Në rregullore nuk është e parashikuar që një ish-kryeministër i rënë nga vakti, siç është ish-kryeministri aktual të flasë si të dojë e sa të dojë. Po të ishte parashikuar, do të ishte e pranueshme. Por kjo nuk është parashikuar, ndaj është jo normale që ai lejohet të flasë sa herë të dojë dhe sa të dojë. Së dyti, një sjellje e tillë toleruese krijon një precedent negativ në përvojën parlamentare. Nëse do të pranojmë që çdo kryetar Kuvendi të lejojë që ish-kryeministri të flasë kështu si flet Berisha, do të krijojë precedentin e rrezikshëm që dëmton debatin parlamentar. Mirëpo në sallën e sotme të parlamentit ka nja 5 a 6 ish-kryeministra – thotë në këtë intervistë me DITA ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu…
Zoti Abdiu, po flitet shumë për rregulloren e parlamentit, shumë debate ka për aspekte të ndryshme të saj. Çfarë duhet ndryshuar që të kemi një rregullore bashkëkohore dhe afatgjatë?

Është shumë e vështirë për të shprehur një opinion të prerë për një dokument të rëndësishëm si rregullorja e Kuvendit, e cila pasqyron mjaft mendime, koncepte dhe standarde kushtetuese që sanksionojnë veprimtarinë e një organi aq të lartë siç është Kuvendi. Është dhe detyrë për secilin shtetas, jurist e specialist që e njeh dhe ndjek veprimtarinë e këtij organi që të interesohet për këtë. Për rregulloren e Kuvendit janë bërë diskutime dhe i janë bërë amendime të ndryshme. Janë shfaqur mendime se kjo rregullore e vendosur me shumicën e deputetëve është e diskutueshme. Është e kontestueshme sepse mjafton një shumicë e thjeshtë për ta ndryshuar. Sipas mendimit tim do të ishte mirë që rregullorja të miratohej me votat e tre të pestave të Kuvendit. Pra ajo të barazohej me ligjet që përcaktohen në nenin 81 të Kushtetutës. Një ndryshim i tillë mendoj se do të ishte i dobishëm pasi do t’i detyronte palët që të ishin më afër konsensusit dhe më afër njeri-tjetrit. Kështu maxhoranca, kushdo qoftë ajo, do t’i bindej vullnetit të opozitës për të respektuar një akt të rëndësishëm sikurse është rregullorja e Kuvendit. Pra miratimi me 3/5 e votave do t’i jepte një autoritet shumë më të madh këtij akti dhe do të zgjeronte më shumë horizontet demokratike të parlamentit. Janë shfaqur edhe mendime që të kishte dhe një ligj për veprimtarinë e parlamentit, krahas rregullores, që në këtë ligj të pasqyroheshin aspekte të veçanta të këtij institucioni. Mirëpo kjo punë ka ngecur, ose është shpërfillur. Jo me kot hartimi i rregullores së parlamentit është konsideruar si një kusht i BE-së para marrjes së statusit të vendit kandidat. Por deri tani mendoj se është bërë një punë krejtësisht sipërfaqësore. Shumë problematika ose nuk janë prekur, ose janë trajtuar përciptas. Gjithsesi, unë mendoj se edhe tani nuk është vonë që mazhoranca e re parlamentare është në gjendje ta përpunojë këtë akt themeltar të veprimtarisë së parlamentit, pasi të gjithë jemi në dijeni se veprimtaria e parlamentit vitet e fundit është shndërruar në një veprimtari jo e njerëzve të mençur që prodhuan ligje dhe mençuri, por si një veprimtari gladiatorësh që drejtohej në një mënyrë antidemokratike nga ish-kryetarja dhe shumica e atëhershme. Gjithsesi le t’ia lemë këtë së kaluarës dhe të shpresojmë se parlamenti i tanishëm do të bëjë korrigjimet e domosdoshme për një funksionim normal të organit më të lartë ligjvënës në vend. Ky parlament duket shumë më normal se ai i mëparshmi dhe i ka shanset të bëjë punë të mira.
Ju, zoti Abdiu, folët për ‘ndeshje gladiatorësh’ në parlament për shkak të mangësive në rregulloren e Kuvendit. Ne po ju përcjellim edhe një shqetësim të lexuesve të gazetës ‘DITA’: A është normale që ish-Kryeministri dhe deputeti Sali Berisha të flasë vend e pa vend në Kuvend, sa herë të dojë dhe sa të dojë?
Më lejoni të bëj një korrigjim të vogël në pyetjen tuaj. Parlamenti nuk është kthyer në arenë gladiatorësh vetëm për shkak të rregullores. Jo. Shkaku dhe faktori që e katandisi kuvendin e shkuar në atë gjendje ishte mentaliteti shumë i prapambetur i shumë deputetëve dhe në mënyrë të veçantë mentaliteti shumë primitiv i kryesueses së parlamentit që shkoi, për të cilën nuk dëshiroj të flas më shumë. Parlamenti i ri me këto pak muaj të veprimtarisë së tij duket se kërkon të bëjë përpjekje për të krijuar një fizionomi tjetër. Pra është i prirur të dëgjojë edhe mendimin e tjetrit. Duket sikur bëhet përpjekje për të respektuar njeri-tjetrin. Për këtë mendoj se një rol të rëndësishëm ka Kryetari i Kuvendit, pse jo dhe zëvendësit e tij, pasi shikoj që janë në të njëjtën linjë mendimi dhe veprimi në drejtimin e seancave. Por është me rëndësi të analizohet ky fakt që ju përmendët. Këtë pyetje e bëjnë shumë shqiptarë me të drejtë. Dhe këtë nuk e bëjnë vetëm ata që opozita aktuale i quan ekstremistë. Këtë e bëjnë qytetarë të thjeshtë dhe që janë demokratë në shpirtin e tyre. Mendoj se statusi dhe pozicioni që ka marrë ish-Kryeministri nuk është në përputhje me kriteret demokratike të parlamentarizmit. Patjetër që duhet një debat politik, profesional dhe juridik për këtë. Le ta themi troç: Pozicioni që i ka dhënë Kryetari i Kuvendit ish Kryeministrit Berisha është i gabuar. Pse? Së pari unë nuk gjej në dispozitat e rregullores një detyrim të tij që Kryetari apo drejtuesi i seancës, t’i japë një minutazh të pacaktuar shefit të opozitës apo ish kryeministrit si në rastin konkret Berishës. Kur kanë dashur që në rregullore të krijohen standarde pozitive, ato janë bërë. Aty janë parashikuar ‘diskriminime pozitive’ për Kryeministrin apo anëtarë të qeverisë që ta marrin fjalën sa herë e shikojnë të nevojshme. Në rregullore nuk është e parashikuar që një ish-kryeministër i rënë nga vakti, siç është ish-kryeministri aktual të flasë si të dojë e sa të dojë. Po të ishte parashikuar, do të ishte e pranueshme. Por kjo nuk është parashikuar, ndaj është jo normale që ai lejohet të flasë sa herë të dojë dhe sa të dojë. Së dyti, një sjellje e tillë toleruese krijon një precedent negativ në përvojën parlamentare. Nëse do të pranojmë që çdo kryetar Kuvendi të lejojë që ish-kryeministri të flasë kështu si flet Berisha, do të krijojë precedentin e rrezikshëm që dëmton debatin parlamentar. Mirëpo në sallën e sotme të parlamentit ka nja 5 a 6 ish-kryeministra. Atëherë si do të bëjmë? Do të lejohen ata të flasin pa doganë sa herë të duan dhe si të duan? Jo. Kjo nuk është as normale dhe as e dobishme. Shumica e shqiptarëve nuk mund ta pranojnë këtë që ish-kryeministri Berisha të ngrihet e të flasë me dhe pa leje sa herë të dojë, shpesh replikon për problematika delikate, jashtë rendit të ditës. Për më tepër ai flet me gjuhën e ujkut, kultivon një gjuhë të tillë në sallën e parlamentit dhe ne rrimë dhe e dëgjojmë. Kjo nuk është as normale, as ligjore.
Mendoni se ai e bën qëllimisht këtë?
Po, ai e bën qëllimisht këtë. Sepse politikisht një ish-kryeministër që ka humbur pushtetin është i detyruar që të mbrohet. Ai sipas mendimit tim përderisa ka drejtuar dhe udhëhequr me mjaft mangësi dhe për një kohë të gjatë, diku kam thënë se ai ka drejtuar të gjitha organet dhe institucionet, madje edhe sot bën përpjekje maksimale për t’i drejtuar, pavarësisht se sa arrin, duke qenë se kabineti i tij është konsideruar si një kabinet me mjaft të meta, ai është i paduruar dhe mezi prêt të ngrihet e të kundërshtojë të gjitha problematikat që shtron mazhoranca dhe që do ta cenonin sadopak atë. Nuk është vetëm gjuha e tij gjuha e ujkut… Por mendoj se është detyrë e Kuvendit, e kryetarit dhe e kësaj mazhorance, madje dhe e vetë opozitës që të mos e tolerojnë më tutje këtë sjellje të ish kryeministrit. Kjo do të ishte mirë për vetë parlamentin. Nuk duan njerëzit që gjysmën e kohës së punimeve të një séance të dëgjojnë Sali Berishën. Veç kësaj, kjo i ka vënë në një pozitë të pabarabartë deputetët. Sepse ndërsa Berisha del e flet sa herë të dojë, ka deputetë në atë sallë nga partitë e vogla që nuk duken në foltoren e Kuvendit për muaj të tërë. Kjo është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ndërsa ligjërisht dhe kushtetutshmërisht deputetët kanë të njëjtën të drejtë, janë të barabartë, kanë të njëjtat të drejta, të njëjtat detyrime.
Ndaj këtij ish-kryeministri janë ngritur një sërë akuzash të rënda, si për vrasjet e 21 janarit, për Gërdecin, për afera korruptive etj. Mos është kjo sjellje e ish-kryeministrit si një masë parandaluese për mosndëshkueshmërinë e tij?
Natyrisht edhe kjo vlen të diskutohet. Sipas meje drejtësi për këto ngjarje nuk është bërë në Shqipëri. Kjo është një përgjegjësi e parlamentit dhe e organeve përkatëse të hetimit, prokurorisë, gjykatave. Nëse ka një mendim të ndërkombëtarëve që korrupsioni në Shqipëri nuk luftohet, kanë qenë pikërisht këto ngjarje që nuk janë hetuar dhe gjykuar siç duhet. Sepse këto ngjarje tregojnë fytyrën e shtetit, seriozitetin e tij për të luftuar të keqen. Sipas meje nuk është realizuar drejtësia dhe tani që kanë kaluar vite unë dyshoj se ajo mund të bëhet. Në Shqipëri është kultivuar mendimi se politikanët janë të papërgjegjshëm. Kurse realisht ata nuk duhet të kenë asnjë privilegj në krahasim me qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Madje, ata duhet të vihen të parët para përgjegjësisë penale në raport me qytetarët e thjeshtë kur kryejnë një vepër penale. E kundërta është e padrejtë. U bë një zhurmë e madhe për disa vjet për heqjen e imunitetit. Mazhoranca që ishte grinte lakra se po e pengonte opozita, ndërkohë që edhe opozita ngrite të njëjtat pretendime. U kufizua imuniteti në mënyrë që drejtësia të vepronte. Por çfarë ka ndryshuar? Asgjë. Asnjë hap serioz nuk është ndërmarrë. Asnjë kualitet hetimor nuk është bërë dhe asnjë reflektim të politikanëve në këtë drejtim nuk vihet re. Ka qenë mentaliteti i mazhorancës së djeshme që ka ndikuar dhe kjo duhet ndryshuar me patjetër.
Ndëshkimi i krimeve të së kaluarës është një test për qeverinë e tanishme. Që këto çështje të mos mbeten pafundësisht pezull, a mendoni se ka ardhur koha që të vijnë hetues dhe prokurorë të huaj, sikurse aludoi Kryeministri Rama tani së fundi?
Kjo temë është hedhur në tregun mediatik ditët e fundit, duke përdorur një shprehje të Kryeministrit. Por kjo në vetvete mbart disa probleme. Së pari probleme ligjore dhe kushtetuese. Sepse ata që hetojnë dhe bëjnë drejtësi në Shqipëri duhet të jenë shtetas shqiptarë. Këto janë të përcaktuara qartë. Së dyti, në aspektin juridik dhe politik nuk do ta quaja sukses të kësaj mazhorance që të thërrasë prokurorë dhe hetues të huaj. Sepse të gjithë jemi dëshmitarë që aktivizimi i të huajve në veprimtarinë gjyqësore apo demokratike të një vendi është bërë në ato vende me nivel të ulët demokracie, për shkak të prapambetjes dhe për shkak të fitores me vonesë të demokracisë. Në fakt, edhe këtu tek ne nuk ka fituar ende përfundimisht demokracia. Jemi teorikisht një vend demokratik ku përfliten dhe përplasen çdo ditë konceptet antidemokratike me ato demokratike. Pra një praktikë e tillë pranohet në vende që janë në një stad më të prapambetur se ky i yni, ku me thënë të drejtën, është arritur një përparim. Në fund të fundit, pavarësisht se me defekte, ne kemi zhvilluar aftësitë shtetformuese. Kjo nuk duhet harruar apo injoruar. Prandaj dhe ardhja e të huajve në drejtim të hetimit apo të gjykimit të një çështjeje, mua nuk më duket normale. Sepse realisht ne ndihmën e të huajve e kemi marrë edhe për këto aspekte që po flasim. Fjala vjen, erdhi ndihma e të huajve për ngjarjet e 21 janarit, mirëpo konkluzionet e tyre nuk u pranuan. Po edhe për ngjarje të tjera ekspertizat e të huajve, për një arsye a një tjetër, nuk janë pranuar. Prandaj unë i shikoj të huajt në rolin e ndihmësit, të asistentit, por kurrsesi në rolin kryesor, drejtues apo udhëheqës.
Ju këmbëngulët pak më sipër se Sali Berishës i duhet vënë një fre, pra të kufizohet në të folurit në parlament vend e pa vend, duke patur parasysh këtu edhe reagimin qytetar. Mos mund të merret kjo si dhunim i opozitës dhe vetë Berishës, pavarësisht kontestimit masiv që ka ndaj tij?
Frerin apo kufirin Sali Berishës ia vunë vetë shqiptarët në votimet e fundit. Me atë votim plebishitar shqiptarët i thanë Berishës: Ik se nuk durohesh më! Ai numër zgjedhësish që votuan mazhorancën e re dhe që Kryeministri i ri e përmend shpesh, qe fre dhe kufi për Sali Berishën. Tani, pavarësisht nga ky fakt, unë mendoj që jeta parlamentare duhet të funksionojë sipas standardeve demokratike dhe që i ka të sanksionuara kushtetuta jonë. Ajo nuk e lidh frerin apo kufirin as me Berishën, as me Ramën e as me këdo tjetër. Raportet mazhorancë-opozitë duhet të jenë demokratike, të kenë një koncept dhe një raport të drejtë që nuk duhet të dëmtojë parlamentarizmin shqiptar. Kjo metodë pune, ky lëshim që i bëhet dhe që në mënyrë të ndërgjegjshme bëhet nga kryetari i Kuvendit që mendoj se niset nga një qëllim i mirë kur e bën këtë, por që mua nuk më duket i tillë, kjo nuk zgjidh gjë. Kjo dëmton parlamentarizmin. Deputetët në sallën e parlamentit janë njëlloj, nga i pari tek i fundit. Përndryshe kemi dëmtuar në mënyrë të pariparueshme demokracinë.
Çfarë duhet të bëjë kjo mazhorancë me sistemin e gjyqësorit, ndërsa ka 85 mandate aktualisht?
Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, por edhe shumë komplekse për t’i dhënë një përgjigje të prerë. Është e vërtetë që opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar ka një pretendim të veçantë ndaj sistemit gjyqësor. E theksoj këtë ‘të veçantë’ pasi rezultatet në veprimtarinë e tij janë mjaft të pakta dhe të zbehta. Kjo ka ndodhur sepse kriminaliteti lulëzon, edhe pse po luftohet. Ne nuk e kemi pasur traditë këtë lloj kriminaliteti kaq të egër dhe shumë të sofistikuar. Rezultatet e drejtësisë nuk janë vetëm të drejtësisë. Janë edhe instanca të tjera që pleksen këtu. Edhe çdo shtetas ka detyrimin ta ndihmojë drejtësinë. Por kjo nuk ndodh gjithnjë dhe nuk bëhet me përkushtimin e duhur. Aspekti tjetër është kualifikimi i njerëzve që merren me këto punë. Ky kualifikim lë shumë për të dëshiruar. Nuk është vetëm pavarësia e gjyqësorit, sepse atë pavarësi ata e kanë të siguruar. Por spekulohet shumë me këtë pavarësi të organeve të drejtësisë. Por kur në Kushtetutë sanksionohet pavarësia e gjyqësorit, kjo nënkupton dhe një ndjenjë të madhe përkushtimi të njerëzve që kryejnë këtë detyrë. Ata duhet të jenë sa të pavarur, aq dhe të përgjegjshëm për ta çuar deri në fund misionin e tyre. Në rast të kundërt, ata duhet ta lenë këtë detyrë. Por nuk ka ndodhur në asnjë rast deri më sot që dikush ta ketë lënë detyrën për këtë motiv. Ne nuk duhet ta masim punën e drejtësisë me sa persona u futën në burg, por edhe sa të pafajshëm nuk u futën në burg. Drejtësia bëhet rast pas rasti dhe në mënyrë të kualifikuar.
Intervistuan Xhevdet Shehu dhe Erion Habilaj

O jurist. O mashtrues, konkluzionet e FBI u prank an!nuk u pra ua se bras jet ishin me dashe.kaq o mashtrues ordiner dhe kriminel sepse e kupton por qellimisht dizinformon.
A ma përkthen kush këtë parashkrues?
Ta përkthej unë o shkëmbi i kavajës? Por paraprakisht ju them se eshte shkruar ne gjuhën “tuaf-isht”!? Eshte gjuhe ne zhdukje. E flasin vetëm “dygishtakët”. Nderime!
Flmn komiti. Vetëm se më duket se asht pak vonë që ti vihet fre SB, ndërkohë që Ilir Meta ia dha kohën pa limit që zagari të lehi ham-ham e të ndërsejë shtresat e ndryshme të prekuna. Gafë e pafalëshme e kryeparl.,por dhe e Ramës që ka ndejt e ka ba sehir për të gjitha rrufetë që katallani ka lëshue mbi dyshen Rama-Meta. Padituri apo e qëllimtë?S’di kush i ndërsen kaq shumë opozitarët që dket sikur vazhdojnë të drejtojnë shtetin akoma.
Ca flet o Fehmi … po ne vetem ate kemi, nje Sali te Madh ka Shqiqperia e nga ai Sali kemi diell, shi, uje per drita, gjelberim per lopet, te vrare ne 1997, ne Gerdec, me 21 Janar. Njeri tjeter nuk I ka bere kaq “te mira” Shqiperise sa Saliu e te mos e leme te flase. Ta leme ore ta leme deri sa te na vije ne maje te hundes mire e mire e tja numerojme “beast” shqiptar ne lule te ballit
Saliun nuk e lene te flase (i hapin rrugen) si nje ish-kryeminister i Shqiperise, pasi ne parlament ka disa te tille. E vetmja merite e tij qe te gjithe duhet ta pranojme dhe ai ka te drejte te flase pa kufi sidomos ne parlament eshte fakti se ai eshte i vetmi ish-Sekretar i PPSH ne ate parlament. Kjo eshte arsyeja e vetme qe duhet konsideruar.
Fehmi Abdiu
eshte nje jurist i zoti,dhe nje intelektual i pergjegjshem.
.Duhet lexuar nga te gjithe,,demokrat e socialiste.
Faleminderit Dita qe na sjell intervista te tilla me nivel profesional.
– Fehmi Abdiu eshte pak ne moshe dhe nuk kam arritur ta kujtoj ne detyra qe ka patur ! A mund te jepni CV e tij me qe e njihni ?
Gjithe jeten ka denuar, pushkatuar dhe varur njerez, kete pune ka bere !
kerko ne Google vella !
Katil dhe kasap i sis. te Enver Hoxhes, per ata qe nuk e njohin……
po quditem por femi abiu esht ni megalloman si shpelari duhet mei qit ne prapanic vend mat mir perta nuk ka qeni e don qenin
O xhotë dhe erion? Miré kini bërë me kete interviste dhe nje jurist skrupuloz kini zgjedhur por kini harruar te intervistoni personazhin me të lezetshem e më “troçthënës” te fundshekullit të 20-të,te nderuarin Bardhyl Fasko! Shkoni e intervistòni lezetin e mallakastrës ose erdhem aty dhe ja u thyejmë stilolapsat!
Bravo pellumb zaimi që ju ke kujtuar bardhyl faskon- mallakastriot floriri.
Edhe une mendoj se bardhyl faskoja eshte nje ilac në këte periudhë degradimi psikologjik. Me filozofimin e tij popullor bardhyli mund te jetë nje dajak i mire antisali dhe një nxitje psikologjike për ata që e kane nevojë shpirtërore këté dajak.
Nuk e ka qejf edi rama bardhylin se i futet dhe në hesapet e tij. Bardhyli pret vetëm me shpatën e burrerisë dhe nuk eshte oportunist!
O fehi, a mund te tregohesh i sinqerte dhe te tregosh se si e ke vene gjithe ata pasuri, thjesht me rrogen mujore? O pjese e mafjes shqiptare, te gjithe ju gjoja juristet (gjyqtare, avukate, prokurore) juve jini qe te gjithe hajna dhe kot e kane gazetaret qe intervistojne juve, pasi demtjne kete gazete kaq te mire deri sot.
Atehere pushkatonte e varte, kurse tani merrte rryshfete…….
babo Sikur na merzite byth.. me duket Si ay babaj tend shpirteror je bere Qe na merzit byth.. gjith diten ne parlament me dy kembe [gishta perpjete
Po ti mos je gje kelysh komunisti qe na merzitesh ?
Gjithe Shqiperia e di kush eshte ky dhe cfare ka bere ne jeten e tij, ne Gjermani shoket e tij jane neper burgje vetem tek ne qe jemi popull langaraq keta bredhin akoma te lire. Prandaj nuk behet vendi yne se jeni akoma ju bishtat e tyre….
Kete qe po instalon Ilir Meta ne parlament do jete me pasoja te mevonshem,do jete si qemania e Nastradinit qe i vjen zeri me vone.
Nuk eshte pare dhe degjuare nje qendrim i tille,pale sote thote dhe deklaron se ju beni keshtu se me kini gjetur mua shume tolerant,e habiteshme por me kuptim shume te thelle. Te shohim, duame qe perseri tja kujtojme Edi Rames se kjo nuk bie e re e mire.
mja na shitet dengla neper gazeta…pse nuk e thoni troc sepse POPULLI e di shume mire…ilir meta ka frike se ja hap dosjen e videos sali berisha ndaj e lejon te beje si te doje ne parlament,,ishalla ja u fut dhe ne byth
ky popull verte ate parlament meriton dhe kurre nuk ka per te ngritur koke ai vend sepse fara e keqe u mboll nga maloku serb dhe nuk do te zhduket kurre…mire qe mblodhem kallaballakun dhe ikem ne anen tjeter te globit
O Z. Meta mos na detyro të mos shohim më TV. S.Berisha nuk është lider,por një shkatërues
i jetës shoqërore dhe ekonomike të shqipërisë. Zbato or mik rregulloren.
Po fre i vihet kalit? Apo dhe ky kali i ngordhur Sali, po harliset keqas?