Nga Fiqri Shahinllari
Që të qëndisësh do të thotë të kesh durim, pasion, imagjinatë krijuese…
Do të shtoja edhe disa “Që” të tjera, por po ndalem këtu duke nënvizuar se të qëndisësh duhet t’i kesh sytë xixë, të fortë. Të tillë i ka patur Marigo Pozio, qëndistarja legjendare e Flamurit Kombëtar që u ngrit nga plaku Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Po si përfunduan ata sy vezullues poshtë ballit të asaj korçares “hollake” e me trupin selvi? Sot ma k’ënda të shkruaj disa gjëra pak të njohura nga mjaft njerëz për jetën e peripecitë e Marigosë…
Thanas Floqi, një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë, në ditët e para të nëntorit 1912 së bashku me Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhendur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampë në qindra e qindra flamurë të tjerë. Duke u interesuar për të gjetur informacione te tjera lidhur me figurat e spikatura të Floqit të Korçës, mësova mjaft gjëra interesante. Përveç faktit që boceta e shqiponjës prej druri lyhej me bojë të zezë e stampohej edhe në qylafët e bardhë të lebërve, mësova se pas dy-tre vjetëve të vdekjes së Marigo Pozios u hodh në dyshim fakti nëse vërtet ishte Marigoja apo ndonjë tjetër, qëndistarja apo qëndistari i flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912. Sikur të mos kisha lexuar se Marigoja ka lidhje me mbiemrin Floqi, nuk do të zgjatesha fare në hollësitë e mëposhtme… Marigoja në vitin 1912 ishte vetëm 20 vjeçe. Kish lindur në Korçë më 2 shkurt 1892, bijë e Papakosta Poçit dhe e Lenka Ballaurit. U martua në Hoçisht me Jovan Pozion dhe prej Hoçishtit shkuan me banim e punë në Vlorë. Marigoja, siç shkruan shtypi, ishte atdhetare e famshme. Emri i saj lidhet me flamurin që ajo kishte qëndisur për pajën e saj por ja ia dërgoi Ismail Qemalit për ta ngritur në ditën e pavarësisë. Fizionominë e Marigosë, disa vite pas ngritjes së flamurit, ata që e njihnin mirë atë e përshkruajnë kështu: Ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare e me fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ritë e saj…. E zonja në fjalë sa t’ia kthente mendjen edhe burrit më me peshë.
Nga një artikull i shkruar nga Jakov Milaj në janar 1938 në revistën e përmuajshme kulturore “Përpjekja Shqiptare” e themeluar dhe e drejtuar nga Branko Merxhani, mëson se Marigo Pozio kish vdekur në Tiranë në gusht të vitit 1932 nga tuberkulozi. Nga një burim tjetër mësova që Marigoja kishte vdekur në shkurt të vitit 1932 e jo në gusht. Kjo hollësi për datën e vdekjes nuk ka rëndësi për komentin që po bëj. Marigoja vdiq nga tuberkulozi. Kjo sëmundje i kish marrë më përpara dy vajzat dhe djalin e saj të vetëm po edhe burrin, dyqanxhiun e pasur Jovan Pozio në Vlorë. Vitet e fundit të jetës Marigoja ishte verbuar. Kur themi vitet e fundit nuk po tregojmë për një grua të moshuar, për Marigonë plakë. Jo. Ajo kur ndërroi jetë ishte vetëm 40 vjeçe! A mund të përfytyrohet qëndistarja e flamurit me sy të verbër, sy që dikur kishin qenë shpuzë e flakë?!

Për varrimin e saj ishte përkujdesur i kunati, Kristo Floqi. Po qëndroj paksa këtu. Marigoja, e mbetur e ve dhe pa fëmijë, vitet e fundit i kaloi në Tiranë, në shtëpinë e së motrës, Ranias, (Urania) më e vogël se ajo. Rania ishte bashkëshortja e Kristo Floqit. (Motra tjetër, Angjeliqia, ishte gruaja e politikanit e kryeministrit Koço Kota). Për ironi të fatit, në atë shtëpi ku strehoi të motrën vdiq pas 15 e ca vjetësh në katin përdhes, (sepse shtëpia ishte shtetëzuar), edhe vetë Urania. Po në atë kat përdhes, pas Uranisë vdiq në vitin 1951 edhe i shoqi i saj Kristo Floqi i cili, siç shkruan Dr. Prof. Stilian Adhami, ishte viktimë e thurjes së Himnit të Mbretërisë.
Në kohën kur filluan të hidheshin dyshimet për autoren e qëndismës së flamurit shqiptar, ngrihet Kristo Floqi, ky kunatolli floqar që qënka kujdesur për të gjorën e të verbërën Marigo, në vitet e fundit të jetës së saj dhe thotë se kish shumë dëshmitarë të tjerë që e pohojnë se Marigoja ishte qëndistarja e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në fletoren “Arbëria” K.Floqi shkruan aty nga viti 1936 se “…flamurin Kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” me duart e veta zonja Marigo mbi cohën e blerë te tregëtari Diamanti sipas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin”. Midis atyre që kanë dijeni mbi faktin, Kristo Floqi përmënd Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza Isan e Ymer Radhimën.

Marigoja ishte me origjinë nga Korça por, siç shkruam më sipër, qe martuar në Hoçisht me Jovan Pozion. Për shkak të persekutimit otoman çifti u largua nga Korça dhe u vendos me banim në lagjen Muradie të Vlorës. Në këtë lagje korçarja e bukur u mor me veprimtari patriotike. Në shtëpinë e saj hynin e dilnin Çerçiz Topulli, Mihal Grameno e figura të tjera atdhetare. Për t’u shëruar nga sëmundja ajo shkoi të mjekohej në Vjenë. Atje takoi disa herë Aleksandër Moisiun, aktorin shqiptar më përmasa ndërkombëtare.
Por më vonë, vec fatkeqësive familjare, sëmundja i mori sytë dhe u zhyt në varfëri. Ajo u varros në Zvërnec pranë varreve të të afërmve të saj, ku mori pjesë një masë e madhe njerëzish vlonjatë…
Mirëpo për varrin e saj e për kujtimin e saj nuk u interesua njeri as në kohën e Zogut, as në periudhën komuniste.

Mor zotni,cfare do te sajosh me qendistaren e flamurit Marigo Pozio?Na cate tr…qe ne kohe te diktatures me kete marigo,nje sajese e rendomte qe doni ta fusni ne HISTORI me domosdo.Eqerem bej Vlora,ne kujtimet e tij,e ka thene qarte se flamuri,qe u var ne ballkonin e sarajeve te Vlorajve ditet e PAVARESISE 1912 u nxorr nga senduku i shtepise se Eqerem Vlores dhe nuk ka te beje me Marigone.Nje flamur tjeter u soll me vete nga dergata e shqiptareve te Bukureshtit.Edhe nqs,nje zonje ka qendisur nje flamur per pavaresine,mbi ate model,kjo nuk zevendeson Ismail Qemalin,Isa Boletinin,Lef Nosin dhe rolin e mijera kosovareve qe dhane jeten ne lufte me Turqine.Ky mund te jete nje kuriozitet si psh.maska e sekretarit te kom qendror te partise punes Shqiperise Hysni Kapo,eshte realizuar nga mjeku Sali Berisha.Vete Berisha me shume modesti nuk e ka permendur ne biografine e vet kete fakt,kurse ju te Marigose na cate mender tr…un me nje mashtrim.Qekur kam lindur une,sa here permendet Ismail Qemali,do te permendet edhe murga Marigo,si arixhofkat qe te ngjiten si mut pas kepuce.
O personi!Me vjen keq,por duhet ta dish se flamuri qe u var ne dritare te sarajeve te Vlorajve ditet e shpalljes se pavaresise eshte marre nga senduket e Eqerem bej Vlores.Nje tjeter flamur erdhi nga kolonia shqiptare e Bukureshtit,qe delegata e kishte me vete.Cfare do te sajosh me Marigone?Nje anonim qe te zevendesoje Ismail Qemalin dhe luften e mijra kosovareve me Idriz Seferin dhe Isa Boletinin?Qekur ne kohe te Enverit kur permendej Ismail Qemali,do te permendej edhe Marigoja si ato kurbatkat qe te ngjiten per nje fall dhe te behen mut pas kepuce.
Sido si jete,ai flamur u rekomandue nga turqit.Nuk ishte si ai Gjergj Kastriotit.Ismail Bej erdhi me porosi te turqve.Dhe me kusht qe kultet fetare te mos luhen sic ndodhi me greket 32 vjet ma pare se turqit te lodhur nga Rusia iken vet.
Po ne fakt po ti krahasish Ismail Qemalin me Marigone , mbi bazen e kushteve ne te cilat ndodheshin atehere , Marigoja del 100 here me oatriote se Ismail Qemali
Se te gjith e dime qe Ismail Qemali idhte nje politikan qe e kishte syrin tek karera ne Turqi dhe erdhi ne Shqiperi se po e nxiste Austria , se ai vete as qe kushte ndermend te vinte ne Shqiperi
Dhe kjo kuptohet edhe nga mosha teoper e nadhe kur ai erdhi ne Shqiperi
Se po ta donte me termend Shwiperine ai duhej te kushte ardhur nja 30 vjet me pare , jo ne moshen 70 vjece kur kish mbaruar
Shtto pastaj Ismail Qemali esht aktori kryesor i shitjes se Camerise
Ai per te fituar mandatin e depudetit te asaj zone fitmosi tek qeveria greke qe Cameria esht Greqi dhe kur vajti ne Londer ne Takim me Ministrin e Jashtem anglez genjeu kur ai i tha qe ti ke deklaruar se Cameria esht Greqi , Ismaili reagoi duke thene :.. Jo nuk kam deklaruar nje gje te tille
Atehere greket i sollen direkt origjinalin me firmen e tij
Atehere ngeli si mut duke thene :.. Epo une atehere nuk isha Kryeminister i Shqiperise
Atehere Anglezi e nxori jasht nga zyra pa ja zgjatur fare
Ndersa ato perallat qe thote ai Beu i Vlores nuk jane te verteta fare
Porse po ti lexosh me vemendje ato qe thote ai kupton se keta Vlorajt ishin ca anadollake dhe politikane primitive e me mendje te drunjte qe e riten me shum percarjen e faktorit shqiptar ne ate kohe se keta nuk pranonin te benin akeance me asnje
Kurse persa i perket Marigose , Marigoja qendron shum here me lart sepse i sherbeu Shqiperise me shpirt e me zemer me aq mundesi sa kishte dhe jo me hile si Ismail Qemali
Marigoja nuk e perdori punen e saj ne favor te Shqiperise pe te bere kariere personake , por e konsideronte punen e saj si nje detyrim moral ndaj popullit te saj , ndaj Shqiperise
Marigoja esht personifikim i gjalle i mundit dhe i gjakut te shqiptareve te thjeshte qe shkonin per dite ne lufte per te krijuar Shqiperine
Ndersa Idmaili esht tipiku i jarrieristit , i cili edhe ceshtjet me te shenjta te kombit mundohet ti perdori per egon e tij personale
Marigoja jepte ate qe kishte dhe aq sa kushte mundesi per Shqioerine ne menyre te pa kushtezuar
Ndrrsa Ismail Qemali jepte copa nga trupi i Shqiperise per te bere kariere me ceshtjen shqiptare
Natyrisht kur je ne lufte ke nevoj per te gjithe sepse jemi komb shum i vogel
Por ama populli kurre nuk duhet te harroje ata qe i thirem per te ardhur ne luften tone me te lutura , dhe ata qe erdhen ne lufte me thirjen e pare , plot deshire e devocion se e jepnin jeten e tyre, dhe te femijeve te tyre per te shpetuar jeten e Shqiperise
Dhe mendoj se , kur nje si pune e Malo kaninjotit qe ka bere pazar duke shitur pjese nga trupi i Shqiperise ka gjith ate monument atje ne sheshin e Flamurit , esht patjeter detyre morale e kombit shqiptar dhe sidoos e qytetareve vlonjate
qe atje ne Sheshin e Flamurit ku esht shatervani me 4 topat te ngrihet nje skultupture te vogel duke qendisur edhe Zonja Marigo Pozio , si nje shembull kuptimplote se gjerat e medha gjithmone kane ne rrenjet e tyre sakrificat plot vet flijim te njerezve te thjeshte te dale nga gjiri i popullit dhembi te gjitha sakrificat sublime te femres shqiptare
Shpirtrat e tyre mbajn rrenjet e lirise sone
@Raimond vlonjati
Po ca lesh vlonjati je ti ore surrat kutruve… Ti s’di as te flasesh shqip, na shet edhe mend dhe na analizon historine,.. pale’ pastaj e ma heq veten edhe si vlonjat…Shkuuu buce e keqe.