Presidenti i Zimbabve Robert Mugabe ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë në pjesët rurale të vendit të goditur nga thatësira.
Rreth 2.4 milionë njerëz kanë aktualisht nevojë për ndihma ushqimore, ose më shumë se ¼-ta e popullsisë.
Njoftimi vjen ditë pasi Bashkimi Evropian i kërkoi zt. Mugabe të shpallë gjendjen e fatkeqësisë në mënyrë që donatorët mund të mbledhin para më shpejt për të siguruar ndihma ushqimore.
Qeveria e Zimbabves ka bërë thirrje që të mos ketë panik, teksa po importohet misër nga Zambia fqinje.
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se rreth 14 milionë njerëz përballen me urinë në Afrikën jugore për shkak të thatësirës që është përkeqësuar nga fenomeni motit El Nino. /Dita/
