, vjen më pas. Është jetike që mes shqiptarësh të mbillet dashuri e jo urrejtje. Mallkuar qoftë kush për një kolltuk mbjell farën e keqe të dasisë mes nesh! Do të na vijë vërtetë keq, bile do të jetë fatale nëse fjalët e Konicës zënë vend në ditët tona. Vetëm një alternativë mund të na mbajë në këmbë e të na garantojë suksesin. Dashuria mes nesh. Muhamed Fyshku.

redaktor May 15, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?