Xhafaj: Nuk bëj pjesë te ata politikanë, që në mëngjes të thonë vëlla, pasdite të thonë kriminel. Reforma në drejtësi qëllimi i jetës sime

Rovena Cerka

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me implementimin e reformës në drejtësi.

I njohur si “arkitekt” i sistemit të ri të drejtësisë, ai nënvizon se reforma ka qenë dhe mbetet qëllimi i jetës së tij.

“Pasi u largova si ministër i Brendshëm, kisha nevojë për reflektim dhe kisha nevojë që të rikuperoj shumë marrëdhënie të mia familjare. Kam pasur një agjendë të ngjeshur, teksa punoja edhe 12 orë në ditë, andaj kisha nevojë që të gëzoj më shumë në familje. Kjo periudhë ishte intensive për njerëzit. Ndërkohë, ndodhi tërmeti dhe pandemia ku më është dashur të merrem personalisht në zonën time elektorale.

Ndërkohë, jam shprehur edhe gjatë kësaj kohe, kryesisht për çështje të lidhura me reformën në drejtësi e cila është qëllimi i jetës sime. Nuk bëj pjesë te ata politikanë, që në mëngjes të thonë vëlla, pasdite të thonë kriminel dhe më pas të thonë më fal vëlla që të thashë kriminel. Politika konfliktuale nuk i shërben askujt”, u shpreh Xhafaj.

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments
  • Si lecke ju ka hedhur Rama , por shiko bashkohu melali erin dhe bejani gropen Rames ne keto zgjedhje , sic ja beri Rama Nanos ne 2005 , kjo eshte karma Z Rama c te mbjellesh do te koresh dhe kesaj radhe socialiste e vjeter qe u hodhen si lecka ( dhe mire ja u beri Rama sepse jane legena vetem te ulin kokat dine ) do punojne kunder Rames ( PS) per te rimare fuqine ne ps ne opozite

  • Z.xhafa mos u hiq si evliha.mos haro se ishte edhe ti qe perkrahe Edi ramen ne transformimin e PS ne rilindje,tani hiqesh si socialist 24 karat.lepirsa te Edi Rames per push tet e karike te pa moral.largouni nga politika dhe lerjani vendin te rinjve se na e shpifet 30 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *