Faulli i Giorgio Chiellini ndaj Saka shënjoi finalen e europianit si një prej gjesteve jo sportive, të të gjithë finaleve. Në fakt nuk ishte një faull por një veprim që u interpretua edhe me ngjyra diskriminimi.
Por fituesi nuk gjykohet dhe në fund të ndeshjes ky veprim u harrua. Në ditët në vijim shpërthyen memet në rrjetet sociale me këtë episod. Jo më kot 140 mijë anglezë firmosën një peticion për ripërsëritjen e ndeshjes duke marrë shkas nga ky veprim i Chiellini.

Mirëpo një tifoz i Italisë hedh kripë në plagën e anglezëve duke bërë ndoshta tatuazhin më provokativ në historinë e futbollit.
Realizimi është fantastik. Saka që shkon drejt Kupës dhe Chiellini që e tërheq nga pjesa e qafës në fanellë duke e rrëzuar.
Bukayo Saka është një prej lojtarëve të kombëtares angleze që humbi penallti para Donnarumma. Madje ishte ai që goditi i fundit para se italianët të shpërthenin në festë. E sigurt është që ky është një moment që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit.
e.r/dita

Me Italianet nuk luan dot teatro si Sterling kur hynte midis mbrojtesve daneze,qe te rrezohej.
Italianet jane vete baba hiles.
O rrifi si Brazili ne 1970,si Spanja para 4 vjetesh 4-0.
Me 1-0 mos u mbyll ne porte me italjanet.