Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërsië, sektori i fasonëve i solli ekonomisë shqiptare 219 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Kjo do të thotë se të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të mallrave të porositura nga jashtë u rritën me 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksportet shqiptare bazohen kryesisht në punën e porositur. Fasoneria e tekstileve dhe këpucëve zë rreth 43% të eksporteve totale të vendit. Por, nëse merret parasysh që aktiviteti fason është i shtrirë edhe në sektorë të tjerë, pesha e tij në eksporte është edhe më e lartë.
Një degë e rëndësishme e industrisë fason është edhe përpunimi i produkteve të detit, sidomos ai i açugeve. Fasoneria ka hyrë edhe në degë më specifike dhe që kërkojnë një shkallë relativisht të lartë specializimi, si, për shembull, elektromotorrët. Në total, në gjysmën e parë të vitit 2019, ekonomia shqiptare përfitoi 554 milionë euro nga shërbimet e eksportuara. Pjesën kryesore të këtyre të ardhurave e sollën turizmi dhe fasonët.
Megjithatë, deficiti i llogarisë korrente të vendit këtë vit është përkeqësuar ndjeshëm, për shkak të përkeqësimit të bilancit në tregtinë e mallrave. Deficiti arriti në 517 milionë euro, në rritje me gati 50% krahasuar me një vit më parë. Besohet se ndikimin kryesor e ka dhënë sektori energjetik, ku rënia drastike e prodhimit ka stopuar eksportet dhe ka rritur ndjeshëm importet./ scan
e.ll./dita

“Shërbime te eksportuara”, “llogari korrente” cfare lloj kafshe jashtetokesore jane keto o gazeta e nerume DITA qe Banka e shtetit i hedh si ushqim per katunare dru me pre?
sepse:
Fasonet dihet ne gjithe Boten se nuk i japin gje, ose i japin “palo gje” buxhetit te shtetit, nuk i sjellin pothuaj kurgje ekonomise kombetare ku vendosen, pervecse shfrytezimit barbar te krahut te lire te punes, nga i sajuat ju 219 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga fasonet qe nuk paguajne kurgje ne shtet? As TVSH, sepse malli eshte per eksport dhe as tatim fitimi, sepse fitimi nuk realizohet ne vendin tone dhe eshte veshtire te percaktohet,
atehere:
PER CFARE TE ARDHURASH BEHET FJALE?
Ndryshe do te thonim:
O SA MIR ME KEN FASONIST!
Se “”Shërbimet e eksportuara” te fasonisteve po bejne namin dhe po mbushin me leka Buxhetin e Shtetit, por GDP per fryme sipas Bankes Boterore qe percakton me sakte rritjen ekonomike ka mbetur ne vend numero, ja ku e keni ketu me poshte ne krahasim me Gjermanine qe Lufta e Dyte Boterore e la te shkaterruar totalisht:
https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.KD?locations=AL-DE,
atehere:
C’A KA BO VAKI?
Mos ngaterrojne mburravecet e Bankes se Shtetit eksportin e kanabisit te Taulant Balles me Toyotat e tij famoze, ndryshe do te mendonim se fasonet kane bere “vezen e kuqe” qe nuk i ka sjelle kurgje ekonomise sone kombetare qe ri ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Partise se Punes dhe per ta mbyllur muhabetin si Enver Hoxha ne Kongreset e tij ja edhe justifikimi si per te luajtur kukamcefti me shifrat:
“…Në total, në gjysmën e parë të vitit 2019, ekonomia shqiptare përfitoi 554 milionë euro nga shërbimet e eksportuara. Pjesën kryesore të këtyre të ardhurave e sollën turizmi dhe fasonët….Megjithatë, deficiti i llogarisë korrente të vendit këtë vit është përkeqësuar ndjeshëm, për shkak të përkeqësimit të bilancit në tregtinë e mallrave. Deficiti arriti në 517 milionë euro, në rritje me gati 50% krahasuar me një vit më parë. Besohet se ndikimin kryesor e ka dhënë sektori energjetik, ku rënia drastike e prodhimit ka stopuar eksportet dhe ka rritur ndjeshëm importet…”
prandaj:
TE QAJME APO TE GEZOHEMI ME KETO SHIFRA DALLKAUKE TE BANKES SE SHTETIT TE CAMIT SEJKO QE EDVINI E ZGJODHI SI GUVERNATOR I FINANCAVE TE SHTETIT PAS FULLAN KUSARIT, I CILI LUANTE ME SHIFRAT NJESOJ SI NJE PRESTIGJATOR ENVERIST I VERTETE?