Fatos Lubonja: Arrestimi i Fullanit, një lojë politike

Bledar Lumani

Fatos Lubonja shprehet skeptic për arrestimin e Ardian Fullanit.

Sipas tij, ky arrestim është një lojë politike.

Ai thotë për Zërin e Amerikës, se Fullani është përdorur si një kokë turke.

Është e vështirë të besosh se ky është një rast që flet për një rimëkëmbje të drejtësisë. Ose as mëkëmbje, se nuk di a ka qenë ndonjëherë drejtësia në Shqipëri e pavarur.

Ne nuk kemi historikisht një drejtësi të pavarur, që vepron jashtë pushtetit politik dhe jashtë pushteteve financiare korruptive më vonë, siç ka ndodhur këto 20 vjet. P

ra, është e vështirë të besosh që është një akt i drejtësisë i pavarur nga atmosfera politike, nga presionet politike, nga loja politike”, shprehet Lubonja.

Më shumë e mendoj si një lojë politike që duhet parë me skepticizëm, por më mirë që ndodhi në këtë mënyrë çështja e Bankës, sepse ndoshta diçka lëviz dhe opinioni sensibilizohet”, thotë më tej ai.

Share This Article
25 Comments
    • E pelqyeshme qe z. Lubonja eshte ne nje fare medyshjeje. Te shpresojme ti vere pikat mbi i. Eshte nje sinjal i forte drejtesie. Prokurorin Troci tashme do ta ndjekin edhe te tjere. Kuadri i drejtesise do te vije duke u plotesuar. Luhet me interesat themelore te VENDIT.

      • Shteti nuk mbahet me prokurore, por me shembuj.

        1- Berluska ne Itali u denua per evazion te permasave kaq te paperfillshme qe te jesh i sigurt e gjen rendom ne cdo korporate ne Itali, por qysh nga momenti qe merr persiper te administrosh parate e te tjereve duhet ta pyesesh veten mire.
        2- Si mendon, a do kishte kaq korrupsion, po te ishte denuar ilir Muti qe e beri korrupsionin sheshit????!!!!!
        3- Vertet mendon se ne Shqiperi mund te kete drejtesi me ilir Mutin ne qoshe??!!
        Vetem sa po perpiqen te “mbysin” dallgen e kerkesave te njerezve duke ofruar nje “koke turku”.

        Sa per kete Troqin qe thua ti, eshte nje i pashprese qysh nga momenti qe ka paguar 100,000 euro per vendin e punes, edhe ky ne burg e ka vendin.

        Ne, njerezit e ketij vendi e kemi te veshtire te arrijme ne keto konkluzione vetevetiu prandaj Lubonja shkakton “ilaritet” sa here qe flet.
        Eshte fatkeqesia jone, por duhet ta zgjidhim vete kete ceshtje….

  • Toso,
    Idea se mund te kete vjedhur ?
    Apo s’ta ha menja ?
    Ne prokurorin e gjykaten Shqiptare ka akoma
    njerez te ndershem e te pa korruptueshem.
    Kerkojini,gjejini e i stimuloini eshte detyre e medias
    e pse jo edhe e jotja tashme “malgrado a te” je opinionisti
    me ne ze i Shqiperise.
    Mos i kalo problemeve serjoze perciptas,
    sic ben gjithmone.

  • Z.Fatos .Te pelqeje se ti nuk ke frike kur leshon predhat .Disa te mbeshtesin disa te thone psikopat .Nje gje eshte e vertete qe ti thumbon atje ku duhet te dali dicka .Por mos harro se sic eshte gatuar ky miell per 23 vjete cdo ndryshim nuk ze vend menjehere .
    Kjo mund dhe te jete loje politike.Por kur thua loje kam parasyshe dy pale.Vete Rama -Meta nuk kane asnje arsye te luajne kur kane pushtetin ne dore .Ckishin per te fituar politikishte u vendos ne 23 Qerashor .Ne se kjo behet per te goditur shtetin Rrum-Palle te Saliut eshte nje shenje pozitive.Ne se nuk kane force per te shkaterruar korupsjonin kjo eshte nje disfate e pashpallur .
    Thua qe Drejtesia eshte e varur nga politika .Nuk do mende qe ashtu ka qene dhe do te jete edhe per shume dekada .Ajo qe ka rendesi ne kete nderhyrje ka te beje se si do te zgjidhet lemshi I mos ndeshkimit .Drejtesia fiton pike kur vendimet jane korrekte ,jo me marifetet qe jane ne kodin penal ,por me llogjiken reale .Kete llogjike reale ne e shohim perdite ne Medjat qe denoncojne skandalet si dhe ne opinjonin qe ngrihet kunder tyre . Kjo mjafton qe Drejtesia te mos luhatet para fajtorve ose te deklarojne se sistemi nuk funksjonon .Dihet se cndodh kur kemi nje situate te tille .Veprohet pa hezitim duke marre mbi vete dhe rreziqet qe vijne nga pas .

  • KENIT DHE ATYRE QE MENDOJNE SI KENI
    NUK JU PELQEN TE DEGJONI TE VERTETA ,SE SHQIPTARET JAN MSU ME JETU ME RRENA .
    TASH 70 VJET PO JU RREJN KOMUNISTAT ,PO JU RRJEPIN ,PO JU SHKERDHEN ILIR HOXHA,NANO ,KOKEDHIMA dhe tane far e tyre dhe ju pelqen
    MJERANE !

  • Hajde zedhenes qe paska krimi ne shqiperi hajde dhe ne flasim per klasen politike po ky eshte turp more qe te mbrosh kimin ne kete fare feje mjer shqiperia per keta intelektual gjasme.

  • Lubonja ka shume te drejte. Po te gjykosh nga konjukturat politiko-ekonomike dhe interesat e tyre gjithcka te con drejt arsyetimit qe ben Lubonja.

  • Ti mor Lubonje, vetem duke nxjerre mufka, mund te jesh ne qender te vemendjes, se akoma edhe kesaj dite, une nuk e di se cfare profesioni ke dhe ku punon, pervec tek studioja e bythlepiresit Fevziu.

  • Medyshja e z Lubonja eshte e pelqyeshme. Per te shenuar kthesen ne drejtesi kurajoja e prokurorit Troci eshte per t’u pershendetur dhe mbeshtetur fuqimisht. A duhet te jemi kaq shume dyshues? Pozitiviteti dhe optimizmi na bejne mire, sidomos kur eshte fjala per sigurine e VENDIT.

  • Arrestimi i Fullanit eshte nje teater, nje tragjikomedi.
    Duhej te zevendesohej guvernatori dhe menyra e vetme per ta bere eshte arrestimi.

    Gezohen shqipot. Poer cfare gezoheni??? Pe mua eshte me e rende nje mjek qe kerkon leke per te sheruar sesa nje guvernator qe nuk eshte i perfshire ne vjedhje direkt.

  • LE TE LUAJE “NJE LOJE POLITIKE” EDI RAMA EDHE ME PRANGOSJEN E SALIUT SEPSE DO TE GEZOJE TE MADH E TE VOGEL.

    Ne vitin 1985 ne Rusine sovjetike ekonomia po shkonte kokeposhte ne gremine dhe BRSS qe dikur ishte krenaria e komunisteve te gjithe Botes ngjante me nje anije e ndryshkur qe po mbytej me ngadale dhe askush nuk donte qe ta shpetonte. Sekretari i sapozgjedhur i Partise Bolshevike Mihail Gorbacov e kuptoi se ekonomia e centralizuar e drejtimit te shtetit kishte marre fund njehere e pergjithmone jo vetem ne BRSS, por ne gjithe Kampin Komunist dhe shpalli me urgjence PERESTROJKEN e tij famoze me parrullen e njohur: “Ti japim socializmit fytyre njeriu!” qe me fjale te tjera me konrekte do te thonte liberalizim i ekonomise duke imituar sistemin perndimor dhe autonomi vetvepruese per republikat satelite sovjetike. Dinosauret komuniste te Partise Bolshevike qe jetonin ne Boten e tyre irreale me madheshtine e Fituesit te Luftes se Dyte Boterore i thane Gorbacovit:

    “TAVARISH MIHAILL SERGEJEVIC MOS ESHTE LOJE POLITIKE ME PERENDIMIN KJO PERESTROJKA JOTE?

    se ky na duhet nje vendim i drejte i Partise Bolshevike per t’i marre LEKAT Perendimit ne forme kredish te buta apo ndihmash lidhur me reformat borgjeze dhe pastaj i tregojme gishtin e mesit dhe kthehemi atje ku ishim.”

    Gorbacovi atehere nuk foli shume por vetem deklaroi ne nje gazete te Moskes se me “Lojra politike nuk mund te arrijme dot Perendimin”

    Prandaj edhe nastradini te pergjigjet o Fatos Lubonja se me lojra politike Shqypnia nuk hyn dot ne BE dhe kete gje e di fare mire Edi Rama dhe ata qe qendrojne pas tij dhe i fryjne ne vesh papushim per luften me korrupsionin, prandaj te ftoj qe te kenaqemi me pak me kete qe beri Prokurori Ramadan Troci nga Dibra pasi i futi gishtin Fullanit te Paprekshem dhe kjo na ka ngohur shpirtin. Prandaj bashkohu me ne tek Tajvani me nje kafe falas apo teke raki per te festuar kete eveniment te jashtezakonshem dhe mos u be mizantrop me fantazine tende.

    Pershendetje nga nastradini

  • Nastradin zogisti . Shoh e lexoje injoranzen tende dhe preukupohem per injoranzen qe perhap. Ti nuk kupton nga sistemi bankar dhe ekonomia. Kete ta them me kqeardhje por i bindur.. Leksion per ty o zogist . Nentedhjete perqinde e monedhes boterore eshte virtuale …….. Por ti kete nuk e kupton se ste le bahri omari . Fuqia ekonomike amerikane bazohet tek dollarnafta ky eshte metri qe vlersohet ekonomia ……. Kurse ti flet per komunista …. Nuk eshte fullani e keqja , por eshte sistemi fullanist bankar …. Dhe ti vazhdon duke pire kafe tek tajvani me basimin se ke zbuluar se komunizmi ishte e keqja. Te jesh injorant nuk eshte as ofendim as krim , por te mos studiosh kundra injoranzes dhe besimit qe mendimet e tua jane absolute eshte me te vertet qesharake. Lexo o nastradin hajvani , dhe hajde te diskutojme per te gjetur rrugen . Sa per budallalliqe mundohu ti kursesh ato

    • Shruhet dhe lexohet INJORANCE dhe jo INJORANZE o nastradini enverist fallco i Kohes se Qepes, kur gjakatari Enver Hoxha masakroi dhe likuidoi pa meshire intelektualet e mirefillte me diploma ne xhep nga universitetet me prestigjize ne Bote dhe i zevendesoi ata me lopcare dhe druvare te Kllases Puntore si puna jote dhe shume te tjere qe shkruajne ne DITA brockulla pa fund.

  • E vertete ajo qe thote Lubonja. Fullanin e mesoi Edi Rama qe te vjedhe me qellim qe me pas t’a arrestoje per te zhvilluar nje loje politike.

  • Nastradin zogisti qumshti te pelqen por ti perbuz lopcarin drute per tu ngrohur i do por druvaret i perbuz jane me te bukura kallot e kllases puntore se sa floriri i zogut. Ki respekt per ate kamariarin qe te sjelle kafen se eshte me inteligjent se ty.

    • Fillosofi i madh francez Voltaire (Volter) ka thene:

      BOTEN E DREJTOJNE TE DITURIT

      Themeluesi i Ekonomise Moderne te Tregut, skocezi Adam Smith ne vepren e tij famoze “The Theory of Moral Sentiments” qe ne shqip mund te perkthehet si “Teoria e Moralit Njerezor” ka thene:

      BOTEN E DREJTOJNE TE PASURIT

      Fillozofi I i vorfen gjerman cifut Karl Marks ne vepren e tij KAPITALI ka thene:

      BOTEN E DREJTON KAPITALI

      Kryeministrja konservatore angleze Margaret Thatcher ka thene:

      BOTA DREJTOHET NGA INTELIGJENCA QE DI TE RISKOJE

      ANTIKRISHITI pa shkolle Enver Hoxha ka thene:

      BOTA MUND TE DREJTOHET NGA LOPCARE DHE DRUVARE SI NE SHQYPNI.

  • Mend ka shume, fjale po ashtu, por flet sipas interesit. Megjithekete, s’ia merr njeri per te vertete… Sipas tij, ç’duhej bere me Fullanin?!

  • Nese kjo e Full hajnit eshte loje politike, nuk di ta them, por se kjo interviste e Lubonjes eshte loje mediatike, e them me siguri.

  • Lubonja je sociolog ndersa ceshtja ka te beje me politiken nderkombetare dhe strategjine e pas luftes se ftohte gjerat shkojne shume me larg se sa mendon ti,vendi nderoj kamp de jure ne 2009 dhe de facto ne 2013 kjo i shpjegon shume thjesht te gjitha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *