Fejzo Binua nga Vlora, me një nofull copa-copa

Leda Hysa

(Në vijim të debatit për listën e kriminelëve të Agron Tufës)

Nga Arben SALIU

Qysh me rënien e regjimit monist,  artileria e propagandës revanshiste, në emër të antikomunizmit, nuk kurseu  së godituri as “llogoren”  më të blinduar të krenarisë kombëtare, siç është LANÇ. Predhat  e kësaj artilerie të ndryshkur vazhdojnë të shtien akoma mbi  të.  Por  kjo llogore reziston, ekziston dhe do vazhdojë të sfidojë të gjitha kalibret e predhave kundër saj  për një arsye të vetme.  Ajo është e pathyeshme dhe e pamarrshme nga gangsterët e politikës dhe  dallkaukët e kopukët e kafeneve,  sepse është llogore e mpiksur me gjak atdhetarie.  Këto nuk janë fjalë boshe, as patriotizëm folklorik, por një realitet i patjetërsueshëm. Të dëshpëruarit e 29 Nëntorit e quajnë këtë datë si ditë pushtimi dhe jo çlirimi, sepse në pushtet erdhën komunistët. Naivitet politik. Po kush duhet t’i merrte frenat e pushtetit, ata që qenë organizatorët e luftës antifashiste dhe ditën ta orientonin popullin  në krah të aleancës botrore më progresiste, apo kuislingët dhe mbatharakët që thyen qafën së bashku me okupatorët si vegla të hapura të tyre?! Fatin e modelit të regjimeve pas Luftës së Dytë Botërore e përcaktoi Jalta, ashtu si  demontimin e diktaturave komuniste e ideoi Malta.

Lufta Antifashiste në Shqipëri ka ngjarje, data, bilance, por ka edhe personazhe që të bëjnë të ndjehemi krenarë si popull. Këtë luftë vërtetë e drejtoi PKSH, por ajo nuk kishte në thelb të saj ideologjinë komuniste, por aspiratat e lirisë. Prandaj ajo u mbështet nga pjesa dërrmuese e popullit, si  në rreshtat partizane ashtu edhe  në prapavijë.

Rënia në dorë e librit të mjekut partizan Emil Qirko, “Kur jeta ngadhënjente mbi vdekjen”, dhuruar nga djali i tij , shoku im, ambasadori Qirjako Qirko, më nxitën që të shkruaj këto rreshta në nderim të heroizmit masiv popullor gjatë luftës antifashiste. Doktor Emil Qirko, të cilin kam pasur fatin ta njoh personalisht, si një nga miqtë e babait tim, ishte një ndër ata të rinj universitarë që braktisën leksionet dhe dispensat akademike për ta marrë diplomën në zjarrin e luftës.  Ai, ashtu si edhe Ibrahim Dervishi, Petro Cani, Nikolla Shurbani, Grigor Konomi, Enver Sazani, Baftiar Xhindi, Andrea Konomi, Sherif Klosi  etj, mbanin  dy lloj armësh: çantën sanitare në shpinë dhe pushkën në krah. Por pati edhe nga ata mjekë me barut në gji, si  Ymer Dishnica, Hiqmet Dibra, Xhavit Gjata, Sezai Agalliu, Petraq Progri, Ferdinand Paparisto, Maksut Dërrasa, Petrit Selenica, apo  mjekë që antifashizmin e paguan me jetën e tyre, për të ngelur të pavdekshëm, si  Stefan Pano, Kosta Kaçelano, Jorgji Karamitro, Petro Nako, Xhafer Kongoli etj, pa lënë jashtë kujtesës edhe rastin e infermjeres Fato Berberi që u ekzektua me litar në qafë. Flitet sot  se edhe Ballin Kombëtar na  paska qenë në ballë të luftës. Po mirë që këngët i mungojnë, po a mund të na citojnë  mjekët ballistë dhe spitalet balliste?!

Ditët e furtunëshme te këta mjekë patriotë memorizuan fakte rrëqethëse, që ja vlejnë  të pasurojnë fondin e historisë dhe të letërsisë ,me qëllim që brezat e rinj ta njohin vetmohimin e popullit tonë në luftën antifashiste. Dikur shkrimtari Naum Prifti shkroi tregimin mbresëlënës “E pabesueshmja”, i cili  mbështetej në një ngjarje reale të prerjes me sharrë druri të një krahu të gangrenizuar  një partizani të plagosur, që për ironi të fatit  është hequr nga qarkullimi në tekstet e letërsisë shkollore, si krijim me frymë të realizmit socialist . Po  rasti i borizanit të Brigadës së Parë Haki Kapaj,  që në betejën e Tendës së Qypit plumbi i kishte dalë tej për tej qafës dhe ai vazhdonte t’i binte borisë për sulm, duke e spërkatur atë me gjak, a mund të retushohet?! Po  partizanë stoikë, që humbën dritën e syrit si Liri Belishova, Halil Zeneli, Sinan Xhemili, Sefedin  Veipi etj; që ngelën me një këmbë, si Zylyftar Veleshnja, Islam Harizi, Hajro Haxhiaj; që luftuan me një dorë, si Esat Molla, Ago Çeli, Elmaz Teme, Çobo Osmëni, Gani Vajza, Sulo Pazo apo  shqiponja partizane Ervehe Gorrishti, që për të mos rënë në duart e armiqve, hidhet nga shkëmbenjtë në humnerë duke humbur të dy këmbët e plotë shembuj të kësaj natyre, a mundet t’i zërë veli i pafalshëm i harresës, sepse kështu ua ka qejfi  atyre që iu verbon sytë 29 Nëntori?! Prandaj tekstet e historisë dhe të letërsisë nuk është  e logjikshme të zhvishen nga fakte të tilla, që nuk janë të pakta. Kjo që ka ndodhur në këtë çerek shekulli ka vetëm një qëllim, të zbehi në maksimum heroizmin popullor për të finalizuar tezën ogurzezë të luftës civile.

Por  një intelektual patriot dhe mjek partizan si Dr Emil Qirko, nuk na lë që të heshtim kur na servir shembuj tronditës jo vetëm emocionalisht. Ja një prej tyre:

“….. Diktuar nga fakti se forca të shumta naziste të Divizionit “Kukuvajka” kishin filluar një operacion spastrimi në drejtimin:Lunxhëri-Pogon-Dhëmbel-Përmet, spitali partizan i Leshicës, më 23  qershor 1944 lëvizi drejt rajoneve më të thella. Kaluam lart mbi fshatin Leshicë duke ju drejtuar malit të Nemërçkës. Në majën e Papingjit ndeshëm në një stan veror. Këtu bëmë një ndalesë të vogël.   Vazhduam rrugën poshtë dhe u strehuam në shpellën e Ykës, e cila mund të merrte deri në 200 veta  brenda. Kjo shpellë ndodhet mbi fshatin Badlonjë dhe kishte një pozicion mjaft të volitshëm. Bashkë me Dr. Vitin, filluam mjekimin e partizanëve të plagosur. Më rëndë ishte gjendja e partizanit Fejzo Bino, të cilit predha i kishte copëtuar nofullën. Ushqimi për të ishte gati i pamundur. E shikoja ashtu dhe zemra më pikonte. Gjuha e thatë dhe dhe e varur nuk e përcillte dot ushqimin. Pak sheqer që kishim me vete, duhet ta tretnim për t’ia dhënë. Dola për të kërkuar ujë apo  borë ( në pjesën që nuk rrihej nga dielli). Pranë një kaçubeje ndesha me një grua të moshuar dhe me një nënë të re që mbante fëmijën në gji. Nga sa mësova, edhe ato ishin fshehur nga reprezaljet e  gjermanëve. U tregova hallin për partizan Fejzon. Nëna e re me lotë në sy m’u drejtua: ”Edhe ne kemi mbetur pa ujë, por për partizanin e plagosur, që dha gjak edhe për lirinë tonë, unë po të jap qumështin e gjirit”. Menjëherë më ktheu kurrizin, shtrydhi gjirin në një çafkë dhe më më tha: ”Ja, merre, koje vëllanë tonë. Fëmijës tim kur të rritet, do t’i them se ka edhe një vëlla më të madh, që kanë pirë nga e njëjta sisë”. Ç’emocione. Duke përzier sheqerin me atë pak qumësht, i tregova Fejzos për këtë ngjarje të pazakontë dhe sikur t’i kisha bërë një injeksion çudibërës, gjendja e tij u përmirësua dukshëm”.

Ky është një nga episodet jo të pakta që rrëfen në librin e tij me kujtime nga jeta partizane Doktor Emil Qirko. Duke shfletuar fletët e tij, lexuesi njihet jo vetëm me heroizmin partizan, ku nuk mungojnë rastet e gangrenizimit të plagëve, të copëtimit të gjymtyrëve, të operacioneve pa narkozë, por me të njëjtën madhështi shpaloset  edhe humanizmi i popullit të varfër ekonomikisht, por të pasur shpirtërisht.

