Federik Ndoci dhe Inva Mula do të këndojnë në meshën e nesërme

redaktor

Gjatë vizitës së Papës në Shqipëri ditën e nesërme është menduar gjithçka deri në detaje. Një pjesë e rëndësishme e të gjithë ceremonisë që do të kryhet ditën e nesërme do të jetë edhe muzika.

”GSH” ka arritur të zbulojë emrat e dy këngëtarëve që do të performojnë në meshën që do të mbajë Papa.

Janë zgjedhur këngëtari federik Ndoci dhe sopranoja Inva Mula.

“Ndihem i privilegjuar që më kanë dhënë shansin të këndoj për Papën . Mendoj se jam i përzgjedhur në rradhë të parë se jam katolik, e kam dashur dhe e dua fenë time dhe vetë Papën. Veç kësaj unë kam vite që këndoj për fenë, kam bërë edhe disa këngë për martirët. Ndihem Iinderur që më në fund do t’ju këndoj sakrificave të të parëve tanë të cilët për 13 breza me rradhë kanë vuajtur dhe janë fshehur në male vetëm për të ruajtur fenë. Do t’i kushtoj një këngë që kam krijur prej disa muajsh martirëve që diktatura e Enver Hoxha i vrau” , është shprehur Ndoci.

Ndoci rrëfen se performancën do e nisë me një duet me bashkëshorten, më pas do të këndojë disa këngë fetare.

Po ashtu gjatë ceremonisë do të këndojë edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula, e ftuar posaçërisht për ngjarjen.

Share This Article
2 Comments
  • Une dua te besoj qe Ati i Shenjte vjen te takoje te gjithe shqiptaret e te gjitha krahinave dhe te te gjitha feve, ose me mire ate e presin me nderim e me shprese te gjithe shqiptaret kudo qe jane brenda dhe jashte kufijve shtetror, ndaj me duket i tepruar (si gjithmone) ky “privatizim” i shkodraneve.
    Pa dyshim ju takon vendi i pare, por edhe pak modesti nuk ben keq.

  • FREDERIK NDOCI – NGA MIRDITA LEGJENDARE

    per mirditoret dhe vetem per ta, duke perfshire ketu edhe malazeze te mirdituar qe prijne katoliket e Frederikut.

    Ne se nuk gaboj ka lindur nga prinder mirditore te zbritur ne Shkoder, andej nga Arra e Madhe ne nje nga rrugicat qe perfundonin mes fushes se druve te komunales dhe pleherishtes se qytetit.

    Nga Shkodra dhe shkodraneve u ka vjedhur vetem dialektin, kenget dhe pak humorin qe nuk mund te perfaqesohet kurre nga ky vesh-shpuar ne pleqeri.

    Mund edhe te lindesh ne Shkoder, te rritesh qe i vogel mes rrugeve te saj, veshtire te behesh shkodran i pranuar nga shkodranet.

    Uroj qe te beje nje dush me uje te perveluar para se te kendoje, se kam pershtypjen qe akoma mban eren e vajgurit ku bente shegertin e pikes se shitjes qe i vogel, per nje bakshish te vogel ndihmonte te pamundurit me bidonat 10 e 20 litroshe per ti çuar ne shtepite e tyre.

    Mundet qe Papa Bergoglio te kete degjuar per te kur kendoi “Malagena salerosa” ne Buenos Aires ne 2010-ten, andaj tregon dobiçllekun mirditor qe ka ne gjak kur flet per zgjedhjen e tij si katolik.

    Ka lindur ne Shkoder, por nuk ka qene e nuk do jete deri sa te vdese shkodran.

    E thote nje shkodran i vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *