Fasoneritë në Krujë vatra “të nxehta”, 3 punonjës të tjerë të infektuar

J L

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar edhe 5 persona të tjerë të infektuar me COVID-19 në Krujë.

3 nga rastet e reja janë punonjës të një fasonerie, ndërsa 2 raste e tjera janë familjarë të rasteve që janë konfirmuar më herët me COVID-19.

Numri total i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 97.

Javët e fundit në këtë qark është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, pasi fasoneritë në këtë zonë janë vatra “të nxehta” infeksioni.

Sot, për këtë çështje, sot kreu i shtetit, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë, që  të mbështetë në veçanti sektorin e fasonerisë, ku janë shfaqur mjaft probleme kohët e fundit.

Aktualisht në vend janë të infektuar 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar.

Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Mbroni flasonët se po morën fund e dini vetë ju. Kollaj ti mbyllin po për ti hapur është zor i madh e mjerim.

  • Po pse ndodhin keto gjera ne fasonerite e Krujes ?
    Shkodra ka fasoneri prej 30 vjetesh, por kushtet e punes e distancimi , jane perfekte.
    Kane reduktuar rreth 30% punonjesit, per te krijuar distancimin. I kane dhene pune edhe ne shtepi.
    Shkodra ka te infektuar, por jo ne fasoneri.
    Edhe Durresi ka shume fasoneri.
    Por ne Kruje, te eter per para, drejtuesit e bisnesit te fasonerive kane pershtatur stalla, per fasoneri.
    TURP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *