FBI paralajmëron sulm terrorist mbi SHBA-në nga Khorasan

redaktor

Drejtori i FBI-së në një intervistë të dhënë të dielën në darkë ka dhënë alarmin se ndaj SHBA-së, po përgatitet një sulm terrorist.
James Comey, kreu i byrosë federale të hetimit tha se rreziku vjen nga grupi terrorist Khorasan, një degë e al Kaedës në Siri. Sipas Comey Khorasan po përgatit një plan për të goditur Shtetet e Bashkuara.
“Khorasan ka punuar dhe ende mund të jetë duke organizuar një sulm për të sulmuar Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë, dhe po përgatiten për të sulmuar së afërmi, shumë shpejt”, – tha Kreu i FBi në rrjetin amerikan CBS.
“Unë nuk mund t’ju them me siguri nëse plani i tyre është të sulmojnë tani, pas tre javësh apo pas tre muajsh. Por duke pasur parasysh hetimet tona, ne e dimë se ata janë njerëz shumë serioz në synimin e tyre për të shkatërruar. Ndaj ne duhet të veprojmë sikur sulomi terrorist të ndodh nesër”, tha james Comey.
Ai tha se rrjetet terroriste në Siri janë një produkt i “metastazës së Al Kaedës”, të ndara në dy grupe të mëdha, al Nusra dhe Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS).
“Janë të dy grupe të egër dhe shumë të rrezikshëm terrorist,  që paraqesin kërcënim në shumë mënyra”,-tha Comey.
Kreu i FBI-së e përshkroi grupin al Nusra si ekspertë në krijimin e bombave, vrasësve dhe që janë të  qartë në caktimin e objektivave ndërkombëtare.
“Këta janë njerëz, të cilët kanë menduar ta sjellin terrorizmin në një shkallë globale”,-tha ai.
“ISISështë po aq i sofistikuar, ndoshta më shumë se çdo grup tjetër, qoftë edhe për prezencën e tij në media apo  për rekrutimin dhe trajnimin nga interneti të militantëve të tij”,- pohoi Kreu i byrosë federale të hetimit në SHBA.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk duhet lejuar kjo Kuçeder me shume koke, ISIS qe te vegjetoje me tej !
    Çdo dite qe kalon ajo fiton pervoje dhe lufta ndaj saj do te jete e veshtire!
    Ndaj bashkesia e shteteve te pamvarura duhet te godis sa me shpejt dhe ne menyre vendimtare!
    Terrorizmi eshte terrorizem dhe nuk ka pune me fene!
    Fene ata e perdorin thjesht si maske!
    Mjaft me me paralajmerime, metastazat e Alkaides duhen prere ne rrenje!….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *