Fati i bebes mbretërore “është shkruar në yje”

Elena Tase

Teksa pritet me padurim që Meghan Markle të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me princin Harry, tabloidet dhe televizionet britanike hamendësojnë gjëra nga më të pabesueshmet për princin apo princeshën e ardhshme, jo vetëm për emrin por edhe sesi do të jetë ai ose ajo, në tipare apo personalitet.

Nëse fëmija do të lindë në fund të muajit prill apo javën e parë të majit, do të jetë i shenjës demi. Sipas astrologes së famshme amerikane Charis Milona, bebja mbretërore do të lindë pa flokë dhe do të jetë i guximshëm.

“Ka një linjë vërtet të lehtë që ndan tiparet e tij. Po presim për një fëmijë ekstrovers, krenar, të guximshëm dhe me super elementë, të shkruara në yje”, thotë Milona.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *