Rama pati në dorë hyrjen në histori, si njeriu që vuri para drejtësisë njerëzit e drejtësisë, por fatkeqësisht nuk e bëri! Sovrani duhet me doemos të marrë vetë në dorë të ardhmen e tij, ndryshe zullumi dhe babëzia do na shoqërojë tërë jetën. Jam plotësisht dakord me idenë e caktimit të një trupe të huaj gjyqtarësh të respektuar, për t’i vënë para ligjit këta kusarë që nuk kanë lënë dy gurë bashkë!
