E ndërsa investitori italian Francesco Becchetti ka deklaruar në një intervistë telefonike se do të hedhë në gjyq qeverinë shqiptare për persekutimin që po i bëhet duke e akuzuar për pastrim parash dhe evazion fiskal, vetëm dy janë rrugët që ai të rikthehet si më parë.
Kodi Penal parashikon për akuzat e ngritura një dënim nga 5-15 vite burgim nëse 49-vjeçari shpallet fajtor.
Por cilat janë rrugët juridike nëpër të cilat Becchetti që pretendon se po goditet politikisht për shkak të linjës agresive ndaj qeverisë në median e tij “Agon Channel”, mund të gjejë për të zhbllokuar 60% të aksioneve të 5 kompanive nga sekuestro e gjykatës dhe të shuajë urdhrin e arrestit në kërkim ndërkombëtar dhe masën “arrest në burg”?
Procedura juridike
Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës dhe miratimit të sekuestros preventive dhe më tej masës së arrestit për investitorin, avokati i tij Theodhori Sollaku bën kërkesë për ndryshimin e masës.
Nëse Gjykata e Tiranës e rrëzon, atëherë avokati bën kërkesë brenda dy javëve në Gjykatën e Apelit për rrëzim të vendimit të Shkallës së Parë. Kërkesat bëhen të veçanta për urdhrin e arrestit më vete dhe për sekuestron në seancë tjetër.
Pala mbrojtëse dhe vetë investitori duhet të paraqesin dokumentacionet që të argumentojnë përse kompania “KEG” nuk ka kryer pastrim parash dhe bashkë me 4 të tjerat evazion fiskal.
Sipas prokurorisë, është e dokumentuar në bilance financiare përgjatë periudhës 2007-2013 se janë bërë bilance fiktive për punimet në HEC-in e Kalivaçit dhe Becchetti ia ka blerë nënës së tij që zotëronte firmën “Energji” me 23 herë më shtrenjtë.
Në këtë mes ka dalë e humbur “Deutsche Bank” që e ka kuptuar lojën dy vjet më parë. Gjithashtu sipas Drejtorisë së Tatimeve, Becchetti detyrohet 7,7 miliardë lekë të vjetra detyrime në buxhet nga evazioni fiskal.
Gjithashtu AKBN dhe Kontrolli i Shtetit kanë kapur shkeljet në Kalivaç. Karshi këtyre institucioneve dhe dosjes së prokurorisë, Becchettit që deklaron se po qëndron në Angli dhe avokatit të tij Sollaku do u duhet të rrëzojnë këto akuza.
Kurse për masën e “arrestit me burg” dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar, Gjykata e Apelit ka në dorë të vendosë nëse do e zbusë masën e sigurisë, apo do e lërë në fuqi. Nëse masa ndryshohet në “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitjeje” dhe “hetim në gjendje të lirë”, investitori mund të rikthehet lirshëm në Shqipëri dhe të ndjekë vetë nga afër çështjen e sekuestros dhe të ndjekjes penale ndaj tij.
Becchetti deklaroi për “Adkronos” në intervistë se “do rikthehem në Shqipëri, kur të jem i mirëpritur si më parë”. Nëse dështon në Apel, prova e fundit mbetet në Gjykatën e Lartë.
Një detaj i vogël
Ajo që bie në sy është fakti se Prokuroria e Tiranës ka zyrtarizuar publikisht me komunikatë sekuestron e kompanive me vendim gjykate, dy arrestimet e bankieres dhe aksionares dhe shpalljen në kërkim të Mauro de Renzis, administratorit. Por organi i akuzës nuk ka zyrtarizuar ende urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Francesco Becchettin, si dhe masën “arrest me burg”.
Jo zyrtarisht Prokuroria deklaroi se “ekziston një urdhër-arresti ndërkombëtar për Becchettin”. Por nga ana zyrtare, pra me një komunikatë për shtyp, nuk konfirmohet masa dhe urdhri.
Ndoshta ky detaj i vogël i lë një hapësirë veprimi investitorit dhe palës mbrojtëse, ose është një lojë kurthi për ta tërhequr drejt Tiranës./DITA

Bllofi i radhes mbas atij te Fullanit qe do i kushtoje miliona buxhetit nga idiotesite e psikopatit Rama.
Le te shpresojme , qe te jete e vertete ajo qe thuhet e shkruhet per Beketin , ndryshe mund te perfundoje ne nje TYMNAJE , si te tjerat ; Fullanovet , Gjingjonet , Zhulal Mezinjte etj. etj.Po qe se deshton drejtesia , ajo s’ka per te rilindur me kurre . se eshte e politikes se QELBUR shqiptare.
Kete e beri Berisha me kurset e plepave! C’fare prisni tani?! Kjo eshte drejtesia “berishiane”! “Mos prek Berishen dhe bej si te duash”!
e bukur kjo. dmth ky palacoja italian do hedhi shtetin ne gjyq se prokuroria ben punen e saj, po mire ben ky qe tall bythen me shqiptaret se ne itali deklarata te tilla do t’ja kishin futur ne bythe, se s’eshte pare e degjuar qe prokuroria te kete frike te zhvilloje hetime, se pastaj do ta hedhin ne gjyq. eshte mesuar ky ne shqiperi me te tilla se me ndihmen e gjykatave shqiptare mori ca leke nga enel, pasi ne itali i kishin treguar deren. ka arritur puna sa kushdo te mbaje prej fyti prokurorine me kercenimin se do ta hedhe ne gjyq. sipas kesaj logjike, nese ky rrospia denohet duhet qe prokuroria apo shteti shqiptar ta hedhe ne gjyq, per deklaratat qe ben, duke qene eshte fajtor. ore jeni te sigurt qe ka vertet juriste (pavaresisht se sh te mire apo mesatare nga ana profesionale) ne shqiperi? kerkoni arrestimin e ketij kurves per ekstradim nga italia dhe le te hedhi edhe shtetin italian ne gjyq po ja mbajti suma, si bashkpuntor me shtetin shqiptar ne gjoja persekutim. keta jane investitotoret qe vijne ne shqiperi
mjafon ta shohesh nga fytyra kete ordinerin qe te marresh vesh sa serioz eshte, per mos te folur pastaj per historikun prej gjoja sipermarresish qe ka ky dhe ca te tjere si ky ne itali. edhe pse gazetaret shqiptare bijne sikur s’e dine
nuk kuptoj nje gje pse sa here dhori sollaku eshte avokati i ketyre qe kane bere krime….se edhe korupsini eshte krim ekonomik…kaq i afte te jete apo eshte pale me ta…qe nga ai bisesmeni qe kish porositur vrasjen e konkurentit te tij deri tek ky bssi i agonise,,,
Rama ka inat fshatari dhe kjo eshte cudia, edhe pse eshte rritur ne Tirane. Ai e dergoi prokurorine pasi Agoni eshte i vetmi TV qe e kritikon Ramen. Pervec Krastes atje shkoi edhe Lubonja por edhe saimiri i C’a Thu, keshtu qe rama nuk e duron dot kritiken, ndaj dhe beri kete qe beri por qe do deshtoi si dhe ne te gjitha te tjerat, pavaresisht se Gjykaten e larte e ka vene nen vete. U ankuam nga Sali Berisha por ky qenka e c’qenka, lemeri. Ky veprim i Edi Rames verteton te gjitha kritikat qe ka bere e ben Lubonja kunder tij. Prisni se do degjojme te tjera cudira te Rames.
Rruget si mund te shpetoje ai i di. ai prandaj I ben ato mazumlleqe kendej nga anet tona,sepse I tille eshte sistemi qe na Kan lene. Paguaj gjykatesit edhe kaq ndoshta ky mafjos I regjur sic eshte me doemos I ka paguar ata ne advance.