Autoritetet amerikane kanë kryer falsifikime për dekada me radhë për të dënuar kriminelët e dyshuar. Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë pranuar se pothuajse të gjithë ekspertët e njësisë elitë të FBI-së kanë ndryshuar rezultatet e analizave të ADN-së që kanë paraqitur në gjyqe kundër kriminelëve të dyshuar. Sipas “The Washington post”, 26 nga 28 mjekët ligjorë të njësisë së krahasimit mikroskopik të mostrave të fijeve të flokut në FBI kanë rritur ngjashmërinë e mostrave.
Si rezultat në 95 % të gjyqeve që autoritetet kanë studiuar janë ndryshuar rezultatet për të favorizuar versionin e prokurorëve, sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Avokatëve të Mbrojtjes së Kriminelëve (NACDL). Këto dy organizata bashkëpunuan me autoritetet e SHBA-së në shqyrtimin e qindra proceseve inkriminuese që mund të jenë manipuluar.
Qeveria nisi një hetim në 2012-ën, pasi gazeta e Uashingtonit botoi një artikull ku denonconte se falsifikimi i analizave kishte çuar në dënimin e qindra njerëzve të pafajshëm, sidomos për vrasje, përdhunim dhe krime të tjera të dhunshme, që nga vitet ’70.
Rastet e shqyrtuara deri tani ndikojnë te 32 persona që janë dënuar me vdekje. Nga këta 14 janë ekzekutuar, ose kanë vdekur në burg. Manipulimi i përputhshmërisë së ADN së mostrave nuk përjashton që ka prova të tjera inkriminuese në rastet që janë shqyrtuar.
Autoritetet kanë filluar të informojnë prokurorët, në shumicën e shteteve të SHBA për rastet kur ata mund të apelojnë dënimet. Departamenti i Drejtësisë dhe FBI u zotuan në një deklaratë se do të vazhdojnë të shqyrtojnë të gjitha rastet, do të njoftohen të prekurit nga këto gabime dhe do të vihet drejtësi në të gjitha rastet.
Ata gjithashtu u zotuan se do të sigurojnë saktësinë e analizës së fijeve të flokëve në të ardhmen, ashtu si dhe zbatimin e disiplinave të tjera të mjekësisë ligjore. Dyshimet rreth problemeve në testimin e ADN së flokëve nuk janë të reja.
Në vitin 2002, vetë FBI raportoi se analizat e mjekësisë ligjore ishin të rreme në më shumë se 11% të rasteve. Në çdo rast, studimi i FBI-së nuk mund të jetë i plotë duke qenë se e ka të vështirë të studiojë rastet para vitit 1985, duke qenë se nuk janë të dixhitalizuara. /DITA

shkofte ne te somes FBI DHE AMERIQIJA
si ka mundesi keta nuk jane komunista apo diktature.enveri sic duket e ka fajin .
demokracia nuk eshte e persosur… ata qe pretendojne te kunderten shohin enderra me sy hapur. Gabime dhe abuzime do te behen edhe ne te ardhmen por rendesi ka qe denoncohen dhe rishikohen dhe pergjegjesit ndeshkohen. Njeriu, sado i persosur, eshte larg ideales dhe kjo manifeston edhe fenomenet ne shoqeri. Drame do te ishte nese gjerat nuk do te zbuloheshin apo tentoheshin te mbahen te fshehura me cdo mjet.
Vetem nje budalla si ” hem ” mund te diskutoje ne kete menyre. Ky fenomen ka ndodhur tash me shume se 50 vjet dhe njerezit kane vajtur ne te sembes dhe ky thote se s’ka gje, e rendesishme eshte qe jane zbuluar tani dhe po merren masa. Edhe kur u zbulua krahasimi me ADN ne SHBA rezultoi se ishin denuar disa qindra njerez me vdekje duke qene te pafajshemé. Disa prej tyre ishin ekzekutuar, te tjeret u liruan. Tani, pas daljes se ADN-se rezulton se organet ” ligjzbatuese ” ia kane gjetur anen dhe kane falsifikuar analizat e ADN-se. Ka edhe qindra gjera te tjera si keto qe s’jane bere akoma publike. Mirepo disa budallenj bien ne dashuri dhe ia falin cdo gje dikujt qe s’se rruan fare nese ekzistojne Hemet apo edhe une bashke me ata.
Po cfare zbulimi mor vella pas dhjetra dekadash kur shumica e atyre qe jane denuar kane grene dhe tashme? Zbulim quhet kur e ben brenda disa vjeteve nga momenti i manipulimit. Dikush me lart permend enverin. Po te ndjekesh me vemendje cfare ka ndodhur ne Amerike para dhe pas luftes se dyte boterore, praktikat jane te ngjashme me te verit. I vetmi ndryshim ishte qe Veri i ligjesonte shkeljet e te drejtave te njeriut, ta thoshte hapur, po fole shume e po qe kunder meje une ta rregulloj kanocen, kur ne vendet e demokracise perendimore, ligji eshte demokratik, ndersa cfare ndodh nen rrogoz nuk eshte. Ata qe flasin si shume ne amerike ju shkon avioni per lesh, ose bejne vetevrasje, lere pastaj vrasjet e familjes Kenedi.
I nderuar HEM ketu nuk jane bere gabime pa dashje , por me DASHJE, me vetdije me qellimin per ti denuar me vdekje ose ergastro.Kane bere krime njerezore me dashje, me paramendim njelloj sic bente xhaxhi ne kohen e vete.Te kujtoj nje shprehje te nje avokati, me mire nje kriminel i lire se sa nje i pafajshem ne burg.
MUA NUK ME DUKEN SI GABIME SIC THUA TI (HEM) PO FLITET PER FALLSIFIKIME TE BERA ME QELLIM,,, NDOSHTA KANE QENE TE SIGURT PER KRIMIN DHE NUK KAN PASUR PROVA,, DHE MOS TE LININ NJE KRIMINEL JASHTE QE TE VRISTE PERSERI E KANE FALLSFIKUAR PER MOS TE QENE ME RREZIK PER KOMUNITETIN,,, KETO GJERA MUND TE BEHEN DHE KETU TEK NE, KUR KA NJEREZ QE I GJITH KOMUNITETI I NJEH SE KUSH JANE, VRASES, TRAFIKANT, BISNESMEN ME TRFAFIQE TE NDRYSHME. POR, PROKURORIA NUK KA FAKTE,,, NDERSA KETA FAKTET I KANE GJETUR :VETE , THJESHT SPASTRIM I KRIMINELEVE NGA RRUGET DHE NGA JETA E QYTETAREVE,,, MUND TE KETE DHE TE PAFAJSHEM NE MES TE KETYRE,,,,,
POLICIA SHQIPETARE I KA KETO FALSIFIKIME SI “BUKA ME DJATH”
Kendej mesoi dhe XHAXHI,me gjthe ato krime qe beri………..per 45 vjet,
Edhe ketu me anen e eksperteve manipulohen provat. Haruat ekspertin e policise qe plumbin e gardistit qe qelloi demonstruesit e veshi me ashkla druri, per ta shpetuar ate nga vrasja me dashje. Sa qesharake ishin veprimet e ekspertit qe si plaku i vitit te ri kerkonte ashklen si loder te futur vete ne fund te thesit e kur e gjeti ia tregoi poblikut nga ekrani? Sa akuza e vendime gjykatash mbeshteten vetem mbi ekspertiza te falsifikuara ? Qytetari sipas ligjit nuk ka te drejte te kerkoje perseritjen e ekspertizave, por vetem te beje verrejtje qe duhet t’ia paraqise prokurorit, pra atij qe ka ngritur akuzen mbeshtetur mbi ekspertizen falco. Merreni me mend per ekspertiza luksi si ADN e qimeve te flokeve se si mund te manipulohen ketu kundrejt shperblimeve e interesave te tjera. Kur ne SHBA eshte nje ne nente ekspertiza e reme, kuptohet si jane ketu te ne. Te pakten aty shteti kontrollon dhe e rivendos drejtesine. Po ketu?
kete eksperience do na bien edhe ketu tek ne keta te FBIs me Spartakun e Metes…..
Ky lajm eshte nje provokim i rende qe i behet “miqeve” tane qe pa ta ne nuk mund e duhet te jetojme!Edhe n.q.se e kane bere nje gje te tille ata e kane bere per te miren e paqes e lirise se shoqerive te ndryshme!Kur u bene vrasjet e 21 Janarit 2011 ish dipllomati i akredituar ne ete vend deklaroi se :Nga keto vrasje ne Amerike ka perdite(duke u lajthitur e duke nxjerre se ky njeri vetem diplomat nuk ishte ,pasi kishim te benim me vrasje shteterore e te tilla vrasje nuk ndodhin edhe ne vendet me te pa zhvilluar e jo me ne nje vend qe pretendohet si djepi i dhimokracise!Ndaj ky lajm i mesiperm nuk Perben ndonje surprize per ne ,pasi ekspertizat e tyre i kemi kaluar ne kurriz,si hedhja ne erre e te ndjerit Tan Hoxha,si enigmen e aksidentit te Kosta Trebickes,si plumbat rikoshete ku fale keture ekspertizave kryemrimi Shqipetar eshte akoma ne fuqi e sjell verdalle kete vend!
Si rezultat në 95 % të gjyqeve që autoritetet kanë studiuar janë ndryshuar rezultatet për të favorizuar versionin e prokurorëve, sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Avokatëve të Mbrojtjes së Kriminelëve (NACDL). Këto dy organizata bashkëpunuan me autoritetet e SHBA-së në shqyrtimin e qindra proceseve inkriminuese që mund të jenë manipuluar!Kjo eshte e pabesueshme,po po e pa besueshme!Vetem Sali Ram Berisha mund ta besoje kete .
Rrine, rrinë këta dhe e lëshojnë ndonjë mufkë.
Ndërkohë njerëzit kanë ikur për dhjam qeni.
Pika “demokracisë më të madhe në botë”!
uaaa po s’jane keta qe do te na ndihmojne per ngritjen e byrose se hetimit.