Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.
Sipas RTK-së, Haradinaj është shprehur i befasuar me komentet e Lubonjës duke i quajtur ato shpifje. Ai ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës.
Haradinaj ka vlerësuar se qëllimi kryesor i deklaratave të Fatos Lubonjës ka qenë dëmtimi i imazhit të Kosovës.
Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenë
Afro dhjetë ditë pasi u çlirua nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi (29 nëntor 2012) prej akuzave për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri një vizitë triumfale në Shqipëri. Atij iu dedikua një seancë e Parlamentit shqiptar ku mbajti një fjalim të shkurtër; u prit nga Kryeministri Sali Berisha me shumë nderim, kurse më 10 dhjetor u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në fjalën e tij Nishani e quajti kënaqësi që në emër të qytetarëve të Shqipërisë i shprehte mirënjohjen njërit prej burrave shqiptarë më të përkushtuar të kohëve moderne: “Ai kurrë nuk u iku përballjeve, rezistencës, – tha Nishani, – duke bërë të mundur që edhe përmes transparencës, kurajës, përballjes me Gjykatën e Hagës, të ruante të pacenuar dinjitetin e një lufte rezistence, dinjitetin e një lufte çlirimtare që ne e bëmë së bashku me partnerët më të mirë të shqiptarëve”.1
Kryeministri Berisha, po në ato ditë bëri një deklaratë në të cilën, pasi e nderoi të shfajësuarin, u shpreh se “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do t’u kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë ndërmarrjen e një hetimi të pavarur ndaj ish-prokurores Carla Del Ponte, për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj”. Në deklaratën e tij ai i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë “të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje”.2
Edhe kreu i opozitës, socialisti Edi Rama, manifestoi të njëjtin respekt në pritjen që i bëri Haradinajt. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama, i cili e kishte përshëndetur çlirimin e tij nga akuzat që ditën që kjo ndodhi, tha se i shprehu atij mirënjohje për mbrojtjen dhe sakrificat e bëra në vite për popullin e Kosovës dhe se me të biseduan për bashkimin e shqiptarëve “nën qiellin e Bashkimit Europian” për unifikimin e arsimit dhe sistemit doganor etj.
Akuzat ndaj Haradinajt
Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Pra, se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin.3 Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt.
Atëherë si do ta shpjegojmë këtë glorifikim nga shqiptarët të Haradinajt në kthimin e tij nga Haga, me gjithë këto fakte të tmerrshme? Si ta shpjegojmë se në Kosovë, mu pas kthimit të tij, ai u shpall si Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Kosovës. Si t’i shpjegojmë iniciativa kaq kurajoze si ajo e Berishës për të hapur hetime mbi Carla Del Ponten?
Së pari, kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar. Mbajtja gjallë e këtij lavazhi trushplekset gjithashtu me faktin shumë më prozaik se Haradinaj me shokë, meqenëse kanë në Kosovë jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik, kanë arritur, duke i ngritur edhe monumente vetes, t’u imponojnë njerëzve në Kosovë mitin e tyre, i cili pastaj i shërben pushtetit të tyre në një rreth vicioz. Fati i dëshmitarëve që pësuan “vdekje të parakohshme” e lehtëson edhe më punën e tyre.
Së dyti, mbrojtja e Haradinajt nga ana e shqiptarëve është e lidhur edhe me mbrojtjen e imazhit të vendit të tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar. Akuza si ato të Carla Del Pontes duhen përgënjeshtruar dhe refuzuar, pasi ato dëmtojnë çështjen kombëtare, pasi i delegjitimojnë shqiptarët, madje duke u dhënë të drejtë armiqve të tyre, që i akuzojnë si rrezik në rajon me idenë e bashkimit kombëtar, që kohët e fundit është bërë kryefjala e retorikës politike në Shqipëri. (Në një nga fjalimet e tij të fundit, Kryeministri Berisha tha se është e papranueshme që shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme, duke nënkuptuar Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë (Preshevën) dhe Maqedoninë.)4
Gjuha e dyfishtë
Në deklarimet e tij, veçanërisht ato drejtuar partnerëve dhe mediave ndërkombëtare, kur flet për çështjen e nxehtë të “problemit të pazgjidhur kombëtar”, Haradinaj e paraqet veten si një politikan i moderuar. “Çështja shqiptare është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës”, – i deklaroi Haradinaj një medieje greke kohët e fundit. – “Gjithkund ekzistojnë minoritete. Nëse fillon të projektosh kufij ‘etnikisht të pastër’, nuk do të ndalosh kurrë”. “Unë konsideroj se sot është koha e arsyes. Do t’i ftoja të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të veprojnë në drejtim të integrimit europian”. “Ne do të shikojmë përpara, nuk do të merremi me gjërat që tashmë kanë kaluar”.5
Kjo gjuhë, megjithatë, nuk e pengon atë të përdorë një tjetër gjuhë brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Në një ceremoni ku iu dha titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Lezhës, ai tha: “Ne jemi një komb, një gjuhë, një flamur, një rrugë (është fjala për autostradën e ndërtuar nga Berisha, që lidh Shqipërinë me Kosovën), e cila na mundëson për të qenë një”.
Kjo gjuhë e dyfishtë është shprehje e ideologjisë dominuese të pushtetit që kanë adoptuar politikanët shqiptarë gjatë njëzet viteve të fundit. Kjo ideologji, që e kam quajtur nacional – europeizëm (si kalim i retorikës së elitës politike shqiptare nga nacional-komunizmi në diskursin nacional-europeist, që nënkupton instrumentalizimin e integrimit europian6) pretendon ta zgjidhë çështjen kombëtare të bashkimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan nëpërmjet integrimit europian duke përzierë kështu vizionin nacionalist të Shqipërisë së madhe etnike me vizionin postnacionalist të Bashkimit Europian të qytetarëve në një lloj Shqipërie të madhe europiane. Sipas kësaj ideologjie, serbët, grekët, maqedonasit, malazezët do të mbeten të njëjtët armiq që kanë qenë në të shkuarën.
Po cili është Haradinaj i vërtetë? Ç’përfaqëson ai për shqiptarët; po për europianët? – Carla Del Ponte përshkruan në librin e saj La Caccia – io e i criminali di guerra (Feltrinelli 2008) se si ndërkombëtarët e UNMIK-ut, në vend që ta ndihmonin Tribunalin për një hetim më të thellë të çështjes “Haradinaj”, i krijuan asaj pengesa me argumentin se politikanë si ai ishin shumë të fuqishëm në Kosovë dhe, kësisoj, dëmi që do të pësonin do të ishte më i madh sesa përfitimi, sepse këta njerëz mund të destabilizonin rajonin. Ky fakt flet shumë për Haradinajn. Ai u përket atyre kafshëve politike në Shqipëri dhe Kosovë që u intereson vetëm pushteti personal dhe përfitimet që nxirren prej tij. Ai e di shumë mirë se për momentin ai nuk mund ta mbajë këtë pushtet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, kur flet me europianët ai tund flamurin me gjashtë yje të Kosovës, ndërsa kur flet me politikanët dhe bashkatdhetarët e tij shqiptarë, mbështillet me flamurin kuqezi.
Ambiguiteti i Europës
Etien Balibar, duke shkruar për situatën në ish-Jugosllavi, thotë se ajo nuk është atipike, përkundrazi, është një projektim lokal i formave të konfrontimit dhe konflikteve të të gjithë Europës që Balibar nuk heziton t’i quajë “marrëdhëniet raciale europaine.”7 Europa e sotme, më tepër se kurrë po shfaq kontradiktën e saj të brendshme midis një Europe të egoizmit të shteteve kombe dhe një Europe postnacionaliste të qytetarëve, duke konfirmuar fjalët e Balibarit mbi Europën si një “projekt politik i pazgjidhur”: “Fati i identitetit të ri europian si i tërë po luhet në Jugosllavi dhe më në përgjithësi në Ballkan. (…) Europa duhet të pranojë se situata në Ballkan nuk është një monstruozitet në gjirin e saj (…) por një pamje dhe reflektim i vetë historisë së saj dhe duhet të ndërmarrë masa për ta përballuar dhe zgjidhur atë, çka do të thotë ta vërë edhe vetveten në diskutim dhe të transformojë vetveten. Vetëm atëherë Europa do të fillojë ndoshta të bëhet e mundshme përsëri.”8 Nëse disa vjet më parë ne mund të thoshim se europianoperëndimorët shikonin drejt së ardhmes, ndërsa europianolindorët po shihnin drejt së kaluarës, siç po ndodhte në ish-Jugosllavi, kjo nuk duket se është më e vërtetë. E ardhmja e projektit europian nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më në krizë se gjatë këtyre kohëve. Gjuha e dyfishtë e Haradinajt dhe e politikanëve më të rëndësishëm si në Shqipëri dhe në Kosovë është, pa dyshim, edhe pasqyrim në Ballkan i mëdyshjeve dhe ambiguitetit të europianëve përsa i përket projektit të së ardhmes së tyre.
Rasti i shfajësimit të Haradinajt është shumë sinjifikativ në këtë kontekst. Dështimi i dhënies së një vendimi të drejtë ndaj tij hap një diskutim të madh jo vetëm mbi problemin e raportit të politikës me drejtësinë, d.m.th. mbi atë se si pushteti politik krijon pengesa ndaj drejtësisë, por edhe mbi atë se sa mund të funksionojë normalisht një gjykatë ndërkombëtare e Europës postnacionaliste kur ajo ka kundër interesa të ashtuquajtura kombëtare. Vetëdija se ekziston një gjykatë krimesh, një drejtësi përtej pushtetit të tyre, si ajo e Hagës, ka penguar shumë nga këta njerëz, që kanë arrogancën të thonë në vendin e tyre se “ligji e drejtësia janë ata vetë”, të kryejnë krime të tjera. Por pandëshkueshmëria e tyre, edhe si rezultat i dobësisë së kësaj Europe të qytetarëve ndaj Europës së shteteve kombe, është një inkurajim për ta që t’u fryjnë erërave nacionaliste në vendet e tyre dhe të mbajnë gjallë ndjenja urrejtjeje ndaj fqinjëve.
Kjo pandëshkueshmëri nuk është vetëm një kërcënim për paqen dhe integrimin e vërtetë europian, por është edhe një kërcënim për zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës brenda vetë Kosovës. Niveli i kriminalitetit është shumë i lartë në Kosovë, veçanërisht korrupsioni dhe krimi i organizuar. Elita politike ku bën pjesë edhe Haradinaj dhe Limaj, akuzohet fort për këtë. Nuk është rastësi që Kodi i ri i Procedurës Penale i janarit 2013 e bën më të vështirë se ai që ishte më parë, madje edhe më të rrezikshme, mundësinë për të thërritur dëshmitarë.9 Politikanët kosovarë, megjithëse kanë shtetin në duart e tyre, në vend që të bëjnë ligje që t’i mbrojnë më mirë dëshmitarët duke lehtësuar kështu përdorimin e tyre nga ana e Prokurorisë, bëjnë të kundërtën. Dhe statusi i tyre si mbrojtës të bashkatdhetarëve, – paçka se Carla Del Ponte shkruan se “nuk ka asgjë fisnike apo heroike në ato krime” duke ngulmuar se pandëshkueshmëria e tyre mund të shkaktojë luftëra të reja, – ua bën më të lehtë hartimin e këtyre ligjeve.
“Racizmi triumfon kur identifikohet me shtetin, kur bëhet vetë shteti.” (Foulcauls). Nën qiellin e një Europe që resht së shikuari të ardhmen e saj si një Europë e qytetarëve dhe kthehet mbrapsht në Europën e egoizmave të shteteve kombe, ky leksion mbetet kuptimplotë, veçanërisht në rajone të tilla si Ballkani.
* Ky shkrim është botuar në anglisht në numrin e majit 2013 të revistës SUDOSTEUROPA Mittelungen, që ka vënë në fokus (me kontributet e Andreas Ernst, Florian Bieber, Natasha Kandiç, Karl – Peter Schvarz, Adelheid Wolfi, Sonja Biserko, Fatos Lubonja) çështjen e çlirimit nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi të Gatovinës dhe Haradinajt dhe pasojat e saj.

Ka thene vetem te verteten!
Lubonja esht njeri shum i pergatitur ne shum drejtime!
Menyra e te thenit pa doreza,ka nje domethenje shum te madhe per demokracin ne shqiperi!
Ky deshmon qe nuk frigohet,nga frikacake e rjepacake,servile e batakcinj!
Dikush ka frike,te thot te verteten,por e verteta esht e vertete,ska te beje me idete qe i esht sherbyer kultit te pushtetit,qe edhe vrasesin e kriminelin ta bejme patriot!
Te gjith e din,por heshtin dhe kete heshtje tashme Lubonja ja u la ne sy te te gjithve se kush esht i drejti e qe lufton vertet per te drejten!
Kosovaret nuk duhet te revoltohen,por ta marin ashtu sic eshte realiteti,e jo frikes njelloj si ne diktature!
LUBICA DUHET MEU MARR ME TRADHTIN QE KA BER NE SPAQ ME QINDRA
SHQIPETAR I QITI NE KURTH E TASH PO PARAQITET SI BALI KATRAVELLA
KOGJA BURR KY NJERI NUK ASHT TJETER VEQ NI BUSHTER QE LUN BISHTIN
KATE FRYN ERA POSHTERSI.
ENVER HOXHA LAVDI PERMOT EJET SE QENT SI LUBICA KA VJEJT ME I
KALL PER SE GJALLI PER TA MARR MERITEN E MERITUAR
TASH PO BINDEM SE PA ENVER HXHEN NUK DOT KISHTE
SHQIPERI.
Kam jetuar 15vjet jashtë Shqipërisë, (nuk e di z. Lubonja sa vjet ke jetuar jashtë) dhe kam konstatuar se sa nacionalistë të vërtetë janë njerëzit atje, sa që ky nacionalizmi ynë këtu në Shqipëri, më duket tërësisht inekzistent, në miniaturë do thosha.
Doja të pyesja Lubonjën se ku e klasifikon veten, sllav, vllah apo shqiptar skizofren? Sepse nga mënyra si shpreheni …citoj “ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike” duket sikur nuk i përket këtij kombi. Je shumë konfuz në analiza z. Lubonja!
Së pari, nuk kuptohet se për kë popull po flet . Me këto që lexoj, duket sikur e ke fjalën për islamikët kamikazë!
Në se po flet për shqiptarët e Kosovës, mund të japin mendim ata që jetojnë atje.
Në se po flet për shqiptarët në Shqipëri, atëhere më duket se je plotësisht jashtë konteksti.
Sepse edhe në kushtetuatat e shteteve gjigande do të gjesh pikërisht sakrificën sublime për interesat e kombit, apo dashurinë për atdheun si vlera dhe jo antivlera siç po na i paraqit ti. Përkundrazi, me keqardhje, në Shqipëri pas epokës së enverit, njerëzit filluan të shfaqnin ndjenja urrejtje ndaj vendit të tyre dhe qeshnin me fjalën atdhe. Arritëm deri aty sa e braktisëm vendin dhe ikëm nga sytë këmbët! Për ne sot nuk ekzistojnë më heronjtë. Ne i kemi varrosur të gjithë ata! Bile as bustet nuk i kemi ruajtur… (ndërsa gjithë bota i nderon sot e kësaj dite si pjesë e historisë së tyre) …ne i kemi hedhur tej në plehra si sende pa vlerë, me qëllim që të shuhet fare memoria e këtij kombi!
Nuk e di por pyetja ime për ju do ishte, “Cili jeni ju z. Sorge?! Ku doni të dilni me këto teza gjoja “nacionalizmi” të dëmshëm shqiptar, këtë e dini vetëm ju.
Përsa na takon ne qytetarëve të thjeshtë, mund të them se emigrantët janë ata që ndihen vërtetë të përmalluar për kombin dhe atdheun. Duke qenë larg atdheut, duke parë se si bota jashtë e vlerëson vendin, e do vendin, e respekton atdheun, sakrifikon për atdheun, instiktivisht ndjen nevojën të jesh “nacionalist” ashtu si gjithë bota, as më shumë e as më pak!
Tani, kjo shprehja jote e lëshuar fare pa doganë më duket jashtë kontekstit historik…citoj “Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar” …dhe sikur nuk i takon më popullit shqiptar. Fakti që kemi ndonjë udhëheqës skizofren, nuk do të thotë se qenka gjithë populli skizofren! Dhe kjo u provua më së miri, më 23 qershor.
Vaj halli se ç’mund të themi për skizofreninë e popullit gjerman (në kohën e Hitlerit!).
Z. Lubonja, do isha shumë kurioz të dija se nga ju buron gjithë kjo urrejtje për ne shqiptarët?!
Sepse me thënë të drejtën ju kam ndjekur disa herë në TV në analiza e opinione. Të shumtën e herëve jeni konfuz si kjo e sotmja. Keni folur me dyshime për Skënderbeun! Keni folur me dyshime për prejardhjen tonë pellazge apo ilire! Raste të rralla thoni ndonjë të vërtetë që me sa duket e keni vështirë ta mohoni, sepse bën mu.
Në zgjedhjet me Bashën u rreshtuat krah Bashës, si shumë gjoja “intelektualë” që sot po na dalin me dosje si spiunë.
Para 23 qershorit, na bënit thirrje të mos votonim, sepse këto partiakët janë të gjithë hajdutë, mashtrues, etj. Dikur edhe unë kështu mendoja, të mos votoja. Por kur erdhi dita, kuptova se do ishte gabim fatal neglizhenca dhe indiferentizmi në situatën konkrete dhe në momentin kyç për fatet e këtij vendi e kombi, apo jo?
Pastaj kur ju pyetën për “autobuzin” e berishës, kuptohet në mënyrë figurative, ju u përgjigjët se …” autobuzi berishës, ka marrë rrugën për greminë”.
Tani a nuk ju duket dhe ju vetë, se jeni ca si tepër konfuz?!
Lubonja je nder te paktet qe mund te quhet njeri i lire ne kete vend.
Ndonje Ramushin mund ta krahasoj dhe me Ali Pashain por jemi 200 vjet me pas.
Besoj Lubonja me kupton te tjeret pas 200 vjetesh.
Duke përcjellë paraqitjet e Fatos Lubonjës nëpër media të ndryshme, kam arritur deri te një përfundim, se është një rast tipik i një të sëmuri, me të cilin duhet të merren ekipe psikiatrike!
Fatos Lubonja ben nje kritike kolektive, qe ne (populli) te kemi guximin te rreshtohemi kunder krimineleve… Per fat te keq kjo eshte nje plage 100 vjecare… Kriminelet kane kaluar ne histori per heronj, ndersa njerezit e idealeve jane eliminuar fizikisht… Ndofta ka ardhur koha qe t’i therresim ndergjegjes dhe te mos brohorasim ata qe egzekutojne motrat dhe vellezerit tane… Sigurisht duhet shume kohe per te ndryshuar, por Fatos Lubonja aq sa mundet po e hap “nje shteg drite” sado te ngushte…
Jo me kote te paret thoshnin :Me thuaj me ke rri te te them se kush je .Ne kete kendveshtrim Lubonja ka te drejte .Une po u referohem vetem fakteve nga renja e Diktatures e deri me sote. Duke pare sjelljet e politikanve qe na kane drejtuar deri me sote,jane te paket ata qe kane cfaqur shenja psikopatie.Kjo eshte e llogjikshme.
Po te kesh parasysh Shqiperine para hapjes, ku nuk egzistonin mundesit per te ekspozuar ato qe buronin nga vete natyra e lirshme e njeriut, njerzit te dukeshin njesoje .Te qeshur ,te veshur ,te sjellshem ,te edukuar ,pa vese ,por ne brendesi shperthimet shuheshin ne vete vehte .
Tani kemi nje situate tjeter bile teper te hapur ku eshte llogjike qe cilesit psikopatike qe ka cdo njeri te dalin me lirshem ne pah. Frojdi eshte arqitekti qe na ka dhene ne duar llojet e psikopative tek njeriu.Cdo qenje njerzore ka me te cfaqur nje lloje semundje psikopatie qe shume shpejte del mbi te tjerat.Po e ilustroje qe ta kapni me thjeshte .Saliu .Vuane nga semundja e te sunduarit mbi te tjeret .Cfaredo argumenti kondra ai nuk ka per ta pranuar. E keshtu me radhe Nano kishte po te njejten semundje por ne plane me pak agresive .Rama gjithashtu ka dhe ai tipare te psikopatise .Por ne dallim nga dy te paret eshte i hapur e jo i kamufluar.Kjo ndodh se cdo individe padashur e di ku e ka piken e tije te forte apo te dobet. E te mos zgjatem me shume ne kemi shume te semure te tille qe burojne nga vete ambjenti qe na rrethone ,pozicjoni ne shoqeri ,gjendja ekonomike dhe me kryesorja geni i trasheguar.
Mos harroni Frojdin.Kur studjoi Gorillen dhe njeriun ne te njejtat kushte ,ne pylle ,nxorri me me shume probleme psiqike njeriun .Dhe eshte e llogjikshme .Ne trurin e njeriut ka me shume qeliza aktive sesa tek Gorilla.Ketu perjashtohen te gjithe te semuret psiqik qe kane ardhur si rrezultate i demtimeve ansore te ushtruar ndaje tyre . Pra Lubonja, per kushtet aktuale qe ndodhemi, ka te drejte.Nuk eshte kritik kolektive ose pa vlera por tipare i qenjes njerzore.
ALEGORI FATI APO RACE ?!
Nga : Mehmet Metaj
Jemi ne udhekryq te historise sone ?
Gjendemi ende në udhekryq të historisë sonë.Shqipëria jone sot ndoshta më shumë se kurre ka nevoje per intelektual te vertete dhe te virtytshem dhe per njerez dinjitoze.Por jo te gjithe ne, që e quajme apo sé quajme vehten intelektuale mund te kemi keto vlera, se:´´jo te gjitha mizat bejne mjalte´´.Por sidoqofte nuk duhet lene vendi ne meshire te fatit.
Alegori fati apo rrace ?!
Nuk e di per alegori fati apo rrace ne vazhdojme te ironizojme njeri tjeterin dhe si pasoje e rezultante vetvehten dhe kjo Shqiperi mbetet pergjithmone me krye ne hi ?! Nese i referohemi historise sone ndoshta ajo nuk na ka ndeshkuar kot. Une mendoj se ky vend s´ka te drejte morale ende te thote as qe ka intelektual as politikane bile as njerez normale perderisa eshte ne kete gjendje dhe po shkon teposhte .
Se kur e do puna dhe i kerkon sheshi i mejdanit intelektualet rrine e presin ose mbeten autoqefale, nuk prononcohen dhe me sa duket “preferojne “ ose te “bashkejetojne” me kongresmen ose te rrine koke me vehte ?!
Albanus Adversus albanus !:
Latinet thoshin ´´albanus adversus albanus´´(shqiptari kunder shqiptarit) dhe kete ves te sojit tone qysh ne shekuj e kane shfrytezuar te tjeret per interesat e tyre, sidomos fqinjet ballkanas duke na ´´mesuar´´ ´´te behemi´´ ose kaçak ose skllav.Vetem per hunden e bukur te Kleopatres Mark Antoni desh i vuri flaken Romes (qe ma pas e dogji Neroni). Po ne si reagojme ndaj padrejtesive ? Prej kohesh jemi mesuar te degjojme e “pelqejme me shume zerin e kendezit se sa zerin e bilbilit se kendezi na zgjuan mengjez” (siç thoshte L.Poradeci.)
Jemi ne ata qe ndonese meritonte lapidar F. S. Noli;qe kur pasi e munden dhe e ndoqen pashallaret e bajraktaret ne 25-en e percollen vetem nje grusht njerzish, saqe ai i merzitur dhe i indinjuar me shume se nga humbja duke iu drejtuar tokes shqiptare, tha ´´Skllever, bij sklleverish ju kurre s´keni per ta merituar lirine´´!
Aty ku i dituri nuk gjen kurre prehje !:
Ne jemi ai vend e ai popull ku i dituri s´ka gjetur kurre preh, atij ose i eshte ´´prere koka apo gjuha, ose eshte debuar e detyruar te syrgjynoset´´. Edhe sot e gjithe diten gjoja jemi ne demokraci dhe aspirojme te bashkohemi me Evropen mendja intelektuale nuk degjohet paguhet kaq pak dhe vendos paganizmi yne mesjetar qe sundon ne cdo qelize dhe kjo eshte shume domethenese. Nje popull me kulture baritore. Tek ne ende lulezojne pese anarkite e Nolit : anarkia fetare, anarkia shoqerore, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Asnji vend ne bote nuk eshte zhvilluar dot pa ven ne balle intelektualet.
Ky vend megjithe arsimimin masiv qe beri sustemi i kaluar ka ende shume syresh nga ata qe u perkasin kategorise se njerezve qe kan lexuar vetem nje liber, kan pare nji teater dhe nje film dhe cicerojne si gjeli ne pleh apo flasin brockulla te “kripura” dhe te tjeret i degjojne me servilizem “ala balcanasi”, te prirur me teper nga rrumpalla se sa nga rregulli e puna dhe keshisoj dinjiteti mbetet vendnumero?!!
Njerez dinjitoz-komb dinjitoz !:
Solla ketu disa momente e nenvizime historike , as per te treguar erudicion as per te bere retorike , por per te kerkuar nga vetja e nga te tjeret, me shume dinjitet, se me njerez dinjitoz behet pastaj kombi dinjitoz, dhe per ata qe i thone vetes intelektual, me shume mendime e pjesmarrje ne jeten publike, se perndryshe do te na sundoje perjetesisht mbreteria e bufave, prevalenca e mediokerve.
Te mos e pesojme si heret e tjera qe durojme kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojme dhe bejme zhurme kur duhet ndenjur urte dhe rrime suqut kur duhet thene acik fjala per ta kuptuar mire dhe populli se ç´po ndodh ne kete vend perpara se te jete vone dhe jo post-mortum dhe le te dallohen pastaj ato qe duhet te ´´ikin´´ ose te rrine ´´urte´´; se ´´pas me elin varvarios (kush nuk eshte helen eshte barbar).
Mendoje se ndoshta eshte momentum qe te te mblidhen perseri ata qe i thone vehtes intelektuale !.
C’ te thuash per LUBONJEN. E ka treguar vehten me ato qe shkruan e flet si papagall. Edhe KOSHI me i vogel e nxe ATE. Nuk ja VLEN te meresh me te.
Lubonja me analizat e komentet e percipta qe ben, kerkon te duket liberal, packa se ne fakt,
sa ishte ne pushtet saliu i sherbeu atij per te lepire ndonje kocke,duke i sherbyer diktatures
berishjane.
Ai eshte tipi i atij njeriu qe hiqet sikur i di te gjitha, sikur qendron mbi palet, por qe kur ka
dale nga burgu ne 1992 e deri tani shqiptaret nuk i kane thene asnjehere puna e mbare,
sepse ai nuk ka dashur te marre asnje detyre, nderkohe qe populli do vepra e jo llafe.Edhe
me ato qe shkruan, ne me te shumten e hereve mundohet qe ti kenaqe armiqte e shqipetareve.
Puna eshte ajo qe flet se sa i afte eshte nje person dhe puna e ketij njeriu eshte
bashkebisedimi me vetveten, jo me shqiptaret. Objekt i vepres se tij nuk jane problemet
madhore qe perballet vendi e populli, por hamendesimet per ceshtje qe ai nuk i di dhe as
merr mundimin me te vogel qe te investigoje e te mesoje te verteten.
Keto jane shenja te dukshme skizofrenike……
zLubonja,thuhet se ke hyre ne burg nga regjimi i E.Hoxhes si agjent Sovjetik,por jo se kerkoje demokracine e popullit dhe te shqiperise. Milionat e burgut ti paguan ky popull skizofren neper mjet taksave qe i paguan shtetit.prandaj e quan ti skizofren? asnje fjale apo ndonje pershkrim nuk ke bere per masakrat sllave te bere mbi popujt ne serbenice, ne kosove etj.
Ka thene te VERTETEN .Kriminelet duhet te denohen pamvaresisht se te kujt krahu jane
Asnjehere as ne lufte, as ne paqe, as nen qiellin e europes, as nen qiellin e botes, nuk vihet shenja e barazimit midis vrasjeve qe ben agresori qe te sulmon per te te marre jeten, me vrasjen qe ben njeriu qe mbrohet nga agresori per te mbijetuar.
Ne nje lufte per jete a vdekje, vendosja e simetrise absurde dhe e barazimit absurd midis agresorit dhe mbrojtesit eshte dashakeqesi “europiane” per njeriun, per familjen, per kombin qe mbrojne jeten, qe mbrojne vendin, qe mbrojne trojet e tyre.
Unë si emigrant punoj dhe jetoj nën “qiellin grek” te Europes.
Sikur Fatos Lubonja te ishte grek dhe te banonte ne Greqi, pra te jetonte nen qiellin grek te Europes, dhe ti kishte bere te njejten akuze kombit grek, ai do te ishte linçuar dhe do te ishte rrjepur i gjalle nga shoqeria dhimokratike greke, e cila mburret dite e nate perpara gjithe botes se ka çpikur pluralizmin dhe demokracine.
Por ka fat te madh qe eshte shqiptar, qe banon ne shqiperi, qe fiton parate, qe ka nje pune si gazetar, si opinionist apo analist ne vendin me tolerant te ballkanit, ne shqiperi, ku gjithekush dhe jo vetem ai mund te llapi, mund te deklaroj gjithçka, edhe kunder vendit, edhe kunder popullit, edhe kunder kombit te tij, pa ju futur asnje gjemb ne kembe.
shko mor pall mos na trego perralla me mbret,
Ofendimin ta mbash per veten tende.
Perrallat me mbret ketu ne forum po i tregojne disa shqipshkrues te cilet po dalin edhe mbi Gjykaten e Hages.
Perrallat me mbret po i tregojne disa vegla qe merren me shpifje e thashetheme sipas proverbes greke: “shpif shpif se diçka do mbetet”.
Jasu Palikari !
-Perse ky analisti F.Lubonja nuk numeron asnjehere masakrat, terrorin, gjenocidin e sllaveve dhe grekeve ndaj shqiptareve ?
-Perse ky analisti F.Lubonja nuk e cileson si skizofrenik popullin serb qe jo vetem mori pjese masive ne lufterat e fund shekullit te XX-te, por qe edhe sot vazhdon te mbroj dhe te strehoj kriminelet e lufterave te ishjugosllavise ?
-Perse ky analisti F.Lubonja nuk e cileson si skizofrenik popullin grek qe shume shpesh ben manifestime nacionaliste masive, madje edhe aktualisht ka zgjedhur ne parlamentin e shtetit te Greqise 21 deputet ultranacionalist e fashist grek ?
Ne shtetet demokratike te serbise dhe greqise, organet e drejtesise se shtetit dhe populli (dhe jo vetem nacionalistet) per akuza te tilla do ta kishin ndeshkuar me dhe pa ligj.
Ne shtetin shqiptar te viteve te demokracise deri me sot, as organet e drejtesise se shtetit, as gjithe populli ( dhe jo vetem nacionalistet) qe F.Lubonja e denigron kaq rende nuk e ka ndeshkuar ende as me ligj dhe as pa ligj.
* A mendoni zonja dhe zotrinj pjesmarres ne forum se analisti F.Lubonja i ben keto konkluzione inverse e absurde nga mosnjohja e padituria ???
Gjate 22 vjeteve te fundit kam punuar ne nje kompani internacionale.
Gjate 22 vjeteve te fundit kam jetuar ne vende te ndryshme Europiane.
Po permend tre Fakte Domethenese per Nën/Qiellin e Europës:
A]
Kombet dhe vendet Europiane as ne te shkuaren, as ne te tashmen nuk kane hedhur dhe nuk hedhin absolutisht poshte vlerat e tyre kombetare, vlerat e tyre nacionale.
B]
Kombi shqiptar eshte i vetmi komb i Ballkanit dhe Europes, trojet e te cilit jane ndare padrejtesisht nga shtetet e medha europiane ne perputhje me interesat e veta nacionale e gjeostrategjike.
C]
Askush, as shqiptar, as shqipshkrues, as ne emer te Ballkanit, as ne emer te Europes, nuk duhe te mbuloj masakrat masive, gjenocidin dhe spastrimin etnik sistematik qe fqinjet ballkanik sllav dhe grek kane bere ndaj shqiptareve dhe kombit shqiptar.
Mbulimi i ketyre tri Fakteve historike e aktuale eshte drejtperdrejt dashakeqesi per çdo shqiptar, eshte dashakeqesi per kombin shqiptar, e shprehur ne emer te interesave “individuale”, e shprehur ne emer te interesave “europiane”.
Fakti qe ne nje reviste te huaj dhe perpara te huajve, Fatos Lubonja e cileson kombin shqiptar si nje komb skizofrenik, tregon qarte se Fatos Lubonja nuk e anetareson veten e vet te kombi shqiptar.
Vetem ky cilesim monstruoz per nje komb te tere tregon qarte se Fatos Lubonja eshte thjesht nje shqipshkrues i cili ose nuk ka origjine shqiptare, ose eshte i shitur te agjenturat e huaja ballkanike.
Ndersa nqs citimet e ndryshme te tij fyese, denigruese dhe stigmatizuese kane lidhje me ndonje diagnoze psikiatrike direkte te akuzuesit Fatos Lubonja,fjalen e fundit per kete duhet ta japin doktoret e fushes perkatese.
Ne te dyja rastet ky njeri duhet te marre trajtimin qe meriton:
-ose si pacient psikiatrik nga Sherbimi Mjekesor i Shtetit Shqiptar,
-ose si denigrues i nje kombi nga Prokuroria e Pergjithshme e Shtetit.
Krimet sllavo-serbe ndaj shqiptarëve, nuk lahen as me ujin e gjithë botës. Mos harroni vetëm një fakt, atë të sterilizmit të femrave shqiptare në burgjet e Serbisë. Gjithë të zezat e kësaj toke, i ka punu serbi shqiptarëve kosovarë. E pra, faktet nuk harrohen lehtë. Hebrejtë u treguan të përkushtuar për ti treguar botës se ç’kishin hequr nga nazizmi. Por shqiptarët nuk patën dhe nuk kanë atë mundësi për të treguar krimet e vërteta që kanë hequr në kurriz prej serbëve. Sepse sot bota vepron mbi baza krejt të tjera, globaliste. Por, mos na çudisni kaq shumë e na tregoni me gisht gjoja “barbarinë” shqiptare kosovare kundrejt asaj sllavo-serbe. Nuk ka asnjë bazë krahasimi.
Sa për dënimin e kriminelëve, ata vërtetë duhet të dënohen, por të gjithë sipas krimit e jo sipas politikave.
Nuk themi se serbet nuk kane bere krime, por eshte e pa falshme te besh krime ndaj roberve te luftes te kapur nga formacionet luftarake kosovare, si dhe ndaj popullates se pafajshme serbe qe banonte ne Kosove. Pra, si kunderpeshe ate qe kane bere serbet duhet pa tjeter ta benin edhe kosovaret.
Haradinaj, nje njeri pa shkolle, me horizont te ngushte me siguri i ka bere keto krime.Do te jete mjerim i madh per popullin e kosoves neser ta kete ne krye te qeverise nje njeri qe nuk di te formuloje nje fjali. I gjithe bagazhi i tij kulturor te njohja e gjuhes shqipe, me siguri do jete rreth 300 fjale, aq fjale sa di nje i pa shkolluar. Jam cuditur me intervistat qe ka dhene, menyra se si flet e qendron ky qytetar i luftes, ku neser pretendon te behet kryeminister.Ne qoftese shpetoj nga Haga, mire eshte te struket ne vetmine e tij dhe nuk ka intiligjence te perballet me Lubonjen. Lubonja nuk flet kot. Per te shkruar dicka ai mer material nga disa burime.Tung.
Lubonja tani qe i mungon sahani i Berishes, qenka punesuar per te lehur tek sahani i serbit.Mos ja keni rende o njerz. Monstra si ky urith gjirizi, ka patur edhe here te tjera ne Shqiperi dhe Kosove.Por populli dhe historia u ka dhene ate qe e kan merituar. Haradinaj dhe lufta e UCK do mbeten vlerat me te rralla te kombit tone!Haradinaj si rralle kush, ne mos si askush tjeter politikan i Shqiperise dhe Kosoves, me te u njohur me akuzen e Hagas, dha doreheqejen si kryeminister dhe u dorzua ne tribunalin nderkombetar te drejtesise.Ju neneshtrua nje hetimi te gjate dhe shume profesional, ku doli i pafajshem per akuzat e ngritura nga kriminelet e Beogradit dhe luleria tjeter.Lubonjeria le te lehe sipas pages qe merr dhe takatit.Zoti e meshirofte!
Po si nuk na u ndanë këta SPIUNËT E KOMBIT ORE, më kollaj VLERËSOJNË BURIMET E DOSJEVE SERBO-SLLAVE, se sa mbështesin BASHKËKOMBASIT E VET!
Kuptohet, diku do hanë dhe SPIUNËT! Të Hapen dosjet e SPIUNËVE! Mirë do jetë që të gjithë të njohin njeri-tjetrin, jo vetëm sipas shkallës së “intelektit” por edhe sipas “NOFKAVE” të dosjeve….
bravo FATOS LUBONJA
Bravo i thone Gomarit qe nxjerr Serbin nga Balta.
ME SA LEXOVE LUBONJA NUK PO MBRON DHE SERB DHE GREK,, DIHET KRIMET QE KA NE BERE SERBET DHE GREKERIT ME SHEKUJ NDAJ SHQIPTAREVE, KY THJESHT PO FLET PER NJE NJERI QE QUHET RAMUSH HAJRADINAJ, QE KA LUFTUAR SI TE GJITHE KOSOVARET KUNDER SERBIT,DHE NDOSHTA KA KOSOVAR QE KANE LUFTUAR ME SHUME SE AI DHE KANE QENE NE BALLE TE LUFTES QE DHE SOT NUK JETOJNE ME, SE KOMANDANTET DIHEN QENDROJNE NE VIJE TE DYTE,,, KRIMET QE MUND TE KETE BERE GJATE LUFTES NUK I DIME, POR MBAS LUFTE KUSH ESHTE DHE CFARE KA BERE, A E KA SHFRYTEZUAR POSTIN PER INTERESAT E VETA DHE TE FAMILJAREVE TE TIJ?! A I KA ZHGENJYER BASHKELUFTETARET E TIJ,A E KA ZHGENJYER POPULLIN KOSOVAR, ME SA DI AI NUK ESHTE I PELQYER NGA TE GJITHE KOSOVARET DHE BASHKELUFTETARET E TIJ, KA PRO DHE KUNDER, KA KUNDER DHE BASHKELUFTETAR, DOMETHENE QE KUSH KA LUFTUAR KUNDER SERBIT NUK ESHTE VEGEL E TYRE, PRA DICKA NUK SHKON,,