Pas viteve ’90, Edi Rama emigroi në Paris të Francës si piktor, për të qëndruar disa vite atje.
Bashkë me të ishte edhe piktori tjetër Bujar Luca, i cili edhe sot e kësaj dite mban të njëjtin profesion në Paris. Ai ka hapur së fundi një ekspozitë në Galerinë Kombëtare në Tiranë.
Rama me të ardhur në Shqipëri pas vitit 1997, u bë ministër Kulture, por më vonë marrëdhënien me kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano u ashpërsuan.
Nano thoshte se e kishte marrë Ramën nga Parisi me “thonj të paprerë dhe se ishte një njeri që shiste ikona të vjedhura”.
Piktori Bujar Luca thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk është e vërtetë. Edi Rama ishte thjesht një artist në Paris. Nëse një politikan e quan artistin të mjerë, është problemi i tij. Ai nuk ishte në gjendje të mjerë. Ai zgjodhi kthimin për arsye individuale, siç janë kthyer shumë të tjerë. Nëse e ka pasur fjalën se ai ishte në gjendje modeste ekonomike, siç është çdo artist, kjo varet si e koncepton ai artistin, por nuk mund të thuhet se një artist është në gjendje të mjerë, sepse artisti nga natyra e zgjedh vetë mënyrën e jetesës”, thotë Luca për Shqiptarja.com
“Edi Rama nuk ishte aq i varfër, sa të pengohej për të zgjedhur cilën rrugë të donte në atë kohë. Unë mendoj se zgjodhi rrugën e duhur. Madje kur ishim në Paris me Edi Ramën, ne mundoheshim t’i sqaronim njerëzit e tjerë që vinin atje nga Shqipëria, se vërtet është mirë të vish në Paris, por është kjo e kjo lloj pengese. Dhe kishte raste që u thoshim disa të afërmve se është mirë të kthehen në Shqipëri, saqë njëri nga të afërmit më tha: More ti ike se nuk e doje komunizmin apo se je komunist?!”

Fatos Nano shpif per aresye personale…Edi Rama nuk erdhi ne Paris per te luajtur bixhoz or Nano…Parisi eshte vendi i artisteve i bohemeve , i njerezve qe duan lirine ne menyren me absolute e cila nuk ka çmim , nuk blehet me para …
Histori me Edi Rame qe vajti ne Paris I pasur dhe Ju hapen dyert se ishte piktor I permasave boterore.prefsen e thonjeve ky artist I madh e mbante gjithmone ne xhep.
Nuk e kuptoi qe Nano’s i duket vetia si me i zgjuari i politikaneve, per mua personalisht eshte nje njeri i zakonshem qe Ka patur probleme me rinin ( deficitar ) ne mosh te madhe ka filluar te shofe me ngjyra. T
Edi Rames i ra bingo haverdarlluku i F.Nanos.As per men,as per fiqir nuk e kishte llogarit Edin ne qeveri.Ju kujtu edhe autoportreti i Edit me hunde te thyer dhe ja shperbleuy hunden me postin e ministrit.Ky i beroi gropen Fatos Nanos.Kujtohu,cfare nderi me ke bere???Qe te bindeni se shiste ikona te vjedhura,kujtohuni pak,se aksioni i pare i policise ishte sekuestrimi i ikonave te nje kolexionisti privat,ikonat e te cilit i shiste shegerti i dyqanit Edi Rama.
Edi e ka kryer nje mision,mbase me i rendesishmi ne jete.Imagjinoni po te ishte Tosi me Salen,do behej vendi si loje volejbolli,ata hidh e prit topin dhe ne ne vend te rrjetes.Ku eshte pare te luaje bixhoz e te pije deri ne mengjes i zoti shtepise.A ka grua qe e mban ate burre.Une do i hidhja vaj te nxehte ne vesh,ndersa ketij qe ka vrare e prere,do e internoja nga ka ardhur,atje lart,te Kulla.
Per cfar grope behet fjale??? Fatos Nano e kishte PS dhe qeverine..i humbi zgjedhjet per mos pergjegjesine e vet…duke risjelle ne pushtet nje mortaje qe ua beri peshqesh edhe per tete vite te tjera shqiptarve…Te vetmen vlere qe pati Tosi ishte doreheqeja…Rama konkuroi dhe u zgjodh nga forumet e PS ne krye te opozites…qe me shum pune e vullnet erdhi ne pushtet…
Keto jan gjera normale ne demokraci.Anormale eshte qendrimi i Fatosit dhe i Sali Berishes sot qe ndonese jane humbes perpiqen te mbajne peng politiken dhe vet zhvillimet demokratike ne Shqiperi.
O servil tani qe Rama eshte kryeminister i delni ne mbrojtje.Nano ja ka thene ne sy kti gjatoshit.Te kujtohet kur i tha te solla nga Franca me thonj te pa prer e te bera minister.