Sistemi i ri do të lejonte krijimin e një “kokteil gjenesh” dhe do t’i hapte rrugën riprodhimit për çiftet homoseksuale pa nevojën e dhuruesve
Shkencëtarët kanë përpunuar një metodë të re fekondimi të quajtur “gametogjeneza in vitro” shpjegon hulumtuesja Sonia M. Suter e Universitetit George Washington. Kjo do të thotë se gametet, qelizat seksuale të riprodhimit, prodhohen nga qelizat nënë embrionare. Metoda është provuar me sukses te minjtë.
Sipas studiueses, gametogjeneza in vitro mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm në fekondimin e një fëmije te shëndetshëm përmes përzgjedhjes prenatale shumë më lehtë dhe të sigurt. Për më tepër teknologjia premtuese hap mundësinë që fëmijët të mund të kenë një, dy apo më shumë prindër biologjikë.
Ky do të ishte një revolucion për çifte heteroseksuale që kanë probleme fertiliteti dhe për çiftet homoseksuale, duke qenë se metoda do të lejonte riprodhimin pa u varur nga dhurimi i vezëve apo spermës nga një person i tretë.
Pavarësisht kësaj, atësia e shumëfishtë mund të shndërrohet në një sfidë shumë të rëndësishme për njerëzimit duke qenë se mund të ndryshonte për gjithmonë idenë e lidhjeve familjare. Për shembull nëse shtohet ADN e 20 personave të ndryshëm, do të ishte praktikisht e pamundur të përcaktohet kush është babai i fëmijës. /DITA

Ne shtimin e ADN-ve per berjen e nje femije vertet do te kishim shume pretendente per atesine por ne fund te fundit do te thonim:
-duart i ka nga babai A
-kembet nga babai B
-syrin e majte nga babai C
-syrin e djathte nga babai d
e keshtu me radhe.
Ai qe kerkon nje femije me kete metode ,nuk pyet me per atesine biologjike. Perkundrazi,do te ishte me shume i kenaqur qe femija nuk do te vihej ne kerkim te prinderve biologjike sepse keshtu,prinderit adoptues do i shkonte gjithe mundimi ne rritjen e ketij femije,kot!
Ky lloj gametizimi eshte I rrezikshem….