Fazlliu: Për Partizanin çdo ndeshje është si një finale

redaktor

Partizani nis turin e forcës pasi në rreth 20 ditë do të zhvillojë disa ndeshje vendimtare për fatet e sezonit. Fillimisht është ndalesa në transfertë me Vllazninë ajo që ka zënë mendimet në kokën e lojtarëve të kuq pas 4 pikëve të marra në dy javët e para. Sulmuesi Astrit Fazlliu e pranon se ky është një moment delikat për skuadrën e tij, por shpreh bindjen se Partizani do të dalë me sukses nga sfida e radhës.

“Ne luftojmë për titullin kampion dhe në këtë aspekt çdo ndeshje është e vështirë. Do të luajmë me Vllazninë vetëm për të marrë një fitore”.

Vllaznia mund të konsiderohet edhe si “Macja e Zezë” e Partizanit pasi me një fitore në “Qemal Stafa” e nxori përfundimisht nga gara për titullin kampion, por Fazlliu shpreh besimin se këtë sezon situata është shumë ndryshe.

“Vitin e kaluar patëm shumë probleme me Vllazninë por këtë vit jemi më të përqendruar dhe më solidë”.

Sulmuesi 27-vjeçar e pranon se fakti që ndodhet te Partizani prej 2 vitesh e ka ndihmuar të njihet më shumë me ambientin dhe presionin që ka te ky klub, ndërsa shton se synon që këtë vit të gjejë më shumë hapësira në grupin e drejtuar nga Sulejman Starova.

“Gjatë sezonit të shkuar u nisa për shumë ndeshje nga pankina duke dhënë kontributin tim për këtë skuadër por këtë vit do të luftoj për një vend titullari”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *