E keni menduar ndonjëherë se sa për qind e faturës që paguani çdo muaj për energjinë është në të vërtetë kosto reale për ta siguruar atë.
Një monitorim i sekretariatit të Komunitetin e Energjisë publikuar në 6 dhjetor tregon se sigurimi i energjisë në tregje të paktën për Shqipërinë nuk është edhe aq i thjeshtë.
Në analizë është marrë një profil konsumatori me 3500 kwh energji konsum vjetor dhe çmimet e energjisë për muajt nëntor dhjetor për të parë se cilat ishin kostot që e përbënin atë.
“Figura 9 tregon mënyrën sesi ndahet çmimi final i energjisë për familjet në kryeqytet në nëntor – dhjetor 2017 bazuar në një profil konsumi 3500 kwh në vit. Përbërja e çmimit final të energjisë elektrike tek familjarët ndryshon shumë në varësi të palëve kontraktuese. Pjesa e komponentit të energjisë në faturën finale ishte pak më shumë se 50 për qind në Kosovë dhe në Maqedoni ndërkohë që ishte më e ulëta në Serbi dhe më e larta në Shqipëri me 62 për qind. Pjesa më e madhe e komponentit të energjisë lidhet me koston e blerjes së energjisë në tregun e shumicës”, thuhet në raport.
Duhet të kemi parasysh që në vitin 2017 Shqipëria pati një nga vitet më problematike për sigurimin e energjisë duke qenë se pjesa më e madhe u sigurua në import dhe kostoja e këtyre blerjeve ishte dukshëm e kripur.
Por në faturë nuk gjejmë vetëm koston e blerjes së energjisë por edhe atë të transmetimit si dhe taksa e tarifa.
“Përqindja e kostos së rrjetit në totalin e çmimit të energjisë për familjarët varionte nga 21 për qind në faturën finale në Shqipëri në 43 për qind në Serbi. Taksat dhe tarifat në faturën e energjisë variojnë mes 7 dhe 17 për qind në çmimin final të konsumatorëve duke reflektuar politika të ndryshme fiskale kombëtare.
Përqindja e pagesave për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në çmimin final jep një indikacion për mbështetjen e prodhimit të energjisë nga të rinovueshmit deri në masën që financohet nga tarifa e energjisë elektrike. Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk u raportua mekanizëm mbështetës për energjinë nga burimet e rinovueshme në vitin 2017. Në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi mbështetja për burimet e rinovueshme zinte 1 për qind të çmimit final në faturën e konsumatorit familjar ndërsa në Mal të Zi dhe Maqedoni këto përqindje ishin 5 dhe 7 për qind respektivisht” thuhet në raport.

o.j/dita

Me idiot shkrim une nuk me kane zene syte.E CNA tregoni %,ha tuoni cmimin per nje kWh e i lini pallavrat.Jepni nje shembull,psh,sa e blen nje kwh che sa e paguan kansumatori shqipetar,pasaj vini che ATA serbo,maqedons,kosovare,mal te si e ku di une.Vetem keshtu mund te behet diferenca e cmimit ndermjet Nesh e vende e te tjera.Tjetra ne kemi AQ shume HDC sa qe energjine eletrike ta kemi gratis e jo me shtrenjte se vendet e tjera .Por KESh dhe kur blen ,blen tek ai qe e ka me te shtrenjte .Motivi nuk dihet zyrtarisht,por populli e di qe ka vjedhje,mega vjedhje e jo shaka.Turp dhe vetem turp ,per ket duhet te protestoje populli e studente e jo per rritur buxhetin per injorantet qe as rolin e bariut nuk arrijne dot ta bejne.Per energjine elektrike duhet te ngrihet i tere populli PA dallim partie e bindje fetare,pasi me ate eshte e lidhur gjithe jetà e perditshme e shqipetareve.Gatuajne,ngrohen,ndricohen,navigojne ne internet,piqet buia,punojne makinerite nezyra,spirale e ndermarje,ora eshte jetik si unì e ajri qe thithim.Populli MOS FLI por duku,ZGJOHU sa nuk eshte come.
Kur thone qe Shqiperia ka resurse,lende te para te shume llojshme dhe rrezerva teper te bollshme.Per momentin te gjithe mendojne o,sa te lumtur jane shqiptaret.
Mirpo kur vjen problemi per ti perfitue e per ti gezue.Llogarit na dalin huq.Dy landet ma te domosdoshme Nafta dhe energjia ujore na rjepin parat e nuk na lejojne te bejme nikoqirllekun per te psonise gjesendi tjeter.Ma te leverdishme produketet qe vijne nga jasht se produktet qe i prodhojme vete nga lendet e para qe gezon trolli.
po fiks , ehuu