Nano dhe historia që nuk po i vete as mbrapa as para

anazapta

Duket se brenda vetes, ish lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano, sa herë që shfaqet në prononcime mediatike, ka një kompleks të bezdisshëm e thuajse grotesk, të cilin nuk e sundon dot. Një kompleks që ndoshta buron nga vet natyra e tij, apo nga deliri se historia po i vjen a do t’i vijë mbrapa. Është ky kompleks që e detyron ta largojë shikimin nga shkëlqimi i hotel Rognerit dhe ta hedhë tutje udhëve plotë baltë të katundeve, atje ku mendon se janë socialistët e tij të thjeshtë, apo “të ndershëm”, siç ka pasion t’i quajë ai. I larguar prej këtyre socialistëve deri në arrati, i pa komunikuar me ta deri në harresë, i pa parë me ta deri në humbje, duket se ka bindjen e plotë se sa herë që do të jetë në ekrane televizive, ata do të jenë gjithë sy e vesh në pritje të tij. Se ku e gjen ai këtë bindje një zot e di, por fakti është se kjo mënyrë komunikimi e konceptuar si një dashuri që vazhdon pa fund edhe pas mungesave kaq të gjata, logjikisht tingëllon krejt e pa arsyeshme, por edhe si gjetje artistike është më shumë se mediokre. Edhe robi i shtëpisë kur të kthen kurrizin bëhet thuajse i huaj dhe lidhjet me të vdesin pak nga pak. Nëse Fatos Nano do të tregojë se ka edhe lidhje që nuk vdesin kurrë, kjo është çështje e tij, por fakti është se vet ai (s)beson kaq shumë tek kjo lidhje.

Meqenëse në dashuri përherë ka dy palë Fatos Nano nuk mund të fajësohet nëse (s)beson vërtet kështu, por fjala është se me këtë (mos)besim ai fyen thellësisht palën tjetër të dyshes së dashurisë. Fyen ata, socialistët “e ndershëm”. Ndërsa i lejon vetes lirinë që të iki kur të dojë në dashuri të reja, (natyrisht politike), ndërsa ai i lejon vetes të drejtën të hidhet degë më degë, konceptimi tij për socialistët “e ndershëm”, është thellësisht fyes. Ndërsa ai vet ecën në kohë dhe hapësirë, por as më shumë dhe as më pak në imazhin e gjykimit të tij, këta socialist nuk janë gjë tjetër veçse një grumbull njerëzish të ulur në një lëmë katundi që nga fillimi viteve nëntëdhjetë, që nuk lëvizin as në kohë e as në hapësirë, në pritje stoike të Godosë, (Nanos).

Ai ikën kur do vet, vjen po kur do vet, i hedh një sy politikës, ngre lart moralin e socialistëve “të ndershëm” që mendon se e shikojnë me adhurim dhe mall atje tej në katunde ku i la nga takimi fundit, i parafundit, ai para, para të fundit, apo edhe me tej, në thellësi të viteve nëntëdhjetë. Kur ia do puna bënë edhe thirrje për mobilizim, i fton këta pritës të pa epur, të bëjnë gati “shkopinjtë” për beteja të reja. Nuk dihet si ndodh, por në momentet e fundit si t’i kujtohej diçka, ai ikën. Ikën duke ndodhur tamam si në historinë e shkopinjve që tregohet andej nga zona e origjinës së tij, ku gjithë natën përgatiten shkopinjtë, ndërsa në mëngjes ata harrohen, por ky krahasim ka një ndryshim fare të vogël. Ndryshimi është në faktin se këta shkopinj, ish lideri i socialistëve “të ndershëm”, nuk i harron, por ai në ikje ua lë thjesht nëpër këmbë socialistëve “të ndershëm”. Kjo tingëllon si paradoks, ashtu siç është edhe thellësisht paradoksale dashuria e shprehur thuajse komikisht ndaj atyre që rrinë duke pritur pafundësisht prijësin e tyre. Ajo është një dashuri që ka një trajektore krejt të çuditshme. Nëse dashurit e tjera ndihen mirë kur partnerët janë afër, dashuria e Nanos ndaj socialistëve “të  ndershëm” ka shenja gjallërimi kur njeri prej partnerëve, pra Nano, zhduket, ndërsa thuajse ajo vdesë fare kur këta dy partnerë janë pranë njeri tjetrit.

Kjo që thamë nuk është një gjetje, por një realitet i pakundërshtueshëm i marrëdhënieve të krijuara mes Nanos dhe socialistëve. Dhe nëse do të kërkonim të gjenim disa dritë hije të kësaj lidhje, pa hezitim do të thoshim se në këtë marrëdhënie, lidhje e ndarje mes tij dhe socialistëve “të ndershëm”, në të gjitha rastet, Nano ka pjesën e mëkatit, ka pjesën e fajit, pa asnjë diskutim. Në historinë e gjatë në raport me socialistët, absolutisht në asnjë rast prishja e marrëdhënieve mes tyre, nuk ka ardhur nga askush tjetër, por vetëm prej tij. Kur është dashur që ai të marrë dashuri prej socialistëve “të ndershëm”, e ka pasur këtë dashuri me shumicë, ndërsa kur është dashur të kthejë sadopak dashuri ndaj tyre, kjo nuk ka ndodhur dhe për këtë mjafton të marrim disa argumente fare të thjeshtë.

Së pari, Fatos Nano bëri një burg krejtësisht të pa drejtë politik jo për faj të socialistëve, por për meritë të tyre, të dashurisë së tyre dhe jo të Fatos Nanos, i burgosuri socialist u kthye në simbol. Ishte periudha kur mungesa e tij i bashkonte socialistët. Ishte mungesa e tij që sillte frymë pozitiviste, por edhe kjo frymë pozitiviste edhe pse e lidhur me emrin e tij, ishte meritë vetëm e socialistëve “ të ndershëm” dhe askujt tjetër, pra as e tij.

Së dyti, me ardhjen konkretisht në krye të socialistëve pas vitit 1997,  në gjirin socialist lulëzuan të gjitha veset, intrigat, skuthëllëqet dhe e gjithë kjo frymë negativiste ishte e lidhur vetëm me emrin e Fatos Nanos dhe aspak të socialistëve “të ndershëm”. Ishte periudha kur dashuria u kthye në ves, ishte periudha kur në delir e sipër, hipur mbi supet e socialistëve “të’ ndershëm”, Fatos Nano do të deklaronte sa pas tij do të vinte historia.  Ishte periudha kur në kushtet e bashkëjetesës dashuria do të vdiste.

Së treti, në mesin e vitit 2005 Fatos Nano iku dhe pas kësaj duket se u fashitën veset, intrigat, skuthëllëqet. Ka njerëz që e mendojnë ikjen si një veprim pozitiv të tij, po ka shumë të tjerë, të cilët i njohin më nga afër historitë e dashurisë politike të Nano që thonë se nëse ka gjë pozitive në këtë mes, nuk është ikja e Nanos, por mungesa e tij. Ikja dhe mungesa nuk janë e njëjta gjë.

Së katërti, edhe pas kësaj ikje, ndodh shpesh që ai shfaqet dhe shfaqet pikërisht atëherë kur nuk duhet të shfaqet. Shfaqet si për të thënë se ende historia vazhdon e shkon pas tij, por në fakt qëllimi i shfaqjes së tij është shumë më meskin. Ai vjen, bënë thirrje sërish për të përgatitur “shkopinjtë” dhe pastaj ikën duka ua lënë shkopinjtë nëpër këmbë socialistëve të tij “të ndershëm”.

Nisur dhe vetëm nga këto fakte, nga ky rebus i marrëdhënieve të Fatos Nanos me socialistët “e ndershëm”, mund të themi se edhe vet historia, të cilën ai do të donte t’i shkonte mbrapa, e ka të vështirë që të gjejë udhën për të ecur pas Fatos Nanos. Dhe në fund, nëse do të duhej që një socialist “i ndershëm” të jepte një këshillë, ndërsa ndjekë daljet e rralla mediatike të Fatos Nanos, kjo këshillë do të ishte:Fatos Nano, të duam shumë, të lutemi mos u shfaq më!

Share This Article
21 Comments
  • Ta marim si ta marim Fatos nanon,ky ruajti nje stabilitet ekonomik qe per fat te keq ky stabilitet u mor neper kembe vitet e fundit!
    Nano si socialist ne partin e tij u perball me divergjenca te medha ideologjike,qe cuan ne largimin e tyre ne parti te re LSI ku u mblodhen pothuajse te gjith kundershtaret ideologjike te Oksidentit,qe perfaqsonite PS-ne edhe pse e quanin veten socialiste?
    Nano u perball me perhapjen e korrupsionit,ne partin e tij ku shum socialiste nuk shikonin me idete socialiste,por interesin e tyre privat,dhe per kete ndane mononopolet,ku demtuan rende opinionin publik qe perfaqsonte kete parti!
    Nano nuk ish me budalla,ku te gjith te vidhnin e ai ti mbante seir,dhe per kete beri ashtu si deshte ai vete,me mir ne xhepin tim,se sa te behen te tjeret nga mua!
    Deshi ai, e dorzoj pushtetin tek Berisha!
    Ai nuk i humbi zgjedhjet,por luajti kompromisin,si shum e shum politikane qe kuptojn se si luhet politika?

  • Ta marim si ta marim , por duhet ta dine shqiptaret brenda e jasht evendit se ne kohen e NANOS Qeveria e ti nuk kishte as fare ndonje program zhvillimi, edhe nuk gjeti nga i qe iku me ‘lufte’ i perzene nga populli. Nanoja dhe Malaj ndiqnin hap pas hapi politikat axhustuese dhe ato monetare shtrenguese sipas SKEMES SE FMN DHE BANKES BOTERORE. Mbanin inflacionin, ne masen e parashikuar nga BB dhe nese rreshkiste SKEM ate e pikaste BB dhe FMN e jo Fatosii s Arbenin e as Shkelqim Cani. Ata merrnin vetem poza perpara popullit te paditur, ndersa be ne cdo dikaster njerezit rrinin kot. Me kot rrinin Drejtoret dhe Ninistrat, por shpejt mesuan te punonin (te korruptoheshin) me licencat qe ne fakt Edi Rama duhet ti liberalizoje qe me 24 Qershor. Ne qeverine e Fatos Nanos funksiononte spiunlliku, kush kerkonte pune, ‘merrej ne xhiro ala Nano)…

    Ndersa ILIR META bashkepunoi ngushte me FMN me metodat e tij, …pastaj erdhi Nano dhe beri ‘katarsis’ d. m th. volli vrer mbi disa njerez qe te behej vete nje Kryeminister kukull.

    RILINDJA DUHET TE PRPOGANDOHET FORTE PA KOMPLEKSE AJO PER HERE TE PARE KA NJE PROGRAM TE VETIN TE CILIN DO TA REALIZOJE JO ME BUXHETIN TROK, POR ME FONDE PA FUND QE MUND TE THITHEN NGA 100 DREJTIME, VEç TE JENE TE BERA MIRE PROJEKTET DHE TE BESUESHME SE NUK DO TE VIDHEN FONDET.

    EDI RAMA KRYEMINISTER nuk diskutohet fare, asnje stepje apo frike te mos arrij te lexohet ne fytyrat e socialisteve. Paci Fat.

  • I nderuari SOKRAT. Analiza juaj per “Fatosin” plak,eshte objektive, e qarte edhe per socialistin me nivelin intelektual me te ulet, por une, te me falesh, do te beja nje shtese te vogel. Cila eshte kjo? Ndonse Nano per 4 vjet u “arratis nga kuvendi”, por XHOZEFINA nuk i preu asnje dite nga paga e deputetit ne “arrati” ??//.. ne mejhanet e VJENES.
    Dhe se fundi po e pyes vet “FATOSIN” pse nuk i ke thene asnje fjale Berishes e ndonje tjetri… …” vertet thesarin e mori fshatari me gomar ne KRRABE”???…
    I lus medjat , mos na nxirrni ne EKRANE ate fytyre te …. se demtoni imazhin tuaj. e them me bindje se nuk ka SOCIALIST e … qe te admiroje ate KAMALEON.
    Po vjen dita te shpetojme edhe nga ……. BERISHA.

  • Qeverisja e Fatos Nanos do ngelet ne histori si me mediokrja, me e paafta (mund te krahasohet me kete aktualen e PD), me e felliqura, me e korruptuara dhe me antipopullorja. Te gjitha keto lidhen me figuren e tij si njeri i papergjegjshem dhe i lidhur me grupe mafioze. Fatos Nanos i u dha mundesia te bente shtet per 8 vjet, por fatkeqesisht ai beri te kunderten, i leshoi vartesit te benin c’te donin, ndersa ai vete nisi frekuentimin e kazinove dhe lojrave te tjera te fatit, pa e kthyer koken te detyra si kryeminister. Ky njeri asnjehere nuk duhet te kthehet me ne politiken shqiptare!

  • Fatos Nano veproi ne politike si nje alabak,ai futi maskarallekun ,korupsionin e alabakizmin si nje fryme ne shtet ,.Ai ka qene fatekeqesi ne politiken shqiptare

  • Qeveria e buracakut fatos nano e filloi mire dhe e perfundoj shume keq duke i lene te gjith te habitur per menyren se si e drejtoj shtetin ky sharlatan ky pijanec dhe kumarxhi dhe krimi me i madh i tij qe ja dorezoj pushtetin sali berishes dhe bandes se tij ishte vet tosi qe ne nentedhjet e teten iku fshurazi ne maqedoni dhe u kthye mu si muti i dhjer Ndersa po te thuash per veset e tij eshte nje njeri pa moral nje fodull i lindur nje kumarxhi dhe drogaxhi i permasave nderkombetare o tos trapi lena rehat se i regullojme vet gjerat dhe nuk kemi nevoj per mendjen tende te pjerdhur

    • Po mos dish te luash Kumar,nuk din edhe te udheheqesh ne Kapitalizem!
      Njeriu si i brymosur nga mesimet e Marksizem- Leninizmit i cliruar nga keto praktika tashme, ne nje sistem te lire” Demokratik” ka nevoje ti mesoj te gjitha dobiclleqet,se ndryshe nuk mundet te behesh,jo vetem kryetar partie,por edhe kryeminister,kur ky titell i takon atij me Dobicit?

  • Shkrimi është i bukur. Vetëm do kishte qenë më e drejtë një ndreqje me prapavajtje e këndvështrimit. Kam parasysh që autori thotë: “…Nanoja hyri në burg pa të drejtë…”; ky mendim mund të ishte i pranueshëm atëherë, kur nuk e kishin njohur Nanon çfarë hajduti e kumarxhiu ishte; tani që e kemi njohur me dhëmbë e me dhëmballë na lejohet të themi se mund të jetë dënuar me të drejtë. Bile është aq i thekur si hajdut saqë nuk heq dorë nga zanati sado pengesa ka përpara. Tani ka marrë rolin e shefit të hajdutëve si gjithë tutorët që detyrojnë të vegjëlit për të vjedhur për llogari të tyre. Këtë është dudke bërë: gjoja është në dispozicion të një të pavaruri, i cili, nëse fiton do t’i shërbejë Tosit si ta kishte padron. Me këtë të pavarur e me ndonjë tjetër që i ka infiltruar në parti të tjera do sajojë ndonjë partiçkë që të ketë edhe ai një lloj kryetarllëku prej nga mund të zgjaten duart në bakllavanë-Shqipëri sa për të ëmbëlsuar gojën.

    • Komunisto-socialistët…. Me epitete e etiketime të tilla nuk mund të kundërshtohen njohësit e fëlliqësive të Nanos. Dhe, pse merren njerëzit me të? Po si të mos merresh me një hale që qelb dynjanë? Të mbyllim hundët? Ata që merren me Nanon nuk thonë që ai nuk ka peshë për të ndotur Shqipërinë, nuk e thonë s’mund ta thonë, se ai pikërisht për atë përpiqet duke përdorur të tjerët. Qytetari është të ngresh zërin kundër çdo fëlliqësire që i është

  • Ne se Nanos nuk i vete historija as para as mbrapa as pas dhe nuk ka me vlera pse merreni kaq shume me Nanon? Fakti qe merreni me Nanon dhe Malajn si nanoist tregon se komunisto- socialetet e Rames e kane frige Nanon si Djalli Tejmanin.Sa here Nano ka qene kunder Rames atehere Rama ka humbur.Kesaje here do jete humbja perfundimtare e Rames.

  • Ne Korrik 2005, ne RODOS ( Periferi) HUMBI 5 Milion Euro! Ortaket e tij ne KAZINO u befasuan me “Indiferentizmin” e tij ne kete HUMBJE (?!). Se mos i humbi nga Xhepi! Mjer Ortaket e ketij “SHEIKU”, qe i shkojne pas! ‘Shih rrushi-rrushin e PIQU” (Kalbu).

  • Te gjithe prisnin qe ” pas t’i vinte historia ” Nanos.
    Por , Asnje nuk e mendonte se i vetem Nanua do te venta pas Arbenit.
    As Arbeni nuk e mendonte kete.
    Por thone se Nanua i ktheu borxhin Arbenit, kur ky e merrte nga pas neper kazinote e Evropes me macot qe ja jepte pas shpines tek supi, ku Nanua nxirrte doren per ti vervitur mbi tavoline.
    Mire thone ” E mira duhet shperblyer qofte edhe duke u zvarritur si ben ky ish kryeminister pas Arbenit.

  • Socalistet e ndershem, ata qe e sigurojne jetesen me mjaft mund e sakrifica nene kete qeveri grabitqare dhe vrastare, nuk i lidh asgje me Fatos Nanon. Fatos Nano e ka rritur distancen me vite drite large tyre. Me te drejten dhe sinqeritetin qe i karakterizon ata kane pritur shume qe ish lideri idhull i tyre (qe aq shume e kane mbeshtetur) kur ish ne krye te qeverise te ndertonte nje qeveri qe t’ju sherbente atyre dhe te mos i lejonte asnje shans Sali Berishes te rikthehej ne pushtet, pasi dogji dhe shkatrroj si kurr ndonjehere me pare Shqiperine. Por ai nuk e beri kete. Ai dhe vetem ai kultivoi grupet dhe klanet ne parti dhe e ktheu KPD te PS ne nje tribune, nga ku socialistet e thjeshte dhe perkrahsit e tyre degjonin te befasuar dhe me shume dhimbje se si kryetari u ngjiste lloj-lloj epitetesh bashkpuntoreve te tij, aq sa edhe sot perdoret ne menyre proverbale shprehja ” jeni bere si kpd-ja socialiste” ( e kohes Nanos ). Kulmi I ksaj hipokrizie arrinte pikerisht atehere kur shume nga ata personazhe qe I baltoste aq shume , i gradonte te nesermen ne postet me te larta te qeverise. Me keto akrobacira politike Nono ja lehtesoj mjaft punen opozites se atehershme dhe projektoj ne kete menyre percarjen e PS dhe ardhjen e Berishes ne Pushtet . Pas ksaj ai iku. Socialistet e ndershem edhe pse te tronditur e te tradhetuar nga dorzimi i pa pritur i pushtetit tek ai qe mendonin dhe besonin se nuk duhej te qeveriste me kete vend qe e dogji dhe shkatrroi, perseri besonin se ish prijsi I tyre do te kthehej per tu lehtesuar vuajtjet, hallet, dhimbjet dhe plaget qe do t’ju shkaktonte serish njeriu qe per 8 vjet sundon kete popull. Por Fatos Nano i ikur per punet e veta , asnjehere nuk u kthye per ATA. Ai u kthye vetem per hesapet e tij, per te percare PS dhe per te mbajtur ne pushtet Sali Berishen. Faktet qe vertetojne keto jane te shumta por momente me kulmore jane ; Tragjedia e Gerdecit, zgjedja e presidentit (Topit), vjedhja e votave ne zgjedhjet parlamentare te 2009, vrasjet makaber te protestuesve te pafajshem me 21 janar dhe grabitja ne mes te dites e Bashkise Tirane ne zgjedhjet lokale 2011. E pra, kur te gjithe ata qe besonin tek Nano, prisnin qe ai te shfaqej dhe te fliste si lider mbrojtes i vlerave, te vertetes dhe te drejtes , Nano jo vetem nuk foli, por ne menyre krejt cinike beri avokatin e Berishes dhe la ne rrugen e braktisjes ata qe besonin ende tek ai. Ai tani eshte kthyer serish, por si edhe me pare, jo per ATA , por per t’i bere sherbimin e radhes Saliut ne ikje , me shkopinjet nen rrota qe mundohet ti fus “AUTOBUSIT TE RILINDJES SHQIPERISE”. Socialistet e vertete dhe mbeshtetsit e tyre kane kohe qe e kane bere dalje Fatos Nanon, ai nuk mund te afroj dot me surpriza si dikur ne politiken shqiptare. Kete uroj ta ken kuptuar me ne fund edhe “shkopinjet”nen rrota qe Nano po perdor ndaj PS dhe Edi Rames. Me 23 qershor nis rrugen RILINDJA E SHQIPERISE. (shume e sakte analiza qe bene autori ne kete shkrim)

  • Respekte o`boss! Per mua,nje ekonomist,socialist i 5 majit 1992,gjithshka keni shkruar eshte nje sofizem i holle,nje simfoni per violine dhe orkester ne,si bemol maxhor,qe besoni tek ajo qe thuhet se,cudia me e madhe tek ne,harrohet per tri dite.Gaboheni rende zoteri.Vetem dy gjera t`ju kujtoj se qeveria Nano e mori vendin ne 97,TOKE E DJEGUR,dhe e la ne 2005,me prioritete: zhvillimin e biznesit agroindustrial dhe turizmin. Keto dy prioritete,Berisha i gjeti gati por,nuk mundi t`i coje me tej.Te vijme tek dhemb dhembi.Mero Baze me te drejte thote se ekzistojne tri pale lista zgjedhore: Lista e Berishes,e Rames dhe lista e Nanos.Ne listen e Nanos bejne pjese ish deputetet e Mendimit Ndryshe,Blushi,Malaj,Bello,Harasani,Islami etj qe,z.Rama kerkon t`i fshije nga faqja e dheut e te mos kete mendim ndryshe,sic ndodh ne Partine Demokratike.Pra,ndersa trumbeton partine e familjes,kerkon te komandoje partine e miqve e te shokeve te tij.Dhe ku te con kjo rruge e asgjesimit te oponences,diskutimit dhe debatit me mendimin ndryshe/ Tek vellai ziamez Berisha me ndryshimet e vitit 2008.Por kjo nuk do te lejohet nga ata qe ju i quani “te ndershmit” sepse do te humbnim edhe 23 vite te tjeta tranzicion,me nje binjak te Berishes.Prandaj,fillimisht se bashu me z.Rama ne krye per te zhdukut nga historia,murtajen e shekullit,pastaj,me ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor,per te larguar edhe siamezin e tij,nga drejtimi i te majtes shqiptare.Simboli i egoizmit,i mospritjes,i nxitimit,i percarjes,i vetglorifikimit dhe i lidhjeve te nendheshme te pamoralshme me biznesin e piset.Kete mendoj une o`i dashur boss`qe e adhmja i takon kesaj listes se trete.Prandaj edhe uroj qe Arben Malaj,t`i jape nje mesim te vlefshem,Partise Socialiste Shqiptare,rreshtimit,servilizmit,mercenarizmit,konformizit te kesaj partie,qe me ardhjen e z.Rama,i pervetesoi keto semundje.Idea e z.Malaj se sic drejtojne partite,ashtu udheheqin edhe qeverite tashme eshte e provuar nga binjaku i tij.Mbetet per t`u pare konkluzioni i akademikut Fuga qe,inisiatives se mendimit ndryshe,do t`i afrohet drejtimi i Partise Socialiste.

  • Te lumte ,ky eshte realiteti i prostitutes Nano ne jeten politike te socialisteve te ndershtem.Nje shkrim me vlera per ata qe kane sy e veshe per te pare e ndegjuar.I peshtiri Nano mos dil me se do te kesh me teper vlera.

  • Prapë ky jena sa herë që e ndjenë erën e kërmës delë në sipërfaqe Vlanjatët këta fytyra në 23 qershorë duhet ti hedhi në koshin e plerave dhe mos tu japin asnjë votë

  • Monologu i F.Nanos

    Unë ju thirr sa fuqi kisha / që nga moti nëntëdhjetë
    që vështirë doktor Berisha / ishte Buda i vërtetë.

    Kur të puthte e shtërngonte / kur në shpatulla të zinte
    në dy herë që të lëvdonte / të tretën kokës të binte.

    Ky avazi ynë o miq / s’qe e s’është vetëm pushteti
    kur s’u ngop ky me ofiq / mos u ngoptë i gjith’ mileti.

    I kam thënë që s’e do kush /(sado këmbët unë i tunda)
    se problem’ i tij i ngushtë / ishte dhe do mbetet hunda.

    Më problemi mbetet hunda / dhe egojë e tij e marrë
    sa fillova unë nga puna / ai nisi me të sharë.

    Shkroi letra posht’ e lart / dhe mitingje për çdo ditë
    s’hëngrëm dot një vakt rehat / kur qe Sala opozitë.

    Mua më dërrmoi fare / jo mamuthi, jo lubia,
    edhe pse dele manare / …pas më vinte historia.

    Ama kur ia bëri fora / dhe filloi të qeverisë
    sikur iu zbut ca dora / e filloi të më sajdisë.

    Ja, kështu u morrëm vesh / “budallait hapi rrugë”,
    ai ha shesh e përshesh / po dhe unë… me ndonjë lugë.

    E provoi dhe Ed’ i shkretë / si Sala të ngulte këmbë
    po i hyri ujët shpejt / dhe shkurtoi me një pëllëmbë.

    Me Saliun tonë të rrallë / po çuditet edhe Zoti
    pale po të ishte gjallë / një i urtë si Namik Hoti.

    Që të gjejë karar belaja / veç një shpresë dua t’ju flas
    mbetet profecia Maya / që po lutem unë të ngjasë.

    Mbase Zoti s’bën të vetën / edhe prapë e fal njeriun
    por t’i lutemi të shkretën / që të marrë vetëm Saliun.

    Veç…Pastaj mendoni vetë,/ s’gjeni më të mirë nga unë…
    S’dua shumë – nja njëzet vjet / e pastaj më ngrënshi munë.

    dhjetor 2012

    PS.Sokrat,mendon ti se ka me socialiste te ndershem?Une jo,se te ndershmit sot ose kane vdekur nga uria,ose…jane bere te pandershem per te mbijetuar.

  • Ik more legen. Pijanec i keq. Socilaistet nuk mbushin barkun me buke, ti dehesh mejhaneve te Vjenes, e dalldisesh neper Kazino, duke luajtur kumar, fare e keqe.

  • Turp i madh kete katandisje dhe perdorim te Fatos Nanos ne menyren me te ulet nga Sali Berishate.Sa here eshte ne pozite te veshtire Sali Krimineli ky njeri pervers nxjerr koken e tij si nje gjarper per percarjen e se majtes.Fatos Nano ngulite mire ne koke se je hic,nje zero qe askush nuk te merr me seriozisht.

  • Tosi e ka mesuar mire qe kush te rre te do se e kane patur ne psikolagji dhe Sala ca beri e rrahu e burgosi e degjeneroi dhe Tosi po i kthen shperblimin kaq e thjeshte eshte.PO ca prisni nga nje pianec ordiner fatkeqesi e te majtes per mua mban emrin Fatos Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *