Fatos Klosi: Sali Berisha s’duhet të rikthehet në krye të PD

Dita

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, një nga figurat dhe zërat më aktivë në politikën shqiptare, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe thirrjen e gardës së vjetër për rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

Fatos Klosi deklaroi se PD është në ditët e saj më të këqija pasi nuk ka një lider që të organizojë partinë dhe të ngjallë shpresë, por Sali Berishës i ka përfunduar misioni i tij dhe nuk mund ta risjellë PD në pushtet.

Klosi tha se Berisha ka operuar me metoda të vjetra, e ka mbajtur partinë me dhunë, por këto metoda në ditët e sotme nuk funksionojnë më.

Fatos Klosi thotë se Sali Berishës nuk i ka mbetur asnjë as nën mëngë për të ardhur në krye të partisë dhe, aq më tepër, të sjellë PD në pushtet.

“Sali Berisha e bëri punën e vet, aq i zoti sa ishte në konditat që ishte. Nuk e sjell dot më në qeveri Berisha, Partinë Demokratike. Është e vështirë!

Nuk ka asnjë as nën mëngë Berisha që të risjellë PD në qeveri. Çfarë do bëjë? Ato metoda që përdorte Berisha, nuk janë më. U hapën kutitë për Tiranën, ndërsa Berisha nuk pranonte kurrë t’i hapte kutitë. Është tjetër kohë.

Të pretendosh të marrësh pushtetin, do një punë shumë të madhe. Në fillim duhen ide dhe pastaj punë, për t’i mbushur mendjen njerëzve se idetë do realizohen. Berisha nuk ka më asnjë as nën mëngë. Të gjitha idetë që ka patur deri më sot, i ka hedhur në pazar. Nuk besoj se ka ndonjë ide më të rëndësishme tani në pleqëri”, u shpreh Klosi për gazetën Sot.

Fatos Klosi thekson se duhet të krijohet një PD e re, pasi partia aktuale e ka përmbyllur misionin e saj. Sipas tij, kjo PD nuk pati asnjë objektiv, por thjesht u pasuruan për 25 vite njerëzit e saj. Klosi bën thirrje për krijimin e PD që të konkurrojë PS, pasi situata aktuale e tregon shumë dobët këtë parti.

“Tani nevojiten njerëz të rinj me ide, dhe për t’i realizuar idetë. Berisha nuk mund të jetë më aktiv dhe energjik. Natyrisht, PD është në ditët e saj më të vështira. PD ashtu siç ishte organizuar, me atë metodë pune që kishte, me ata njerëz që e mbështesnin e ka mbaruar puna e saj. Duhet të ngrihet një PD tjetër.

PD u mbështet te lufta kundër komunizmit. PD nuk pati ndonjë objektiv; u pasuruan ndër vite dhe mbështetën sërën e tyre. Duhet një PD konkurrente me PS. Kjo parti që është nuk e bën dot. Nevojitet një transformim i thellë”, u shpreh Klosi.

Sa i takon Bashës, Klosi tha se ai nuk ka karizëm që të ngjallë besimin në elektorat. “Basha u katapultua në PD dhe iderat e Republikës së re, më duket shumë boshe. Këtë humbje, unë e quaj të natyrshme”, u shpreh Klosi. Ai tha se premtimet e Bashës ishin tepër boshe dhe nuk krijoi besim në elektorat, ndërsa tha se ky është një mësim i mirë për PD, se duhet të shkëputet nga metodat e vjetra.

“Është një tronditje e thellë e saj, që ata të mendohen mirë se ka kaluar ajo kohë kur funksiononte ashtu siç funksiononte, me dhunë, me urdhrin e shefit, i cili natyrisht ishte shumë dinamik, ishte me më shumë eksperiencë dhe e shtynte disi këtë parti. Tani, ato metoda nuk funksionojnë më. Kështu që them që duhet një filozofi e re. Ajo që solli Basha, nuk ishte e re. Ishin një grumbullim premtimesh, mburrje jo kemi biseduar me amerikanë, jo me gjermanë. Populli nuk i sheh premtimet”, u shpreh Klosi.

Share This Article
7 Comments
  • Z. Klosi,ardhja e Berishes ne krye te bandes pedeiste do
    t’i beje mire asaj sepse do ta shkaterroje fare duke e
    shndrruar ne nje grup kacakesh e jeniceres ne bunkerizi-
    min e familjes berisha dhe ne sigurimin e pasurise se fa-
    miljes se tij. Pra,shndrrimin e kesaj bande ne grup gang-
    teresh nen drejtimin e Mulit te Hasit ,agjentit te UDB-s se
    Milloshevicit …!!!!!

  • Me òfar mandati flet ti o ‘fatkeqesi’ e pas ardhes i Gazidedes si perfaqesues i ISIS ne ish Shqiperi!?
    Per ke ‘rikthim’ flet ti o fatkeqesi kue dhendurri serb ka qene dhe eshte KALIFI SALI ne krye te shtetit te kalifatit dhe pret me 24 korrik te ‘bekoje’ ne emer te ALLAHUT si zevendes te nishanit zevendesin e tij me emer arti ‘LIKE FLORI’!?
    ZHDUKU NE TERRIN E HARRESES BASHKE ME KRIMET QE I KINI BERE 27 VJET KETIJ POPULLI DUKE E KERCENUAR ME DOSJE E SHANTAZHE

  • Jo kazan,por vorbull haleje aziatike,qe nxjerre ne siperfaqe,ne dite te caktuara,te njejtet surreter,qe kundermojne,ne gjithe diapazonin dhe dimensionin e tyre te vesit njerzor:
    Nje Sali vicidolas,cdo dite, per nje cerek shekulli,e hoqi zvarre kete vend,per ta mbyllur ne kullen e tij te erret te katundit te izoluar osmano-komunist.
    Na ben te ndjejme per kete, gjithe kohen turp nga vehtja,qe nuk reaguam,gjate gjithe ketij ripushtimi denatyrues.
    Kjo hale mediatike e jona,jo kot vazhdon te mbaje ne vitrine ´´intelektuale´´si llojin lubonjes apo zhejit,ku si nga origjina dhe formimi,pritej ti benin nje opozite,pa kompromis uzurpatoreve,te zbritur nga malet.
    Por lubonja,nje at- ngrenes,mbart per tere kohen nje cmire dhe nje narcizem malinj,qe rrjeshtohet dhe ne krahun e djallit,boll qe te demtoje ate,qe ai nuk e do dhe qe ecen perpara duke i sherbyer vendit..
    Zheji ose me mire imami,pasuar nga galeria e katundareve zogaj,gjekmarkaj,marku etj,kane ne themel te tyre devizen:
    Vetem me jepni nje vend dhe une ja u bej ne mes te dites me diell te bardhen te zeze.
    Karikatura e llojit gjekmarkaj shkoi deri atje,sa qe kur luli,fyeu katoliket,gjekmarkaj ky ´´katolik i thekur´´ i doli ne krah,mbasi ish momenti ku shpresonte te ish ne tepsine e deputeteve te lulit.
    Kur kjo nuk ndodhi,ne moment filluan te binin mallkimet e medha mbi lulin dhe vazhdon te ulerije deri ne marrezi perverse,qe te ringrihet perseri gjithandej kulla e erresires se saliut.
    Por jo kot,ky panair,jo i kotesive,por i ligesive dhe i injorances katundare,vazhdon te vertitet dhe te ekspozohet ne teatrin arnautas.
    Enveri dhe Nexhmija kane thene dhe fraza emblematike historike.
    .Keshtu Enveri duke ju drejtuar turmes albanistanase dikur thosh:
    ´´Jeni ju, pa jemi ne´´.Jeni ju bagetia ne forme njeriu,qe ju kemi tufezuar,para bagetive tuaja dhe qe na mbani siper pa blegeritur,
    Ne vazhdim Nexhmija ve fillim te viteve90 do te shprehej
    ´´U ngriten kafshet´´
    .Por ama me pare,duhet te pranojme qe ishim kafshe me ndarje te vecanta,ne kopeshtin zologjik albanistanas,kurse Saliu me shaljanet e tij i shkaterroi ndarjet e kopeshtit dhe i struku diku te trembura specien qytetare.
    Lirine e fjales,e lejoi deri ne nivelin e lehjes,por kur dikush perpiqesh te kafshonte sundimin e tij,ahere vepronte si dikur diktatura me aparatin e fshehte dhe te hapur policior.Dhe 21 janari qe ishte e vetmja proteste paqesore,Saliu vrau me arme shqiptaret.
    Dhe mbas kesaj u futem te gjithe vrimave dhe nuk pipetitem me,deri sa erdhi Rama,ku banda e tritolit Saliut vazhdoi te shkaktoje trazira megjithse dogji dhe fluturoi kapela policesh ne ere,po ashtu dhe ronxhobonxhot pa din e iman te kallepit Sazan Guri,dolen te gjithe nga vrimat,dhe me pas u kthyen qete qete ne shtepite e tyre ,pa paguar as faturen e atyre qe kishin shkaterruar,pa le me unformen e perdhunuar te simbolit te mbrojtjes se rendit.
    Tani kush me tregon mua,kush mbart me shume faj karshi kombit dhe demokracise:lloji i Saliut,apo ne qe i ju ndodhem perballe?

  • nuk krijoj besim tek elektorati ,ama krijoj besim te Edi Rama qe i futi ne qeveri!
    Qe PDse i ka ardhur fundi kjo dihet prej sa e sa vjet, edhe kur me PDja nuk do fitoje se kur me elektorati i djathte, vertet i djathte e antikomunist nuk do votoje per te.
    Pa tash radhen e ka PSja me perfunduar si PDja edhe premisat kane filluar:nje rritje shume te vogel, perkunder makinerise propagandistike, nje pushtet te Njeshi alla Berisha, nje korruption po aq sa Berisha qe na polli millionera nga brekgrisur;;;etj etj
    Edhe shume mire do behet kur keto pjella te PPshse te asgjesohen ! Missioni i tyre gati perfundoj:Shqiperia u zbraz nga gjysma e popullsise, tash krijohet Yugoslavia e re edhe shqiptaret aty do kenaqen me lookun e Liderit…. qellimet anti shqiperise keto 2 parti i kryen me nje perkushtim te papare…qe edhe armiqte tone te perbetuar nuk i kishin arritur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *