Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia.
ILD, një nga organet e reja të Vetingut i është drejtuar Këshillit të Larte të Prokurorisë, me një shkresë ku kërkon shkarkimin e prokurorit me argumentin se ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Hekuran Billa.
Ky i fundit disa muaj pasi fitoi lirinë u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit”, në kryeqytet.
Veç prokurorit që e kërkoi lirimin, është kërkuar edhe shkarkimi i gjyqtares që mori vendimin për lirimin e Billës. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

“Nuk përgatitem dot, janë 9 kile me dokumenta”
Seanca ndaj Enkeleda Hoxhës ishte këtë të premte por u shty pasi gjyqtarja i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ më shumë kohë “për të përgatitur mbrojtjen”. Ajo dha si justifikim për mospërgatitjen në kohë, materialet voluminoze të ILD.
“E kam bërë prezente se pasi të më vendosen në dispozicion këto dokumente dua edhe 1 muaj kohë. Janë shumë, janë 9 kilogramë materiale,” tha gjyqtarja.
Kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha u dorëzua në Këshillin e Lartë Gjyqësor më 11 dhjetor 2020, pas inspektimit të kryer mbi vendimet e lirimit të parakohshëm të tre personave të dënuar për vepra të rënda penale.
Veç Hekuran Billës, e njëjta gjyqtare liroi Endrit Doklen, një prej krerëve të “Bandës së Durrësit”, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjithashtu Hoxha liroi edhe Ilir Pajën, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të premten shtyrjen e seancës për Hoxhën për në datën 16 shkurt, ora 11:00, duke e paralajmëruar gjyqtaren se kjo do të ishte shtyrja e fundit.

Kush ishte Hekuran Billa
Billa u vra me armë zjarri në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.
40 vjeçari nga Kukësi ishte kthyer nga Belgjika në Shqipëri 5 ditë përpara vrasjes. U raportua se lëvizjet e tij raportoheshin tek vrasësit nga e dashura e tij.
Viktima Billa kishte precedentë të mëparshëm penalë. Ai ishte dënuar për vrasjen e Prel Markut, 22 vjeç, në Park Royal në Londër, më 14 tetor 2006. (Në foto, Billa majtas dhe viktima e tij Marku, djathtas).
Veç vrasjes ai u akuzua për plagosje të rëndë dhe dy tentativa vrasjesh. Gjithashtu u provua se ka qenë i përfshirë në bandat që operonin në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, dhe në prostitucion. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë dhe precedentët, gjykata angleze e dënoi me burgim të përjetshëm.
Por në rrethana të paqarta, Billa u ekstradua më pas nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin këtu. Me kalimin e viteve, me një seri vendimesh të njëpasnjëshme të gjyqësorit shqiptar, ai arriti të fitonte në heshtje lirinë.
Dy vendimet e fundit u dhanë në muajin korrik 2016 nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, të cilët ulën dënimin në 25 vite burgim. Tre vite më pas, në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, me kërkesë të prokurorit, ka vendosur, “lirimin me kusht” të Billës nga burgu i Fushë Krujës.
Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Ai kishte miqësi dhe me disa personazhe të shoubizit shqiptarë, mes të cilëve njihej dhe me pseudonimin “Land daja OTR’.
Për vrasjen e tij është shpallur në kërkim vëllai i viktimës së tij në Londër.
h.b/dita

Polici Bledar Toçi,nipi i ish Deputetit te PS Fatmir Toçit,
vrau jasht sherbimit ne nje konflik per pazare droge dhe u denua vetem 6 Muaj!
Adash koktrashi ne perroin psiqik, varianti “nuk heqim dore nga biografia e njerezve, jemi me keq se Dulla”
Mu ngjit nje mut poshte kepuces,habitati i depersonalizuar i drogaxhinjeve te “rilindjes”.
Ik ore zagar,ik ore jashtqitje.
Shteti si gjithmon xhungel nje shtet pa sistem drejtesie eshte xhungel. Shqiperia sikur te kishte sistemin e drejtesise te perkryer gjerat ne Shqiperi do ishin shume me ndryshe. Por politikanet e 30 viteve te fundit se kane mare mundimin qe ta benin drejtesine sepse po ta benin drejtesine nuk do mudeshin te benin rrumpalle.
Njelloj si i biri i Luiza Xhuvanit qe nuk mori denim tamam as per armembajtje pa leje jo me per vrasjen.Mjer kush nuk ka para e miq ne kete vend.
Kostandin Xhuvani vrau per shokun e tij,u denua 2 vjet,qelloi me arme ne Lazarat (sipas policise se Edvin Rames)kunder Policise,por Edvin D’Rama e solli me helikopter ne Tirane dhe Luiza u fotografua per te hedhur poshte konstatimin e dhjetera specialisteve te Policise,vrau kater persona,por nuk u denua me burgim te perjetshem,plagosi ne Gjinokaster per pune femrash,por nuk u denua,sepse u manipulua krimi.Ai qe e ndihmoi ishte Pjerin Xhuvani,drejtor i spitalit Psikiatrik të Elbasanit që lëshoi një vërtetim, sipas të cilit, Kostandin Xhuvani ishte paraqitur aty në gjendje të alkoolizuar dhe ishte mjekuar, në të njëjtën datë kur djali i deputetes figuronte në fakt i pranishëm në një konflikt me armë në Gjinokastër.Dosja e tij per kete rast,eshte hapur para dy vitesh,ne Shkurt te 2019.Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS njëherësh aktores së njohur Luiza Xhuvani që është dënuar me 35 vite burg për masakrën e katëfishtë të ndodhur në shkurt të 2014 në Tiranë, do të përballet me akuza të tjera në gjykatë. Këtë herë Xhuvanit do t’i duhet të udhëtojë në drejtim të Gjirokastrës ku pritet t’i nënshtrohet një procesi penale për akuzën e “armëmbajtjes pa lejë”. Kjo pasi prokuroria e Gjirokastrës gjatë një hetimi 5 vjeçar, ka arritur të zbulojë se një pistoletë e përdorur nga Xhuvani në një konflikt mes disa të rinj në Gjirokastër i përkiste pikërisht djalit të ish-deputetes, armë me të cilin ai vrau 4 persona Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.Çështja në ngarkim të Xhuvanit është dërguar në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërkohë i pandehur për këtë çështje është marë dhe një nga infermierët
e spitalit Psikiatrik në Elbasan, Kujtim Budani, i cili rezulton të ketë kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Në fakt ishte vrasja e katërfishtë për të cilën Xhuvani është dënuar me 35 vjet burg riktheu në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër në prill 2014. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria ka arritur të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër. Kryerja e eskpertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër.“Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lei–Lui”, në Gjirokastër, janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073” – thuhet në vendimin e rihapjes së hetimeve. Nga hetimet e rihapura rezulton se prokuroria ka zbuluar falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik, çka ka çuar në ngritjen e akuzës ndaj infermierit Budani.
“Mes morisë së qytetarëve që kanë ndryshuar ose korrigjuar kombësinë, është dhe aktorja e mirënjohur dhe deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Luiza Xhuvani. Ajo ka kërkuar në Gjykatën e Tiranës që t’i korrigjohet gabimi i kryer gjatë transferimit të dokumentacionit nga Saranda në Tiranë, ku, sipas pretendimit, kombësia e saj ishte shënuar gabimisht si shqiptare nga Zyra e Gjendjes Civile pranë Njësia Bashkiake Nr. 2 në Tiranë. Xhuvani i është drejtuar Gjykatës së Tiranës në vitin 2008, duke kërkuar që në regjistër t’i shënohej kombësia greke, duke qenë se babai i saj është grek dhe e kishte fituar këtë të drejtë. Në vendimin e Gjykatës, Luiza Xhuvani paraqet argumentin se me transferimin e dokumentacionit nga qyteti i Sarandës në qytetin e Tiranës është bërë edhe gabimi në rubrikën kombësia, prandaj ajo i është drejtuar Gjykatës për korrigjimin e gabimit në aktet e Gjendjes Civile, përsa i përket rubrikës “kombësia”. “Gjykata çmon se Kombësia e foshnjes në regjistrin themeltar shënohet në bazë të vullnetit të të dy prindërve ose kombësinë e njërit prej tyre dhe sipas vullnetit të fëmijës kur ky bëhet madhor.” Paditësja, sipas vullnetit të prindërve, ka marrë kombësi greke, prandaj dhe kërkon që të figurojë me këtë kombësi. Në këto rrethana, Gjykata çmon se kërkesë-padia është e drejtë dhe e bazuar në ligj dhe si e tillë duhet pranuar” – thuhet në vendimin numër 10105 të datës 21.11.2008 të Gjykatës së Tiranës”.
Eshte shpellari yt (SALI BERISHA)qe risolli gjakmarrjen edhe nje here qe deri ne nentedhjen nuk egzistonte mor Kar Karit.Eshte ai qe shkatrroi gjithqka eshte ai qe solli edhe Edi Ramen ne pushtet
Ky eshte shpellar Tropoje , nje nga derrat qe lidhen me emrin e Shaban Memise . Duhej pastruar me kohe , jo vetem nga drejtesia , por edhe nga lenia e lire , si person me rrezikshmeri te theksuar shoqerore .
Atë që nuk e beri sistemi e beri individi.
E liroi sistemi, ia dha denimin e merituar individi.
Sa keq qe shqipot nuk jane te tille edhe me gjakpiresit e medhenj te tyre, politikanet
Fatmira Hajdari liron kriminelë.
Vajza Rudina do sjelli ndryshimin.
Eh Shqiperi ku je katandis
O Enver ku je
“E kam bërë prezente se pasi të më vendosen në dispozicion këto dokumente dua edhe 1 muaj kohë. Janë shumë, janë 9 kilogramë materiale,” tha gjyqtarja.
DO DHE 1 MUAJ KOHË GJYQTARJA QË TË LIROJË DHE CA KRIMINELË TË TJERË NGA BURGU.
CFARË ËSHTË KJO RRUMPALLË MORE, O SHTET KARTONI, BËNI VETING PO JO TË MBUSHNI RRUGËT ME KRIMINELA O PLEHRA NGA SALIU TE RAMIU ME SHOKË QELBSIRA
Kjo gjykatsja jo vetëm duhet shkarkuar, por duhet arrestuar dhe futur në burg. Nê çfarë ligji u mbështet që liroi vrasësit?! Po nuk u futën në burg disa gjykatës, Shqipëria nuk do bëhet kurrë.
C’pret nga nje lopë që i mat dokumentet me kilogramë!
Shqiperia vendi qe po kalon cdo kufi dhe po behet vendi me I rrezikshem be Bote.
Dhe kjo fale bashkepunimit kriminal midis krimit te organizuar dhe sherbetoreve besnike te tij te cilet jane gjykates te prerjes.
.Artan Gjermeni.
Albert Mece.
Etj.
Si dhe prokuroreve te prerjes.
Julian Zonja.
Anila Kalanxhi Papa
Etj
Dita vjen
Drejtesia vonon por nuk harron
Mbajeni mire ne mend ju te sipershkruarit dhe te tjeret si ju