Farmacistët kërcënojnë me mbyllje të farmacive dhe nisjen e protestave nëse qeveria nuk rishikon vendimin e ditëve të fundit, i cili ul me 4 përqind marzhin e fitimit të farmacive dhe 3 përqind atë të grosistëve. Këshilli Kombëtar i Farmacistëve është mbledhur dhe ka diskutuar VKM e qeverisë duke e cilësuar atë si një vendim arbitrar, të pakonsultuar me grupet e interesit.
Drejtues të Urdhrit të Farmacistit dhe sindikatës thanë se do të kërkojnë takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Mirëpo gjatë ditës së djeshme ministri u ka dhënë konfirmimin për takimin dhe u tha që të zhvillohej ditën e sotme. Për habi të të gjithëve farmacistët nuk ishin dakord, duke thënë se ende nuk janë gati për takim me ministrin.

normal qe takimi ushty sepse ne takim perfaqesuesit e farmacisteve duhet te pergatiten edhe nga ana ligjore dhe jo zi ministria e shendetesise qe me nje te rene lapsi dhe pa asnje lloj studimi dhe pa asnje lloj konsultimi me palet e demtuara vuri veton me vendimin e saj duke ulur marzhin e farmacisteve ‘;normal kur me kete ligj meret zv/ministrja e shendetesise nje staticiene qe kur nuk i dalin llogarite nga nje ane hopa e presin me gershere fitimin e farmacisteve qe te dale llogaria tamam
perpara se te jene farmaciste, te gjitha jane paciente, dhe ulja e marzhit te fitimit e pasuar nga heqja e TVSH-se, do te ndikoje ne uljen e cmimit te barnave, qe do t’i lehtesoje buxhetin e famijljeve shqiptare, qe te reduktohen listat e borxheve neper farmaci. Duke ulur marzhin e fitimit, i rrit mundesine pervec pacienteve, edhe spitaleve te blejne me shume barna per sherbim spitalor dhe kjo pjese eshte shume e rendesishme per te furnizuar spitalet
Bejne si te indinjuar keta farmacistet, harrojne sa here kane qene te padrejte me pacientet, duke i dhene ilace pa recete, ilace te ndryshme nga ato qe jane ne recete, ilace kontrabande qe i kane shitur me cmime si ua do qejfi, qe nuk kane dhene kupon tatimor, keta jane farmacistet zhvates, se ka edhe farmaci te tjera, ato qe vertet duan me te miren e pacienteve qe i kane shitur ilacet me cmime me te uleta.
Me injorante se jemi si popull, s’ka ku te veje. Ka dale ne mode, qe te dalesh te protestosh, kur nuk di se per cfare te protestosh dhe te jesh i painformuar.
Deri dje keto farmacistet kerkonin takim per tu sqaruar per problematiken, sot thone s’jemi gati, se nuk njihemi mire me ligjet. e per cfare do te protestonin atehere injorantet?