Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Facebook pas akuzave në media se u shkel premtimi për mbrojtjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.
Disa media raportuan prishjen e fasadës e cila hyn tek vlerat e trashëgimisë kulturore, gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”.
Por, kryeministri sqaron se fasada do të trajtohet sipas standardeve profesionale, ndërsa nga ajo u hoqën vetëm basorelievët, të cilët sipas kryeministrit e kanë kryer misionin e shëmtimit.
Reagim i Ramës në Facebook
“NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE
Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër ia mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore? Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.
Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli????
Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio???
Prandaj, edhe njëherë #QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”, shkruan Rama në FB.
Arena Kombëtare, që do të ketë 22 mijë vende, do të ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga grupi italian Serenissima Costruzioni S.p.A. Tribunat e stadiumit parashikohet që të jenë të gjitha të mbuluara.
Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë.
Vlera e tij shkon në rreth 50 milionë euro. Stadiumi i ri është parashikuar të përfundojë në vitin 2018.

E pse ishin te shemtuara keto? Apo se keshtu i do bytha Rames. Ka ra rehat tani eshte bere si Apollon Bacja qe kur donte te jepte ndonje leje per ndertim, prishte shtepi te vjetra tiranese e thonte s’kishin noj vlere.
Mire o Ramush mire po pse i nxjeer keto justifikime vetem kur ti nxjerrin te palarat ne shesh?
Pse nuk e thua qe ne fillim qe do hiqen “bazorelievet e shemtuar” por na e thua vetem pasi ta botojne te tjeret neper media?
Se ti ne fillim na the do ruhet “e plote”
Ja pra qe kaq e plote nuk qenka
Soc ti nuk je plotesisht i sinqerte ne ato qe thua
Po thuaj shyqyr qe ke perball Saline qe nuk e beson me njeri dhe ata te lodhurit qe kane mbet ne PD
Edhe te kryeministria jane ca bazorelieve te shemtuar perse nuk i heq dhe ata apo ata jane te Kristaqit.
O Rama!
Qe je mashtrues e kemi marre vesh,por ti je edhe antishqiptar i djallezuar!
Pergjigju pyetjeve qe te drejtoj:
1-Kujt i more leje dhe pse ia hoqe emrin stadiumit “Qemal Stafa” pa dhene asnje sqarim?
2-Pas heqjes se emrit te stadiumit,mos ke ne plan te shfuqizosh edhe “5 MAJIN” si diten e deshmoreve,meqenese ajo eshte dita e vrasjes se Qemal Stafes?
3-Cfare fitimi kane sportdashesit qe ky i riu u shtua vetem 4 mije vende,kur ne France stadiumet ku luante kombetarja jone u mbushen me 30 mije tifoze shqiptare?
Do gjykohesh per kete GJEME qe i ke bere sportit shqiptar!
4-Pse nuk ke parashikuar qe ne ambientet e ketij stadiumi te futen te gjitha federatat e sportit ne Shqiperi meqenese te gjitha ato i financon shteti,duke perdfshire zyrat,palestrast,hotelet,restorantet,mjekesine sportive, duke garantuar lire te gjitha grumbullimet e sportisteve dhe kombetareve para aktiviteteve nderkombetare gje qe do t’i shkurtonte shtetit shpenzime te medha!
Por kete ti nuk e ke llogaritur se ke bere pazare me FSHF-ne!
TURPI TE MBULOFTE!
Qente le te lehin,karvani ecen perpara.Sipas ketijhalldupit qen jane ata qe e kritikojne ndersa qeveria e qelbesirave nje karvan me mushka
Po,po e ke thene drejt:Qeni leh dhe shkon perpara,duke imponuar shijet e tij per te mbetur ne histori.Ata qe jane ne institutet e monumenteve jane bythe lepiresa sic i do ti
Me “Ustallekun” tend ndryshove:- Ne Elbasan, Stadiumi “LABINOTI” e “Pagezove” Elbasan-Arena (?!). Ne Shkoder, Stadiumin “VOJO KUSHI” e Pagezove “Loro Borici”(?!) NeTirane Stadiumin “QEMAL STAFA” e pagezon “Arena Kombetare”(?!). Thuaj qe nuk je Kumbar i DJALLEZUAR !!!