Fatos Klosi: Të thirren ekspertë për kontrollin e serverit në SHISH

Dita

Ish-Kryetari i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, shprehet se tre deputetët e grupit të kontrollit të zgjedhur nga Kuvendi për të hetuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duhet të flasin hapur.

“Të konfrontohen deklaratat. Ky shërbim nuk i duhet kujt nëse bën përgjime të tilla. Kur kemi një shërbim që paguhet nga qytetarët dhe përgjon politikanë për hir të interesave të tjera, nuk ia vlen më”, tha Klosi për Ora News.

Ish-kreu i SHISH sqaron se kjo strukturë është pjesë e ekzekutivit, por që nuk ka për detyrë të përgjojë politikë.

Klosi hedh dyshime se justifikimi i ish-drejtuesve të Shërbimit Informativ të Ushtrisë gjatë qeverisjes së Berishës se është djegur pajisja e tyre e regjistrimit të bisedave, ka qenë një justifikim për të penguar hetimet që do të tregonin se janë përgjuar deputetët e PS-së .

“Kur  shkuan për të kërkuar prova u tha që serveri u dogj nga tensioni, siç u dogj serveri i kryeministrisë në 21 ajanr që “rastësist” u djeg. Tani “rastësish” thash, se bëj shaka”, tha Klosi.

Share This Article
3 Comments
  • Z.Klosi ka të drejtë por ne shqiptarët ose opinioni publik duam të dimë si qëndron e vërteta? N.q.s përdoret për zhurmë politike dhe taktika politike kjo është baraz me mashtrimin e popullit? Po të jetë e vërtetë atëhere një skandal i vërtetë,i padëgjuar më parë e që duhet të vihet në bankën e akuzës? Mjaft më me “hidh kontrolluesit prit vishua, hidh vishua prit kontrolluesit”!? Apo me atë “hidh Mimi prit Imami, hidh Imami prit Mimi!? O janë dy palë qesharake o në këto çështje luhet me zjarrin që djeg vetëm popullin shqiptar!? Tung!

  • SHISH i sotem eshte vazhdimesia e SHIK -ut e drejtuar nga ish krimineli Gazidete, ku me urdher te Sali Bishes ka ekzekutuar e zhdukur pa gjurme qytetare te ndershem qe kishin mendime ndryshe nga shpellari. Z. Klosi pergjimet e bera ndaj politikaneve, Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Meta, ambasadoreve etj, jane fshire e zhdukur me kohe, si serveri Kryeminisyris me 21 janar, ai I SHIU-t ne Min. e Mbrojtjes etj. Nje ore e me pare spiuni i qeverise duhet te arrestohet e te plaset ne burg, per krimet e bera ne 1997 e qe vazhdon i qete te sabotoje qeverine e demokracine ne Shqiperi ne bashkepunim me Saliun & Familja.

  • PO TE ISHTE BILBILI GJALLE

    gjeja e pare qe do bente ishte nje shkulje e njehereshme e dy vesheve me ngritje ulje nga toka per çdo idiotesi qe pervjell nga goja kjo humbje disa shekullore e transformimit darvinian te dy kemboreve, te ashtuquajturve homo sapiens.

    Visho Lika, serbo-boshnjaku i mbire si kepurdhe pas shirave te bolleshme ne rreze te majelartave te Viçidolit, pak kohe me pare ka aplikuar per tu bere pjese e mesimdhenesve ne fushen e Information Tecnologi, prane Universitetit te Tiranes.

    Duke i uruar çdo studenti te ardheshem shqiptar te mos kete fatkeqesine te “edukohet” nga nje antishqiptar i ketij kalibri, ky fakt tregon se kjo figure e urryer ka njohuri te mjaftueshme ne kete fushe te teknologise.

    Andaj kur degjojme te flase ky vesh pa shkulur nga i ati, Bilbil Klosi, irritohemi vetem nga idea te rikujtojme kush ishte ne krye te sigurise se ketij vendi vetem pak vite me pare: nje injorant megalloman me formim rrugaçor te tipit ediramist.

    Edhe delegimin e hetimit te thelluar te serverit te SHISH-it e tre byleve – Qefalia me shoke – qe propozon, e perforcon edhe me shume kete baterdi te rrezikeshme te hamendjeve evgjito-vllahore ne drejtimin e ketij vendi.

    Visho Lika nuk ka pritur te vijne kelyshet e Spartak Brahos te hulumtojne apo edhe pastrojne (nga emra tip Rama-Meta etj) serverat e SHISH-it, ka njohurite, ambjentin, kohen dhe aftesine per ta bere kete me tempizem bashkekohor sipas standarteve me te avancuara ne kete fushe.

    E vetmja zone e ndaluar ku mund te nderhyje drejtesia eshte sekuestrimi i arkivave te fsheta qe posedon armiku i ketij populli Sali Ram Shiqere Berisha, duke u nisur edhe nga daljet e here pas hereshme te tij me lajme te nxjerra nga bashkepunimi kriminal me Visho Liken e minjte e qenefeve qe ai komandon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *