Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) ka publikuar 189 faqe të reja nga dosja e hetimit në lidhje me përdorimin e email-it privat nga ana e Hillary Clinton, në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.
FBI ka arritur në përfundimin se Clinton është shfaqur “jashtëzakonisht e pakujdesshme” në trajtimin e informacionit të klasifikuar, raporton media amerikane ABC, shkruan Dita. Në një nga dokumentet thuhet se gjatë një vizite në Moskë, Clinton harroi një dokument sekret në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Sipas hetimit, bazuar në intervistat e asistentëve të Clintonit, zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe dëshmitarëve të tjerë, një nga ndihmësit e Clinton i çoi në dhomë një çantë me informacion të klasifikuar, diçka që nuk duhet ta bënte.
Megjithatë pavarësisht këtij gabimi, Clinton harroi dokumentin e klasifikuar, kur u largua nga dhoma, i cili më pas u gjet nga shërbimet diplomatike të sigurisë.
DITA
