Bardhyl Ermini
“U rritën djemtë biles… edhe vajzat”. Antikomunizmi komunisto-enverist i Sali Berishës tani mund të krenohet me produktin e vet. Këtë periudhë, luftën kundër komunizmit, përveç ustallarëve të përçarjes, e kanë marrë në dorë lloj-lloj sorrugatosh, për habi pedagogë, “historianë” e politikanë që ende nuk kanë dalë nga kakërdhija. Dy raste të barazvlefshme për dy ngjarje.
Dikush, në “Opinionin” këtyre ditëve të qejfliut të historive çorbë, një tip si kadeti Bigler i Shvejkut, me një mbiemër që nuk i mbahet mend kollaj, një tip hashureje, filloi t’i këndonte trimërive “të veta”, të betejave 50 vjet para se të lindte. “Po të isha unë në vend të Prek Calit, tha afërsisht ky shurranjos, e nëse do ta dija se për çfarë të ardhme luftonin partizanët, do t’i vrisja ata një nga një”. Pra, debatohet në se grupet e armatosura të Prek Calit kanë vrarë 36 partizanë, e ky pis jo vetëm nuk pranon të diskutojë e sqarojë, por nuk e ka për gjë, përkundrazi e sheh vrasjen e tyre si vepër progresive. Në këtë rast na lind e drejta të dyshojmë se në se ky ka qenë mentaliteti e vepra e Prek Calit, është e kotë fare që historianët të lodhen më. Ai ka qenë në këtë mënyrë një kryekriminel dhe fundi i tij nuk na intereson as si ngjarje e as si datë. Pasi fundi i vërtetë i tij qenka vendosur qysh në 29 Nëntor 1944, një apo dy muaj më parë. Ky hashure me era përç u prezantua si pedagog në Universitetin ku drejton zoti Çili. Në se është kështu, mjerë ky universitet e mjerë studentët e tij se çfarë terroristi të pashpirt kanë futur brenda. Nëse ngjarja ka rrjedhur ndryshe, ky pisqollë kompesatoje duhet të shpallet budalla noterik, idiot, e me këtë rast Kapexhiu i madh e ka vetë në dorë rastin e kurorëzimit si piktor karikaturist i nivelit më të lartë europian.
Ky rast edhe mund të kalohet. Kot nuk thonë se “budallenjtë nuk vaditen, ata rriten vetë”. Dy ditë më vonë gazetari racional zoti Dudushi, në emisionin e vet të këndshëm, na bindi se këtu nuk flitet për idiotë të rastit, për tranguj kanalesh, por për raste të përsëritur, për tranguj të shumtë të kultivuar në serën Berisha, me të cilët duhet marrë seriozisht. Nuk e kam për një tjetër buzë viç që gjoja kishte studiuar në Londër e që nuk kuptonte se ç’fliste, por për atë bjondinkën, atë zonjën Mesila Doden, sekretaren e përgjithshme të PDIU, ose të partisë që anëtarësohet në shumicë nga popullsia me origjinë çame. Dy palma dekorative nxori nga goja e saj kjo femër nevrastenike, që detyrimisht duhet t’i tërheqë mbrapsht në ka dy gram tru brenda oksipitaleve të saj. Komunizmi ka qenë më i egër më i keq se fashizmi, tha kjo turiste politike dhe diversantët e viteve 50-të ishin heronj, luftuan për demokraci. Natyrisht që këto nuk kanë nevojë për t’u shpjeguar. Është e qartë që kemi të bëjmë me disa revanshistë psikopat të pjerdhur, fjala e të cilëve duhet harruar menjëherë, pasi në se përdoret qoftë edhe aty “ku shkon mbreti me këmbë”, të shpif direkt majasëll akut. Por kur kemi të bëjmë me një drejtuese partie siç është PDIU-ja, e cila në themel të saj ka denoncimin e krimeve ndaj popullsisë etnike çame të fashistëve grek me në krye kryekriminelin Napoleon Zerva, si dhe fitimin e të drejtave të tyre, duke u mbështetur edhe në krejt unitetin e shqiptarëve pa dallim, atëherë shprehjet nuk janë më një idiotësi por një problem shumë i mprehtë. Kjo parti e ka të sinqertë e të qenësishme programin e saj? Si mendojnë militantët e saj, komunistët e komunizmi shqiptar është sjellë me ta më egër e më keq se fashistët grek? Nëse po, mos ngeltë gjurmë komunisti e ish komunisti në Shqipëri! Në se nuk është kështu, e në se kjo parti drejtohet nga këto monstra, nga këto provokatorë e sabotues të drejtpërsëdrejt të çështjes çame, si pjesë e rëndësishme e çështjes shqiptare, mos ngeltë në këmbë kjo parti e mos i pafshim më bojën! Mblidhe mendjen zoti Shpëtim Idrizi e mos vazhdo më të “vajtosh” deputetllëkun. Mesa duket elementë të rëndësishëm të kësaj partie, kërkojnë ta armiqësojnë atë me frymën europiane, ta shtrojnë e asfaltojnë sa më gjerë platformën e nacionalistëve grek, mbi gjakun e pafajshëm shqiptar të popullsisë çame.
Ka ardhur koha që i gjithë shteti shqiptar, krejt organet e sajë, të mbledhin sa më shpejt “rrypat” e të ligjërojnë sa më shpejtë e më qartë krejt legjislacionin e mirësjelljes të qytetarëve shqiptar ndaj çështjeve të saj kombëtare, ndaj krejt historisë politike e sociale të vendit, ndaj gjithçkaje që lidhet me harmoninë fetare, atë krahinore e botëkuptimore. Nuk është e vështirë për ta çorientuar Shqipërinë e varfër, të pa formuar nga pikëpamja demokratike, ende të përçarë fare keq politikisht, të “braktisur” nga më tepër se një milion qytetarë të saj. Ja këto “sherre” toleronte Ukraina europiane, fqinja e Gjermanisë të madhe e sot nuk e lënë më të dalë as në det nga brigjet e saj.