Federer, triumf në Australian Open

anazapta

Federer triumfon në Australian Open. Tenisti zviceran mundi 3-0 Bernard Tomiç dhe do të vijojë më tej në turneun tjetër. Në raundin tjetër, Roxher Federer, që është një nga pretendentët më të fortë për fitimin e këtij turneu, do të ndeshet me kanadezin Milosh Raoniç.
Surpriza e këtij raundi është eliminimi i Huan Martin Del Potros. Argjentinasi, numri 6 në renditjen botërore, u mund nga francezi Xheremi Shardi duke i dhënë fund përfundimisht aventurës në Australi.  Kanë kaluar pa asnjë problem në raundin tjetër edhe Endi Mërrej me Uilfrejd Tsonga. Britaniku Mërrej fitoi 3-0 ndaj Berankis ndërsa francezi Tsonga mundi po 3-0 me sete Blaz Kavçiç.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *