Refuzimi i Fatjon Jusufit

redaktor

Data 31 Gusht 2014 do të mbahet mend gjatë në memorien e familjes Jusufi, pasi djali i tyre, Fatjoni debutoi me ekipin e parë të Renovës dhe në të njëjtën kohë, 17-vjeçari shënoi edhe një gol në minutën e 28, duke e ndihmuar ekipin e tij të fitojë sfidën e rëndësishme përballë Bregalnicës.

Kohët e fundit, interes të madh për mesfushorin e talentuar kanë treguar edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit në Maqedoni, të cilët duan ta inkuadrojnë Fatjonin në përfaqësuesen U-21, megjithatë përgjigja e familjes Jusufi ka qenë negative, pasi ëndrra më e madhe e babait të tij, Muharremit është që djali i tij të aktivizohet vetëm me fanellën Kuq e Zi, me të cilën krenohet në çdo moment.

Prandaj, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të reagojë menjëherë për djaloshin dhe ta ftojë në përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, në mënyrë që nesër të mos jetë vonë!

Share This Article
4 Comments
    • Absolutisht djali duhet te thiret ne kombetaren kuq e zi, se qenka tamam bir e Shqiperise

      Por ndoshta ata te kombetares U-21 nuk dijne gje per djaloshin —

      Ndaj gazeta Dita , duke qene se pa asnje dyshim eshte gazeta me Patriotike dhe me Demokratike e Shqiptarizmit ,
      do jepte nje ndihme te madhe nqs do ti jepte nje telefon FSHF-se , ne lidhje me inkuadrimin e ketij djali te talentuar ne Kombetaren shqiptare

      Bravo familja Jusufi ! —

      Tamam keshtu duhet te jene familjet shqiptare kudo qe te ndodhen , ti risin femijet me dashurine per flamurin kuq e zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *