Qeveria e re duhet të përgatitet për t’u përballur me “çmenduri” të reja dhe duhet të mobilizojë të gjitha institucionet investiguese, Shërbimi Informativ Kombëtar, sipas detyrave që i ngarkon ligji i tij organik, duhet të jetë në krye – mendon ish-shefi i Shërbimit Informativ i pyetur në këtë intervistë për DITA rreth kuptimit të hedhjes në erë të shtyllës së tensionit të lartë në Milot, shoqëruar me mesazhe politike. Zoti Klosi që ka drejtuar Shërbimin Informativ, pikërisht në kohën kur akte të tilla u shfaqën në Shqipëri për herë të parë gjatë opozitës së Sali Berishës pas rrëzimit në 1997, thotë se me akte të tilla “kërkohet të destabilizohet vendi nga pikëpamja e sigurisë”
– Zoti Klosi ka pasur një ngjarje të veçantë më datën 31 Djetor 2013. Në një shtyllë të tensionit të lartë në Milot është vendosur një sasi eksplozivi dhe si rrallë herë autorët kanë lënë dhe dy “mesazhe të shkruara” ku shprehnin revoltën për taksën progresive të qeverisë. Çfarë menduat kur dëgjuat për këtë ngjarje?
– Pa u menduar shumë, në fillim mendova se paskan mbetur akoma në Shqipëri “koka të nxehta”, të tilla që mendojnë se nëpërmjet aksioneve të tilla, shprehet “opinioni i popullit” për Qeverinë. Më erdhi shumë keq, që 15 vjetët e kaluara nga veprime të ngjashme, nuk paskan bërë asgjë për t’i “ftohur” këto koka. Më pas, m’u kujtua fjala e urtë për zakonet e ujkut dhe e zgjidha problemin duke buzëqeshur pak me hidhërim.
Paskam shpresuar kot që veprime të tilla absurde, që dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e vendit, të mos ishim më instrumente të aksioneve të luftës kundra Qeverisë. “Mesazhet” e shkruara janë akoma më absurdë, pasi dëshmojnë arkaizmin e mesazhe-dërguesve, të cilët mendojnë se kështu do trembin Qeverinë por dhe popullin, që t’i bëjë presion Qeverisë që “të sillet më mirë”. Nuk kam dëgjuar për ndonjë vend tjetër të botës ku protesta ndaj bëmave të qeverisë shprehet me anë të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë. Aksione të tilla klasifikohen thjeshtë si aksione sabotazhi në territorin armik. Sigurisht, ne ju bëjmë qejfin atyre që i vunë “mesazhet” kur flasim për ta, ata as këtë nuk e meritojnë, ata meritojnë qëndrimin normal që duhet mbajtur ndaj armiqve të këtij vendi.
– Ju keni qenë kreu i Shërbimit Inteligjent pas vitit 1997. Në vitet 98-2000 këto ngjarje kanë qenë të shpeshta. Si ish-funksionar i lartë çfarë keni zbuluar ju asokohe për personat apo grupet e interesuara në kryerjen e akteve të tilla?
– Natyrisht, nuk do doja që në vlerësimin e këtij akti kriminal të udhëhiqem nga eksperienca të mëparshme për dy arsye: sepse ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe se situata në vend është shumë e ndryshme. Megjithatë, një gjë është e përbashkët, qeverisjen e vendit prej pak kohësh e kanë marrë socialistët dhe “kokat e nxehta ” paskan mbetur po ato.
E thashë dhe më parë, kanë kaluar 15 vjet, mendoj se janë shumë për të ndryshkur dhe hekurin e jo më për të europianizuar aksionet e luftës politike. Nga ana tjetër, pa dashur të justifikoj veprimet e atëhershme, duhet të kujtoj se ankoheshin atëherë se ja u kishin marrë pushtetin me anë të “revolucionit komunist”, ndërkohë, që normalitetin e zgjedhjeve të fundit e quajnë meritë të tyren.
– Ka një logjikë të thjeshtë në vlerësimin paraprak lidhur me autorin e një krimi: kush është përfituesi nga pasojat e krimit?
– Duhet të kemi parasysh se një krim i tillë nuk është aq i thjeshtë për t’u realizuar, duhen njerëz të organizuar për ta planifikuar dhe realizuar, për të zgjedhur vendin, për të siguruar materialet, për të siguruar aksionin etj. Një aksion i tillë kërkon pra njerëz, para dhe nerva. Asnjë njeri normal, të cilit s’i pëlqen çmimi i ri i naftës apo që s’i pëlqen që bizneset do të paguajnë edhe 5 % më shumë nga fitimi i tyre (nga fitimi, jo nga ndonjë zë tjetër), nuk do të kuturisej të blinte dinamit, të kacavirrej në një shtyllë të tensionit të lartë për ta vendosur dhe me të ta hidhte shtyllën në erë, për të treguar se nuk është dakord më çmimin e ri të naftës dhe me “vuajtjet” e reja të biznesit. Ka plot forma të tjera për t’i shprehur vërejtjet për qeverinë. Pra, një aksion i tillë ka objektiva më të mëdha, që të paktën të justifikojë “shpenzimet”. Kërkohet të destabilizohet vendi nga pikëpamja e sigurisë dhe që në konditat e krizës së rëndë ekonomike që po kalojmë, do të krijonte atë “mjegull”, që ujku gjithmonë pret.
Ç’qëllim tjetër do të kishin “protestat”, që po ndillen kaq fort, vetëm pak muaj pas fillimit të punës së qeverisë së re? Ne i mbajmë mënd mirë se si bëheshin “protestat” e 98-s, me shtylla në erë, me bomba molotov e deri me antitank. Thirrje të tilla janë absurde, ato e dëmtojnë biznesin shumë më tepër se rritja me 5% e tatimit mbi fitimin.
– Ka pasur disa replika dhe kundër-replika nga palët pas kësaj ngjarje. Ministri i Brendshëm Tahiri ftonte opozitën të jepte informacion(nëse kishte) mbi autorët. Ndërsa ish-kreu i qeverisë Berisha duket se nuk ka dilema për autorësinë pasi e quajti një skenar të orkestruar nga vetë qeveria. Si i shikoni këto qëndrime? Janë të denja këto deklarata për funksionarë kaq të lartë shtetërorë në raport me një akt të rëndë?
– Problemet që lidhen me sigurinë në vend nuk zgjidhen me deklarata të natyrës politike. Aksione si ky i fundit, sajohen për qëllimin e kundërt, për të cenuar sigurinë në vend, për të destabilizuar situatën , për t’i hedhur benzine zjarrit të luftës politike dhe asnjeri nuk pret nga ata që janë të interesuar për këtë destabilizim, që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Zgjidhja e problemeve të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar duhet kërkuar nga organet e specializuara të shtetit, që ai i ka me shumicë, nga shkëputja e tyre prej politikës dhe rritja e nivelit profesional të tyre.
– Mund të jenë veprime të skenarizuara nga shërbime të huaja? Nëse po, çfarë motivesh mund të kenë, ku duan të arrijnë?
– Për zgjidhen e këtij rebusi, shteti paguan institucione të specializuara, ata duhet t’i përgjigjen kësaj pyetje dhe të tjerave të ngjashme. T’i lëmë të punojnë.
– Cili duhet të jetë roli i Shërbimit Inteligjent shqiptar në lidhje me këto ngjarje, çfarë duhet të bëjë më mirë shërbimi aktual?
– Shërbimi Informativ Kombëtar, sipas detyrave që i ngarkon ligji i tij organik, duhet të jetë në ballë të punës investiguese të shtetit lidhur me këto ngjarje, të koordinojë punën me institucione të tjera të shtetit në mënyrë që të zbulohen sa më parë organizatorët dhe ekzekutorët e ngjarjeve të tilla. Këto ngjarje përcaktojnë sektorët ku duhet forcuar puna dhe përpjekjet e shërbimit, ku duhet zgjeruar rrjeti informativ dhe si duhet kualifikuar ai.
– Çfarë këshilloni për qeverinë e re në lidhje me qëndrimin dhe kundërveprimin ndaj këtyre akteve?
– Qeveria e re duhet të përgatitet për t’u përballur me “çmenduri” të reja dhe kjo nuk bëhet me debat politik. Monologun lidhur me këto probleme le ta bëjë kush të dojë, Qeveria duhet të mobilizojë të gjitha institucionet investiguese, të cilat të gjitha varen prej saj, për një punë më efikase në këtë drejtim dhe në drejtimet e tjera që u përcakton ligji. Kjo bëhet duke i vënë secilit institucion (kryesisht Shërbimit Informativ) detyra dhe afate konkrete dhe sidomos duke u kërkuar llogari konkrete lidhur me realizimin e tyre. Këto janë rastet për të cilat duhen vlerësuar këto institucione dhe nga zgjidhja e tyre duhet të përcaktohet efikasiteti i institucioneve.
Intervistoi: Habjon Hasani

Z. Klosi , thoni qarte se keto sabotime i organizon vetem i ”cmenduri,, Berisha . Ate qe ju
thoni ne menyre pak a shume ne menyre indirekte , Sala e thote hapur e pa dorashka
”Popull ngrihuni e permbysni qeverine,, qe nenkupton ardhjen e tij perseri ne pushtet !
Kete ka bere gjate 23 vjeteve dhe c’eshte e vertata i ka ecur kjo ”strategji tensioni,, – te te
lodhurit tenpopullit permes zhurmes, poteres,sabotimeve ,vrasjeve etj.etj.
Jam dakort plotesisht me idene tende qe vetem ”debatet politike ,, nuk te cojne asgjekundi,
duhen masa konkrete : Berisha duhet t’i drejtohet drejtesise, megjithese drejtesia tek ne
eshte per te bere padrejtesi ! Eshte aq e inkriminuar sa qe duhet fshire me lopate dhe te
”hidhen ,, te bregu i lumit !
Per mendimin tim, tritolin e ka vene Saimir Tahiri, per te per te hapur panik se gjoja opozita po kthehet e dhunshme dhe se mendon te forcoje shtetin policor, pika qe sju bie, po po qe per dhune, Saliu u merr qe neser pushtetin me dhune, nese mendoni se kan votuar nje milione kunder saliut, mos harroni se jan Dy a tre milione qe vijne e bejne lufte per Saliun. Shqipetaret anembane shkojne e luftojne per opoziten Siriane, e jo me nje fershellime te beje Berisha dhe e sfondos pushtetin tuaj prej karagjozesh
Sepse besoj ne qmendurite idioteske te Saliut, me keqardhje por me sa di edhe mund t’i deshmoj idiotizmat e tije! Do te doja qe populli te mos bjer pre e tyre…?!
Duhet nje bashkerendim te institucioneve perkatese me popullin i cili njehe nga afer personat keqeberes vetem keshtu do kapen e hedhur ne burg per edukim e punuar per vendin keshtu i don mushka drute!Veproni si ne kohen e xhaxhi ENVERIT e do kini rezultat kjo demokraci eshte shkaterim demokracia e vertete mbahet me disipline e LIGJE!
I ke politikanet e majte te mburren ne facebook per pakot me dhurata qe japin. Nuk merren me reformimin dhe forcimin 100% te shtetit. Po i bejne me shume ngadale levizjet dhe serish me miqesira duke vendosur njerez pa merita. Kane rregulluar njerezit e tyre te fiseve dhe familjeve ne fillim dhe te tjeret do punesohen me formulen gjasme kush eshte me i afti. U marte topi . Nami ne qiell dhe bytha ne diell!
problemi zgjidhet kollaj…Te arrestohet krimineli sali berisha.
SHISHI DUHET TE PREGATITUR SEPSE BERISHA DHE UTBASHET KERKOJNE TE BEJNE AKTE TERORISTE PER DESTABILIZIM TE VENDIT DUKE SHFRYTEZUAR KRIZEN E RENDE EKONOMIKE QE KA PLLAKOSUR VENDIN ,PRANDAJ PROKURORIA ,GJYKATAT TE HETOJNE KORUPSIONIN DHE VJEDHJET GALOPANTE TE QEVERISE BERISHA DHE TI SEKUESTROHET PASURITE DHE LLOGARITE BANKARE..
Futeni kafshën në kafaz që të shpëtojmë nga rrënimi i mëtejshëm fizik e shpirtëror.
KJO E KEQE QE I KA MBIRE SHQIPERISE NUK SHKULET KOLLAJ.
Shqiperise sapo filloi pluralizmin politike kesaj I mbiu nje e keqe shume e madhe qe nuk po shkullet kollaj, madje kjo e keqe qenka mbjellur shume me para se te vije pluralizmi politik.
Sali Berisha qe ne ditet e par ate jetes se tije politike I ka shpallur lufte shqiperise. Ne misionin e tije si ne program ashtu edhe ne zbatim te tije nuk ka pasur asnjeher synime per rritjen e nivelit popitik, ekonomik dhe shoqerore te shqiperis pore ka qene gjithmon nenshtrimi I shqiptarve dhe demontimi I te gjithe arritjeve te tre brezave qe derdhen djersen ne vendin tone.
Kjo u duke qarte ne tere aktivitetin e tije politik ku s ne pozite ashtu dhe ne opozite synimi I tije eshte destabilizimi I shqiperise. Kure eshte ne Pozite merret me shitje te vendit si shqiperia nje eouo i thyen embargon, deri dhe shitje te detit Greqise. Ndersa kur eshte ne opozite perdore dinamitin, shantazhe, presione deri dhe thirrje per kryengritje te armatosure.
Po perse ndodhin keto,?
Se ne shqiperi Berisha e ka bere raje te veten.Kure done shetin e cenon, e tradheton e shkatrron dhe asnje xhembe nuk i hyne ne kembe.
Dhenja e Derit Greqise eshte nje fjal Goje dhe nje shprehje gjuhesore dhe lakohet me mijra here dhe ashtu sice thuhet ashtu ngelet.Madje ngelet vetem ne kuadrin mediatike pa hyre ne analize ce c`fare demi te madhe kombetar ka bere dhe c`fare vepre penale ka bere .Kete askush nuk e thote.
Duke qen se shteti organet kopetente nuk veprojne asnjeher edhe perse sillen argumente sice jane keto te Klosit dhe A.Hoxhes te gjith keto jane pa vlere.
Te japesh detin nuk qenkla ase gje e keqe sipes tyre nuk paska asnje cenim te itegritetit te vendit ashtu sce beri edhe Ahmet Zogu qe dha Vermoshin dhe Shenaumin dhe sote i behet Buste ne mes te tiranes si”patriote” Keshtu edhe Berishes neser do ti behet Buste pasi ka kontribuar ne heqjen e copave te shqiperise,
Berisha eshe i pa kapashem.Ai ben si te doje kure te doje te shete, kure te doje te vret, kure te doje hjedhe ne ere shtylla dhe vepra rujna zote edhe digat e H/C ishin parashikuar te prishen nga FARKU i Kosoves qe ishte ne dispozicion te Berishes dhe aspake ne lufte kunder serbeve.Dhe ja Berisha vegjeton i lire i qeshur dhe i Gezuar ai tunde gishtin par cdo qeveri qe vjen si kjo e jona ku populli shqiptare e solli me 1 Milion vota per te ven drejtesin ne vende ndersa Berisha me pa drejtesi vazhdon te ngule rrenje thell e me thellem deri sa edhe duhet te perballemi me stuhi ashtu sice informon edhe ish shefi i Rendit.!
Neve te presim Kur Berisha te djege institucione sice i dogji ne vitin 1997- 1998 ateher neve vetem t`ja mbathi dhe sgje tjeter deri sa bota ti thoje kethu Berish ne bazen e nisjes se mjafte me!, pergatitu Berishe per skalione te tjere se per kete rredhe e plotesove normen e sulmit. Ne ket pik jemi.
Populli na voton 1 milion here.
Ne strukemi 1 miljon here.!
Berishe sulmon 1 milion here.!
Kjo e keqe ne vende qe te shkulle po vadidet me te gjitha mjeshtrite per tu rritur dhe per ta kancerizuar akome shqiperine.!
Aliu Nga Selenic.
Shërbimi Informativ Kombëtar??? Visho Ajazi Lika ???
Po cfare thua o Fatos? Visho eshte paterice e Saliserbit?
Pa u qeruar Sala nuk ka stabilitet Shqiperia
Ai e di Shqiperine te shkaterruar pa qeverisje qe ta sundoje serbi
Mos e lejoni qe te vazhdoje me endra e tij 23 vjecare
A ju kujtohet si e rrethuat Kryeministrise.prisni..prisni…
saliu eshte nje fashist i errur nga etja per pushtet …mbaj mend qe nga protestat me tank deri tek letra higjenike qe hidhnin bashke me Mjaftin e dikurshem nen sloganin ”Nano Ik”. eshte tinzar dhe i pameshirshem gjate rruges per te arriutr ate qe do ai dhe kete e di nje Shqiperi e tere…puna eshte se ka ca militante te demagosur qe i shkojne nga mbrapa ndoshta se nuk kane gje per te humbur, ndoshta se kane per te humbur cdo gje qe ai iu ka dhene….problemi ne te gjitha alternativat eshte qe popullit po i S-O-S durimi…kemi qe nje fajtor per gjendjen ku jemi dhe duhet ta denojme dhe madje ta bejme shembull ne koercizionin qe di ti japim . keshtu mesojne dhe dishepujt e tij te paprekshem
reforme ne drejtesi dhe pas pak…
…te dergohen ne gjyq saliu (bashke me sali-minjt e puneve te zeza )
duhet urgjentesisht arrestimi i sali berishes ndryshe ketij vendi do ti ndodhin shume te keqija nga ky lloj specie,qe parim te punes se tij ka te shkaterroje cdo gje qe kundershtari rregullon nuk ka qenie me te ndyre se sali berisha.
Ne monozem,digjeshin shkollat,veprat,vriteshin njerez te pa fajshem,ne emer te permbysjes se diktatures. Sot ne pluralizem sa here qe partia demokratike eshte ne opozit ndodhin te njejtat, veprime ne emer te kujte behen dhe kush i bene?
Kuptohet fare mire , jane po ata ,qe urrejne Shqiperine .Ne monizem i benin baballaret, sot jane femijet e tyre,per fat te keq shqiptare ne sherbim te armiqeve te shqiptareve.Per keta duhet te vendoset ligji me vdekje.
Nuk jam dakort me asnje prej komentuesve. Z. Klosi nuk eshte ai qe njihni nga mediat dhe as ai qe prezantohet ne intervista. Eshte komplet tjeter njeri ne realitet. Por Klosin real skeni per ta njohur ndonjehere….
Pa eshte thene e sterre-thene…
sa t’jete sala neper kembe,
ka vec kuje,lot e gjeme…
Ka vec terr,e s’del me hene!
Pelivan i dashur? Këte vjershen tende dergojua socialisteve ne te gjitha facebookët e tyre. Mbase u vijnë mënte dhe heqin dore nga oportunizmi dhe kurvëria e tyre klasike. Nderime pelo!
Paradoks qe ky njeri ne foto te kete qene kryetar Sherbimesh Inteligjente. Kur e sheh duket si qoftexhi, po kur lexon shkrimin bindesh qe eshte fare pa zanat.
Nuk e di perse vetm beni gam gam po si kujtoni ju qe saliu i ben keto veprime pa ndihmen e ps te edushit e te nanushit e te gramushit e te ilirushit , jo njerze ju o beni gjasme se gaboni ose jeni pjese e tij , po si kujtoni ju qe te gjitha keto poshtersi i ben pa dijenine e socjalistave , po pse e mori pushtetin edushi me ilirushin nuk i din se cfar ka ba salushi i dine te gjitha dhe e lene qe populli te kete frige qe mos ti kerkojne qeverise qe mori pushtetin qe te veproje ne te mire te shqiptareve , por te merren me lloqe si keto qe do te dalin nga dita ne dite qe njerzit te struken si mijte , pse mori kredi ne emer te shqiptareve dhe te mbuloje pislliqet e saliut , dhe te socjalistave mbas perdes , kur u vra olldelja e pate qe vrapuan te gjith si ps dhe pd , dhe u mbyll qarku aksident , pra ps dhe pd jane nje bagel qe po ta shkelesh me rroten e bicikletes e dane per gjysem dhe ju presni nga qeveria e edushit dhe ilirushit te vendosin drejtesi ne kete vend , nuk e di nje tjeter vend ne bote si ky i yni qe si qeveria dhe partit tona politike dhe intelektualet dhe medjat te jene kunder interesave te kombit dhe te qytetarve te vet vetem ketu ndolle kjo dhe qytetaret rrine duke bere sehire ne kurriz te tyre duke filluar nga komuna bashkit shkollat spitalet dhe te gjitha me rralle , dhe kujtojne se do zgjidhen vete , jo ore jo po nuk u ngritem te gjithe deri ne largim me dhune keto lloj partishe dhe ketyre kriminelave qe na drejtojne nuk ikin ndryshe keta me vote kurr se i numrojne vet dhe jua vulosin nderkombetaret.
eshte mese e qarte sabotime goditje e pastere e sherbimeve te huaja sekrete ata qe jane kaq te fuqisheme qe se njhine shtetin shqiptare dhe sala eshte biri i tyre ata ja kane zene kokene me rote dhe ai ska ca bene eshte i detyruare tu bindete se e zhdukine si fis
O KLOSI (KOSI), ti ishe shef i shjerbimit sekret, ia kishe ne Saliut dore gjithe dosjen e krimeve qe ka bere kunder shqiptarve, dosjen e trafiqeve, te mafies dhe te spiunimeve si agjent i UDB, perse nuk e cove perpar drejtesise, apo edhe ai te kishte ne dore dosjen tende si ish spiun sigurimi ne Universitet???? Ju tallni bythen me kete popull, u lumte kur keni gjetur popull tutkun dhe leshko.
Shtetin ne kuptimin e plote te fjales e ben1. Kryeministri ne nje mend me 2. Minisrin e Rendit. me 3. me Prokurorin e Pergjithshem, 4. me Kryeterin e SHISH–it. O zoti Kkryeminister po si do besh shtet ti me Prokuror boze-llalla, dhe Kryetar Shish Ajazi lika qe jane dy patrica te Ish kryeministrit Sali bej shpellari???????, pa llogaritur edhe patericen e thyer President sakatin…., prandaj po u vonove edhe nje cike ne kete ndryshim harroje, harrroooojjjje se ti do besh shtet ndonjehere, dhe do marresh ne qafe kete popull qe votoj bindeshem per ty, sepse besonin tek ndryshimi i madh, “Rilindja”, qe siduket s’do vije kurre per ne shqiptaret e mjere.
Qe vendi te bjere ne qetesi, duhet nje tritol ne byth Berishes.
Z. Klosi keto qe thua ti dhe shume gjera te tjera ne i dime me mire, po ti po na flet sikur ke te besh me nje audience te ishish shkolles “Luigj Gurakuqi”, tani i kthyer me ne 9 vjecare e ne shkolle te mesme me emrin “Arben Broci” nga Saliu. Cfare na tregon SHIK-un, ku drejtohet nga nje spiun dhe sherbetor i Saliut me emrin Visho Ajazi dhe te gjithe punonjesit e tij jane kontigjente te PD, te cilet jane te paret te interesuar per te pasur pasiguri dhe destabilitet ne vend. Edi Rama betejen me Krimin dhe Mafian e ka te humbur qe ne leter, ka marre ne dorzim godinat qeveritare ku nga Prokurori i Pergjithshem, Kryetari i Gjykates se Larte, Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Kryetarja e Deklarimit te Pasurive, Kryetaret e gjykatave, te shkalles se pare , te Apelit, te Krimeve te Renda ne te gjitha rrethet, Kreu i SHIK, Kryetari i KLSH,, N/Kryetari i KLD etj etj dhe me se fundi me nje President gjysmak nga fiziku dhe mendja, jane guret e shahut qe i leviz Krimineli Berisha. Arrestoje kete koke te krimit, jepi fund heshtjes ndaj krimit e korrupsionit, pastroje policine, doganat tatimet, shendetesine etj dhe Ministrite nga te perbetuarit e Saliut, ” Time is now “, mos i zhgenje 1 milion votuesit, je i gjithpushtetshem per te bere shtet dhe drejtesi.
Bravooooo Marko ! Zapata i Meksikes i vuri tritol ne goje nje tradhetari dhe nuk iu gjet me
nam e nishan !!!!
Arian , populli i varfer i yni nuk eshte aq tutkun, por kur te ze rrota bishtin s’ke c’ben ! Edhe
popullit tone i kane vene ne kurriz ”gurin e zisifit ,, !!!
Ai vend nuk gjen dhe nuk do te gjeje qetesi pa plasur ne biruce Sali Berishen ….