Fatos Klosi gjen paqe në Divjakë

Dita

Por këtë fundjavë, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka vendosur ta kalojë në qetësi pranë detit të Divjakës me familjarët e tij. Siç duket nga kjo foto ai shfaqet në Divjakë me vajzën e tij.

Kjo javë ka qenë e furishme për ish-kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi. Ai ishte në Kosovë dhe intervista e tij shkaktoi një reagim të madh mediatik ku u sulmua ashpër edhe nga kreu i qeverisë së Kosovës, por dhe politikanë dhe gazetarë të ndryshëm. Ai
tha se Rugova nuk ka pasur rol të rëndësishëm në luftën e Kosovës dhe kjo e bëri që Isa Mustafa ta quajë atë person të papërgjegjshëm. Përplasjet shkuan aq larg sa u përfshin dhe politikanë nga Shqipëria, siç ishte rasti i Pandeli Majkos.

Share This Article
1 Comment
  • Fatos Klosi duhet te vi prap ne pushtet , vetem ky i ve ne zgjedh politikanet e korruptuar ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *