Fatmir Mediu, i implikuar në skandalin e koncesionit të Langaricës

anazapta

Koncesioni i dhënë nga qeveria për ndërtimin e  Hidrocentralit të Langaricës po ofron një prapaskenë korruptive dhe antiligjore që përfshin shumë zyrtarë të lartë. Disa shkresa zyrtare të siguruara nga DITA sugjerojnë se edhe vetë qeveritarët më të lartë por dhe vetë kompania që aplikoi për ndërtimin e hidrocentralit kanë qenë mëse të ndërgjegjshëm se ishin duke tejkaluar ligjin në mënyrë arbitrare. 

Por le t’ia nisim nga fillimi. Kompania “Langarica&Energy” në vitin 2007 me vendim qeverie mori të drejtën për të nisur ndërtimin e një hidrocentrali që do të shfrytëzonte ujërat e lumit të Langaricës në Përmet. Por në vitin 2008, po me vendim qeverie, zona e Bredhit të Hotovës shpallet Park Kombëtar, aty përfshihet dhe zona e koncesionit të Langaricës. Madje ujërat e lumit të Langaricës shfrytëzohen në disa territore dhe për “banja termale” sikurse furnizojnë dhe kanionin e Përmetit. Pra, Langarica përfaqësonte një zonë të mbrojtur posaçërisht brenda këtij Parku kombëtar. Aq e rëndësishme ishte zona dhe lumi i Langaricës sa që në vendimin e qeverisë “ujërat termale” përmendeshin në një kapitull të veçantë të vendimit.

Duke qenë se në vitin 2008 kjo zonë u shpall Park Kombëtar, procedura për ndërtimin e hidrocentralit u ndërpre pasi asnjë autoritet lokal apo qeveritar nuk mund të pajiste me leje kompaninë për të operuar aty. Por këtu fillon dhe loja.

 

Ndërhyrjet nga lart

Nga viti 2008 deri në vitin 2011, pra për dy vite kompania nuk operonte dot për shkak se zona u shpall Park Kombëtar. Por duket se gjërat kanë nisur të lëvizin në vitin 2011. Një “dorë imponuese” duket se ka vënë në lëvizje edhe qeveritarët më të lartë shqiptarë por edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor në Gjirokastër.

Kërkesa që kompania “langarica&energy” i bëri Mediut për t'u pajisur me leje të posaçme mjedisore
Kërkesa që kompania “langarica&energy” i bëri Mediut për t’u pajisur me leje të posaçme mjedisore

Një shkresë e dërguar nga kompania koncesionare për ish-ministrin e mjedisit Fatmir Mediu (Faximile 1) më 22 Shtator 2011 zbulon se kompania e kishte me shumë problem që po operonte në një zonë të mbrojtur dhe i kërkonte ministrit Mediu një “leje të posaçme” mjedisore që i hapte asaj rrugën për të vazhduar punimet. Këtë leje Mediu ia dha kompanisë në fjalë.

Ndonëse ligji e detyronte Mediun që ta trajtonte zonën si Park Kombëtar, ku ndalohet rreptësisht kryerja e këtij aktiviteti, Mediu zgjodhi të mbajë anën e kompanisë private. Por kompania gjeti rrugë të lirë dhe në strukturat lokale në Përmet dhe Gjirokastër ku siguroi disa leje dhe atje. Një zyrtar në Bashkinë e Gjirokastrës informoi DITA-n se edhe këto leje nuk janë marrë rastësisht nga kompania. “ Disa deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike për dy vite me radhë kanë ardhur dhe kanë lobuar për ndërtimin e këtij hidrocentrali madje shpesh dhe duke bërë presione. Ne të gjithë e dinim se aty po ndërtonte Ilir Trebicka edhe pse na thoshin se bëhet fjalë për një kompani austriake. Kompania e ka marrë lejen dhe në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, por e ka marrë pas shumë presioneve që u bënë nga lart pasi në vitin 2011 nisën të ndërhynin dhe politikanë nga Tirana që Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës ta miratonte lejen për ndërtimin e këtij koncesioni. Është totalisht e paligjshme por ja që u bë”, – deklaroi për DITA një zyrtar i Bashkisë së Gjirokastrës. 

 

Raportim i kompanisë  “langarica&energy” mbi sigurimin e lejeve prej  saj në kohën rekord të 5 muajve në vitin 2011
Raportim i kompanisë
“langarica&energy” mbi sigurimin e lejeve prej
saj në kohën rekord të 5 muajve në vitin 2011

Dokumentet tregojnë (Faximile 2) se kompania për dy vite nuk ka mundur dot të kryejë procedura në shtet, por gjithçka është vënë në lëvizje vetëm në vitin 2011.

 

Kompania pranon dëmet

Në një plan-projekt (Faximile 3) që kompania shqiptaro-austriake Langarica&Energy”  e lidhur me Ilir Trebickën i dërgon ministrisë së Mjedisit, në kapitullin e impakteve që pritej të shkaktonte ndërtimi i hidrocentralit kompania shprehet se do të pakësoheshin dukshëm ujërat e zonës dhe se ishin të pritshme edhe konflikte në të ardhmen me fshatarët e zonës për këtë problem.

Raportim i kompanisë  “langarica&energy” ku vetë kompania parashikon  tharjen e lumit dhe konfliktin me banorët
Raportim i kompanisë
“langarica&energy” ku vetë kompania parashikon
tharjen e lumit dhe konfliktin me banorët

 

Nga ana tjetër kompania thoshte se do të linte vetëm një sasi tepër të vogël të ujërave të lumit pa shfrytëzuar duke zbatuar një normë të BE-së të zgjedhur nga vetë ajo, pasi sipas kompanisë legjislacioni  shqiptar nuk parashikonte qartë masën e shfrytëzimit. Në fakt, legjislacioni shqiptar e ndalonte rreptësisht këtë kompani që të operonte në atë zonë me aktivitet industrial të prodhimit të energjisë elektrike. Kompania nuk përmend fare efektet që do të kishte mbi ujërat termale dhe tharjen e tyre apo dhe tharjen e kanionit të Përmetit. Por nga ana e ministrisë së Mjedisit nuk iu bë asnjë oponencë këtij projekti të kompanisë. Të gjithë mbyllën sytë. Një ish-zyrtar e ka shpjegimin dhe për këtë: “ Për dy vite disa drejtorë në ministrinë e Mjedisit kanë refuzuar të japin lejet për këtë kompani sepse ishte e qartë që prej vitit 2008 se ajo zonë ishte rreptësisht e mbrojtur si Park Kombëtar. Por më pas në vitin 2011, gjithçka u mbyll me shpejtësi dhe është evidente se ministri Mediu e ka favorizuar në shkelje të hapur të ligjit kompaninë e Trebickës”, – tregon një ish-punonjës i administratës Berisha.

 

* * *

Vendimi i Berishës e shpalli Park Kombëtar Bredhin e Hotovës

Një vendim i 17 Dhjetorit të vitit 2008 i qeverisë Berisha e shpall në mënyrë të qartë dhe përfundimtare si zonë të mbrojtur dhe Park Kombëtar Bredhin e Hotovës së Përmetit. Ky vendim i qeverisë ndër të tjera përcakton dhe përmend në mënyrë të posaçme dhe “ujërat termale”. Këto ujëra janë pikërisht ujëra që rrjedhin nga lumi i langaricës i cili tashmë pritet t’i nënshtrohet procesit industrial për prodhimin e energjisë elektrike. Ky vendim i qeverisë Berisha e kthen të gjithë skemën e dhënies së këtij koncesioni në një shkelje ligjore arbitrare, pasi në asnjë rast në zona të mbrojtura nuk mund të lejohen aktivitete të natyrës industriale. Më poshtë DITA ofron të plotë vendimin e qeverisë të vitit 2008 për shpalljen e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovë:

 

parku 

Vendim
Nr.1631, datë 17.12.2008
Për shpalljen “Park kombëtar” të ekosistemit natyror bredhi i hotovës-Dangëlli me sipërfaqe të zgjeruar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6 e 13, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

Vendosi:
1. Shpalljen “Park kombëtar” të ekosistemit natyror Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me sipërfaqe të zgjeruar, sipas përcaktimeve në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

3. “Parku Kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ka një sipërfaqe të përgjithshme 34 361.05 (tridhjetë e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një presje zero pesë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

4. “Parku kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ndahet në katër nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Zona qendror, me sipërfaqe 2.888.69 ha (e shënuar në hartë me “ZQ”), përfshin habitatet kryesore natyrore të Bredhit të Hotovës. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta, për natyrën dhe biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.
b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 18 922.50 ha (e shënuar në hartë me “ZPQ”). Në këtë zonë përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse përreth zonës qendrore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike. Në këtë zonë lejohen veprimtaritë ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dytë të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisi. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.
c) Zona rekreative, me sipërfaqe 80.28 ha (e shënuar në hartë me “ZR”), përbën zonën me mundësi rekreative, në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit dhe vlerat turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen pjesët pyjore, livadhet dhe toka bujqësore në masivin pyjor të Bredhit të Hotovës dhe banjat termale. Në zonën rekreative zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes.
ç) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 12 469.58 ha (e shënuar në hartë me “ZPT”), mundëson vazhdimin e veprimtarive tradicionale dhe ekonomike, dhe në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me leje mjedisi, dhe, për rastet e trashëgimisë kulturore, me leje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe shërbimi arkeologjik. Në këtë zonë përfshihen territoret bujqësore, ujore e disa toka, me bimësi pyjore, ato rreth qendrave të banuara, kryesisht të përdorura nga banorët. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes.
5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të hartojnë planin e menaxhimit të “Parkut kombëtar”.
6. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur dhe e sektorit pyjor të qendrës (DSHP Përmet) kryejnë funksionet e administratës së “Parkut kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kryeministri
Sali Berisha

 

Share This Article
32 Comments
    • Gazeta Dita sa leke ju kane paguar per te botuar kete shkrimin. Filluat dhe ju te vini gjoba tani.

      • me duket se ky thatmiri eshte akoma deputet…a ka turp me te madh per ne, a ka tallje me te madhe per ne qe keto kriminele qe vrane e shkaterruan, si p.sh. ne gerdec…qe vodhen cfarejundoli perpara qe edheper zonat e mbrojturavmeligjmnuk pyeten fare duke habiturdhe perfituesit , austriake ne kete rast , perte cilet natyra eshte e shenjte….a ka tallje me te madhe per ne qe keto kriminele jane akoma deputeter dhe marrim nje nga rrogat mete larta ne vend perseri nga taksat tona……cohuni shqiptare ndihmoni ne pastrimin e shqiperise nga plehra te tilla. kane punuar veten per vjedhje vreasje e shkaterrim dhe kanemenduar vetem e vetem si te shpetojne pasi te bienin nga fiku (pushteti), duhe na lene nje shqiperi temjere e te sabotuar nga te gjitha anet e per ironi ja hedhi te gjitha fajet qeverise se re. cohune mor ju qe u ngruitet kundra armeve kimike cohune ku jemi a ka plehra me te medha e me kanceroze sese keto horra me sali berishen ne krye qe akoma komandojne krimion dhe kriminelet ne kete vend….kujtojne se populli nuk e di dhe nuk e kupton strategjine e tyre te zeze

          • Rama nuk po rrin urto or vella, Rama deri tani edhte duke punuiar fort, por cfare te beje kur kriminelet para se te iknin degjeneruan prokurorine dhe sistemin e drejtesise duke futut toma e shashenka me shumice….na lane nje gomar e debil, nje sherbetor te bindur te tyre si president….ne duhet te ngrihemi perdite e pernate deris ati heqim plehrat berishiste nga kurrizi. sa per kriminelet berishiste po shkruaj nje fjali….”ZOTI VONON POR NUK HARRON” DO DIGJENI TE TERE NJE NGA NJE DHE PASURITE E VJEDHURA DIO TI KTHENI NE XHEPAT E SHQIPERISE DERI NE QINDARKEN E FUNDIT.

  • U nenvizua shume qarte kerkesa e Zitit Fyle ne takimin e fundit:
    Te merren efektivisht masa kunder korrupsionit te qeverise Berisha.
    Mos hezitoni. Te dergohen ne gjyq Mediu. Trebicka dhe kush vjen mbrapa tyre ker keto allishverishe/hajdutlleqe ne shkelje flagrante te ligjishmerise. Keshtu do te dalin edhe pergjegjesi/shkelje te tjera. Keshtu luftohet KORUPSIONI qe kerkohet nga Europa!

  • Zor se gjen nje Anglishte me te masakruar se kjo. Mediu eshte Zoteri ne Shqip ose Mr dhe vazhdon ne Anglisht me poshte. Tirane on …(data) formulimi (jo-zyrtar) gramatika qe te tmerron; i jep baze nje perkthyesi kompetent per ta kthyer pas letren e z.Kropfl.

    Por mos kerkojme qiqra ne hell. Si lejohen te nderhyje nje kompani private ne Parkun Kombetar per aktivitete qe jane ne kundershtim me ligjin?

  • Gazeta Juaj eshte me e Mira. POR keto Jane problems politike. Mafiozesh. E kush ka mbajtur pergjegjesi para ligjit?Askush. Atehere pse e stresoni popullin

  • PO ILIR TREBICKA DINAMOVITI SIKUR ISHTE PINJOLL SIGURIMSASH TE ENVERIT?

    C’ne tani me Saliun dhe Mediun? Nga ana tjeter Ilir Trebicka ne kohe demokracie ishte nismetari i betonizmit te Bllokut dhe Tiranes dhe KULCEDRAT e tij shumekateshe dhe me plot goje mund te quhej si i perkedheluri i te gjitha pushteteve qe sa hapte gojen dhe truajt i vinin vete te servirur ne tepsi.Prandaj mbetet te pyesim: Cfare ka te vecante ky Ilir Trebicka qe gjithmone duket sikur ka bere VEZEN E KUQE?

  • Presidenti i lartmadherishem,Salariu yne i fisem, qe mbolli plumbat si miser, per shkaterrimin qe kishte bitisur behet kryeminister,ndersa Ministri i mbrojtjes qe vrau njerezit dhe e beri Gerdecin hi e pluhur, u be minister i mjedisit qe te çonte deri ne fund “ndryshimin” e duhur. Rrofshin te dy, sharlatani dhe llafazani, sepse per ta pergjerohet Salistani.

  • Po ky beri gjihe ate kiamet ne Gedec dhe si hyri gjemb ne kembe minimalja te mos ishe me deputet ju flisin per koncesjon po keta jane krenar qe jane hajdut.

  • Foto gangsteresh: njeri nga Tropoja, tjetri nga Cameria; vetem ne Shqiperi bejne qejf keta njerez, sepse te dy kryeministrat: Fatos Nano me pare e Edi Rama me pas jane ortodokse. frikacake.

  • Po mor te nderuar komentues, Mediu eshte “PIS” kembe e koke. Por ai eshte mik i Berishes dhe pjese e se djathtes ashtu sic eshte dhe mik i Rames dhe dhender i se majtes. Kur nuk i hyri gjembe ne kembe nga megakrimi i Gerdecit nga ky lloj korrupsioni ai as qe pyet fare. Politika tek ne eshte e tera pune pisash.

  • Ik se lane nam fare, tallin b….me ne se vetem shkelje konstatojne dhe kure vjen puna per burge i ndajne paret se bashku….bravo ripjerdhje se popullit shkret po i mbaro durimi.

  • Ky IliR Trebicka eshte miku dhe i afert me komandand Edi Ramen.Ka qene kapiten skuadre kur Rama luante me ate ne ekipin e Dinamos.Prandaj ai merrte leje ndertimi ku donte ai dhe sa donte ai.Juve si gazete ju lumte por nuk do nxirrni gje per kete rast.Ilir Trebicka eshte”monument kulture” e ruhet nga naltmadhnia

  • po ateher ky nuk eshte lajm ai eshte implikuar qysh me ligjin 7501 me gerrdecin me 27 kufoma qe po i ha dheu dhe tani me ket hidron.
    Po çfare eshte hidro para 27 viktimave hiç asnji gje .
    Plaseni mrena ket qen e bir zaberhani ky eshte njeriu me kurve qe polli nene fierake ky kodoshi i sali shkeklzen Rrafman selmanllarit.
    Kur do rraset brenda ky kreminel qe futi ne toke 27 njerez te pa fajshem
    kjo eshte pytja ime kaqe kisha per ker pis njeri te pa ngopur ket rrugaç e egjeps .

  • bravo rilindja nje tjeter konstatim. ketej e tutje keshtu do tju quajme rilindja e konstatimeve dhe jo e veprimeve.hajdeni dhe kerkoni prap votat se nje dru mbas koke do te merni.

  • UNE MENDOJ QE MINISTRIA PERKATESE,ME NJE HERE DUHETTE PLOTESOJ DOSJEN,PASI PROVAT PER FAJSINE E MEDIUT E PERSONAVE TE TJERE NUK MUNGOJNE DHE TIA NIS PROKURORISE.NUK KA RRUGE TJETER . JEP EDI RAMA. PER TY JEMI RRAHUR E KEQE TRAJTUAR NGA BANDITET E SALIUT..FATMIR MEDIU E KA MBUSHUR KUPEN ME KOHE.

  • Mos prisni qe ministria perkatese te perpoje dosjen Mediu per ne prokurori sic kerkon komentuesi Re’l, sepse ministri i Mjedisit eshte Lefter Koka, qe e ka kunatin Duka deputet te partise se Mediut i kandiduar i pari ne listen e mender Partise Republikane ne Qarkun e Durresit. Besoj se tani i kuptove se si jane keto pune Lol!?

  • FATMIR MEDIU VJEN NGA NJE FAMILJE SHUM ORDINERE PO ME VJEN SHUM KEQ PER BURIN EMOTRES SE TIJ SI U FUT TE AJO FAMILJEILIRJAN CELIBASHI ZOTNI DJAL NUK CUDITEM NGA BEMAT E TIJ PSE NUK LAKOHET ILIJANI KA QEN DHE KY ME PUSHTET PO FAMILJA E FATMIRIT ESHT KU THERET QAMETI

  • Ky lloj mashkulli, s’po i them me deputet se u be i bajatshem, priteni nje dite kur t’ja mbathi nga Shqiperia e te kerkoje strehim me ndonje shtet tjeter se i eshte trashur shume zullumi, kur ke nje prokuror si ky Llalla le te beje dhe ca kohe “Piripato” se te vendi do te veje dhe do ti paguaj te gjitha cfare ka bere per vete dhe ne llogari te te tjereve.

  • PO KY ESHTE KUNATI I ILIRIAN CELIBASHIT.

    SI MENDONI A DO TA GJEJE GJE VALLE NGA ZULLUMET KU ESHTE PERFSHIRE DERI DJE???????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Ky eshte vetem njeri prej kodosheve te politikes, qe i rri Salariut pas prapanices, eshte vetem njeri prej lolove te cirkut, qe i rri Salariut prane furrikut,ky eshte vetem njeri nga lehesit prreth kazanit, qe i rri Salariut tek dera e stanit, ky eshte vetem njeri prej atyre qe mbollen vdekjen, qe i hap e mbyll Salariut perden, ky eshte vetem njeri prej atyre qe di te fshihet, kur Salistani digjet e Salariu krihet, ky eshte veten njeri prej atyre me vuvuzela, qe e percolli Salariun, e çoi tek shpella,ky eshte vetem njeri prej pushtetareve rruimpalle,qe u pasuruan prej hajduteve me thike e litar,ky eshte modeli Salirambegberes i gjalle,qe nuk ka bere kurre pune te mbare, prandaj e duan dhe pergjerohen pas tij ca truthare, qytetare-fshatare, qe kane hequr tirqet e brekushet dhe vishen me kostum e kollare.

  • Merreni e zvariteni ne te gjtha mjediset e vendit ku ka hedhur “zjarr” dhe tritol ky njeri pa skrupull “pa le te flase shtrember kush te doj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *