Për Fatmir Vatën një aventurë e re. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe i tërhequr në vitin 2004, do të drejtojë skuadrën e ligës së pestë gjermane, FC Gëtersloh, që ndodhet në vend të 12-të në Oberliga Vestfalen.
44-vjeçari mer vendin e Heiko Bonan. Kontrata do të firmoset javën e ardhshme. “Fatmiri do të na ndihmojë që të rritemi më shumë”,ka thënë presidenti i klubit, Andre Nierman.
Vata ka veshue në Gjermani fanellën e Arminia Bilefildit (128 ndeshje) teksa ka edhe 17 ndeshje me Shqipërinë.