Dikur im atë, edhe ai një nga partizanët që doli me plagë jo të pakta nga lufta, në një krijim poetik të tij në kujtim të asaj kohe të lavdishme dhe në respekt të mjekëve partizanë, do të shkruante:”Eja shokë që të kujtojmë,/ Mjekët tanë partizanë,/ Që pa thika dhe narkozë,/ Na operonin me sharrë”. Brenda këtyre vargjeve është edhe kontributi i çmuar antifashist i Dr. Emil Qirkos.

Ish partizani i plagosur në nofull  dhe kuadri i  Brigadës së Parë Fejzo Bino doli gjallë nga lufta antifashiste. Gjymtimi që pësoi  të kujton rastin e Heroit të Popullit Kanan Maze, për të cilin muza popullore do të derdhte këto vargje: Kanan Mazeja nga Shkoza,/ Me një nofull copa-copa. /Kanan t’u prish bukuria,/ Le të rrojë Shqipëria”. Janë këto vargje për të cilat Ismail Kadareja në librin e tij “Autobiografia e popullit në vargje”, do të nënvizojë: “Dikujt, që nuk e njeh etikën e shqiptarit, fjalët: “Kanan t’u prish bukuria”, përballë gjymtimit të tmerrshëm që ka pësuar luftëtari, mund t’i duken cinike. Por s’është aspak ashtu. Ato tregojnë në radhë të parë një vetëpërmbajtje të çuditshme të njerëzve të mësuar prej kohësh me luftën dhe tmerret e saj. Por ato tregojnë nga ana tjetër atë elegancë të rrallë të etikës popullore, sqimën e saj, një lloj shpirti kalorsiak, që nuk e lë kurrë njeriun të bjerë në poshtërim. Është kjo që e bën poetin, që edhe një shkatërrim të tillë të pamjes njerëzore, ta quaj thjesht një prishje bukurie”.

Tregojnë, se kur Avni Rustemi  erdhi në Vlorë  nga Parisi në vjeshtën e vitit 1920, pas shtrirjes përdhe që i bëri kryetradhëtarit të Shqipërisë Esat pashë Toptanit, vizitën e parë e planifikoi te spitali ku dergjeshin të plagosurit e Luftës së Vlorës. Kur i shkoi te shtrati Kanan Mazes dhe e pa ashtu të gjymtuar në fytyrë, i puthi nofullën. Ky , meqenëse e kishte të vështirë të komunikonte, i mori dorën e djathtë Avniut dhe i puthi gishtin që kishte tërhequr këmbzën e revolverit në Paris.

Ky fakt na jep mësimin se historia të puth kur i përkushtohesh Atdheut dhe nga ana tjetër të pështyn kur i kundërvihesh interesave kombëtare.

Fejzo Binua i përket atij brezi  heroik  që historia e ka puthur. Por çuditërisht vagabondët e historisë të stanit Tufa  nuk  kursejnë për të përfshirë në listën e kriminelëve të luftës as “Fejzo Binon nga Vlora,/Me një nofull copa –copa” . Do të duhej ndihma e aleatëve anglo-amerikanë, që Fejzo Binua, krahas jo pak partizanëve të tjerë të plagosur rëndë, në zjarrin e luftës të çohej për kurime në Itali. Fillimisht, nga një kirurg i njohur anglez i “Maksilofaciales” iu bë një operacion plastik në Barleta. Gjithsesi edhe pas këtij operacioni, “Osteomieliti”(infeksioni i kockave të nofullës) ishte prezent . Për këtë gjë, u desh të kryhej një ndërhyrje tjetër në Moskë. Pavarësisht  se ajo pjesë e nofullës ku ishte kryer transplanti i riktheu pamjen normale, problemet shëndetësore e shoqëruan tërë jetën.

Para se të mbyllte sytë në shtrat Heroi i Popullit Jaho Gjoliku, edhe ky sipas Tufës një nga kriminelët e luftës, la një amanet: ”Mos më varrosni afër ndonjë ballisti, se s’kam nge të luftoj edhe në atë botë me ata sojsëzë”.

Xha Jahos iu plotësua amaneti, por ne brezi i nipërve të tij na duhet të përballemi intelektualisht me forcën e arsyes dhe logjikën e fakteve me  pasardhësit e sojsëzve, që duan të kthejnë mbrapsht rrotën e historisë. Nëse heshtim dhe dorëzohemi para tyre,  historia do të na ndëshkojë më keq se vulhumburit e luftës antifashiste.

Share This Article
15 Comments
  • HAHAHAH shkrim nga nje muzhikper muzhike te tjere.
    Tradhetare quheshin dhe quhen nga sllavo-komunistet vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk ishte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

  • Jo per Ballistin ,qe do te qe nje turp I madh te varosesh ne krah te ketij barbari te degjenerur [ Jaho ] por do te qe nje shemti e madhe te ndodhesh nje shqiptar I thjeshte I pa ngatruar ne kete lufte ,ne krah te varit te ketij ndyresije komunisti nga stanet e kucit vari I ketij shqiptari te thjeshte! Barbarija e staneve ,po lengon e sforcuar duke dale me derdellitje me fosilet e saj ne prag te kofinit !

  • Nje ndodhi.
    Se njeriu edhe pse ne moshe te pjekur kur mendon se i di te gjitha ,ka nevoje te degjoje dhe te mesoje.
    Para disa kohesh ishim me disa miq dhe u hap kjo biseda e luftes.Me tregoi kete histori.

    Ne kohen e luftes nje grup njerzish qe ishin quajtur te levizjes nacional clirimtare dmth me partine komuniste ishin ne nje fshat te Mallakastres.Kishin komandantin nje burre te mire.Po pushonin diku. Ne keto kohe kishin derguar edhe nje djale nga anet e Korces. qe i thoshnin se eshte komisar.Kete fjale komisar vone e kishin ndjere.Ne bisede e siper qe u hap u fol se si do te ndanin te mirat qe do binte kjo lufte.Sekush tha mendimin e tij.Foli komisari..Komandanti tha se keto te mira jane si thelat e portokallit dhe do ti ndajme dhe do te marri seicili.Komisari u ngrit vrik dhe i preu fjalen komandantit.AI THA jO ASHTU.nE KETE POTOKALL DO TA MARRIM E DO TA SHTRYDHIM DHE LENGUN qe do te nxjerrim do ta pime.
    Kaluan vite.Vendi ra ne pushtetin e komisarit dhe shokeve te tij.Nje dite ish komandanti nje njeri ne pune te tij i thjeshte dhe pa pretendime shkon dhe takon ish- komisarin sepse i kishin thene se ku mund ta gjente.Dhe ku thoni ju.Ne vilen e Zogut ne Durres.Priti ca sa e lajmeruan ish-komisarin.Mes salltaneteve dhe qilimave qe fundosur dhe hijerende e priti pak ftohte .Komandanti, pra ish komandanti i tha jo pa dhimbje.Ky eshte lengu i portokalles .Po ate spo e pine te gjithe…Te tjerat i mendoni vete.Mos u futni ne batak me keto gazeta qe i thone te zezes te bardhe.

    Une mund t’ju them dhe emrin e ketij komisarit, ka qene nje komunist i rangjeve gte larta qe vete te tijet i hengren koken me vone me grupet “anti parti”.

  • Gani Vajza nje cub terrorist.
    Rrugac ordiner qe u kishte sherbyer bejlereve si trim e mecenar dhe pastaj per te shpetuar nga hasmi dhe kundershtaret u bashkua me komunistet.Ose thene ndryshe nje pararendes i Zanit te Coles. Kush eshte nga fshati Vajze i di mire bemat e tij.

  • Luftuan per Serbin o Sali!
    Luftuan per grekun o Sali!
    Per serbin,per grekun, shqiptare te mire,shqiptare Antifashiste jane ata shqiptare qe armatosen nga englezet dhe luftojne per kthimin e Kosoves,Maqedonise,Malsise se Malit te Zi,nen pushtimin serb.
    Per serbin,per grekun,shqiptare te vertete vorioepirote,jane ata shqiptare,qe i terheqin burrat e Camerise ne prite kunder autokolones gjermane,kurse grate,vajzat dhe femijet e Camerise i lejne nen meshiren e bandave gjakatare te Zerves.
    Partizane te vertete antifashiste per serbet dhe greket kane qene repartet partizane shqiptare,qe dy hapa larg Camerise,jo vetem nuk nderhyne,por edhe i shane:-Came te pabese,Doni te na armiqesoni me vellezerit tane greke!
    Vellazeria me popullin Serb dhe popullin Grek eshte farketuar ne Luften e perbashket kunder fashizmit dhe nazizmit.
    Prandaj mbylleni gojen came te poshter,mos ua degjojme zerin e gojes,se Cameria eshte Greqi!
    Mos e mbani surratin nga Amerika,se Imperializmi Amerikan eshte armiku jone me i rrezikshem.

  • Do ti rekomandoja gazetes Dita qe shkrime te nje kalibri te tille duke pasqyruar realitetin heroik te popullit tone, te mos i botoje onlinje sepse ketu shkruajne gjithfare kermash qe gjenden mbi toke duke e kthyer dhe lirine ne çthurje, pa lere me per respekt, nder e dinjitet qe nuk u ka egzistuar as prinderve te tyre. Kush ka dy pare mend, ne kete moment edhe sikur te mos i pelqeje, hesht, te tjeret japin mendimin sipas logjikes tyre, por duhet perjashtuar ata qe u mungon logjika fare. Respekt Arbenit qe na i kujton, respekt partizaneve, deshmoreve dhe heronjeve te luftes.

    • Qen bir qeni,,,siduket ju pelqen te shkruajne vetem bijte e kurvave dhe sot ,sic derdellitet 50 vjet,Sot o biri kurves shkruajne te di palet ,.Une nuk I beje thirje kesaj gazete te mos botoje artikuj nga bije kurvash ,por I ktheje pergjigje ,kur me thote dikush ne koment [ kerme ] [ o armiku I kurverise partizane ]

      • O Tarkartufutnbytht, ate gojen e paske hale se neper qenefe dhe llum je rritur. Këlish komunist ka qene dhe s(h)alia, pse nuk i luftoj komunistet qe ne 92. Tani ju ka ardhur goja more gagaç… prap nuk ka rapsod apo poet qe te shkruaj vatgje ate kendojne kenge per eterit tuaj more car arit me k perpara. Ha .ut dhe ngopu sa te duash, por luften dhe partizanet, jo keto breza por edhe kur te kene mbire ferrat mbi varr do te kujtohen per veperen heroike qe lane pas si dhe sherbimin qe i kryen njerzimit bashke me aleatet e tyre antikomunist.

        • Zime koqija,ti je krijese e nje kurve idiote,kur na flet per njerezimin si idiot ,pa forme ,qe nuk mer vesh ,,, kush eshte njerezimi ,sa eshte njerezimi dhe sa e di njerezimi idiotizmin tuaj te pa gdhendur !!!

          • Tartuf, deri sa ha mut e flet pe kurva, mendoj si idjot qe je MORE VLLAI ORIGJINALIT, ORIGJINEN DUHET TA KESH NGA SHKER..IMI I KARAKURVES ME NDONJE KOLABORACIONIST. Mos ki komplekse te hash mut… ha sa te duash feel free and ejoy it.

  • Demo englezet planifikuan cfarosjen e shqiptareve te Camerise nga 1878 – 1912 – e 1944-45 me zagaret e tyre si Zerva me com . Ju duhet te mos e mohoni qe EAM ishte e vetmja shpetimtareve e cameve dhe askush tjeter ne ate kohe qe me largimin e tyre nga krahina u rikthye Zerva me horrat e tij dhe kriminelet anti-shqiptar gjiritlinj , kreret e Lanc . kane gjynahet tyre por po ata bebe lufte ne kufi me greko-englezt per te kaluar fatkeqet muhaxhire came qe u masakruan deri ne kufi . Lufta si dje dhe sot shihet bardhe zi nga palet por ajo duhet studiuar nga specialiste me mendje te ftohte larg politizimeve dhe them nga konferenca e Pezes , Mukja , Labinoti e Kongresi i Permetit , jam kundra genjeshterave te djeshme e te sotme per arsye politike , idiotet shqiptare komentues nukduhet te luajne me gjakun e te reneve ne lufterat kombetare e boterore sepse dalim rrace kanibale , ne fund respektoj ironine tuaj qe me jepni te kuptoj qe e njihni mire historine , nuk po zgjatem ju pershendes nga mergimi .

  • O Plehra Shqiptare qe shkruani pa respsekt e mirenjohje per Deshmoret e Kombit.
    Ata do jetojne per jete te jeteve,pasi dhane gjakun e tyre per atdhe!
    Emrat e tyre jane te skalitura ne Piedestalin e Lirise ne cdo qytet! Ata shkruan historine me gjakun e atdheut!
    Po ju o plehra qe po vriteni e priteni ne dhjerokrcine e kerkuar te Sali katranit e, qe sgjeni dot njeri tjetrin ta kallni ne varr, e fshiheni si minjte,,,ne djall vafshi

    • O lule idioti ,,,,Saliu eshte nje tjeter bije kurve I dale po nga kurverija e madhe Komuniste,,, bijte e kurvave nuk kane ideale,,,,nga kumunist ne Ballist ,ne Zogist,,, ne anarchist,,,,ne hajdut te madh,,,,, origjina ngelet bije kurve komunisti ,,,po do te zgjat Akoma vazhdo !

  • Autori ka harruar te thote qe ajo qe shtrydhi cicen ishte shoqja e ngushte e Kartushit dhe motra e D’Artanjanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *