Këngëtarja e njohur, Christina Aguilera, është fejuar dhe ky është një lajm shumë i mirë për të. Në 14 shkurt, datën e shënuar për të dashuruarit, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me producentin e filmave, Metju Rutler. Çifti e ka nisur romancën tri vite më parë, menjëherë pasi ajo u divorcua nga ish-bashkëshorti. Gjithçka Christina e ka bërë të ditur me anë të një fotografie që ka postuar në Tuiter, ku shfaqeshin dy duart e tyre dhe ajo që binte në sy në mënyrë të menjëhershme ishte unaza e fejesës prej diamantesh. Mbi këtë foto, duke dashur që të shpjegojë se çfarë kishte ndodhur, ajo kishte shtuar dhe një mbishkrim ku thuhej: “Ai më propozoi për fejesë dhe unë i thashë PO.” Sigurisht, urimet e mira nga ndjekësit e saj kanë qenë të panumërta. Nga shumë media, kjo fejesë është cilësuar dhe si ironike, pasi ka ndodhur menjëherë sapo këngëtarja dhe ish-bashkëshorti kanë mbushur 3 vite nga finalizimi i divorcit të tyre. Më parë, Christina Aguilera, e cila është dhe nëna e një djali 6-vjeçar të quajtur Max, ka qenë e martuar me Jordan Bratman.