FBI arreston pothuajse të gjithë zyrtarët e një qyteti

redaktor

Agjendët e FBI-së (Byrosë Federale Amerikane të Hetimeve) kanë vënë në pranga gati të gjithë zyrtarët e një qyteti të vogël në Teksas.

Joel Barajas, ishte i vetmi anëtar këshilli në Cristal City, për të rrëfyer mbi atë që kishte ndodhur-shkruan “The Washington Post”. Kjo, për shkak se të gjithë të tjerët me të cilët ai punonte, po përballen me akuza krimi.

Pesë zyrtarët e lartë në qytetin e Teksasit u arrestuan të enjten, në bazë të një aktakuze për marrjen e ryshfetit, si dhe u kanë ndihmuar kazinove të paligjshme, në shkëmbim të shërbimeve.

Aktakuza përfshiu kryebashkiakun e qytetit, përfaqësuesin ligjor të qytetit, dy anëtarë aktualë dhe një ish-anëtar të Këshillit Bashkiak.

Para këtij aksioni ishte arrestuar edhe një tjetër anëtar i këshillit, Marco Rodriguez, me akuzën e kontrabandës njerëzore.

Richard Durbin, prokurori kompetent për Teksasin, ka thënë se zyrtarët akuzohen për keqpërdorim të postit zyrtar për tu pasuruar. Cristal City numëron gjithsej 7.500 banorë.

Share This Article
1 Comment
  • Kete shenim ta lexojne te gjithe ata qe bejne pjese ne drejtesine shqiptare.
    Pastaj te ndertojne punen e tyre te mevoneshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *