FEJTON / Enigma e mustaqeve të Nishanit

redaktor

Presidenti Bujar Nishani e ka një dert! Kështu psherëtinë mijëra shqiptarë ndërsa e panë kreun e shtetit pa mustaqe në kapërcyellin e ndërrimit të viteve. Heqja e mustaqeve nga ana e Nishanit ka bërë aq bujë sa eklipsoi menjëherë edhe një tragjedi si ajo e tragetit “Norman Atlantic”. Nuk është gjë as kriza ekonomike që ka pllakosur shqiptarët nën qeverisjen e Edi Ramës, para aktit të heqjes së mustaqeve të Nishanit! Një burrë me namuz si ai, e ka një arsye të fortë për të bërë një gjest të tillë publikisht, thanë shumë shqiptarë dhe të huaj të interesuar për zhvillimet në tokën e shqiponjave. Sepse është në sedrën e burrit që t’i mbajë me nder mustaqet, madje dhe të përbetohet për to…

Tregohet një fabul shumë interesante për një malësor shqiptar me mustaqe që emigroi para shumë viteve në Shtetet e Bashkuara. Ky burrë kishte shumë probleme atje në emigracion, pasi kishte një tufë me kalamaj, ndërsa gjuhën e vendit ku kishte shkuar nuk e dinte. Dilte ditë për ditë në mëngjes nga shtëpia dhe kthehej i vrerosur në shtëpi në mbrëmje. Fëmijët e pikasnin që prej së largu se përsëri nuk kishte gjetur punë dhe mërziteshin dhe ata. Megjithatë ai dilte përditë nga shtëpia dhe një ditë u kthye me një çehre tjetër. Fëmijët e kuptuan se kishte gjetur punë dhe u hodhën përpjetë nga gëzimi. Dhe ai para se të shtrohej për të ngrënë bukë, hyri dhe bëri një dush. Kur doli, gruaja dhe fëmijët u pataksën:

– Ç’ke bërë kështu, o burrë! Pse i hoqe mustaqet?, e pyeti gruaja.

Dhe ai pasi u mendua pakëz, gjithë dert, tha ngadalë:

– Ju morët vesh se kisha gjetur punë, po nuk më pyetët se ç’punë kam gjetur. Po ua them: Pastrues nevojtoresh! E, nuk shkon: edhe me mustaqe, edhe të lash nevojtoret e Amerikës!

Ky nuk është tregim i sajuar, por një ngjarje e vërtetë me emra konkretë.

Pa dashur të bëjmë ndonjë paralele, mund të themi se edhe Bujar Nishani e ka pasur një dert që bëri këtë të pabërë nga asnjë politikan tjetër shqiptar. Sepse mustaqe ka pasur edhe ish-mbreti Ahmet Zogu, po nuk e bëri këtë që bëri presidenti ynë i tanishëm, as atëherë kur mori arratinë nga Shqipëria më 7 prill 1939. Vdiq në mërgim Zogu, po me mustaqe, ama, pavarësisht se pa ndonjë lloj nderi.

Kurse Nishani i hoqi mustaqet kur është ende në detyrë. Dhe rreth këtij akti jo kushtetues të tij kanë nisur hamendjet, aludimet, madje dhe spekulimet nga qytetarët e thjeshtë, analistë dhe politologë të ndryshëm. Që të gjitha i fillojnë hamendësimet me pyetjen: Pse i hoqi mustaqet, vallë? Duhet ta ketë një dert të madh ai burrë!…

Disa thonë se i hoqi sepse i ka ngelur peng që si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk arriti të bëjë reformën në drejtësi dhe gjatë gjithë kohës që ka qenë në krye të këtij këshilli është bërë ombrellë e korrupsionit. Të tjerë shtojnë se Parlamenti ia ka rrëzuar thuajse të gjitha dekretet e vitit të kaluar. Dikush tha se pikëllimi i Presidentit arriti kulmin kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD-së për anulimin e reformës për ndarjen territoriale.

Po vulën duket se ia vuri një qytetar kur tha: “Hë mo, ç’e vrisni mendjen për mustaqet e Nishanit, sikur të jenë mustaqet e Çelos. Mos u zini, bre burra! Kështu e ka ai. Kemi qenë bashkëstudentë në shkollën e Bashkuar të Oficerëve, e kishim sekretar rinie. Më frikë kishim Bujarin se komisarin e shkollës, aq fanatikë ishte ai në mbrojtje të PPSH-së dhe shokut Enver. Pastaj ai u bë një demokrat i thekur. Hoqi dhe mbiemrin, nga Mehmeti e bëri Nishani për të humbur gjurmët. Tani heq mustaqet… Punë e madhe! Ai është një ushtar i thjeshtë i Partisë Demokratike, në një farë mënyre pastron halerat e PD-së. Me sa duket e ka kuptuar se nuk shkon që edhe të mirëmbajë ca halera, edhe të mbajë mustaqe…”.

Edhe kjo nuk është bindëse, tha një tjetër. E vërteta është shumë më e thjeshtë. Ua them unë sekretin. Dikush i ka dërguar me sms Bujarit më 30 dhjetor në formën e një urimi për vitin e ri. Ju e mbani mend ose e kini dëgjuar Sefer Dajën e famshëm të Tiranës së dikurshme. Seferi, sikurse e mbajnë mend tironsit e vjetër, i bënte bejtet hazër xhevap, madje llafosej me bejte. E, një ditë, një djalë i ri me mustaqe që donte ta vinte në lojë vjershëtorin popullor, i kërkoi Seferit t’i bënte një bejte për mustaqet. Dhe Seferi, pas insistimit të djaloshit iu përgjigj:

Ksaj rinie i ka hikë itibari,

Të më falç se jam pa shkollë,

Po mustaqe ka dhe Jari,

Po ta marrç hollë-hollë…

Këtë bejte ia paska nisur dikush Bujar Nishanit më 30 dhjetor. Më 31 dhjetor ai u gdhi pa mustaqe. Kjo është e gjitha!

 

Share This Article
30 Comments
    • E verteta e heqjes se mustaqeve te Bujar Nishanit,sipas zerave anonime prane Presidences eshte kjo:
      :KUR GJYKATA KUSHTETUESE HODHI POSHTE KERKESEN E PD-se PER TEFORMEN TERITORIALE,Jarin e mori ne telefon Sali Berisha dhe i tha:
      “KUR NUK JE I ZOTI T’UA MBLEDHESH VARTESVE TE TU, gjyqtare ,TE DHJEFSHA MUSTAQET”!!!
      Dhe Jari nuk mund t’i mbante mustaqet me….. MUT,aq me teper me ..mutin e Berishes!!!

    • O Xhevdet; e dijmë që nuk je tirons por të paktën bejtet e Sefer Dajës mos i deformo !
      Në këtë rast, bejtja autentike e Sefer Dajës ka qënë kjo:
      Kësaj rinie i ka hik tibari
      Të më falç se jam pa shkollë
      Po mustaqe ka dhe k.. ari
      Po ta març hollë-hollë…

    • Ha ha ha ha…………………0 Patriot treshi më poshtë,na shkrive or na shkrive? Ha ha ha ha ha ha…..!

  • Mos u cuditni:-Kerkon te duket i RINUAR! Te pershtatet ne RILINDJE (?!) n.q.s. e le gjalle B..ISHA!

  • Desha tju tregoj nje fakt te vertete ne kupimin Hitleri ishte i detyruar ti mbante mustaqet si Jari, sepse i kishte brimat e hundes shume te medha dhe te thella. Ne se dikush eshte i interesuar mund ju jap edhe linkun se ku a kam lexuar. Mos valle kjo ishte edhe aresyeja qe Jari yne i mbante mustaqet? Mos valle i ka bere operacjon plastik brimat e tija te hundes dhe tani ka hequr mustaqet ? Who knows ? Kush e di ?

  • E verteta e kesaj historie eshte se Jarit i kishte premtuar “Administratori “ne ikje se nuk largohem nga Shqipëria pa te quajtur edhe Ty “Burre shteti”,mirpo donte nje sebep per ti’a ngjitur kete nofke!C’fare nuk beri Jari i shkrete ,duke hedhur poshte gjithato amendamente e ndryshime ligjesh te propozuar nga opozita(pasi ne pozite eshte akoma Saliu e PD,duam apo s’duam Ne) por perseri “Administratorit”nuk po i mbushej mendja dhe here pas here i thonte qe beje nje gjest a ndonje gje qe te me veshe mua ne pozite!Atehere Jari vendosi te lere mustaqe ,mase pasketaj do ta etiketonte si Salen “Burre shteti”!Se fundemi kur morri vesh ,largimin e administratorit te ketij vendi Ai ne nje takim konfidencial i tha ,do ikesh e une mbeta pa nofken qe me premtove edhe mustaqe lashe e perseri asnje nofke.Administratori iu pergjigj ;ç’do me edhe president u bere sa isha Une”!I nxehur sa s’ka me Ai vendosi ti heqe ato dhe thone qe meqenese Ai nuk ia ngjiti nofken e deshiruar per te ,vendosi qe mustaqet T’i’a dhuroje ne forme dhurate Administratorit dhe keshtu u nda me Ate .Thone qe ne ate takim lamtumire s’ka munguar edhe njeriu qe ka çelsat e hyrrjes nga mbrapa te Présidences .Lamtumir Administratori i kesa kolonie,do te mbahesh mend gjate per bemat e ndodhura gjate kohes qe Administrove kete koloni.Mos pafte kurr me toka shqipetare dilomate sikur te ishe diplomuar ne kohen kursit gjashte mujor te plepave te Saliut.

  • Ka te ngjare qe Saliu te kete vendosur te mbaje mustaqe e keshtu Bujari ka bere nje hap mbrapa,se s’mundet te rrine dy pale k…qe ne te njejtat breke.

    • gjermani i fundit,
      Te kam pyetur mbi nje mije here se ku i gjen keto shprehje te bukura : ”
      se s’mundet te rrine dy pale k…qe ne te njejtat breke.”
      Ah, more mik, kete veti ta ka dhuruar zoti dhe ti na ke borxh qe te na gezosh duke shijuar sa me shume prej tyre.
      Te uroj ty dhe familjes gezuar vitin e ri 2015.

      • Plaku, me mikun e trete te kujtuam tek TemA, biles e kam ftuar ketu ne forum, por pak faj ka moderatori qe duhet ta lere te lire debatin. Te uroj serish nje vit te mbare dhe familjareve te tu, miku i forumit C… me tha se kish qene ne Thun dhe kish kerkuar me sy ndonje plak babaxhan, te gjate dhe te shendoshe. Kerkoj ndjese per mungesat por keto dite kemi punuar non stop.

  • DYMBEDHJETE TIPET E MUSTAQEXHINJVE

    Burri me mustaqe eshte gjithnje i pelqyer. Sa vertetesi e nderthyer me homoseksualitet ka ne kete thenje te baballareve te dikurshem dhe te sot’tem. Arrin nje moshe e ekzistences burrerore ne te cilen mustaqet behen te rendesishme.
    E para, sepse me se fundmi ato arrijne te rriten, dhe e dyta, sepse duke humbur floket kerkojne te terheqin vemendjen ne ndonje pjese tjeter te trupit te tyre.

    Ja dhe dymbedhjete tipat e mustaqeve te zgjedhura nga “Oltreuomo” qe mund t’ju lehtesojne zgjedhjen e desheruar. (linku: http://oltreuomo.com/tipi-di-baffi/)

    – Mustaqe natyrore
    I kane mbajtur Jude Law, Papa Bergoglio ne te ri, romantiket gllaberues femrash.
    Koha per ti realizuar rreth nje muaj.
    Jane mustaqe normale, mjafton ti lejoni te rriten, duke i krehur mund te arrini te beni edhe don zhuanin e turnit. Jane te rekomanduara per ata mashkuj qe desherojne te hyjne ne boten e mustaqembajtesve qetesisht, pa kalim limitesh.

    – Mustaqe te nderrim moshes
    I mbajne te rinjte ne moshen e pubertetit, Endrina Fuga, Shkelzen Berisha e kompani.
    Koha per ti realizuar rreth nje muaj.
    Eshte tipi me i urryer e me i shemtuar i mustaqeve qe fillojne te shfaqen nen hunde pas kalimit te moshes se pubertetit, apo te edhe te te rriturve me probleme hormonale. Megjithe kete ogurzim shume te rinj vazhdojne ti mbajne per tu futur me force ne klubin e mustaqembajtesve.
    Ndryshe nga tipologjite e tjera, mustaqet puberale jane te shumegjendura edhe tek Mesila, Grida, Besara, Jorida, Majlinda e deri tek Jozefina, por vetem naten, se ne mengjez gjeja e pare qe bejne eshte shkulja e tyre me pickerr.

    – Mustaqe brushe
    I kane mbajtur Oliver Hardy, Chalie Chaplin, Adolf Hitler dhe deri pak dite me pare Bujar Nishani me shtate emra.
    Koha per ti realizuar rreth nje muaj.
    Eshte tipi i mustaqeve shume te rralla per shkak edhe te personazheve qe i kane mbajtur gjate historise njerezore si nga dy humoriste te famshem ashtu edhe nga kriminele si Hitleri e Bujari me shoke e shoqe shume.

    – Mustaqe shevron
    I kane mbajtur dhe mbajne Tom Selleck, Freddie Mercury, Mark Spitz, Erion Veliaj, Saimir Tahiri.
    Koha per ti realizuar rreth nje muaj.
    Eshte tipi i mustaqeve me i veshtiri per tu mbajtur. Ne se nuk keni tipare burrerore si Selleck, me shume gjasa ju marrin per homoseksuale.

    – Mustaqe pende
    I kane mbajtur Clark Gable, John Waters etj.
    Koha per ti realizuar rreth tre jave.
    Eshte tipi i mustaqeve elegante, i persosur per mashkuj te kohes mexane. Behen qesharake per te rinjte qe i zgjedhin per tu burrezuar me force.
    Me shkelqim te pafundme si njemije diej te kaltert, nese i mbajne aristokratwe te moshuar me ngjyren e bardhe te lekures, nje nga shembujt me te mrekullueshem qe natyra mund te na afroje.

    – Mustaqe patkua
    I kane mbajtur dhe mbajne Hulk Hogan, John Lennon, Shaquille O’Neal etj.
    Koha per ti realizuar rreth nje muaj.
    Mustaqe teper te fuqishme, “te fortesh” qe nuk terhiqen asnjehere pas, zakonisht te mbajtura nga mashkuj muskoloze e trupmedhenj. Eshte tipi i mustaqeve te pa rekomanduara per mashkuj te dobet apo rakitike tipi i Enkelejd Demit me shoke e shoqe pak.

    – Mustaqe trikek apo luan deti
    I kane mbajtur Mark Twain, Friedrich Nietzsche etj.
    Koha per ti realizuar rreth tre muaj.
    Mustaqe legjendare , te rendesishme, shume te rralla, veshtire ti shohesh ne rruge, edhe pse rriten vetem ne persona me inteligjence mbinatyrore. Thuhet qe filizofi i famshem Nietzsche filloi ti mbaje pasi kreu nje raport intim me nje kale.

    – Mustaqe Fu Manchu apo kineze
    I kane mbajtur dhe i mbajne kinezet, Jimi Hendrix, Nicolas Cage, ministrja e zhvarrimit te te gjithe shqiptareve Germenji etj.
    Koha per ti realizuar rreth gjashte muaj.
    Jane mustaqe shume interesante, te sterzgjatura ne dy ekstremet, ideale ne se keni nje fytyre rrumbullake dhe desheroni te ktheni ne vezake.

    – Mustaqe timon
    Koha per ti realizuar rreth tre muaj.
    Shume te veshtira per tu mbajtur, elegante, zevendesuese te te kruajturit te mjekrres se Edi Rames. Lek Dugagjini thuhet se ja la trashegim Isa Boletinit dhe kosovareve te djeshem e te sot’tem.

    – Mustaqe Dali
    Koha per ti realizuar rreth tre muaj.
    Jane tipologjia e mustaqeve te Salvator Dali-se. Thuhet qe per tu dukur se rriteshin nga poshte lart, fotografohej me koke poshte, e per kete shkak u hodh edhe nga dritarja.

    – Mustaqe Depp
    I mban Johnny Depp, aktori i famshem hollivudian.
    Koha per ti realizuar rreth tre jave.
    Tip mustaqesh te veshtira per tu mbajtur, nese nuk desheroni te mbani gjithnje nje kapele ne koke.

    – Mustaqe mbreterore
    I kane mbajtur Imperatoret e Austrise, mbreter e monarke te te gjitha koheve, me perjashtim Sali Berishen.
    Koha per ti realizuar rreth gjashte muaj.
    Ne se ju ndodh qe te perballeni me nje person qe mban kete tip mustaqesh, kujtohuni qe eshte nje ndjekes i apasionuar i Ahmet Munhyr Zogollit. Mos e tentoni me te qeshura se mund t’ju ftoje ne duel e te humbisni edhe jeten.

    • Shumë interesant ky koment i Xume Protopapës për 12 llojet e mustaqeve? Jari duhet t’i provojë njëherë cili nga këto lloje i shkon më shumë, të bëjë 12 lloje fotografish dhe ne komentuesit të votojmë se cilin lloj duhet të mbajë? Nderime Xume! U kënaqa me 12 llojet dhe do të vendos dhe për vehte nëse mund të mbaj ndonjërin nga këta? Tung!

      • Mbaji si të. Rrapo. Hekalit z. Pëllumb i cili i kishte 2 metro të gjata dhe flinte nëpër pemë për t’u ruajtur nga turqit? Lidhte mustaqet në ndonjë degë dhe flinte? Ha ha ha! Respekt!

  • Shenje e nje deshperimi teper te madh!Shkarkoi tek Mustaqet tamam sic shkarkojne femrat pas nje zhgenjimi ne relacion ne prerje apo ndryshim modeli flokesh.Ne te gjitha fotot e Nishanit ne kete fundvit verehet lehte deshperimi i tij dhe perpjekja e forte e familiareve me buzeqeshje te ekzagjeruar pak per ta mbuluar deshperimin e tij.Ai eshte ne gjendje te thelle depresive.Ngjela e ka parashikuar kete me kohe kur tha qe:”nuk do ta perballoj dot stresin qe do i shkatoje qenja nen urdherat e Berishes”..semundja nga njera ane dhe presioni nga SHQUP-i nga ana tjeter si duket e kan derrmuar nga ana psiqike.Te heqesh mustaqe nuk eshte ndonje gje e madhe per nje person te zakonshem ndersa per nje President qe identifikohet me ate lloj pamje eshte nje tregues i madh.Ajo cka na tregon ky xhest eshte se ai eshte jasht kontrollit,ka treguar se nuk kontrollon dot emocionet.Ky ishte xhesti i pare pasi cdo gjendie mbingarkese emocionale(depresive) ka nje fillese dhe nje perfundim.Pyetja eshte :cdo jete valle xhesti i fundit?

  • Cudia tre dite zgjat. Pas tre ditesh, do te kerkojme se ne c’vend tjeter ka lesh Jari, deri sa ta bejme fare qose…

  • Nuk deshiroj te prek ose edhe te fyej njeri por me kujtohet kur ishim te vegjel, shpesh here kur nuk na pelqente ndonje veprim apo sjellje e shokut, zinim dhe i thoshim nje si tip vjershen ne dialog: Ne fillim perdorej emri i atij qe na kishte bere hile, une po marr si shembull Jarin, jo kete presidentin tone famoz, por Bujari ishte nje shoku yne qe na bente shume hile ne lojen me cingla dhe sidomos ne lojen dokrri.
    Thoshim keshtu: i pari, -Jari ka mustaqe, i dyti, – une ja pres, i treti, – une ja dhjes, i katerti, une ja bej me ace ace, i pesti (kur ishim shume lojtare sepse mund te kthehej tek i pari po te ishim me pak), pra i pesti thoshte, – une ja lyej me mut mace.
    Keshtu, ne u rritem dhe sa here shihnim burra me mustaqe na shkonte mendja tek dialogu qortues qe i benim hileqareve. Ne, nga sa kam pare deri me sot, askush nuk i la mustaqet sepse kishim frike nga tallja.
    Une mendoj se edhe Buljari president mundet ta dije kete vjereshe dhe t’ja kete kujtuar ndonje horr dhe ai per te mos rene ne mutin e maces i preu vet mustaqet, mbase edhe do ti dhjese vet apo ti lyeje me ate te maces.

    • @@@ VR ! U bënë mustaqet e jarit histori më vehte,më të rëndësishme se vetë jari, o xhota? Prandaj tani e tutje ju të “dita-s” mos varni në mur foton e president jarit por mustaqet e jarit!? Qofshin dhe imitacione? Ka shumë versione për mustaqet e jarit por mua më pëlqeu komenti i “dardan” i cili thoshte se “i hoqi sepse çfarë nuk po i thoshin për to”??? Ka pasur ditë kur kêtu te Dita por, dhe te Tema mund tê kenë qënë 50 e më shumë komente ku politikat e jarit nuk shpëtonin kurrsesi nga mustaqizimi dhe kjo ishte gati- gati si një histeri e vërtetë? Madje dhe unë, në nja 10-15 komente për jarin u infektova aq shumë nga ky virus saqë shpesh më dukej sikur komentit i kishin mbirë mustaqe vërtet!?? Variantet e tua të heqjes së mustaqeve qëndrojnë o Xhota por këtej nga lagja ime pëshpëritet edhe se,- ” jari u bë aq prapanicë lëpirës” sa po i tërbonte njerëzit e pd-së dhe salinë nga gudulisja? Prandaj saliu i dha urdhër t’i heqë!? Dhe mirë bëri që i hoqi dreqi se ngjante si “maçoku i thekrës”!? Së fundi o Xhota dua të di pse e ke lënë në heshtje faktin se ku i shpuri jari mustaqet e prera!? Interesohu pak të lutem sepse s’dihet,- del shansi edhe për mua sepse “kam propozuar i pari” që ato mustaqe duhet të arkivohen në “Muzeun historik Kombëtar”? Nuk e kam me shaka? Do të jenë mustaqe me rëndesi sepse i përkasin “presidentit të parë më të madh sumëlëpirës të Shqipërisë”? Nuk ka asnjë tjetër Xhota qê ja kalon në këtê pikë? Nderime dhe kujdes se mos i mer dhe i var mustaqet e jarit te “bytha e ullirit”? Janë tmerrësisht infektuese me… Nderime! Fejton i bukur dhe humor i bukur për temperamentin shqiptar!? Tung!

  • Po me fotot e presidentit me mustaqe neper zyra cdo te behet? Po me pasaporten e Nishanit per jashte shtetit cfare u be? Beri pasp e re?

    • U bënë mustaqet e jarit histori më vehte,më të rëndësishme se vetë jari, o xhota? Prandaj tani e tutje ju të “dita-s” mos varni në mur foton e president jarit por mustaqet e jarit!? Qofshin dhe imitacione? Ka shumë versione për mustaqet e jarit por mua më pëlqeu komenti i “dardan” i cili thoshte se “i hoqi sepse çfarë nuk po i thoshin për to”??? Ka pasur ditë kur kêtu te Dita por, dhe te Tema mund tê kenë qënë 50 e më shumë komente ku politikat e jarit nuk shpëtonin kurrsesi nga mustaqizimi dhe kjo ishte gati- gati si një histeri e vërtetë? Madje dhe unë, në nja 10-15 komente për jarin u infektova aq shumë nga ky virus saqë shpesh më dukej sikur komentit i kishin mbirë mustaqe vërtet!?? Variantet e tua të heqjes së mustaqeve qëndrojnë o Xhota por këtej nga lagja ime pëshpëritet edhe se,- ” jari u bë aq prapanicë lëpirës” sa po i tërbonte njerëzit e pd-së dhe salinë nga gudulisja? Prandaj saliu i dha urdhër t’i heqë!? Dhe mirë bëri që i hoqi dreqi se ngjante si “maçoku i thekrës”!? Së fundi o Xhota dua të di pse e ke lënë në heshtje faktin se ku i shpuri jari mustaqet e prera!? Interesohu pak të lutem sepse s’dihet,- del shansi edhe për mua sepse “kam propozuar i pari” që ato mustaqe duhet të arkivohen në “Muzeun historik Kombëtar”? Nuk e kam me shaka? Do të jenë mustaqe me rëndesi sepse i përkasin “presidentit të parë më të madh sumëlëpirës të Shqipërisë”? Nuk ka asnjë tjetër Xhota qê ja kalon në këtê pikë? Nderime dhe kujdes se mos i mer dhe i var mustaqet e jarit te “bytha e ullirit”? Janë tmerrësisht infektuese me… Nderime! Fejton i bukur dhe humor i bukur për temperamentin shqiptar!? Tung!

        • Mustaqet vetëm lebërve u shkojnë se janë burra me dyfek e me krrabë dhjetë metra të gjatë? A dëgjuat o figura?

          • Çfarë thotë ky Re!? Gjatêsinë dhjetë metra vetëm kallëmat tanë e arrijnë Re!? A dëgjuat re ju bëftë Kozi ?

  • Zoterinj:Shqetesimi juaj per mustaqet e Jarit eshte i drejt.Jari i hoqi mustaqet me urdher te Saliut.Pse?1.Qe ne te merreme me mustaqet e JARIT perderi sa PD te lidhe oshkurin e mbathjeve qe i kane rene pertoke nga perçarja qe po duket ne horizont.2.Qe jarit ti zihet ndonje prit duke e ngaterruar me ndonjetjeter,se helbete presidenti yne vetem nga mustaqet njihej si president-kukull e jo si burre shteti.Dhe kusuret do ti vuaj maxhoranca,pasi PD e do nje shkak qe te dali ne proteste.3.Sala akoma nuk e ka marr veten nga heqja e mustaqeve te kapter Nishanit,mandej do ulurij ndaj RAMES,pasi do ta akuzoje ate si shkaktar te anullimit te dekreteve te tij.

    • Në seancën e sotme plenare Parlamenti miratoi këtë ligj 1. Neni 1- Presidenti i Shqipërisë ai dhe Komandant i Përgjithshëm i F A duhet të jetë shtetasi shqiptar që ka mustaqe ose imitacion të tyre. Neni 2- Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë të rivendosë mustaqet menjëherë. Mustaqet e prera të arkivohen në Muzeun Historik Kombëtar,pavioni “shtetarët bythëlëpirës”. Neni 3- Ky ligj hyn në fuqi ditën e sotme, dt.6 janar 2015. Kryetari d.v (pa mustaqe sepse nuk ka pasur asnjëherë).

          • Parlamenti rivendos nderin e humbur të ne burrave me mustaqe n.q.s miraton një ligj të tillë. Ta bëjë nëse nuk e ka bërë sepse jari na i humbi vlerat komplet!?

          • !!—!! !! !! Te supermarketi “Carrefour”, pak më poshtë te kryqëzimi i rrugës se Tiranës së Re me rrugën ” Janosh Huniadi” , sot pashë dy kafene ngjitur me njëra tjetrën,- e para me emrin ” Jari pa mustaqe” dhe tjetra me emrin ” Jari me mustaqe”??? Jari pa mustaqe ishte më e frekuentuara!? Çudira shqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *