Favorizonte ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i policisë në Belsh

Dita

Një inspektor policie është arrestuar në Elbasan për shpërdorim të detyrës dhe për korrupsion pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Inspektori në fjalë është shtetasi Idajet Sina, me detyrë ndihmës specialist në komunitet (SPZ) në stacionin e Policisë së Belshit.

Ai është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme e Ankesat dhe policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur si rrjedhojë e një hetimi disa mujor, pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon për të kryer ndërtime të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar për punonjësin e policisë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në kuadër të hetimit u morën edhe 4 banorë të njësisë administrative Seferan e Belsh, zona të cilat mbuloheshin nga inspektori Sina. Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *