Nano: Shpellarët e blogjeve të merren me mua kur të mësojnë shqipen zyrtare

redaktor

Ndërkohë që në blogjet e internetit qarkullon lajmi se ish-kryeministri socialist është sëmurë, Fatos Nano në një prononcim për “GSH” deklaron të kundërtën.

“Gëzuar Kurban Bajramin…! Kur të mësojnë shqipen zyrtare shpellarët e blogjeve, edhe mund të ‘sëmurem’. Deri atëherë jam si kokrra e mollës! Kurban sitet!”, ka pohuar Nano.

“Ish-kryeministri Fatos Nano, i sëmurë”.

Ky është lajmi që prej disa ditësh qarkullon në disa site online në vendin tonë, sipas të cilave, ish-kryeministri prej disa ditësh ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Një fakt i tillë ka marrë përmasa edhe më të mëdha në momentin që shume site online e kanë përhapur lajmin përmes rrjetit social, Facebook.

Share This Article
38 Comments
  • Nuk deshirojme qe te jeshe semur pore te gjith kane te drejte ti shajne shpellaret me perjashtim te Fatos Nanos. Ti shpellarin e mbajte gjate ne pushte.Fal taktikes dhe strategjids sate per shkakrrimin e se majtes dhe na le 8 vjet ne opozite edhe perse neve arrinim te fitonim. Tani shqiperia eshte ne duart e sigurta.Ti me Shpoellaret mase takoheni ndonjeher dhe qani hallet se c`fare u gjeti nga qe mendonit te ishit senator te perjetshem>!

  • HAJDUTI I LEMOSHAVE ITALIANE

    Do e filloj kete koment me thenjen e Leon Tolstojt:
    “Hajdut nuk eshte ai qe vjedh ate per te cilen ka nevoje jetike, eshte ai qe pervehteson per te mos ja dhene te tjereve, ate qe nuk e ka te nevojeshme per vehten e tij por qe per te tjeret perben nje nevoje jetike per te mbijetuar” (Ditar – 1847-1910 – shenimi 1928/58).
    Mbase i shumeshkolluari Fatos Nano nuk e kishte lexuar kete aforizme te Tolstojt per hajdutet e te varferve, kur gllaberoi lemoshat italiane te Operazionit Pelikan ne ndihme te shqiptareve te uritur.
    Takon ne, e perseris ne, edhe pa qene njera prej atyre qe hajduti-filozof i quan “shpellare bllogjesh” ti mesojme shqipen e ndershmerise e te sinqeritetit, shqipen e pastertise morale e te bujarise, shqipen e barkut bosh e te mos nenshtruarit, shqipen e vuajtjeve e te sakrificave, shqipen qe ai as e ka ditur e as do te dije ta mesoje deri ne ditet e fundit te ekzistences se tij fastidioze mes njerezve qe luftojne çdo dite per te mbijetuar me shpresen e nje te ardhmeje me te mire.
    Pafaqesia e ka mbuluar dhe po e shpie drejt harreses apo me mire drejt nje fshirjeje te plote nga analet e historise figuren e ketij shqip-folesi hajdut i varfesise.

  • Ooouuu zt Nano ,ju shqipen zyrtare nuk e mesuat se ishit i zoti .
    Ju kujtohet ??? Jua mesoi Nexhmije Xhunglindi , te kishte djalin e preferuar .Ishe beniamini i saj ne fakultet dhe gjetke .Do e kete sherbyer mire Thanasi .
    Sinqerisht duhet pasur frike kur te duan shume perbindeshat .Do pyetur vetja mos je i ngjashem me ta qe te duan kaq shume .Por ti nuk eshte se vetem ju ngjan .Ti je me keq se ata
    Kta shpellaret ndoshta gjuhen zyrtare nuk e dine ,por ama dhe ti qe e dije dy vartes te kokaines rrite .Deshtove si prind ,si udheheqes …si njeri .
    Je shpellar me shkolle qe di mire gjuhen e bixhozit dhe Chivassit .
    E di cfare …me mire pa shqipe zyrtare se nje si ty !
    Merre me qetesisht se rrufeja nuk bie ne ….na duhesh ketu …si objekt barceletash .Si leksion per ata prinder qe kane pushtet … te kene kujdes me femijet …mos tu japin vetem lek
    Te kene kujdes nga udheheqesa te palavdishem …qe e vetmja merite qe kane eshte se vodhen popullin e tyre …
    Te fala Xhoit dhe viagres !

  • Lajm i Mire ;nano qenka me keq se kacarrum-spiuni.Shpagimi sapo ka nisur.
    Sa per “shpellaret e blogjeve” ,ata ,te gjithe kane meriten e pakrahasueshme qe i erdhen hakut ketij gerdalle shume me teper se PS-ja ,e cila sperdridhej sa here qe ky kapej nga ethet e karriges presidenciale. Lajm i Mire.

  • PAKE SHPELLARE JEMI TE GJITHE,POLITIQIA DHE ‘GAZETARIA’ KANE ME TEPER ALABAKERINE.Keta te fundit edhe pse na ropen e disinformuan per 22 vjet e mbajne vehten te civilizuar.Shkurt nuk njohin vetvehten e kjo eshte me teper se fatkeqessi sepse perben patologji psiqike.Ne shumica duhet te heshtim e rreflektojme se 22 vjet kemi duartrokitur perdhunuesin hajdutin kriminelin ‘biznesmenin’,dashnorin e gruas,deputetin e sekretares e Bregun e ‘integrimit’ ne Shishtufine.

  • Fstosi duhet ta dijë,besoj, se është,me sa di,një miku i tij beratas, që për herë të parë ka quajtur Berishën dhe klanin e tij monstruoz,perzënë me shkelma,më 23 qershor, shpellar,ndaj nuk duhet ta kopjojë pa lejën e tij…Di që “shpiksi” i fjales se jashtzakonshme, politikisht është ndarë me Nanon qëkur Nano hyri vet në shpellë dhe i dhuroi me 5 vota Berishës postin e presidentit,duke i marrë një thes me para,nëpërmjet ndërlidhsit dhe eminencës së tij gri,Kastriot Islami, dhe thesi është dorzuar atij nga Bode;me një letër mirnjohse nga kryeshpellari i bandës PD!…Nano kërkon t’i hap petët lakrorit(jo Maqos) kur quan shpellarë gjithë ata shqiptarë që rjetin social të internetit e përdorin për si SOVRANE të vertet,si NJESHA të Shqiperisë së inkriminuar e varferuar nga politika dhe politikanë shpellarë si Berisha dhe mafjozë modernë,si Nano!Nano nuk ka deklaruar ende pse eminenca e tij gri,Kac(ne italisht loqe)Islami ndodhet në shpellë tek shpellarët dhe sa morì ai para kesh nga thesi që Berisha,nëpermjet Bode i dërgoi nga shpella! Fitorja historike e SOVRANIT befasoi dhe vet Rilindjen dhe nuk do të jete le largët dita kur Sovrani të varros përfundimisht partinë bandë PD,mbeturinat e së cilës janë Klonuar si shpellarë;dhe do konkurojë me demokraci të drejtperdrejtë duke bërë REvOLUCIONIN francez,pa gijotinën,dhe në Shqiperi,megjithse Berisha,mundet dhe vet Nano meritojnë per shkaterrimin e ekonomisë dhe humbjen e mijra vendeve të punës,këtë dënim kapital! Tani është koha e Sovranit,që vazhdon me sukses betejën për varrosje totale të kriminales PD dhe monitorim të sinqertë dhe opozitë reale,Rilindjes që dihet,nuk e nxjerr dot vendin nga katastrofa e shkaktuar nga shpellaret dhe mafja politike shqiptare! Nano gabon adrese,serish “vjedh”autoresinë e këtij percaktimi gjenial,dhe e trasformon atë tek njerzit e lirë të rjeteve sociale,që vetëm shpellarë nuk janë! Gijotina morale që Berisha dhe Nano i pergatitën vetes duke bërë dhe shitblerje të interesave të Sovranit;ka kohë që vet e kanë pergatitur!I takon Rilindjes t’i cojë minimalisht krimet e kryera para drejtësisë;në të kundërt,Sovrani që do hedh tej dallimet obskurantiste,konservatore,i majtë,i djathtë(Lexo filozofin aktual italian Massimo Cacciari),luftën e gjatë e mizerabile të klasave,do të marr vet situatën në dorë dhe me Levizje…do ti ndryshojë përgjithmonë faqen vendit!Eshtë koha që Nano të reflektojë e te tregojë erresirat e shpellës ku tani gjendet i mbyllur eminenca gri,Kac Islami…

  • Cilën shqipe të mësojme z. Nano!? Shqipen e hajdutllekut tënd ,shqipen e amoralitetit tënd apo shqipen e xhinit tënd!? Shko mor shporru me gjithë mikun tënd shpellar se e degraduat dhe e degjeneruat fare këtë vënd! Me neverinë më të madhe!

  • Po ku je mor robert çimçakizi,ku je!? Hajde mo hajde se dhe plakun mere e këputi malli !? T’u bëfsha,mos rri gjithë ditën te “pulëbardha”! Hajde shpirt hajde!

  • Pse mo gjalle eshte ky Nano akoma…une kujtova se qeveria do I kthente eshtrat nga Austria se bashku me rilindasit e tjere…

  • Po zoti Nano ,nuk na foli njehere shqip tamam sepse ,gjithmone fjalimet e tij i tejngarkonte me fjale te huaja ,gje qe e bente qe te besohej se dinte gjuhe te huaja,sepse punes ia bente ” mashalla” neper kazino ose ne shoqerine e xhinit . Ka ngelur si shembulli me negativ i nje ” sherbetori ” te larte te popullit. Mendoj se ,vendin e tij dhepopullin i perdori per te plotesuar tekat mafioze dhe te papergjegjshme te tij. Populli e vleresoi ne fillim sipas ” festes ” dhe ne fund e percolli sipas ” kokes “. Rasti i nanos te jete shembull per gjithe pushtetaret ndryshe po u kthyeh ne pushta popullidi te te gjykoj .

  • Pa shih, pa shih! Nanua – që të themi të drejtën e ka pasqyruar shqipen zyrtare me italicizma të tipit già… p.sh. «e kemi diskutuar già këtë problem» befas na kujtohet edhe për pastërtinë e gjuhës.

  • Z. Nano, te jesh i sigurte se ata qe shkruajne ne blogje nuk jane te gjithe “shpellare”, qe nuk e zoterojne mire gjuhen shqipe zyrtare. Sosh prej tyre jane me te lexuar se ti, me te paster se ti po dhe po, por kane nje problem, jo per fajin, por per fatin e tyre, qe nuk bejne pjese ne Listat e Katovices se Tiranes.

  • Shpellar je ti qe prishe familjen e bukur dhe karieren per nje baxhelle, Shpellar je ti qe i sherbeve kryeshpellarit berish dhe veprove kunder vendit tend per tu shperblyer me ndonje luge corbe. E rrite kopilin e baxhelles se ste mjaftonin femijet e tu te bukur????

  • Te gjith keni shkuar e keni takuar kur ishte ne burk.Tani ndyni gojen qe nuk eshte ma kryeminister.Apo keni provojen nga partia qe keni dalur,sic bente Enveri me me shoket e vete kur I denonte per teke te tij.

  • Robert Cimcakizi eshte kthyer ne Tirane per te festuar ditelindjen e nje padrino-je (shpellari) tjeter: bashkepunetorin e vjeter te tij Sali Berishes.
    Keta shpellare e lane pase Shqiperine dhe krijuan terren per rritjen dhe zhvillimin e shpellareve te tjere.
    Kur te zhduken krye shpellaret me ne krye Saliun dhe Nanon do shpresojme qe te ulet numri i shpellareve
    Ky flet per Shqipen duke harruar se per tu dukur i ditur dhe i edukuar perdorte fjale te huaja me vend e pa vend. E bastarduan shqipen

  • A e rrezoi dhe fjala shpellar,shpellarin Sali?Fakti që e përdor Fatos Nano, duke dashur t’ua vesh atyre që e shpikën dhe e përdorën kundër Saliut dhe PD,tregon se Sovrani, shqiptarët e rrjeteve sociale,me këtë fjalë, arritën sukses,si arrin ushtria në luftë kur më parë përdor fuqishëm artilerinë e rendë! Nga kjo fjalë, shpellarë,Saliu dhe PD,pësuan goditje drastike,ndaj dhe Rilindja u befasua! Nano ka meritë që këtë fjalë “bombë” e dalloi qartë dhe tenton ta marrë si bombë të vërtetë e tua hedh rjeteve sociale nga erdhi bomba Saliut! Por e ka të kotë!Bomba shpellar ka shperthyer tashmë më 23 qershor dhe ka vrarë Berishën dhe plagosur rëndë PD!Cifla te saj duket kanë goditur dhe Nanon në tru! Një precizion i kalibruar i rjeteve sociale,ku nuk hyn shumë njësimi i gjuhës letrare shqipe,pasi në luftë shpesh mjafton të dish të hedhësh bomba dhe të asgjesosh kundershtarët! Nano tregon se nga fjala shpellar ka mbetur i plagosur, kurse vëllai i tij siamez,Berisha politikisht ka vdekur!…

  • Me vjen keq per komentet fyese per nanon por a i shte njeriu i ]pare qe solli frymen e re . cdo gje ndryshoi ne kohen e tij ,pavaresisht qe kishte dhe korupsion(por pak ama) ne kohene tij hanin te gjithe ,……

  • Per mua lajm do te perbente ne se beheshim me njohje, se mjeket Vjeneze, na e sheruan pacientin Nano!
    Vete fakti, qe pacienti flet para doktorreve me nam, na brengos, sepse Nanua gjene vuan.Ka degjuar kush njera me sot, ndonje te marre, te pohoje, se nik i ka sagdham cangadhet?
    Bajrami tjater, te gjete me mire, o shoku Nano!

  • ore mark nuk kupton fare zotrote? ore njerzit nxjerrin marrazin, dufin qe kan mbledhur gjate sundimit te ketyre dy kulishave, ti u del ne mbrojtje ketyre te paudheve. ne qofte se te dhimbsen keta dy atehere mos e mer mundimin as te hysh ne kete faqe on_line sepse te doli boja ore i uruar.

  • Ore Fatos koha jote mbaroj,a e din ate proverben me krishtin u ndave me Muhametin su takove.E paç haram gjithe ate mbeshtetje te socialisteve te marrte turpi per mbrapa nga do qe te shkojsh.

  • O tosi koha jote ka mbaruar me kohe je nje figure e djegur,nuk shqetesohet kush nese je i semure apo je shendosh,uroj qe ta paguaje shpirti yt kete te keqe qe u ke bere shqiptareve gjate 23 viteve.Do te ju ndjeke turpi ty dhe qeverine berisha edhe ne ate bote,se per kete bote ju duhet te ju varin per shkaterrimin qe i keni bere Shqiperise.

  • Me vjen keq qe merreni akoma me nje si Fatos Nanja. Se kur merremime kete i duket vetja i rendesishem.Prandaj te gjithe duhet ti themi uushtt uusht nga ky vend…

  • Nano Fatos nje kapitull i perenduar i historise shqipetare,i nje historie sa tragjike e me shume komike.
    A nuk ju ngjen me shume me Esat Pashen se sa me Robert Cimcakizin si ne sjellje e ne pamje e jashteme.
    Studiojeni se ka shume pika te peraferta me Esat Pashe Toptanin por sidomos kur lyen me karaboje floket e vecanarisht mustaqet,Ah sikur te kishte uniforme ushtarake e ca grada

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *