Fati i keq i familjes Abrashi në Pogradec, pasi i mori gruan, lumi i shemb shtëpinë

Saimir Lleshi

Rreth tetë muaj më parë humbi gruan për shkak të shirave të dendur, ndërsa këtë tetor, familja Abrashi në Pogradec ka humbur edhe shtëpinë.

Gjysma e banesës është shembur gjatë natës për shkak të motit të keq. Një përrua aty pranë sjell ujëra të shumtë, çka rrezikon seriozisht këtë familje.

Lumi i Vërdovës ka dalë nga shtrati për shkak të përmbytjeve të shumta. Bashkia e qytetit nuk ka marrë ende masa për të evakuuar banorët e kësaj zone.

Për fat, nga shembja e banesës nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse në brendësi të saj ishin 6 persona, tre prej të cilëve fëmijë. “Po të mos isha në banesë, fëmijët mund t’i kishte zënë muri i shembur”, tregon Andrea Abrashi.

Në shkurt të këtij viti, Miranda Abrashi humbi jetën teksa u mor nga rrjedha e lumit. Gruaja u gjet disa orë më vonë në Liqenin e Pogradecit, në grykëderdhjen e lumit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *