Federata greke skualifikon me 3 vite Presidentin e PAOK

Leda Hysa

 

Federata greke e futbollit ka marrë vendimin për ngjarjet që ndodhën në ndeshjen midis POAK-ut dhe AEK-ut.

Federata ka skualifikuar me tre vite presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidhis, i cili tronditi opinionin sportiv duke hyrë në fushë i armatosur.

Por jo vetëm presidenti, pasi edhe ekipi nuk ka shpëtuar pa u lagur nga kjo ngjarje. Ekipi nga Selaniku humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë, mori tre pikë penalizim dhe dy të tjera që do t’i hiqen sezonin e ardhshëm.

Përveç këtyre mori një gjobë pre 63 mijë eurosh dhe do t’i luajnë tre ndeshjet e radhës pa tifozë. Një goditje e rëndë kjo për PAOK-un që deri para pak javësh kryesonte kampionatin grek, ndërsa tani kryesimin e merr AEK-u, me 5 pikë më shumë se Olimpiakosi.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *