Fati i Mourinhos në duart e shqiptarit

Dita

Chelsea në krye me Jose Mourinhon këtë sezon është një tmerr i vërtetë, por epilogu i kësaj historie pritet të zgjidhet brenda javës.

Sipas Sky Sport, presidenti i londinezëve, Roman Abramovich, i ka dhënë ‘Special Ones’ mundësi për të treguar veten në dy ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja e parë është ajo kundër Dynamo Kyiv në Stamford Bridge, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Në rast të dështimit në këtë ndeshje do të vihej në pikëpyetje edhe kualifikimi në fazën tjetrën në garën më të madhe evropiane.

Gjithsesi, mundësia e fundit është në Britannia Stadium kundër Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.

Stoke në këtë ndeshje vjen me epitetin e të pamposhturve në katër javët e fundit dhe mundësia që ata të befasojnë Blutë është reale.

Share This Article
6 Comments
  • Kush i shkruan keto artikuj si muhabete kafenesh.e para ai nuk eshte shqiptar,por eshte zvicerrian me pasaporte serbe kur arriti aty ne zvicerr.e dyta shalqiri nuk aktivizohet fare tek stoke city se eshte fizikisht jo i denje per premier league,…doni te shkruani dicka dhe nuk shkruani asgje.turp per neve qe klikojme keta letra higjenike qe quhen dhe gazeta…

    • Era, e para e dy ta dhe e treta, vetem t’i s’e paske mar vesh we Shaqiri eshte Shqiptar! Nga ana tjeter, ndiqe futbollin pak me teper. Nuk ka luajtur vetem ndeshjen e pare per shkak te blerjes ne momentet e fundit te dritares se shit-blerjeve….nese kjo quhet si “mosaktivizim si i padenje ” :)…

  • Shaqiri luan me Stoke City, po pse ka ne dore largimin e Murinjos, ai mund te beje edhe gol por nuk do te thote qe Celsi mos te fitoje, pra te marri nje fitore ne transferte. Shaqirin po na e beni sikur te jete Messi, uleni pak pazarin dhe ritmin e fjaleve, s’kemi cfare te bejme keta gazetare kemi per pjese. Murinjo e ka marre rrugen e ……nuk e dime kush do te jete zevendesuesi i tij.

  • Kelmendi,mundet te jesh ndonje I aferm I Shalqirit,por ” era ” ka shume te drejte qe nuk e konsideron shqiptar,pasi ai e ka deklaruar me goje e me vepra qe nuk eshte shqiptar.
    Dhe,edhe sikur t;ja zere kemba topin e te perfundoje ne rrjete,nuk eshte e thene qe jeta e Mourinjos u varka nga kemba e te ashtuquajturit shqiptar.
    Gazetar si puna e ketij trapit na detyrojne t’i kthejme krahet gazets Dita.
    Kryeredaktori le t’i marre ne konsiderate vrejtjet e lexueseve te tij.

  • Jo mer shoku.
    Fati i Mourinjos eshte ne duart e tua, sepse ke fantazi idioti.
    Ke pare nje titull qe e ka shkruajtur dikush tjeter dhe ti fap me vrap e fute ketu.
    Po dhe pak vetkontroll.
    Fajin e ka Thano qe te ka marre ne pune.

  • Nje nder titujt me kot qe kam lexuar. Na beri me gjithe mend te hyjme te lexojme lajmin çka duhet te jete qellimi i vertete i nje gazete, por eshte minus per imazhin e Dites kur lexon fantazine qesharake te gazetarit.
    Nuk jeni nje portal anonim si ato qe te dalin me qindra ne FB ku shpikin lajme nga me idiotet per te marre disa klikime me teper, ndaj te jete nder shakate e fundit qe beni me lexuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *