I përfshirë nga atmosfera festive e Ditës së verës, deputeti socialist i Qarkut të Vlorës Fatmir Toçi i ndryshon mbiemrin koleges së tij në PS, Evis Kushit.
Për Toçin deputetja e Elbasanit që është dhe mikpritësja e festës së organizuar merastin e ndërrimit të stinëve, mban mbiemrin “Kushe” dhe jo Kushi.
“Sonte është nata e fundit e dimrit dhe nesër dita e parë e verës. Në asnjë vend tjetër nuk festohet si në Elbasan.
Festa ka filluar që sonte në çdo familje elbasanase, në çdo lokal dhe në rrugë e sheshe të qytetit. Dhe në të gjitha zonat përreth, Belshi, Cërriku, Peqini, Librazhdi, Rrogozhina, Kavaja, etj.
Sonte në festë bashkë me artistët më të mirë të peisazhit, bashkë me ne edhe kryetari i Bashkisë së Elbassnit, Qazim Sejdini dhe kolegia ime e mirë e Parlamentit, Evis Kushe.
Gezuar Ditën e Verës për të gjithe shqiptarët kudo që janë!”- shkruan deputeti i PS-së në një postim të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

