Fatkeqësitë natyrore, a do nxjerrim mësime

redaktor

Gjendjet e emergjencës të krijuara nga përmbytjet në këto 10 vitet e fundit dhe vetë sjellja e politikanëve ndaj fenomenit, duket se ua kanë hequr kallajin politikave qeverisëse dhe lukut të politikanëve të pas vitit 1991. Përmbytja nga viti në vit zgjeron territorin nën pushtetin e vet dhe dalëngadalë po përpin të gjithë vendin nga jugu në veri, nga deti në mal. Po përmbyten qytete, fshatra, toka bujqësore, prona private e publike. Rrallë, por ka ndodhur, kemi humbur jetë njerëzish; kurse mbytja e gjësë së gjallë është kthyer në fatkeqësi të përvitshme. Ende pa iu ftohur karrigia e pushtetit që kishin shohim politikanë që ngazëllehen më fatkeqësinë e radhës dhe, për më keq, nxitohen të lajnë ndërgjegjen e rënduar në ujin e pistë të përmbytjes. Më shumë flasin, çirren dhe akuzojnë ata politikanë që duhet të përgjigjen për çfarë po i ndodh këtij vendi gati vit për vit nga përmbytjet dhe jo vetëm prej tyre.

Ata në vitet e qeverisjes së tyre nuk bënë asgjë për të parandaluar ndodhjen e këtyre fatkeqësive apo për të zbutur efektin e fenomene natyrore që kthehen në fatkeqësi njerëzore me karakter edhe kombëtar. Përkundrazi, lehtësuan intensitetin e veprimtarisë së këtyre fenomeneve, duke braktisur fatin dhe jetën e qytetarëve e të pronave të tyre. Këtij soj politikanësh i ka munguar sensi i përgjegjësisë minimale në trajtimin e këtyre fenomeneve. Kur fatkeqësia ka ndodhur, ata janë mjaftuar të hedhin përgjegjësinë tek natyra apo tek diktatura e para vitit ‘90 dhe të fshehin përgjegjësinë e vërtetë që iu takon vetëm atyre. I kemi parë të dalin në ekranet e medias vizive duke bërë ethshëm propagandë partiake dhe me një shkallë të lartë hipokrizie të shtiren sikur ndjejnë dhimbjen. Pra as në kulmin e fatkeqësisë, ata nuk gjetën mundësinë të silleshin si shtetarë të përgjegjshëm, por janë sjellë si matrapazë kokëpalarë që blejnë fatkeqësinë e qytetarëve në këmbim të votave për pushtet. Ndjehesh i indinjuar kur dëgjon Sali Berishën të flasë mbi përmbytjet e kësaj radhe. Ky njeri, të paktën një herë në jetën e tij politike, të kishte heshtur nën ndjenjën apo peshën e përgjegjësisë personale mbi çfarë po ndodh dhe t’i linte rehat qytetarët në hallin që iu ka rënë mbi kokë. Dihet sjellja e pushtetit të tij kur vendi iu përmbyt, në përmasa të mëdha, pesë herë në 4 vjet.

Politikanë si Sali Berisha duhet të flasin, por ata para së gjithash duhet të flasin për ato që kanë bërë apo nuk kanë bërë gjatë viteve të qeverisjes. Të flasin, të pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe të të tjerëve dhe vetëm kështu do të jenë të besueshëm nga qytetarët, por edhe nga qeveritarët pasardhës. Kam dëgjuar që disa analistë shpesh thonë se Nëna natyrë po hakmerret ndaj bijve plangprishës!… Natyra si nëna e madhe nuk i ha bijtë e vet dhe nuk kemi të bëjmë me hakmarrje të saj, por kemi të bëjmë me një ndëshkim që na vjen nga politikanët, bashkëqytetarët tanë. Etja e tyre për pushtet politik dhe financiar na ndëshkon me këto fatkeqësi dhe jo hakmarrja e Nënës Natyrë. Natyra, gjithë jetën, ka qenë dhe është e dashur e bujare me ne shqiptarët. Politikanët makutër, katilë, kapadainj, injorantë e të pashpirt janë ata që na kanë dënuar më vuajtje të përjetshme; janë ata që duke na gjunjëzuar para fatit dhe natyrës mundohen të na mbajnë përjetë të nënshtruar. Për të mos iu hyrë në hak politikanëve, na duhet të numërojmë disa nga paudhësitë e tyre, që kanë ndikuar në degradimin e gjendjes deri në këtë shkallë të rëndë e të pashpresë.

Tashmë këto paudhësi janë bërë publike dhe prandaj ju kërkoj ndjesë për përsëritjen qoftë edhe pjesërisht të tyre. Pushtimi i zonave të ultësirave në bregdet dhe në brigjet e lumenjve me ndërtime pa plan urbanistik, pa leje dhe me vendosje amorfe në territor ishte një nxitje e thirrje e politikanëve aventurierë pas vitit 1991. Prishja e kanaleve të largimit të ujërave, bllokimi i tyre, prishja për t’iu marrë deri edhe pllakat e betonit, mos pastrimi i kanaleve kryesore të shkarkimit të ujërave, mos pastrimi i grykëderdhjeve të lumenjve në det, nxjerrja jashtë funksionit e hidrovorëve apo zvogëlimi i kapaciteteve të tyre, shfrytëzimi pa kriter dhe i ethshëm i inerteve në shtratet e lumenjve etj… ishin fenomene që pas viteve ‘90 u kthyen në ligjësi të sjelljes së pushtetit, bizneseve dhe të qytetarëve. Prerja masive e pyjeve në pellgjet ujëmbledhëse të lumenjve e përrenjve, që u kthye në një ritual në shkatërrimin e ekuilibrit të vendosur nga natyra, është zhvilluar para syve dhe nën kujdesin e strukturave shtetërore. Nxjerrja jashtë vëmendjes së shtetit e veprave hidroteknike madhore si diga, argjinatura, sfrate etj., ishte dukuri e drejtpërdrejtë e shprehjes së injorancës dhe dritëshkurtësisë qeverisëse të këtyre viteve.

Mjafton kaq sa numëruam për të kuptuar, se në tërë këto vite qeverisjeje, është provuar një sjellje kriminale e pashembullt. Është kriminale sepse vit pas viti është vrojtuar degradimi i gjendjes, dihej çfarë rreziku po akumulohej, dihej se çfarë kosto financiare po shtohej nga viti në vit dhe në asnjë rast nuk është parë reagim serioz e i vendosur nga qeveritë. Nuk flas për reagimin në përballjen me situatat e fatkeqësive në momentet kur ato janë shfaqur, por të mos harrojmë se kjo është masa e fundit që merr apo zbaton një qeveri; gjithmonë referuar çështjes që flasim. Gjithnjë është folur për vlerësim të dëmit, për zhdëmtim në atë apo në këtë masë e kohë dhe asnjëherë nuk kemi dëgjuar e nuk kemi parë të flitet, të vendoset e të zbatohen masa parandaluese, frenuese e zbutëse të fatkeqësisë që shfaqet gjatë këtyre fenomeneve natyrore. Do të thoshja se deri tani është harruar të flitet për gjëra të tilla. Në vitet 2006-2008 u prishën edhe ato institute apo rudimente të tyre që mund të rekomandonin masa konkrete, të hartonin plane e strategji afatshkurtra, afatmesme e afatgjata për të shmangur nivelin e lartë të agresivitetit me të cilin janë shfaqur këto fenomene.

Është e turpshme po jemi i vetmi shtet në rajon që nuk kemi shërbim meteorologjik aktiv, nuk kemi harta me vijën e izoipseve të zonave që përmbyten sipas shkallës së reshjeve apo prurjeve në periudha 10, 20 50, 100 apo edhe shumëvjeçare; harta këto që duhet t’iu bashkëngjiten vendimeve të posaçme në nivel qeveritar e vendor për planet e zhvillimit rajonal. Nga gjithë sa ka ndodhur në këto 10 vjet të fundit do të kishim një Vendim Qeverie apo të Këshillit Kombëtar Teknik për të shpopulluar territoret që përmbyten dhe bashkëlidhur këtij vendimi një plan veprimi disa vjeçar për zbatimin e këtij vendimi. Strukturat e emergjencave civile bëjnë punë të pashoqe në periudhën e kalimit të fatkeqësisë (sidomos në rastin e fundit), por atyre iu mungon një plan kombëtar ku të jenë adresuar masat që do të zbatojnë institucionet e linjës për të parandaluar apo zbutur fatkeqësitë, kjo jo vetëm për rastin e përmbytjeve. Riformimi dhe modernizimi i shërbimeve të nevojshme parashikuese, rekomanduese e parandaluese për të gjitha disiplinat që lidhen me sjelljen e pashmangshme të natyrës, duhet të kishte qenë në objektin e politikave qeverisëse; por fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Qeveria dhe qytetarët aktualisht janë të verbër e të shurdhër para natyrës. Le të shpenzojmë një herë, që të mos rrezikojmë e shpenzojmë çdo vit duke ndenjur nën frikë e në tension. Duke mos pasur qëllim për të thënë çfarë duhet bërë, tashmë them se është e qartë se veprimet e kryera nga qeverisjet e derisotme janë një shkak që vendi ynë po goditet nga fatkeqësitë. Pra duket se në vend të paradave partiake për solidarizim me të goditurit prej fatkeqësive është mirë të numërohen dhe adresohen përgjegjësitë e gjithsecilit. Përmes nxjerrjes së përgjegjësisë të ndërrojmë sjelljen e qeverisjes ndaj këtyre fenomeneve; të parashikojmë, të parandalojmë, të zvogëlojmë fatkeqësitë që pashmangësisht do të shfaqen nga fenomenet natyrore. Fenomene natyrore për vetë natyrën janë normale e do të ndodhin dhe kjo nuk varet nga ne; por sa dhe si jemi ne të përgatitur për t’u përballur me to në periudha kohore të zhvillimit të tyre, kjo varet nga ne dhe këtu nënkuptoj para së gjithash qeverisjen.

Share This Article
5 Comments
  • o zoti Pajtim
    ti mire ben qe shkruan ,por problemi i vetem qe kemi neve[politikanet] na e zgjidh natyra .
    e kupton apo jo ? te marrim rastin ne fjale ,sepse ra ky mort e u pame
    po mire qe ra shi , po flm o zot qe planetet jane rreshtuar me nje sinergji negative duke krijuar batica dhe penguan lumenjte ne shkarkimin e ketyre te fundit ne det
    mos ma merr as per humor kete rreshtin e fundit as per zgjuaresi te madhe .
    kete e mesova nga Panariti …e di ti kush eshte xhaxhi Mondi ….eshte ministri i buthqise
    tani meqe dhe Perendia me planete e rreshje na ndih ne fatin tone
    ne kete do bejme .Do nxij Saliu fb e gazete , eshte ber si sifizi ogurkeq ,do veshi cizmet prej llastiku dhe pantallonat pa llastik Albana ….eshte trashur aq shume saqe nuk ka llastik ta mbledhi , do belbezoj Luli me ate zerin prej harabeli , Ristanit pasi ti kete dale rakia dhe te kete ndjere ujin do gerthasi :LIRONI DJEMTE TANE O PUSHTUES GJERMANE !!!!!
    si kishte dale rakia ,me vone u kujtua qe jemi pushtuar vetem nga shqiptaret
    Jozi ,ah Jozi ,me rafte pika ,ka ngele pa pune ,nuk ka ke te qis prej zhelesh dhe i ka ngele pishman qe Saliu nuk i vrau te gjithe ,prandaj tani po kontribuon sa me shume qe te vriten
    pastaj per parkondicen ,dalin kta showmen e rilindjes
    Veliajn me makinen 70 mij euro e ndaluan te shperndante 10 mij lek ndihma
    Rama piktori nuk ka koh asnje minut te flasi me fshatarin e gjore …sepse ahhahahahhaah
    eshte i ngarkuar fshatari ,dhe me kot ngarkohet fshatari …ate e shkarkoi natyra
    i mori dele ,rrecka shtepi e krevat …cfare dreqin ka qe ngarkohet me ???
    Ata nuk i do as zoti ,jo politika .
    Na duhen vetem ne fushate ,kur te ulerijme per fajin e njeres pale dhe kur te heshtim per veten tone .Jua kemi thene mor zoteri ,jua kemi thene ,kemi 5 vjet qe jua themi
    FAJIN E KA SALIU !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Sepse keshtu zgjidhim dy pune , Saliu vazhdon dhe leh qe nuk ka faj , qe bllokmenet ,baballaret , do i permbysi si i ka permbysur …ai vetem shurren ne fakt u bente xhiro
    por dhe kemi alibine tone ,sepse …e ka fajin ai ,ai pra Saliu .
    kesaj radhe ka faj dhe sinergjia e planeteve ….
    cfare te them me mor zoteri ??
    Ka me zot dhe planet qe mund te justifikoj mjerimin e popullit tim ??
    Ka me zot dhe planet qe mund te justifikoje milionat e popullit tim ne lobime te felliqura Podestash , ne larje gjaku gerdecaresh dhe vrasje dinjiteti,mjerimi lumenjsh ?
    A ka zot dhe planet qe mund te justifikoje riciklimin e ketyre plehrave ?
    Nuk ka as zot dhe as Planet ,me eshte bere dhe Zoti si LSI , eshte haleat me qelbesirat e bashkuara ,zot ka fytyren krenare por te dhjere te Lirindjes se fasadave .

    Ruajeni kete artikull Zoti Pajtim …do ju duhet dhe vitin tjeter, po keta do jene
    une nuk po e ruaj komentin ,sepse do me duhet ta shtoj listen e zullumeve .

  • IGJEUM I SPECIALISTEVE TE SHISHEVE PLASTIKE

    Shumica e shqiptareve nuk kane degjuar per te, quhet Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisitdh paguhet nga taksat tona per te na mbrojtur edhe nga fatkeqesite natyrore, si kjo e ketyre diteve.

    Drejtori Fatos Hoxhaj eshte i dipllomuar ne shkencat natyrore per “mesues fizike” dhe veç eksperimenteve me ujin qe vlon ne 100° C. dhe ngrin nen O° C. nuk ka haber per çafre mund ti ndodhe qindra mijera shqiptareve kur ai, uji, i pa vluar dhe i pa ngrire, i egersuar, synon tu marre jeten, pasurine, bagetine…

    Per nje gje eshte i mirekujtuar Tosi, nje nga firmataret e pare te “peticionit te shemtuar kunder Edi Rames” ne majin e 2013-tes.

    Na kish munguar edhe nje “maqedonas”, nje fare Metodi Marku (mos u çudisni quhet pikerisht keshtu) qe me “studimet” e tij ne France per hurraganin amerikan “Katrina”, arriti te parashikoje vetem lenjen me bythejashte te shqiptareve te deltes se Vjoses.

    A mund te mungonte edhe dikush nga “Kristal”-i ? Natyrisht jo, perfaqesuesja e denje e tij quhet Albana Hasimi, e dipllomuar ne “Transportimin e ujit te pijshem ne shishe plastike te polimerizuara”. Edhe kjo me profesionin e “mesues kimie” per ujrat e zeza qe po mbysin fashtrat e permbytura.

    Pa vazhduar me gjate: i gjithe stafi i “IGJEUM” gelon nga keta sharlatane antishqiptare, vrases e masakrues te jetes qe zoti na e fali per te mbijetuar ne keto troje.

    Ky institut, qe ka marre edhe fonde te konsiderueshme nga Komuniteti Europian, pikerisht per studimet hidrike e hidrometeorologjike te territorit shqiptar, me strukturat e tij ben vetem kater lloj matjesh “Hidro-Meteo”:
    -shpejtesine e eres
    -temperaturen me te ulet
    -temperaturen me te larte
    -sasine e reshjeve ditore !

    Dhe nga plot 223 stacione matese deri ne vittin 1990, keta zoterinj mendjepjerdhur mjaftohen me 35 te tilla, kulmin e te cilave e arrin p.sh. edhe dita e djeshme (08.02.2015) qe nga Stacioni i Tiranes nuk jane rregjistruar te dhena !!!

    Po ti hedhesh nje sy dy hartave te “perpunuara” nga keta magjistare mesjetar, per vitet 2010-2014 (projekt i financuar i BE-se) Shqiperine e ndajne ne tre zona te “erozionit te mundeshem hidrogjeologjik: te lehte, te mesem dhe agresiv (!!), e zonat e permbytura te ketyre diteve jane te futura ne te paren erozion gati i padukshem.

    Shqiperia, jo nga keta sharlatane por te tjere qe duhen zgjedhur (jo me konkurset e kushurires se shtat’te te Edit, Harito mavria), duhet ndare ne zona te veçanta per çdo lume qe e pershkon dhe gjithe basenin e tij ujembledhes.

    Gjithe puna qe ka bere ky Institut eshte “skanerimi i te dhenave hidro-meteo te vendit vetem per vitet 2002-2010”.

    Edhe pse matjet e para historike rezultojne te jene bere ne Durres rreth vitit 1863 dhe me pas ne Shkoder 1886, dhe Shqiperia eshte pjestare e sherbimit sinoptik nderkombetar qe nag viti 1957, asgje te re nuk kane sjelle ne sherbim dhe dobi te shqiptareve keta matrahule fallxhore fundfilxhanesh, pa çka se pretendojne qe kane njohuri “te thella” ne gjuhet kompjuterike “FORTRAN”, “COBOL” etj, dhe natyrisht poliglotizmi i tyre qe varion qe nga maqedonishtja, turqishtja e deri tek …. Serbokroatishtja e shpellarit te Viçidolit.

    • Po sa mire qe shkruan ky Mirat Sanxhaku, nuk e ka per gje qe e hiqen me shqelma. Ha pensionin rehat se po ti hapen letrat do dali shkenca jote 50 vjet ke qene kot. Tani ne pleqëri do besh shkencen e madhe. Ti ke pjerdhur me kohe si sharlatan e matrapaz genjen si hajdut. Ke bere shkolle e Partis dhe kujton se po ta var njeri o qyqar. Po kur deshe dashnore dhe 80 vjec ti.

  • I ke thene te gjitha z. Pajtim.
    Por kujt ia thua?!
    Politikes dhe politikaneve?!
    Keta jane autoret e gjithe katrahures shqiptare ne keto 25 vjet, keta jane shkaterruesit e vlerave te ketij vendi dhe ketij populli, duke filluar nga ato materiale dhe deri tek ato morale, renditi si te duash.
    Keta jane krokodilet me te keqinj qe njeh rruzulli.
    Lotet e tyre jane investim per karriket e thyera te pushtettit te humbur , jane investim per te xhvatur nga populli qe nga gjaku dhe djersa deri tek vota.
    Edhe pse pas vitit te mbrapsht te ’97-tes, u bene disa perpjekje per te krijuar nje lloj baze me specialiste te trajnuar nga institucionete nderkombetare, infrastruktura logjistike, per monitorimin, marrjen e masave parandaluese dhe menaxhimin e emergjencave dhe fatkeqesive natyrore qe rezultoi dhe me pergatitjen e Planit Kombetar dhe te atyre ne qarqe, madje deri ne njesit vendore per planifikimin dhe perballimine e emergjencave dhe fatkeqesive natyrore, me ardhjen e ne pushtet te klanit zemunian te Sali Berishes, te gjitha keto u hodhen ne kosh te plehrave, kurse armata e specialisteve te trajnuar u hodhen ne rruge per t’u krijuar vende pune militanteve te rruges me dy gishta.
    Njelloj si ne vitin 1991 kur Akademia e Shkencave, institutet e ndryshme kerkimore shkencore, shkollat, fabrikat, uzinat, , hekurudhat, ndermarjet e ndryshme, madje dhe kopshtet dhe çerdhet e femijeve u quajten komuniste dhe si te tilla u shkaterruan., u tjetersuan duke i kthyer ne biznese private, qe te shperbleheshin militantet e rrugeve qe veç djegjes dhe shkaterrimit nuk dinin gje tjeter.
    Keta jane politikan baterdiar qe kane bere dhe bejne vetem zullume per nje cope karrike te cilen e perdorin si trampoline per tu zhytur ne detin e korrupsionit dhe te krimit ne interes te xhepit te tyre.

  • Për mendimin tim, artikulli Juaj Z. Pajtim është i saktë dhe i plotë. Uroj që të shkruani dhe të shpreheni më shpesh në mas-mediat sepse njerëz me dije të thella inxhinjeriko-ekonomike dhe të ndershëm e atdhetarë ( ashtu si i zotëroni edhe Ju), çuditërisht po rrallohen përditë në Shqipëri. A thua po i realizohen qëllimet që kanë planifikuar për Shqipërinë atyre shteteve (edhe fqinjë) që kanë interesa ndaj vëndit tonë dhe që vazhdojnë të investojnë (me vlera të konsiderueshme financiare) për të arritur një çoroditje masive?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *