Fati i krijimit të Ushtrisë së Kosovës vendoset në…

Dita

Projektligji i forcave të armatosura të Kosovës do të shqyrtohet në muajin maj të këtij viti, dhe kjo është konfirmuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Sala.

“Në muajin maj e kemi shqyrtimin e projektligjit për forcat e armatosura të Kosovës, dhe ajo që është zyrtare është kjo”, ka deklaruar Shala.

Ndërkohë, profesor Arsim Bajrami thotë se ndërrimi i Kushtetutës është proces i komplikuar, por i domosdoshëm.

“Do të jem shumë realist, procesi i ndërrimit të Kushtetutës është proces shumë i komplikum, sepse Kushtetuta është e ngurtë dhe duhet të ndërrohet procedura kushtetuese, por ia vlen të fillohet ndërrimi i Kushtetutës dhe të sigurohet mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare, që të relativizohet bllokada serbe.”

Duke u bazuar dhe në fjalët e profesor Bajramit, tashmë është e qartë që pengesa kryesore dhe ndoshta e vetme e formimit të Ushtrisë së Kosovës është Lista Serbe.

s.a/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Kur nuk po di dhe kur po di!

    Nuk po di! Si ta kuptojme pavarsine e nji shtetit qe nuk gezon ushtrine e vet.
    Mos krijimi i ushtrise se shtetit te pavarun nga dita e fitores e deri me sot asht shume e vonueme.
    Historia e shteteve ka argumente fakte te pa tundeshme qe ushtrine e ka krijue ne zjarrin e luftes deri ne fitore per pavarsi dhe lirin e vetvetes.Di te them qe me kete vones bota ka luajtur keq per kuptimin e vertet te pavarsise.E kjo ka nji cike hije sepse Kosova nuk kishte takatin e duhur per te vendos vete fatet e veta edhe pse kushtet flitnin per liri dhe pavarsi te domodoshem te kosoves.

    • Kfor ruan paqen ne Kosove kjo eshte pune e mire,Po per sa kohe?
      Problem eshte lista serbe jo vetem per kushtetuten po per komplet siruaten politike qe ata te jene ne gjendje ne c’do kohe ta cojne Kosoven ne krize kjo s’esht aspak ne rregull e duhet gjet nje zgjidhje sa me shpejt ndryshe ngelet gjithmon province serbe!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *